Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - KJO ĖSHTĖ ĒUDI! (3)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

 Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

KJO ĖSHTĖ ĒUDI! (3)

 

      Ju nuk po e lini hyjnoren shkaku i disa shkaqeve tmerrėsisht tė mėdha e tė rėndėsishme – fare jo! Nė pyetje ėshtė jaka qė po ju ngulfat – pėr kėtė shkak sytė donė tė ju dalin nga gjollet, kurse veshėt ju buēasin e buēasin. Situata e njeriut ėshtė e qartė... ai varet nga gjėrat aq tė imėta, aq mistrece.

 

 

 

Pėr kėtė alkooli ėshtė aq tėrheqės, edhe LSD-ja, edhe marihuana. E i kemi llojet mė tė ndryshme tė drogave: fizike, kimike, mentale; pasuria pastaj, pushteti, politika – krejt kėto janė droga, pavarėsisht nga niveli.

Shikojeni pak atė politikanin tuaj: ai ėshtė “fiksuar” me pushtet, sikur fluturon pėrmbi rruzullin e tokės. Tash, vėrejeni pasanikun – edhe hapat e tij janė lart mbi truall. Jo: tamam puna nėse borgjezi shkon pėr toke - vetėm tė varfėrit hiqen zvarrė nėpėr pluhur. Ai thjesht fluturon – paraja e tij e asgjėson forcėn e gravitetit. Kur dashurohesh nė ndonjė femėr, pėrnjėherėsh je kushedi ku; pėrnjėherėsh harron se ndonjėherė e ke shkelur tokėn – romansa tė ka dehur gjer nė marrėzi. I tėrė kualiteti i qenies ka ndėrruar brenda natės, shkaku se tash je i dehur xurxull. E seksi ėshtė alkooli mė i fuqishėm tė cilin natyra jua ka ofruar.

Isai thotė: “Tė gjithė i gjeta tė dehur” dhe “e kurrkush i etur nuk ishte”.

Kjo vėrtet duhet kuptuar patjetėr, meqė ēėshtja ėshtė tejet e ndijshme: nėse jeni tė dehur me kėtė botė, atėherė nuk mund tė keni etje nė raport me atė botė. Nėse jeni dehur nga kjo verė e rėndomtė, ju atėherė nuk do tė jeni tė dėshirueshėm pėr verėn hyjnore – kjo ėshtė plotėsisht e pamundur!

Kur njeriu zhdehet, kur koka mė nė fund i kthjellohet nga alkooli i kėsaj bote, shfaqet etja e sė andejshmes. E atė nuk mund ta shuajė diē qė i takon kėsaj bote. Vetėm ajo qė ėshtė e panjohur mund ta pėrmbushė atė nevojė, ajo e padukshmja, eminentja, e paimagjinueshmja.

Pra, Isai e thotė njė fjalė nė dukje tejet kontradiktore: “Tė gjithė i gjeta tė dehur, e kurrkush i etur nuk ishte”. Askush nuk ėshtė i etshėm, shkaku se tė gjithė mendojnė se etja kaherė ėshtė shuar, pasi qė tė gjithė janė tė bindur se thesari i brendshėm ėshtė zbuluar. Por, atėherė nuk ka kėrkim; ēėshtja ėshtė e pėrfunduar para se fare tė kishte filluar.

Perėndia ėshtė dehje e llojit tjetėr. Kabiri njėherė ka shkruar: “Aisi tari lagi – dehja ime ėshtė e tillė saqė tash kurrgjė nuk mund ta asgjėsojė, ajo ėshtė e pėrjetshme.” Apo pyeteni Omar Khajamin: ai di, edhe flet pėr verėn e asaj bote. Ficxheraldi plotėsisht gabim e ka kuptuar, se Khajami nuk ka shkruar pėr verėn e kafeneve. Ka shkruar pėr verėn hyjnore, meqė sufitė rakinė e kanė simbol pėr Perėndinė. Kur njėherė tė deheni me tė, etja do tė ju shuhet njėherė e pėrgjithmonė.

Por kjo botė dhe vera e saj ka pėr tė ju relaksuar vetėm pėr kohė tė shkurtėr. Kėto verėra ju krijojnė vetėm intervale tė imėta tė harrueshmėrisė. Kurse dallimi ėshtė plotėsisht i kundėrt: kur dikush dehet nga vera e Perėndisė, ai me atė zhdehet, vetėdijėsohet, gjera me verėn e kėsaj bote hipnotizohet, pėrgjumėsohet, sillet si rosa nė mjegull – e tėrė jeta e tij ngjan nė pėrhėnie.

     

 

“Tė gjithė i gjeta tė dehur e asnjė i etshėm nuk ishte. Dhe u mjerua shpirti im pėr bijtė e njeriut, se tė verbėr janė ata nė zemrėn e tyre e nuk mund tė shohin se tė zbrazėt vijnė nė kėtė botė  e tė zbrazėt shkojnė prej saj.

 

 

“Dhe u mjerua shpirti im...”  Ju as ta paramendoni nuk mundeni se ēfarė ėshtė vuajtja e Budės apo Isait kur ju shohin tė dehur me kėtė botė, kur mėsojnė se nė ju nuk ka etje pėr hyjnoren, pėr tė vėrtetėn. Nuk mund ta parafytyroni vuajtjen e tyre kur ju shohin ju tė gjithėve, qė jetoni nė gėnjeshtrėn, duke besuar se gėnjeshtrat janė tė vėrteta – duke lėshuar tė gjitha pėr tė mos patur asgjė, duke marrė bririn pėr qiriun. Atėherė ndodh kjo: madje edhe gjėrat mė tė vogla ju bėhen pengesa tė pakapėrcyeshme.

Njėherė ka ndodhur qė njė njeri tė jetė seriozisht i sėmurė. Sėmundja ėshtė pėrbėrė nga ndjenja shumė e pakėndshme – gjithmonė e ka pasur ndjenjėn se sytė po i dilnin nga gropėzat e se nė veshė diēka po i buēiste. Pasi qė kjo ka zgjatur njėzet e katėr orė pėr ēdo ditė, njeriu ka qenė nė prag ēmendurie. Nuk ka mundur tė fle, kurse pėr punė ka qenė gjithsesi i paaftė.

Sė pari e ka konsultuar njė mjek, e ai gjoja i ka rekomanduar: “Zorra e verbėt duhet operuar”. Ēėshtja ėshtė rregulluar, por kurrgjė nuk ka ndryshuar. Atėherė mjeku tjetėr e ka kėshilluar burrin e gjorė: “Dhėmbėt duhet hequr”. Edhe kėtė e kanė bėrė, por, jo: gjendja ka mbetur e pandryshuar, njeriu thjesht i ka ngjarė plakut, dhe kjo ka qenė e tėra. Dhjetėra kėshillėdhėnės kanė kaluar nėpėr shtėpinė e tij pėr ēdo ditė, kurse njeriu ka bėrė gjithnjė e mė keq e mė keq. Kėso “shpirtmirėsh” ka me miliona, dhe nėse filloni t’i dėgjoni, nuk ju mbetet shumė jetė. Dikush ka propozuar t’i operohen bajamet, por: as pas kėtij intervenimi gjėrat nuk kanė lėvizur nga pika e vdekur. Dhe kėshtu njeriu ka qenė i detyruar t’i lajmėrohet doktorit mė tė mirė nė botė.

Pas diagnostikimit, mjeku vetėm ka ofsharė dhe ka thėnė: “Asgjė nuk mund tė bėhet, shkaku se nuk mund ta gjejmė shkakun themelor. Krejt ēka ju ka mbetur janė gjashtė muaj jetė. Dhe, tė jem i sinqertė, krejt ēka ka qenė e mundur tė bėhet ėshtė bėrė. Pajtohuni me kėtė.”

Derisa ka dalur nga ordinanca e tij, njeriut i ka rėnė ndėr mend mendimi shpėtimtar: “Nėse kam pėr tė jetuar vetėm edhe gjashtė muaj, pėrse tė mos e jetoj kėtė kohė mė sė bukuri qė mundet?” Meqė, ka qenė tėrėsisht i mjerė, dhe gati as qė ka jetuar. Ka urdhėruar qė t’ia siguronin tipin mė tė ri tė automobilit mė tė shtrenjtė, ka marrė me qira kamshtėpizėn mė luksoze me verandė, ka porositur tridhjetė komplete rrobash mė tė mira; madje aq ėshtė kujdesur sa vetė ka shkuar tek rrobaqepėsi.

Ky ia ka marrė masėn, dhe nė fund i ka komunikuar: “krahėt tridhjetė e gjashtė, jaka gjashtėmbėdhjetė.”

“Si gjashtėmbėdhjetė?” – ka reaguar njeriu. “Jaka ime gjithmonė ka qenė pesėmbėdhjetė – prej kur di pėr veten: pesėmbėdhjetė!”

Rrobaqepėsi pėrsėri e ka matur: “Paj po e shihni ndoshta edhe ju vetė  - gjashtėmbėdhjetė.”

“Ama a jeni ju normalė!” – rrobaqepėsi veēse ka qenė seriozisht i hidhėruar – po e shihni ndoshta edhe ju vetė – gjashtėmbėdhjetė!”

“Pesėmbėdhjetė!”

“Gjashtėmbėdhjetė!”

“Pesėmbėdhjetė dhe pikė!”

Pasi qė mė nuk ka mundur tė zihet, duke psherėtitur, rrobaqepėsi paqėsisht i ka thėnė: “Mirė, nė rregull, le tė bėhet, por tė ju them diēka: shkaku i jakės sė ngushtė do tė keni probleme me zgurdullimin e syve dhe me buēitjen e veshėve!” Qė do tė thoshte: shkaku i sėmundjes sė tij u zbulua nė jakė.

Ju nuk po e lini hyjnoren shkaku i disa shkaqeve tmerrėsisht tė mėdha e tė rėndėsishme – fare jo! Nė pyetje ėshtė jaka qė po ju ngulfat – pėr kėtė shkak sytė donė tė ju dalin nga gjollet, kurse veshėt ju buēasin e buēasin. Situata e njeriut ėshtė e qartė... ai varet nga gjėrat aq tė imėta, aq mistrece.

E ato janė vėrtet mė se tė imėta: madje edhe nėse e pėrvetėsoni njė mbretėri, ēfarė keni fituar me kėtė? Ku janė tėra ato perandoritė e sė kaluarės? Ku ėshtė tash Babilonia? Ku ėshtė Asiria? Ēfarė ka ndodhur me hapėsirat e pakundfund tė faraonėve? Tėra kėto janė zhdukur; kanė mbetur rrėnojat – kurse perandoritė vėrtet kanė qenė tė paparafytyrueshme. Por, ēfarė kanė realizuar pushtuesit pėrmes tyre? Ēfarė ka fituar Xhingis Kani? Ēfarė ka fituar Aleksandri e Madh? Tėra mbretėritė janė gjėra aq tė rėndomta.

Kurse ajo qė ju po e lėshoni nga dora ėshtė mbretėria hyjnore. Madje edhe nėse jeni mė tė suksesshmit, ēfarė keni fituar me suksesin tuaj? Ku do tė arrini pėrmes tij? Shikojuani diagnozėn njerėzve tė suksesshėm, hulumtojini pak: ku kanė arritur ata? Ku kanė shkuar ata qė qėndrojnė nė fronin e suksesit? Edhe ata kėrkojnė qetėsi - madje mė tepėr sesa ju. Edhe ata dridhen para vdekjes – njėsoj sikurse ju.

Nėse pak mė mirė shikoni nė kėta njerėzit e suksesshėm, do tė shihni sesa kalimtarė janė kėta “zotėr” si edhe ēdo gjė tjetėr. Vdekja ka pėr t’i fshirė si me fshisė, kurse me ta ka pėr t’u zhdukur edhe i tėrė suksesi i krijuar me shumė mundim. E tėrė ēėshtja zė tė ngjajė nė ankthin e natės: aq mundim, aq vuajtje – kurse fitim nuk ka. Dhe me vetė fundin, lajmėrohet vdekja, e ēdo gjė zhduket si fluskė sapuni.

 

 “Dhe u mjerua shpirti im pėr bijtė e njeriut, se tė verbėr janė ata nė zemrėn e tyre e nuk mund tė shohin se tė zbrazėt vijnė nė kėtė botė e tė zbrazėt shkojnė prej saj.”

 

 

 

Tė zbrazėt keni ardhur, por jo plotėsisht tė zbrazėt: keni ardhur tė mbushur dėshira. Tė zbrazėt keni edhe pėr tė shkuar, por jo deri nė fund: pėrmbushja me dėshira ka pėr tė mbijetuar. Por, dėshirat janė ėndrra, dhe ju, edhe pėrkundėr tyre, mbeteni tė zbrazėt. Asgjė substanciale nuk ka nė to. Lindeni bosh, e pastaj tuboni gjėra tė pakuptimta tė kėsaj bote, tejet marrėzisht duke besuar se ato kanė pėr tė ju bėrė tė lumtur, se kanė pėr t’jua sjellė kėnaqėsinė. Por, jo: gjithsesi mbeteni tė zbrazėt. Vdekja i asgjėson tė gjitha pa dallim, dhe pėrsėri duhet nė varr, pėrsėri tė zbrazėt – si nė fillim.

Tek cili pėrfundim ju sjell e tėrė kjo? Ēfarė ėshtė ajo qė arrini pėrmes jetėrave tuaja? E arrini vetėm mėshirimin e njė Bude, vini deri tek pėrdėllimi i Isait. Njerėzit janė tė verbėr – pse? Ku ndodhet verbėria e tyre? Kjo nuk do tė thotė se ata nuk janė dinakė, tė menēur – madje, mund tė thuhet se janė mė tė menēur sesa kjo ėshtė e nevojshme, dhe ka tė ngjarė qė ajo tepricė ėshtė diē fatale pėr ta. Vėrtet janė tė menēur, dinakė, tė rafinuar. Por, jo: problemi qėndron nė atė se mendojnė qė janė tė menēur. Nuk ėshtė e vėrtetė se ata nuk mund tė shohin – munden, por e shohin vetėm atė qė i pėrket kėsaj bote. Zemrat i kanė tė verbėra – nė kraharorėt e tyre zemra i ka kapakėt e mbyllur.

A mund tė shohėsh me zemėr? Vallė, a ke parė diē me sytė e brendshėm? Ndoshta shumėherė ke menduar: “Mėngjesi ėshtė i mrekullueshėm”, ndaj tė ka krijuar pėrshtypjen se po sheh me zemėr. Jo! Ndoshta vetėm i pėrsėrit idetė e huaja. Vallė, a e ke kuptuar ndonjėherė se mėngjesi vėrtet ėshtė i bukur – ky mėngjes, dukuria e cila ndodh kėtu? Apo vetėm belbėzon pėr atė qė e ke dėgjuar prej kushedi kujt?

Keni ardhur, ta zėmė, tek ndonjė lule – apo jo? Vallė, a jua ka prekur ajo sė paku njėherė zemrėn tuaj? Vallė, a thua ajo lule ndonjėherė ka zėnė rrėnjė nė shtresėn mė tė thellė tė qenies suaj? Apo, vallė, vetėm e shikoni dhe belbėzoni: “E mirė ėshtė, bash e bukur, e mrekullueshme”? Tė gjitha kėto janė vetėm fjalė tė vdekura, kufoma tė pėrbėra nga shkronjat, dhe asgjė nga kjo nuk buron nga zemra. Prej saj nuk buron asnjė fjalė. Prej zemrės vijnė ndjenjat, kurse fjalėt nga mendja. Por ne jemi tė verbėr nė zemėr. Pėrse? Sepse ėshtė rrezik ta ndjekėsh rrugėn e zemrės.

Pikėrisht shkaku i kėsaj, askujt nuk i lejohet qė me zemėr ta shikojė botėn rreth vetes. Prindėrit janė kujdesur pėr kėtė – qė tė jetoni nė kokė, sa mė larg prej atij udhėheqėsi tė rrezikshėm nė kraharor, se zemra mund tė ju sjellė vetėm mossukses nė botėn e jashtme. Por, jo: nėse nuk reduktoheni pėr jashtėsinė, kurrė nė ju nuk ka pėr t’u zgjuar etja pėr atė botė.

Koka ėshtė pėr sukses nė kėtė botė tė zakonshme. Ajo ėshtė dinake, “e menēur” siē do tė thuhej, prandaj secila shkollė synon qė njeriun ta mėsojė sesi tė ngjishet nė kokė, sesi tė jetė vetėm aty dhe askund gjetiu. Tė gjithė “kokanėt” pėrvetėsojnė medalet e arta, stolisen me gjethe dafinash, meqė janė tė suksesshėm, por, e pėrsėris, vetėm nė sferat e kėsaj bote.

            Kurse njeriu i cili e pason zemrėn thjesht ka pėr tė dėshtuar, pasi qė ai nuk do tė mund t’i shfrytėzojė tė tjerėt. Dashuria nuk mund tė eksploatojė. Njeriu-zemėr nuk ėshtė nė gjendje tė jetė manipulant i mjerė – ai ka pėr tė ndarė, ka pėr tė dhuruar, dhe gjithmonė mė parė jep sesa merr, grabit, rrėmben.

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)              (4)    (5)