Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditimie - Rrėnja e gjitha problemeve (pjesa e dytė)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Valdet Fetahu

RRĖNJA E GJITHA PROBLEMEVE

(pjesa e dytė)

 

Falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin V. Fatahu qė ua ofruan ekskluzivisht vizitorėve tė www.syri3.com dhe  www.sa-kra.ch ,  kėtė libėr tė mrekullueshėm tė filizofit tė madh indian OSHO , „TANTRA - KUPTUESHMĖRI SUPREME“, pėr shkarkimin falas.

 

Shkarko librin falas nė sektorin

„Literaturė“

 

Tė nderuar lexues, do tė isha

mirėnjohės nėse marrė mendimet e juaja tė drejtpėrdrejta pėr veprat e

Oshos, sepse puna ime varet nga ju, nėse nuk ka lexues tė interesuar, siē

pohojnė disa shtėpi botuese, ndėrsa tė kundėrtėn ma thonė

administratorėt e web faqeve; atėherė edhe mua mė duhet sinqerisht tė

mendohem se a ja vlen ky mund pėr tė pėrkthyer.

 

Me nderime, pėrkthyesi: Valdet Fetahu

 

valdet.f.fetahu@hotmail.com

 

 

             Shaku i faktit se mendimet janė objekte, ndodhin shumė ēudira. Nėse dikush pandėrprerė mendon pėr ty dhe pėr fatin tėndė, ajo do tė realizohet, pėr arsye se ai e drejton fuqinė kah ti. Pėr kėtė arsye bekimet ndihmojnė.

            Nėse mund tė jesh i bekuar nga dikush qė e ka arritė jo-mendjen, bekimi do tė realizohet – se njeriu qė kurrė nuk i shfrytėzon mendimet ka akumuluar energji mendore, kėshtu qė do tė realizohet krejt ēka thotė ai.

            Nė tė gjitha traditat e Lindjes nxėnėsit, para se tė fillojė tė mėsojė mbi jo-mendjen, para se ta merr teknikėn, i thekėsohet se duhet tė ndėrprejė tė jetė negativ, se nėse e arrinė jo-mendjen, e mbetet negativ, ajo pėr tė mund tė bėhet fuqi e rrezikshme. Para se ta arrish jo-mendjen duhesh tė bėhesh plotėsisht pozitiv. Kėtu qėndron dallimi nė mes magjisė sė zezė dhe magjisė sė bardhė.

            Magjia e zezė s’do tė thotė asgjė tjetėr pėrveēse orientimi negativ i energjisė sė akumuluar mendore. Magjia e bardhė nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveēse orientim i energjisė sė akumuluar pėrmes qėndrimit pozitiv ndaj ekzistencės sė tėrėsishme. Emergjia e njėjtė pėrmes negativizmit bėhet e zezė; energjia e njėjtė pėrmes pozitivizmit bėhet e bardhė. Mendimi ėshtė forcė gjigante, ai ėshtė materie. Kjo ka qenė vetia e tretė e rėndėsishme e natyrės sė mendjes. Duhet ta kuptosh brenda vetes.

            Nganjėherė do tė ndodhė qė t’i shohėsh mendimet se si veprojnė si materie, por kjo ndodh pėr shkak se je i kushtėzuar shumė me materie, duke menduar se kjo ėshtė koincidencė. Ti thjesht i anashkalon faktet, duke mos i konsideruar ato; mbetesh indiferent, duke i harruar ato. Por shumė herė ke menduar pėr vdekjen e ndonjė personi -e ai ka vdekur. Ke menduar se kjo ėshtė koincidencė. Kur ke menduar pėr mikun tėndė, tė ka marrė pėr ta parė dhe ke menduar se sa kishte qenė mirė tė vijė tė tė vizitojė - e ai veē ėshtė para, shtėpisė. Ti mendon se kjo ka qenė koincidencė. Kjo nuk ka qenė koincidencė. Nė tė vėrtetė, koincidenca nuk ekziston, gjithēka e ka shkakun e vet. Mendimet e tua krijojnė botėn rreth teje.

            Mendimet e tua janė materie, pėr kėtė arsye ke kujdes me to. Vėmendshėm puno me to! Nėse nuk je plotėsisht i vetėdijshėm, mund t’i krijosh edhe vetes edhe tė tjerėve mjerim – e ti po e krijon. Dhe, mos e harro, kur tjetėr kujt i krijon mjerim, madje edhe paqėllimshėm, pėrnjėherė edhe vetes i ke krijuar – pėr kėtė arsye mendimet janė thikė me dy tehe. Ato gjithashtu tė prejnė ty kur e kanė prerė dikė tjetėr.

            Para tre vjetėve njė izraelit, Uri Geler, i cili ka studiuar energjinė e mendimeve, e ka treguar njė eksperiment nė televizionin BBC nė Angli. Ka mundur cilindo send ta lakojė vetėm me mendime: dikush kalonte pranė Uri Geler-it me lugė nė dorė, e ai veē mendonte, dhe luga lakohej. Ju nuk mund ta lakoni as me duar, e ai e ka lakuar nė mendimet e tija. Por nė telivizionin e BBC ka ngjarė njė fenomen i rrallė; madje edhe Uri Geler nuk e ka ditur se kjo ėshtė e mundur.

            Me mija njerėz pėrmes ekranit e kanė pėrcjellur eksperimentin. Dhe derisa ai kėtė e ka bėrė nė studio, nė shtėpitė e shikusėve kanė filluar gjėsendet tė rrėzohen dhe tė thehen – me mijėra gjėsende nėpėr gjithė Anglinė. Kjo ndodh kur pėrcillet energjia. Kur ėshtė demostruar eksperimenti nė largėsi prej dhjetė metrash atėherė edhe nė shtpitė e shikusėve nė dhjetė metra largė televizorit shumė ēka kishte ndodhur: gjėsendet kishin gilluar tė shtrembėrohen, tė rrėzohen, tė thehen. Kjo ka qenė ēudi!

            Mendimet janė gjėsende, dhe atė gjėsende shumė tė fuqishme. Nė Rusinė Sovjetike jeton gruaja, Mihiajlova. Ajo mund tė ndikojė nė gjėsende nga largėsia, ajo me mendime mund t’i lėvizė. Nė Rusi kėtyre gjėrave nuk iu besojnė – Rusia ėshtė vend komunist, ateist – kėshtu qė menjėherė nė mėnyrė shkencore kanė filluar ta testojnė Mihiajlovėn, tė hulumtojnė se ēfarė po ndodhė. Derisa ajo kėtė e ka bėrė, ka humbur gati njė kilogram nė peshė; pėr gjysmė ore, sa ka zgjatur eksperimenti, ka humbur njė kilogram.

            Ēka do tė thotė kjo?

            Kjo do tė thotė se pėrmes mendimeve e emiton energjinė – e kėtė pandėrprerė e bėn.

            Medja jote ėshtė ēakallė. Ti pandėrėrerė hedhė nga vetja shumė ēka. Ti i shkatėrron njerėzit rreth vetes. Ti e shkatėrron veten. Ti je gjė e rrezikshme – i cili pandėrprerė zgjerohesh. E shumė ēka po ndodhė shkaku yt. Kjo ėshtė rrjetė gjigante: e gjithė bota pėr ēdo ditė po bėhet gjithnjė e mė e mjerė, se nė tokė po shtohet numri i njerėzve, dhe po shohet numri i vėrshimeve tė mendimeve negative.

            Sa ma shumė qė kthehesh nė tė kaluarėn, do ta zbulosh se atėherė ka pasur mė shumė paqe – dhe mė pak ndotje mendore. Nė kohėn e Budės, apo nė kohėn e Lao Ceut, bota ka qenė shumė, shumė paqėsore, e natyrshme, parajsė e vėrtetė. Pse? Sė pari popullsia ka qenė e vogėl, e njerėzit nuk kanė qenė shumė tė prirur pėr tė menduar, mė tė prirur kanė qenė pėr ndjenjaemocione; kėshtu qė mė me ėndje janė lutur se qė kanė menduar. E para tė cilėn kanė dashtė ta bėjnė nė mėngjes, ka qenė tė luten. Dhe nė mbrėmje atė tė cilėn mė sė shumti kanė dėshiruar ta bėjnė, ka qenė, tė luten. Dhe gjatė gjithė ditės, sa herė qė kanė gjetur kohė, atyre u ka pėlqyer tė luten nė vete.

            Ēka ėshtė lutja? Lutja ėshtė kur i dėrgon tė gjithėve bekim. Lutja ėshtė kur i dėrgon tė gjithėve ngushėllim. Me lutje krijon kundėrhelm pėr mendime negative. Lutja krijon pozitivizėm.       Kjo ka qenė urti e tretė nė lidhje me mendimet, ato janė shumė tė fuqishme kėshtu qė duhet me vėmendje tė madhe t’i pėrdorėsh. Zakonisht ti pavetėdijshėm pėr gjithēka mendon. Vėshtirė ėshtė tė gjendet personi i cili nė mendime nuk ka bėrė ndonjė vrasje, vėshtirė ėshtė tė gjendet personi i cili nė mendjen e vet nuk ka bėrė shumė lloj mėkatesh dhe ligėsirash. – e mendimet realizohen. Dhe, mbane nė mend, ju ndoshta nuk jeni vrasės, por nėse dikush pandėrprerė mendon pėr vrasje mund ta krijoni situatėn ku dikush mund tė jetė i vrarė. Dikush mund ta pranojė mendimin tėndė, se rreth teje ka persona tė dobėt, e mendimet rrjedhin si uji: teposhtė. Nėse pandėrprerė mendon pėr tė, dikush i dobėt mund t’i pranojė mendimet e tua dhe me tė vėrtetė tė bėj vrasje.

            Pėr kėtė arsye ata tė cilėt e njohin realitetin e brendshėm tė njeriut thonė se ekziston pėrgjegjėsia e pėrgjithėshme, dhe se tė gjithė janė pėrgjegjės pėr atė qė ndodhė nė botė. Pėr krejtė atė qė ka ndodhė nė Vjetnam nuk ėshtė pėrgjegjės vetėm Niksoni, ēdokush kush mendon gjithashtu ėshtė pėrgjegjės. Vetėm njė njeri nuk mund tė jetė pėrgjegjės, e ky ėshtė personi i cili ėshtė jasht mendjes: pėrndryshe tė gjithė janė pėrgjegjės pėr atė qė ngjanė nė planetė. Nėse bota ėshtė ferr, ti je kreator, ti nė tė gjitha je pjesėmarrės.

            Mos e hedh pėrgjegjėsinė tek tė tjerėt – edhe ti je pėrgjegjės, ky ėshtė fenomen kolektiv. Dėshira mund tė realizohet kudo qoftė, eksplodimi mund tė ndodh me mijėra kilometra larg teje – largėsia s’ka kurrfarė rėndėsie sepse mendimi ėshtė fenomen jashtėhapėsinor. Mendimit hapėsira nuk i duhet. Pėr kėtė arsye mendimi ma shpejtė udhėton. Madje as drita nuk udhėton aq shpejt, madje edhe dritės i duhet hapėsira. Mendimet udhėtojnė mė shpejtė. Nė tė vėrtetė, atyre pėr udhėtim nuk i nevoitet koha, pėr to hapėsira nuk ekziston. Ti mund tė jesh kėtu, tė mendosh pėr diēka, dhe ajo tė ndodhė nė Amerikė. Si mund tė mos jesh pėrgegjės? Nuk ka gjyq qė mund tė dėnojė, por do tė jesh i denuar nga gjyqi suprem i Ekzistencės – ti veē tash je i denuar. Pėr kėtė arsye je aq i mjerė.

            Njerėzit vijnė tek unė dhe mė thonė: “Ne kurrė askujt nuk i kemi bėrė keq, e prapė jemi aq tė mjerė.” Ndoshta ti s’ke bėrė kurrė kurrgjė, por ndoshta diēka ke menduar – e mendimet janė shumė mė subtile se sa veprat.

            Dikush mund ta ruaj vetėn nga veprimi, por nuk mund ta ruaj veten nga mendimi. Mendimi mund ta lėndoj ēdo kėndė.

            Nevoitet jo-mendja po qe se dėshiron tė jesh plotėsisht i ēliruar nga mėkatet, i ēliruar nga veprat e kėqija, i ēliruar nga tė gjitha qė ngjajnė rreth teje – e ky ka qenė qėllimi i Budės.

            Buda ėshtė personi i cili jeton pa mendje dhe pėr kėtė arsye nuk mbanė pėrgjegjėsi. Pėr kėtė arsye njerėzit nė Lindje thonė se ai kurrė nuk e akumulon karmėn, ai kurrė nuk i akumulon problemet pėr tė ardhmen. Ai jeton, ec, lėvizė, ushqehet, flet, bėn shumė ēka, por kurrė nuk e akumulon karmėn, sepse karma nėnkupton aktivitet. Por, nė lindje thonė se Buda nuk do ta akumulojė as karmėn madje edhe nėse vret. Pse? E ti e akumulon karmėn edhe nėse nuk vret.            Pse?

            Thjesht: ēfarėdo qė tė bėjė Buda, bėnė pa involvimin e mendjes nė atė.

            Ai ėshtė spontanitet, nuk ėshtė aktivitet. Ai nuk mendon pėr atė, ajo ndodh. Ai nuk ėshtė aktivist. Ai lėvizė sikurse zbrazėtia. Mė nuk i duhet mendja, ai nuk mendon se ēfarė tė bėj. Nėse ANATTA(jo-vetja) lejon tė bėhet, ai do tė lejon tė bėhet. Ai mė nuk ka ego pėr t’i kundėrshtuar, ai mė nuk ka ego qė do tė vepronte.

            Kjo do tė thotė tė jesh i zbrzėt edhe nė jo-uni: vetėm me qenė joqenie, anatta, jo-uni. Atėherė mė nuk mbledhė asgjė; atėherė mė nuk je pėrgjegjės pėr atė qė ndodhė rreth teje; atėherė veē je transcedentuar.

            Ēdo, edhe mendimi mė i vogėl, krjon nė ty dhe nė tė tjerėt, diēka. Ke kujdes!

            Por, kur po tė them tė kesh kujdes, unė nuk po mendoj nė mendime tė mira, jo. Pėr shkak se gjithmonė kur ke mendime tė mira, gjithashtu do tė shfaqen edhe mendimet e kėqija. Si mund tė jetė e mira pa tė keqen? Nėse mendon pėr dashurinė, nė anėn e kundėrt, do tė fshihet urrejtja. A mund tė mendosh pėr dashurinė e tė mos mendosh pėr urrejtjen? Ti ndoshta nuk je i vetėdijshėm, ndoshta dashuria shtrihet nė rrafshin e vetėdijshėm tė mendjes tėnd, por nė nėnvetėdije fshihet urrejtja – ato shkojn sė bashku.

            Gjithmonė kur mendon pėr mėshirėn, ti mendon pėr pamėshirėn. A mund tė mendosh pėr mėshirėn, e tė mos mendosh pėr pamėshirėn? A mund tė mendosh pėr padhunėn, e tė mos mendosh pėr dhunėn? Nė vetė fjalėn “padhunė” ka hyrė fjala dhunė; ajo veē nė tė mbahet. A mund tė mendosh pėr brahamacharya (celibat), e tė mos mendosh pėr seks? Kjo ėshtė e pamundur, sepse ēfarė vlere do tė kishte pasur celibati pa mendime mbi seksin? E nėse brahamacharya nėnkupton tė mos mendohet pėr seks, atėherė ēfarė brahamacharya ėshtė.

            Jo, me ndihmėn e jo-mendimit krijohet kvaliteti krejtsisht i ri i qenies: jo i mirė, jo i keq, thjesht, gjendje e jo-mendimit. Ti je vetėm vėshtrues, ti qėndron i vetėdijshėm, por nuk mendon. Dhe nese ndonjė mendim hyn…a ato do tė hynė, sepse mendimet nuk janė tė tuat; ato pezullojnė nė ajr. Rreth e rrotull ėshtė jo-sfera, sferae mendimeve. Sikurse qė ėshtė ajri aty, edhe mendimet janė rreth e rrotul teje dhe ato vetvetiu shkojnė e vijnė. Kjo do tė nėrprehet kur tė bėhesh mė i vetėdijshėm. Nė kėtė ka diēka: nėse bėhesh mė i vetėdijshėm, mendimet thjesht do tė zhduken, do to shkrihen, sepse energjija e vetėdijės ėshtė mė e fortė se e mendimeve.

            Vetėdija pėr mendime ėshtė zjarr. Kjo ėshtė sikur kur e ndezė qiriun dhe terri nuk mund tė hy nė dhomėn tėnde; fike – dhe terri do tė futet nė tė gjitha anėt; padyshim, pėrnjėherė do tė jetė prezent. Kur nė shtėpi ėshtė e ndezur drita, terri nuk mund tė hy. Mendimet janė si terri: ato futen vetėm nėse nuk ka dritė. Vetėdija ėshtė zjarrė: sa mė i vetėdijshėm qė bėhesh, gjithnjė e mė pak do tė futen mendimet.

            Nėse me tė vėrtetė integrohesh me vetėdijėn tėnde, atėherė mendimet nuk do tė hynė mė; do tė bėhesh kėshtjellė e pamposhtur, asgjė nuk do tė mund tė depėrtojė nė ty. Jo pėr shkak se je i mbylllur, mbaje nė mend – ti je plotėsisht i hapur; kjo ėshtė sikur energjija e vetėdijės tėnde tė bėhet kėshtjellė. Dhe kur mendimet mė nuk do tė hynė nė ty, ato do tė kalojnė pranė teje. Do t’i shohėsh se si vijnė, por kur afrohen shumė afėr, do t’i shohėsh se si kthehen. Atėherė mund tė shkosh kah tė duash, madje edhe nė ferr – asgjė nuk do tė ndikojė nė ty. Kjo ėshtė ajo qė unė nėnkuptoj me fjalėn ndritje.

 

            Pjesė nga Libri “Tantra - kuptueshmėri supreme”