Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Origjina dhe gara e pelivanėve

Shkruan: Mr. Muharrem QAFLESHI

      

ORIGJINA DHE GARA E PELIVANĖVE

 

     Nė tė kaluarėn, mundja ka shėrbyer si mjet pėr pėrgatitjen fizike tė luftėtarėve. Vėshtirė mund tė gjendet ndonjė sport me histori kaq tė begatshme dhe traditė tė vjetėr mijėvjeēare siē ėshtė mundja. Fillet e mundjes janė tė lidhura me nevojat jetėsore dhe ushtarake.

 

 

 

            Mundja si njėra nga format mė natyrore tė luftės paraqitet qysh nga fillimi i paraqitjes sė shoqėrisė njerėzore. Si mjet shumė i rėndėsishėm pėr forcim dhe kalitje tė trupit, mundja edhe sot nuk ka humbur nga rėndėsia dhe roli i saj nė aftėsimin dhe edukimin e brezit tė ri. Nė tė kaluarėn, mundja ka shėrbyer si mjet pėr pėrgatitjen fizike tė luftėtarėve. Vėshtirė mund tė gjendet ndonjė sport me histori kaq tė begatshme dhe traditė tė vjetėr mijėvjeēare siē ėshtė mundja. Fillet e mundjes janė tė lidhura me nevojat jetėsore dhe ushtarake.

            Si popujt tjerė, ashtu edhe nė Kosovė ėshtė kultivuar mėnyra specifike e mundjes. Mė tė popullarizuara kanė qenė: “Lidhas-kocash”, “ brezi – shokė” dhe “ pehlivanllėku”.

            Gjatė mundjes Lidhas – kocash me njėrėn dorė kapet kundėrshtari mbi bėrryl e me tjetrėn nėn dhe i bashkon duart nė shpinėn e kundėrshtarit. Kur kapen fortė, lufta fillon me pėrpjekje qė kundėrshtari tė rrėzohet anash ose mbrapa, nė disa vende edhe nė shpinė.

            Mundja Brezi – shokė, gjithashtu fillon nga pozita nė kėmbė. Mundėsit kapen pėr shokė ose pantallona-rryp. Nė kėtė mėnyrė te mundja janė tė lejuara: gėrshetimi, ngatėrrimi, pengimi me kėmbė. Fitorja sigurohet nėse kundėrshtari bie nė shpinė, ndonjėherė kėrkohen dy fitore nga tri pėrpjekje.

            Edhe pehlivanllėku ka karakteristika tė veēanta pėr nga mėnyra, organizimi dhe kapjet.

            Mundja (pehlivanllėku) nė komunėn e Dragashit, ėshtė e lidhur ngushtė me paraqitjen e “pehlivanllėkut “. Kjo formė e mundjes nė kėtė trevė ka mbetur nga sundimi i turqve dhe mėrgimi i popullsisė nė vende tė ndryshme tė botės. Kjo formė e garės organizohej pėr festa fetare e gazmende familjare (syneti e dasma). Pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė mėnyrė tradicionale, nė kėtė komunė ėshtė festuar 1 Maji – Festa Ndėrkombėtare e Punės.

            Pėrpos pehlivanėve, janė organizuar edhe vrapime tė kuajve, si dhe zėnie tė demave. Por gara e pehlivanėve ka zgjuar interesimin mė tė madh tė popullsisė dhe ishte ngjarja mė interesante e ditės.

            Vet fakti se nė kėto gara kanė marrė dhe marrin pjesė pelivanė tė shquar dhe tė njohur si: Tefik Demiri, Shaban Sejdiu, Shaban Tėrstena, Abdullah Mehmeti, Nijazi Sharapolli, Abaz Emini, si dhe shumė pelivanė nga Turqia, dėshmon se kjo garė ėshtė pėrcjellur me njė interesim tė jashtėzakonshėm nga shikues nga tė gjitha komunat e Kosovės dhe mė gjerė.

 

 

            Manifestimi i garės sė pehlivanėve, Organizatori i manifestimit, dhjetė deri pesėmbėdhjetė ditė para fillimit tė manifestimit, cakton njerėzit tė cilėve ua kompenson tė gjitha shpenzimet dhe ata shkojnė nė vendbanimet e pehlivanėve pėr t’i ftuar pėr garė. Ata bėjnė marrėveshje lidhur me kompensimet pėr pjesėmarrje. Pehlivanėt njoftohen mbi datėn, orėn dhe fushėbetejėn.

            Nė tubimin e pehlivanėve nė vendin e caktuar, qė duhet tė jetė livadh me bar tė butė, cyrlegjinjtė dhe lodragjinjtė e ftuar fillojnė kajdėt (melodinė) e pehlivanėve e cila nuk ndėrpritet deri nė pėrfundimin e garės. Kjo bėhet me qėllim qė tė grumbullohen shikues mė shumė dhe njėherit u jep kurajo pehlivanėve.

            Personi i caktuar pėr thirrjen e pehlivanėve sė pari fton tė interesuarit pėr garėn e pionierėve. Zakonisht nė kėtė kategori paraqiten shumė ēifte, por luftėrat zgjasin shkurtė dhe shpėrblimet janė modeste.

            Pas pionierėve, nė radhė vjen dora (kategoria) e katėrt (kiēik orta). Ata hyjnė nė rresht pėr njė dhe referi i cakton ēiftet sipas aftėsisė e nėse nuk janė pehlivanė tė njohur, sipas peshės ose moshės.

            Nė dorėn e tretė (Byjyk orta), ku kryesisht radhiten pehlivanėt me perspektivė, por pėr shkak tė moshės e pėrvojės kanė pėrparėsi ndaj atyre tė dorės sė katėrt. Pehlivanėt e kėsaj dore (kategorie) , para fillimit tė garave e kanė tė siguruar shpėrblimin nė tė holla si edhe ata tė dorės sė dytė dhe tė parė.

            Nė luftėrat e dorės sė dytė (bash allti), zhvillohen luftėra interesante ngase pehlivanėt janė kualitativ qė vitin e ardhshėm konkurrojnė pėr dorėn e parė.

            Lufta mė interesante ėshtė ajo e dorės sė parė. Nė njė skaj tė fushėbetejės, pehlivanėt pėrgatiten pėr garė. Veshin “Kismetet” (pantolla prej lėkure qė qepen enkas pėr kėtė garė) dhe tėrė trupin e lyejnė me vaj. Pėr dallim nga pehlivanėt e kategorive tjera, tė cilėt me kapuē nė dorė kėrkojnė nga shikuesit, para dhe pasi tė kenė mbaruar luftėn, kėta tė dorės sė parė, kėtė e bėjnė para fillimit tė luftės.

            Pas kėsaj, pehlivanėt e rreshtuar ecin para me kėrcim pesėmbėdhjetė hapėsh e po ashtu edhe prapa dhe sipas melodisė rropasin me shuplaka nė gjunjė. E gjithė kjo thirret “perda” (ėshtė fjalė turqishte qė do tė thotė : prezantim para shikuesve), e nė fund, para shikuesve lėshojnė gjurin e majtė nė tokė, me dorė tė djathtė prekin gjurin, gjoksin dhe fytyrėn – kjo thirret “temena” (ėshtė fjalė turke qė do tė thotė pėrshėndetje).

            Pas kėtyre ceremonive, edhe pehlivanėt e kėsaj kategorie rreshtohen pėr njė dhe referėt

me kujdes caktojnė ēiftet, nė mėnyrė qė tė mos jenė tė njė vendi ose klubi.

            Referi ngre duart e ēiftit tė parė, tregohet emri i pehlivanit dhe vendi nga vjen dhe kėshtu, me radhė prezantohen tė gjitha ēiftet.

            Para fillimit tė luftės, pehlivanėt janė tė obliguar tė pėrshėndesin njėri-tjetrin, Kjo pėrshėndetje ėshtė karakteristike: pehlivanėt rrokin njėri – tjetrin pėr brez dhe e fėrkojnė trupin e kundėrshtarit.

            Referi jep shenjėn pėr fillimin e luftėrave dhe tė gjitha ēiftet nė tė njėjtėn kohė fillojnė garėn.

            Nė kėtė kategori ka pak ēifte, ngase kėrkohet cilėsi dhe kualitet i lartė i mundėsve. Luftėrat nė kėtė kategori zgjojnė interesim tė madh. Secili shikues dėshiron tė jetė sa mė afėr pehlivanėve . Qė tė mos vjen deri tė ērregullimet, organizatori kufizon fushėbetejėn me litarė nė formė rrethi dhe angazhon njė numėr tė kujdestarėve tė cilėt njėherėsh kujdesen edhe pėr pehlivanėt (u japin ujė, ua fshijnė djersėt, etj). Pehlivanėt pėrdorin kapje tė shumėllojshme. Janė tė lejuara edhe hedhjet, por deri tė lėndimet vjen shumė rrallė pasi fushėbeteja ėshtė e rrafshėt dhe e mbuluar me kullosė. Fituesi shpallet nėse: kundėrshtari rrėzohet nė shpinė, kur ngritėt mbi supe ose kur e dorėzon luftėn.

            Ndodhė qė pehlivanėt tė mos e rrėzojnė njėri – tjetrin njė kohė tė gjatė. Me propozimin e referėve dhe tė shikuesve atėherė lufta shpallet baras (pajtohen). Nėse nuk arrihet kjo marrėveshje, lufta vazhdon deri nė mbrėmje e ndodhė qė tė vazhdojė tė nesėrmen.

            Pehlivanėt janė tė ēmuar nė popull. Ata kanė regjim tė caktuar tė jetės: ushqim nė mėnyrė speciale, punojnė punė ku hynė nė pėrdorim forca, por para garave jo shumė tė rėnda.

 

      Marrė nga revista "Sharri", revistė informativo-kulturore e shkencore opojare