Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 -  KJO ĖSHTĖ ĒUDI! (1)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

 Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

 KJO ĖSHTĖ ĒUDI! (1)

   Tė shikuarit e pandėrprerė, tė menduarit pa ndalim... pėrsėritja, pra, ėshtė metoda themelore nė hipnozė. Hipnotizuesi do tė ju thotė: “Juve po ju flihet, po fundoseni nė gjumė, po fundosuni nė gjumė”. Dhe ka pėr tė vazhduar ta pėrsėrisė me po atė tė njėjtin zė monoton, qė ju mė nė fund vėrtet tė flini. Sakaq ai kurrgjė tjetėr nuk ju bėn, vetėm se e pėrsėrit pa fund e fillim po atė tė njėjtėn fjali. Kur pa hesap shumė e dėgjoni, ju keni pėr tė rėnė nė gjumė – jeni tė hipnotizuar.

 

 

 

Isai, apo Buda, apo cilido nga krijesat e zgjuara, ka pėr tė ju gjetur tė dehur. Dehjet janė tė shumta, por dehja ėshtė dehje, pavarėsisht nga lloji. Ju nuk jeni tė zgjuar, nuk jeni tė vetėdijshėm, dhe vetėm fantazoni se jeni tė tillė – gjumi juaj pandėrprerazi vazhdon qė nga lindja e deri nė vdekje.

Gurxhijevi shpesh e ka rrėfyer kėtė rrėfim: njėherė ka ekzistuar njeriu qė ka pasur disa mijė krerė dhen, dhe gjithmonė ka pasur telashe, sepse dhentė shpeshherė kanė humbur dhe janė bėrė viktima tė bishave tė egra. Kur brengat i janė kėrcėnuar se kanė pėr ta thyer, e ka pyetur njė tė urtė se ē’duhej bėrė.

Kėshilla e tė urtit ka qenė qė t’i gjente qentė-roje. E thėnė – e bėrė. Njeriu ka siguruar qindra qenė, dhe ata jo vetėm se i kanė ruajtur dhentė, veēse do ta mbytnin secilėn qė do tė provonte tė ndahej nga grigja. Dhe: pak nga pak qentė aq janė mėsuar tė mbysin saqė i kanė mbytur edhe ato dhen qė nuk kanė ikur – janė bėrė vėrtet tė rrezikshėm. Pėr kėtė arsye ai erifi ka qenė i detyruar qė tė kėshillohej (pėrsėri) me tė urtin. I ka thėnė: “Ēėshtja ėshtė bėrė serioze, meqė mbrojtėsit janė shndėrruar nė vrasės.”

Kjo ndodh gjithnjė – shikojini pak politikanėt tuaj: ata janė qentė – roje, por posa tė ndihen tė fuqishėm, fillojnė tė vrasin.

Shkaku i tėrė kėsaj i urti i tha: “E, nėse ėshtė kėshtu, atėherė ekziston vetėm edhe njė mėnyrė e vetme: do tė kthehem personalisht tek grigja jote.” Dhe vėrtet ka ardhur. Secilėn dele veēanėrisht e ka hipnotizuar, duke ia thėnė sugjestionin vijues: “Ti je e zgjuar, ti je plotėsisht e vetėdijshme, je krejtėsisht e lirė, dhe kurrkush nuk ėshtė pronar yti.”

Kėshtu qė dhentė tash kanė qenė nė trans tė thellė hipnotik, dhe pėr kėtė arsye tashmė nuk kanė bredhur. Ato nuk kanė pėr tė ikur shkaku se torishten nuk e marrin mė se ėshtė kufizim, dhe tė gjitha besojnė se janė zotėr tė jetėrave tė veta. Madje edhe po qe se pronari do ta therrte ndonjėrėn para syve tė tyre, ato do tė mendonin: “Ky ka qenė fati i saj – fati i deles, kurse unė jam e pavdekshme dhe mua askush nuk mund tė mė mbysė. Nė mua ėshtė uni i pafund, jam plotėsisht e lirė, prandaj nuk ka nevojė pėr tė ikur.” Tė gjitha dhentė kanė menduar nė tė njėjtėn mėnyrė, ashtu qė qentė as nuk kanė qenė mė tė nevojshėm. Njeriu ka qenė i lumtur, meqė tė gjitha dhentė kanė qenė nėn hipnozė.

Kanė jetuar nė atė gjysmėėndėrr, e kjo ėshtė gjendja nė tė cilėn ndodheni ju. Nė kėtė gjendje ju ka hasur Isai. Dhe unė po ju njoh si tė hipnotizuar. Por, jo: ajo qė ėshtė e pazakonshme ėshtė kjo: ju askush nuk ju ka hipnotizuar – ju jeni nė gjendje autohipnoze. Ju jeni njėkohėsisht edhe dhentė e hipnotizuara e edhe i urti-hipnotizues. Pėr kėtė, ju thjesht duhet ta nxirrni veten nga kjo gjysmėėndėrr.

Metodat e caktuara mund t’i shėrbejnė kėsaj – t’i shėrbejnė thellimit tė autohipnozės: nėse pandėrprerė e mendoni tė njėjtin mendim, ai ju ngashėnjen. Gjėja tė cilėn pandėrpreras e shikoni po ashtu ju dirigjon. Duke ėndėrruar ēkadoqoftė, ju fundoseni nė ėndrrėn gjithnjė e mė tė thellė e mė tė thellė.

Njėherė ka ndodhur qė njė poet francez tė shkonte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pėrcjellėsi i cili ia ka prezentuar Nju Jorkun e ka sjellė para Empajer Stejt Bildingut. Poeti e ka shikuar ndėrtesėn krejtėsisht i mahnitur, e pastaj ka thėnė: “Paj kjo po ma pėrkujton seksin!”

Udhėheqėsi ėshtė shokuar. I ka dėgjuar tė gjitha reaksionet e mundshme, por kjo ka qenė diēka krejtėsisht e re. Kurrė asnjėri nuk kishte thėnė se ndėrtesa po ia pėrkujtonte seksin. Prandaj, e ndieu si detyrim pėr tė pyetur: “Nėse mė lejohet, do tė ju kisha pyetur: pėr ē’arsye kjo ndėrtesė po jua pėrkujton seksin?”

“I shėrben gjithēkahi!” – u pėrgjigj francezi.

Nėse pandėrpreras mendoni pėr seksin, hipnotizoheni me tė – e atėherė gjithēka ėshtė seskuale. Madje, edhe nėse jeni nisur pėr nė tempull, edhe atje mund tė gjeni diēka qė do tė ju vė nė linjė me seksin. Ajo, se ku ndodheni, fare nuk ėshtė me rėndėsi – ju gjithkund e gjeni mendjen tuaj, e ajo e krijon botėn rreth jush. Dikush ėshtė i hipnotizuar me seksin, dikė e ka preokupuar pasuria, dikė fuqia e shkurtores deri tek gjysmėndrra – por tė gjithė ndrydhen nėn thundrėn e hipnozės. Dhe kurrkush kėtė nuk jua ka bėrė – pėr tė gjitha jeni vetė fajtorė. Gjendja juaj ėshtė vepra juaj personale.

Por jo: ju e bėni kėtė pandėrprerė aq kohė tė gjatė sa thjesht keni harruar se ju vetė jeni edhe magjistari edhe delja  - nė tė njėjtin ēast! Vetėm kur njeriu do ta kuptojė se nė tė njėjtin moment ėshtė edhe sulmuesi edhe viktima, diēka fillon tė ndryshojė. Me kėtė pikėpamje shkrep xixa e parė e transformimit. Tash nuk mund tė jeni siē para kėtij kėndvėshtrimi keni qenė, meqė hipnoza ka zėnė tė zhduket. Pika kritike ka ndodhur, dhe diēka nga vetėdijshmėria ka zėnė tė hyjė nė ju.

Objektet hipnotike mund t’i keni nga mė tė ndryshme. Gjejeni objektin tuaj personal, atė qė mė sė tepėrmi ju tėrheq, qė ėshtė bėrė qendra orientuese i qenies suaj. Kur tė keni zbuluar se ēfarė ėshtė nė pyetje, vrojtojeni atė, dhe provoni tė shihni sesi jeni hipnotizuar me tė.

Tė shikuarit e pandėrprerė, tė menduarit pa ndalim... pėrsėritja, pra, ėshtė metoda themelore nė hipnozė. Hipnotizuesi do tė ju thotė: “Juve po ju flihet, po fundoseni nė gjumė, po fundosuni nė gjumė”. Dhe ka pėr tė vazhduar ta pėrsėrisė me po atė tė njėjtin zė monoton, qė ju mė nė fund vėrtet tė flini. Sakaq ai kurrgjė tjetėr nuk ju bėn, vetėm se e pėrsėrit pa fund e fillim po atė tė njėjtėn fjali. Kur pa hesap shumė e dėgjoni, ju keni pėr tė rėnė nė gjumė – jeni tė hipnotizuar.

Mbajeni nė mend kėtė, se kjo ėshtė ajo qė ju pa ndalim po e bėni, e kjo ėshtė edhe ajo qė shoqėria po jua bėn kushdi prej kurit. I tėrė mekanizmi i propagandės bazohet mbi tė pėrsėriturit. Politikanėt vijimisht e pėrsėrisin po atė tė njėjtėn, fare pa menduar pėr atė se – a po i dėgjon kush apo jo! Ata pėr kėtė nuk brengosen; vetėm se vazhdojnė tė pėrsėrisin. Por, jo: pak nga pak ju jeni gjithnjė e mė tė bindur nė atė qė politikanėt e thonė, ju ėshtė mbushur mendja. Dhe atė jo logjikisht, nė mėnyrė racionale – ata nuk ofrojnė kurrfarė argumentesh – jeni sugjestionuar me ndihmėn e pėrsėritjes vrasėsisht tė mėrzitshme, dhe ajo ka krijuar njė gjendje plotėsisht hipnotike.

 

 

Hitleri pa pushim ka pėrsėritur: “Hebrenjtė janė shkaku kryesor pėr mjerimin gjerman, pėr fatkeqėsinė dhe pėsimet e perandorisė gjermane. Problemi do tė zhduket vetėm kur hebrenjtė kanė pėr t’u zhdukur. Ju jeni racė e veēantė, sundimtarė tė botės; keni ardhur nė botė pėr ta sunduar atė, ju jeni raca e sundimtarėve.” Bile as miqtė e tij nuk i kanė besuar – por vetėm nė fillim. Ēka ėshtė edhe mė e pazakonshme, as ai vetė nuk u ka besuar fjalėve tė veta, por, po e pėrsėris, vetėm nė fillim, pasi qė kjo ka qenė njė rrenė aq qesharake.

Por, sido qė tė ketė qenė, ai ka vazhduar. Pak nga pak njerėzit kanė zėnė tė besojnė se kėtu ka diēka – janė bėrė dele tė hipnotizuara. “Pasi qė miliona njerėz po besojnė nė kėtė, duhet tė ketė ndonjė tė vėrtetė nė fjalėt e Hitlerit...” Atėherė edhe miqtė e tij kanė filluar tė besojnė – ka qenė ajo hipnozė e pastėr reciproke, ashtu qė mė nė fund e tėrė Gjermania ka qenė e sugjestionuar nga litanitė hitleriane.

Njėra nga racat mė inteligjente ėshtė sjellė nė mėnyrė idiotike. Pse? Ēfarė i ka ndodhur kėshtu mendjes gjermane? Shkurt e qartė: tė pėrsėriturit, propaganda. Hitleri nė autobiografinė e vet, nė Mein Kampf ka thėnė se shndėrrimi i rrenės nė tė vėrtetėn ėshtė proces shumė i thjeshtė dhe i zakonshėm: vetėm pėrsėriteni pandalimisht atė tė njėjtėn rrenė – kurse ai kėtė e ka ditur edhe nga rasti i vet. Vazhdo ta pėrsėritėsh po atė tė njėjtėn gjė; bėjeni atė pėr ēdo ditė, dhe kjo mė nė fund shndėrrohet nė trans hipnotik. Atėherė, madje edhe po ta kuptonit se kjo ėshtė e pakuptimtė, marroqe, qesharake, e rrezikshme pėr shėndetin... kurrgjė nuk ndihmon, pasi qė kjo tashmė ėshtė autohipnozė e zhvilluar plotėsisht bukur.

Gruaja e Mulla Nastradinit i ka lexuar Mullės njėfarė artikulli kundėr pirjes sė duhanit, nė tė cilin ka shkruar sesi shkencėtarėt si dhe ekspertėt e mėdhenj kanė argumentuar qė me pirjen e duhanit krijohet bazė e mirė pėr kancerin, pėr tuberkulozėn si dhe pėr shumė sėmundje tė tjera. Nasradini pėr njėfarė kohe e ka dėgjuar, por kur mė nuk ka mundur tė pėrmbahet, i ka piskatur: “More maft mė me kėto budallallėqe, tė lutem. Krejt kjo ėshtė e pakuptimtė, dhe, unė tė them, se kam pėr tė vazhduar tė pi duhan gjithnjė derisa nuk vdes!”

“Nė rregull!”, ia ktheu gruaja gjakftohtė, “bėj si tė duash. Por prej nga ke pėr ta ditur se atėherė po e ndėrpren? Si mund tė jesh i sigurt se, kur tė vdesėsh, do ta ndėrpresh pirjen e duhanit?”

Dhe vėrtet, nėse jeni nėn hipnozė, ajo gjė kurrė nuk ndėrpritet. Vdekja asgjė nuk ndryshon: nė jetėn tjetėr marrėzia vazhdon me forcė tė pazvogėluar, meqė jeta tjetėr zė fill nga pėrfundimi i inkarnimit tė mėparmė, ajo ėshtė kontinuitet. Domethėnė, kur fėmija lind, ai nė tė vėrtetė edhe nuk ėshtė fėmijė, por ai ėshtė shumė, shumė i vjetėr, gjegjėsisht i lashtė. Tėrė karmėn e vet ai e bart me vete, tė gjitha samskar-et e veta, tė gjitha kushtėzimet. Fėmija ia fillon gati si plak – ai i ka mbetjet e veta personale hipnotike – kjo ėshtė ajo qė hindusėt qė nga lashtėsia e kanė quajtur karmė, samskara.

Ē’ėshtė karma, dhe cili kuptim mė i thelli fshihet prapa teorisė pėr karmėn? Karma ėshtė mėnyrė e autohipnozės. Nė qoftė se pandėrprerazi e pėrsėritni njė aksion, me kohė ai thjesht ju magjeps, dhe atėherė karma, pra aksioni, bėhet sundimtar juaji. Me fjalė tė tjera, ju me kohė bėheni robėr tė aktiviteteve tuaja.

Ēfarė keni realizuar pėrmes seksit? Vallė, a keni pėrfituar vėrtet diēka pėrmes tij? Apo ėshtė kjo njė pėrsėritje e pakuptimtė? Po: ju kėtė tė njėjtėn gjė e keni pėrsėritur aq shumė herė, saqė tash, po ta ndėrprisnit, do ta kishit ndjenjėn se diēka po humbisni. Nėse vazhdoni, e shihni se nuk po fitoni asgjė. Nėse me vazhdimin e aktivitetit seksual asgjė nuk fitohet, atėherė jini tė sigurt se asgjė nuk keni pėr tė humbur nėse e ndėrpreni kėtė. Por, pse nė pėrgjithėsi ta keni ndjenjėn se diēka po ju mungon? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė: ėshtė nė pyetje tė kushtėzuarit, samskara. E keni pėrsėritur atė aq shumė saqė tash absolutisht jeni tė hipnotizuar me tė. Tash duhet ta pėrsėritni, krejt kjo ėshtė e detyrueshme, njė trajtė obsesioni.

Njeriu ha diēka, edhe pse e di se ajo nuk i bėn mirė, edhe pse shkaku i kėsaj shprehie ėshtė gjithnjė i sėmurė. Por, jo: dosido, kur tė ulet nė tavolinė nuk mund ta ndalė veten – e tėrė ēėshtja ėshtė bėrė e detyrueshme. E ēfarė ėshtė ai detyrim? Shkaku se atė tė njėjtėn gjė e ka pėrsėritur njė milion herė, personi thjesht ėshtė i hipnotizuar me tė. Aktiviteti e ka bėrė tė dehur.

Njė natė Mulla Nastradini vėrtet ėshtė kthyer vonė nė shtėpi; duhet tė ketė qenė rreth orės tre. Ka trokitur nė derė, kurse gruaja ka qenė pabesueshmėrisht e tėrbuar. Duke e vėnė re se nė ē’gjendje ishte, Nasradini ka bėrtitur: “Prit, prit tė lutem! Sė pari m’i jep pesė minuta kohė tė sqaroj si ėshtė puna, e atėherė fillo e kazdis. Kam qenė ta vizitoj mikun tim tė sėmurė.”

Gruaja iu pėrgjigj: “Ah, ky ėshtė rrėfim tronditės! Pa mė thuaj, tė lutem, sesi quhet ky miku yt i sėmurė?”

Nasradini ka menduar e menduar e menduar, dhe atėherė, pėrfundimisht, nė mėnyrė triumfale ka bėrtitur: “Po ka qenė aq shumė i sėmurė sa nuk ka mundur tė ma thotė!”

            Mendja, nėse ėshtė e dehur, mund tė gjejė pėrgjigje tė llojllojshme, por krejt kjo ėshtė e pakuptimtė, mu si edhe pėrgjigjja e Nasradinit: “Po ka qenė aq shumė i sėmurė sa nuk ka mundur tė ma thotė!” Pėr seksin do tė gjeni justifikime, edhe pėr gjakimin ēmendurak pas pushtetit, por tė gjitha kėto pėrgjigje ju gjymtojnė. Fakti themelor pėrbėhet nga pagatishmėria juaj qė t’ia pranoni vetes sesi e tėrė ēėshtja ėshtė bėrė obligative. Ju tashmė jeni viktimė e obsesionit tuaj, robėr tė autohipnozės.

 

            Vazhdon...

 

  (2)      (3)     (4)     (5)