Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - DASHURIA (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALAJ

DASHURIA (2)

     Prandaj fillojani me gjėra tė vogla, me aktivitete tė thjeshta. Provoni derisa hani. Provoni derisa ecni. Provoni derisa bisedoni, dėgjoni. Provoni derisa bėni ēfarėdo qoftė. Le tė ju bėhet kjo pėrkujtues konstant i brendshėm; le ta dijė i tėrė trupi juaj dhe mendja se pėrfundimisht po bėheni tė zgjuar, tė vetėdijshėm.      

 

  

 

Dorėzojuni dashurisė

 

Nė marrėdhėnien dashurore duhet tė jeni tė pushtuar – mos ngulni kėmbė qė tė posedoni. Nė marrėdhėnien e dashurisė duhet tė dorėzoheni; mos shikoni se cili e ka pėrparėsinė, meritat. Prandaj, ndėrpriteni tė menduarit. Dhe kurdo qė e hasni veten duke menduar, rrėmbejeni kokėn dhe mėshojani – vėrtet mėshojani ashtu qė pėrbrenda tė pėrmbyset ēdo gjė.

 

Po qe se meditimi ndodh, ka pėr tė ndodhur edhe dashuria.

Po nuk ndodhi dashuria, kjo thjesht do tė thotė se akoma nuk ka ndodhur as meditimi.

 

Le tė ju bėhet kjo shprehi konstante, dhe pėr disa javė keni pėr tė parė se mėshuarja ndihmon. Pėrnjėherė bėheni mė tė vetėdijshėm.

Nė manastiret e Zenit, mjeshtri shkon pėrreth me shkop dhe kurdo qė e sheh ndonjė nxėnės se po kotet, se po mendon, se ėndrrat po i shihen nė fytyrė, nė vend ka pėr ta goditur fuqishėm nė kokė. Goditja rrymon ngjashėm me shokun nėpėr boshtin kurrizor, brenda njė pjese tė sekondės mendimi ndalet dhe nė ēast vezullon vetėdija.

Unė nuk mund tė ju pėrcjell me shkop. Vetvetes jepjani shkopin, njė shkop tė mirė, dhe mos u brengosni madje edhe po qe se njerėzit mendojnė se jeni nga pak tė ēmendur. Ekziston vetėm njė ēmenduri, e ajo ėshtė ēmenduria e mendjes. Tė mendosh sė tepėrmi ėshtė e vetmja ēmenduri. Ēdo gjė tjetėr ėshtė bukur. Mendja ėshtė sėmundje.

 

 

            Le tė vijė “dashuria” nga vetvetja

 

Para se tė filloni “tė doni” uluni qetėsisht sė bashku pesėmbėdhjetė minuta duke u mbajtur kryqas pėr duarsh. Rrini nė errėsirė apo nė dritė shumė tė dobėt dhe ndjejeni njėri-tjetrin. Harmonizohuni. Mė sė miri kėtė do ta bėni duke frymuar sė bashku. Kur ju e nxirrni frymėn, ajo e nxjerr frymėn. Kur ju e merrni frymėn, ajo e merr frymėn. Pėr dy-tre minuta mund ta arrini kėtė. Frymoni si tė ishit njė organizėm – jo dy trupa, por njė. Dhe shikojeni njėri-tjetrin nė sy, jo me shikim agresiv, por tepėr butė. Mos u ngutni, porse kėnaquni njėri nė tjetrin. Luani reciprokisht me trupat tuaj.

Mos “u duani” para se momenti tė vijė nga vetvetja (spontanisht). Sikur tė mos ishit ju qė diēka po bėni, por thjesht sikur befas gjendeni nė marrėdhėnie dashurie. Priteni kėtė moment. Po nuk erdhi, nuk ka nevojė qė ta sforconi. Nė rregull ėshtė. Shkoni e flini, nuk ėshtė domosdoshmėri “tė duheni”. Priteni atė moment njė ditė, dy apo tri. Njė ditė do tė vijė. E kur tė vijė, dashuria do tė jetė shumė e thellė dhe nuk do tė ketė ēmenduri tė kėtillė ēfarė ka tash. Do tė jetė ai ndijim oqeanik tejet, tejet i qetė. Por priteni atė moment dhe mos e detyroni forcėrisht qė tė vijė.

Dashuria ėshtė diēka qė duhet tė bėhet si meditimi. Ajo ėshtė diēka qė duhet ta kultivoni e ta ndjeni tejet ngadalė, ashtu qė t’jua pėrshkojė tėrė qenien dhe aq shumė tė ju obserbojė saqė tė zhdukeni. Nuk bėni ju dashuri – ju jeni dashuria. Dashuria shndėrrohet nė dashuri tė madhe rreth jush. Tė dyve ju mbikalon... tė dy humbeni nė tė. Por kėtė duhet ta pritni.

Priteni atė moment dhe sė frikti keni pėr ta njohur se pėr cilin ėshtė fjala. Lejoni qė energjia tė akumulohet dhe qė ēdo gjė tė ndodhė nga vetvetja. Pak nga pak do tė bėheni tė vetėdijshėm kur ai moment vjen. Do tė filloni t’i njihni simptomat e tij dhe parasimptomat, dhe kėshtu nuk do tė ketė vėshtirėsi.

Dashuria ėshtė si Perėndia – nuk mund tė manipuloni me tė. Ajo vjen kur t’i vihet. Edhe po nuk erdhi, nuk duhet tė brengoseni shkaku i kėsaj.

 

 

 

            Mos provoni qė ta mashtroni vetveten

 

Dėshmimi ėshtė burimi themelor.

 

Por do ta keni tė vėshtirė tė jeni dėshmitarė nė aktin seksual, po s’u pėrpoqėt qė tė jeni dėshmitarė edhe nė veprimet tjera tė jetės suaj. Prandaj kėtė ushtrojeni tėrė ditėn, pėrndryshe do ta mashtroni vetveten. Po nuk ia dolėt tė bėheni dėshmitarė derisa ecni rrugės, mos provoni ta mashtroni vetveten – nuk mund tė jeni dėshmitarė as kur bėni dashuri. Duke qenė se ecja rrugės ėshtė proces shumė i thjeshtė, e ju megjithatė nuk mund tė bėheni dėshmitarė, nuk jeni tė vetėdijshėm pėr atė ecje – e si mund tė jeni tė vetėdijshėm gjersa bėni dashuri? Ky ėshtė proces aq i thellė saqė do tė pushoni tė jeni tė vetėdijshėm.

Bėheni tė pavetėdijshėm derisa ecni rrugės. Provoni: as disa sekonda nuk do tė jeni tė aftė tė jeni nė vetvete. Provoni; derisa ecni rrugės, thjesht provoni: do ta kujtoj se po eci, po eci, po eci. Pas disa sekondash keni harruar; diēka tjetėr papritmas ju ka rėnė ndėr mend. Jeni nisur nė drejtimi tjetėr, keni harruar krejtėsisht. Dhe befas ju kujtohet: paskam harruar. Prandaj, po nuk ia dolėt qė njė akt aq tė parėndėsishėm, ēfarė ėshtė tė ecurit, tė mund ta bėni me vetėdije, do ta keni vėshtirė qė nga dashuria tė bėni meditim tė vetėdijshėm.

Prandaj fillojani me gjėra tė vogla, me aktivitete tė thjeshta. Provoni derisa hani. Provoni derisa ecni. Provoni derisa bisedoni, dėgjoni. Provoni derisa bėni ēfarėdo qoftė. Le tė ju bėhet kjo pėrkujtues konstant i brendshėm; le ta dijė i tėrė trupi juaj dhe mendja se pėrfundimisht po bėheni tė zgjuar, tė vetėdijshėm. Vetėm kėshtu njė ditė do tė bėheni dėshmitarė. E po ndodhi kjo, ju ka ndodhur ekstaza – vezullimi i parė i hyjnores ka zbritur nė ju.

 

Osho i ka pėrshkruar shumė teknika tantrike tė meditimit dhe tė dėshmimit gjatė aktit seksual nė pesė kapitujt e “Libri mbi fshehtėsitė”.

 

 

Meditimi nuk ka kuptim pėr ndonjė Budė, pėr atė qė e ka arritur tėrėsinė e qenies sė vet.

Meditimi ėshtė ilaē; ky duhet tė hidhet. Gjithnjė derisa nuk jeni bėrė tė aftė qė ta hidhni meditimin tuaj, nuk jeni tė shėndoshė. Prandaj mbajeni nė mend:

meditimi nuk ėshtė diēka qė duhet tė vazhdohet nė pakufi.

Do tė vijė dita kur meditimi e ka bėrė tė veten dhe mė nuk nevojitet. Atėherė mund ta harroni.

 

Meditimi ėshtė mėnyra e vetme qė ta rritni vetveten, mėnyra e vetme qė tė transcendentoheni.

 

           

            Bartur nga libri "LIBRI I PORTOKALLTĖ"

 

 (1)