.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Mos e shtyni lumin

Bhagwan Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

       MOS E SHTYNI LUMIN

     Diku natyra ėshtė bėrė mal dhe pyll, e diku shitore dhe treg. Dhe njėherė kur ta njihni tė fshehtėn e pranimit, atėherė qofshi edhe nė shitoren e pemė-perimeve keni pėr t’u kėnaqur. Tregu ka bukurinė vetanake, hovin, jetėn, marrėzinė specifike brenda vetes. Dhe mbajeni nė mend, malet dhe pyjet nuk do tė ishin aq tė bukura e tė qeta po tė mos ishte zhurma dhe rrėmuja e tregut. Njė treg i mirė gjithmonė ia jep thellėsinė qetėsisė sė njė pylli tė mirė.

 

Nxėnėsi:

 

“Osho, a ėshtė e vėrtetė se nėse duam pėrnjėmend tė depėrtojmė nė esencė, tė jemi vėrtet tė pranishėm, tė bėhemi re e bardhė – se atėherė duhet t’i pėrjetojmė tė gjitha ėndrrat tona dhe fantazitė?

Dhe si ai realitet mund tė jetė i vėrtetė nė raport me “Hare Krishna Hare Ram” nė Puna, siē do tė ishte i vėrtetė nė kopshtin e parajsės, nė vetė zemrėn e natyrės?”

 

 

Osho:

 

Ēėshtja nuk ėshtė se a duhet dikush ta bėjė; a duhet ju kėtė ta bėni domosdo apo jo. Ju jetoni pėrmes ėndrrave tuaja. Pėrherė jeni nė to. Kjo nuk ėshtė ēėshtje e zgjedhjes suaj. Ju nuk mund tė zgjidhni.

A mund tė zgjidhni? A mund t’i hidhni ėndrrat? A mund t’i hidhni fantazitė? Po qe se e hidhni njė ėndėrr, automatikisht e zėvendėsoni me tjetrėn, ėndrra nė ndėrrim me ėndrrėn, fantazia pėr fantazinė; por, me kėto ndėrrime edhe mė tutje do tė mbeteni nė to.

Dhe – ē’duhet bėrė? – pranojini. Pėrse tė jeni kundėr? Ky dru ka lule tė kuqe, ai druri atje ka lule tė verdha. Dhe kjo ėshtė nė rregull. Dikush tjetėr ka llojin e caktuar tė ėndrrave – ėndrra tė kaltra, ėndrra tė kuqė. Edhe kjo po ashtu ėshtė nė rregull.

Pėrse tė luftoni me ėndrrat? Pėrse tė provoni qė ato tė ndryshohen? Nėse provoni t’i ndryshoni, ju atėherė sė tepėrmi iu besoni. Ju nuk mendoni se ato janė ėndrra, ju mendoni se ato janė tė vėrteta dhe ai ndėrrim i ėndrrave do tė jetė shumė domethėnės. Po qe se ėndrrat janė vetėm ėndrra, pse atėherė thjesht nuk i pranoni?

Nė momentin e pranimit, ato zhduken. Kėtu ėshtė fshehtėsia. Mendja mbetet e pushtuar nga ėndrrat vetėm duke i refuzuar. Vetė fenomeni i mendjes sė fjetur ėshtė refuzim.

Keni refuzuar nga vetja shumė gjėra – mu ato po ju lajmėrohen nė ėndrrat tuaja. Jeni duke ecur rrugės dhe drejt jush vjen njė bukuroshe apo bukurosh;dėshira shfaqet dhe ju e ndrydhni me fjalėt: “Kjo ėshtė keq”. Ju e refuzoni, meqė e tėrė tradita, kultura, shoqėria, morali, klithin mbi ju: “keq ėshtė ta shikosh! Nuk ėshtė mirė kjo qė bėn!”

Ju shikoni nė njė lule tė mrekullueshme dhe nuk shihni nė kėtė veprim asgjė tė keqe. Por, po u lajmėrua ndonjė fytyrė e bukur, pėrnjėherėsh sikur diēka nuk ėshtė nė rregull – e refuzoni. Dhe tashi kjo fytyrė do tė bėhet ėndrra juaj e re, dėshira e refuzuar bėhet ėndėrr. Tashi kjo fytyrė do tė fillojė t’ju ndjek nėpėr ėndėrr, ka pėr t’ju zėnė natėn pėr fyti – ėndrrat dhe fantazitė janė produkt i dėshirave tė ndrydhura.

Pra... si krijohet ėndrra? – dhe pėrgjigjja ėshtė: Duke u mohuar dėshirat. Sa mė shumė qė tė mohoni, ju jeni prodhues edhe mė i madh i ėndrrave.

Dhe pikėrisht ata qė e mohojnė jetėn e zakonshme njerėzore janė fabrika tė vėrteta tė ėndrrave mė tė thjeshta. Kurse ėndrrat e tyre bėhen halucinacione aq bindėse sa qė ata pothuaj as nuk e shohin dallimin nė mes tė realitetit dhe fantazisė.

Mos mohoni, pėrndryshe do tė jeni tė pushtuar nga ėndrrat. Pranojini. Ēkado qė ka pėr t’ju ndodhur, pranojeni, dhe mos e gjykoni.

Sa mė tepėr t’i pranoni ėndrrat, aq mė shpejt ato avullohen. Njeriu qė i pranon ėndrrat nė tėrėsi – ka pėr t’i zgjidhur njėherė e pėrgjithmonė. Kjo ėshtė ēėshtja e parė.

Ēėshtja e dytė: e tėra ėshtė natyrė – ēdo gjė, e pėrsėris. Jo vetėm drunjtė, retė, bari – ēdo gjė. Nuk ka asgjė qė ėshtė jonatyrore - jonatyrore edhe nuk mund tė ketė. Ēdo gjė ėshtė natyrore.

Pra, mos krijoni ndasi: Kjo ėshtė e natyrshme, kurse kjo e panatyrshme. Krejt ēka ėshtė – e natyrshme ėshtė. Por, mendja jeton pėrmes dallueshmėrisė, nėpėr dallime. Mos e lejoni ndasinė; pranoni ēkado qė tė jetė, dhe pranojeni pa kurrfarė analize. 

Ju jeni nė po tė njėjtėn natyrė, qofshi nė treg, qofshi ndoku nė kodrina. Diku natyra ėshtė bėrė mal dhe pyll, e diku shitore dhe treg. Dhe njėherė kur ta njihni tė fshehtėn e pranimit, atėherė qofshi edhe nė shitoren e pemė-perimeve keni pėr t’u kėnaqur. Tregu ka bukurinė vetanake, hovin, jetėn, marrėzinė specifike brenda vetes. Dhe mbajeni nė mend, malet dhe pyjet nuk do tė ishin aq tė bukura e tė qeta po tė mos ishte zhurma dhe rrėmuja e tregut. Njė treg i mirė gjithmonė ia jep thellėsinė qetėsisė sė njė pylli tė mirė.

Dhe pėr kėtė... kudo qė tė jeni, ēkado qė tė punoni – nė treg, apo e kėndoni “Hare Krishna Hare Ram”, apo rrini qetėsisht nėn kurorėn e ndonjė druri – gjithmonė merreni atė pėrvojė si ndonjė ekspanzion, mos ndani. Kjo ėshtė mėnyra e duhur qė pikėrisht nė kėtė moment tė lulėzoni plotėsisht.

“Hare Krishna Hare Ram” mund tė bėhet lulėzim nė ju; kjo shumėkė e ka sjellė gjer te lulėzimi. Ēejtanja Mahaprabu ka pėrjetuar lulėzim tė plotė gjersa ka vallėzuar nėpėr fshatrat e Bengalit duke kėnduar “Hare Krishna Hare Ram”. Kjo ėshtė njėra nga gjėrat mė tė bukura qė ndonjėherė kanė ndodhur; nuk ėshtė vetėm Buda nėn drurin Bodhi i mrekullueshėm nė palėvizshmėrinė e tij apsolute; edhe Ēejtanja i cili vallėzonte rrugėve me “Hare Krishna Hare Ram” po ashtu ėshtė i mrekullueshėm – ėshtė njėjtė po aq i mrekullueshėm... kjo ėshtė skajshmėria tjetėr.

Mund tė uleni nėn dru dhe ta harroni veten nė masė tė tillė sa thjesht filloni tė mungoni. Mund tė vallėzoni e ta kėndoni Hare Krishnėn dhe tė jeni aq tė absorbuar nė kėngė dhe valle sa, po ashtu, nė ēast tė filloni tė mungoni. Vallėzimi apo poza meditative – nuk ėshtė e rėndėsishme. Qetėsia apo kėndimi – nuk ėshtė e rėndėsishme. Sekreti ėshtė – tė jesh i absorbuar plotėsisht.

Supremja njerėzve tė ndryshėm iu ndodh nė mėnyra tė ndryshme. Ne vėshtirė mund ta imagjinojmė Budėn sesi vallėzon. Ai nuk ėshtė tip i njeriut tė hareshėm. Por ndoshta ju jeni ai tip – dhe pėr kėtė mos e torturoni veten; se, pėrndryshe, kurdo qė do tė uleni nėn drurin Bodhi, keni pėr tė qenė nė sekėlldi tė tmerrshme. Duke e detyruar veten, keni pėr t’u bėrė tė dhunshėm, dhe, jo: atėherė fytyra nuk ka pėr t’i ngjarė as fytyrės sė Budės – do tė jetė e keqtrajtuar. Jo, ju mund tė jeni si Ēejtanja, apo si Mira Bai.

Pėrpiquni tė shihni sesi reja juaj lėviz, kah lundron – dhe lejojani lirinė e plotė tė lėvizjes, le tė lundrojė kudo qė tė lundrojė. Kudo qė tė shkojė – ka pėr ta gjetur hyjnoren. Vetėm mos luftoni – lundroni. Mos e shtyni lumin – lundroni me tė.

Vallėzimi ėshtė i tejmrekullueshėm. Por, jo: ju duhet tė jeni plotėsisht nė tė.

Mos mohoni asgjė – mohimi ėshtė anti-shpirtėror. Pranoni plotėsisht – pranimi ėshtė lutje.

 

            Pjesė nga libri  “RRUGA IME, RRUGĖ E REVE TĖ BARDHA”