.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditimie - Rrėnja e gjitha problemeve (pjesa e parė)

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Valdet Fetahu

 

RRĖNJA E GJITHA PROBLEMEVE

(pjesa e parė)

 

Falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin V. Fatahu qė ua ofruan ekskluzivisht vizitorėve tė www.syri3.com dhe  www.sa-kra.ch ,  kėtė libėr tė mrekullueshėm tė filizofit tė madh indian OSHO , „TANTRA - KUPTUESHMĖRI SUPREME“, pėr shkarkimin falas.

 

Shkarko librin falas nė sektorin

„Literaturė“

 

 

 

Tė nderuar lexues, do tė isha

mirėnjohės nėse marrė mendimet e juaja tė drejtpėrdrejta pėr veprat e

Oshos, sepse puna ime varet nga ju, nėse nuk ka lexues tė interesuar, siē

pohojnė disa shtėpi botuese, ndėrsa tė kundėrtėn ma thonė

administratorėt e web faqeve; atėherė edhe mua mė duhet sinqerisht tė

mendohem se a ja vlen ky mund pėr tė pėrkthyer.

 

Me nderime, pėrkthyesi: Valdet Fetahu

 

valdet.f.fetahu@hotmail.com

           

           

            Vetė mendja ėshtė rrėnjė e gjitha problemeve. Pėr kėtė arsye sė pari duhet kuptuar se ēka ėshtė mednja, prej ēfarė materiali ėshtė e ndėrtuar; se a ėshtė ajo diēka, apo vetėm proces; a ėshtė ajo substanciale, apo ėshtė diēka  ngjajshėm me ėndrrėn. Dhe derisa mos ta mėsoni natyrėn e mendjes, s’do tė jeni nė gjendje ta zgjidhni asnjė problem tė jetės. Shumė mund tė pėrpiqeni, por provoni ta zgjidhni edhe vetėm njė problem personal, dhe do tė dėshtoni – kjo ėshtė plotėsisht e sigurtė; pėr arsye se, nė tė vėrtetė, kurrfarė problemi nuk ekziston: vetė mendja ėshtė problem. Zgjidhja e cilido problem nuk do tė ndihmojė, sepse rrėnjėt e saj do tė mbesin tė paprekura.

            Kjo ėshtė sikur kur drurit ia prenė degėt, i krasitė gjethet, e nuk e nxjerrė me rrėnjė. Do tė dalin gjethet e reja, do tė mugullojnė degėt e reja  madje edhe mė tė shpeshta se ato tė vjetrat. Krasitja i ndihmonė drurit tė bėhet mė i dendur. Krejt derisa nuk e mėson se nė ē’mėnyrė ta ē’rrėnjosėsh, lufta jote do tė jetė e kotė, ajo ėshtė marrėzi. Do ta shkatėrrosh veten, e jo drurin. Nė atė luftė kot do ta shpenzosh energjinė, kohėn, jetėn, e druri me kalimin e kohės do tė bėhet shumė mė i bujshėm, mė i fortė dhe mė i degėzuar. E rezultatet kanė me tė befasuar: me mund ke punuar dhe je pėrpjekė pėr ta zgjedhur ketė apo atė problem, ndėrsa problemet veē kanė vazhduar tė rriten, tė shumohen. Madje edhe nėse e zgjidh njė, dhjetė tė tjerė kanė me zėnė vendin e tij.

            Mos u mundo t’i zgjidhėsh problemet personale – ato nuk ekzistojnė: vetė mendja ėshtė problem. Por mendja ėshtė e fshehur nėndhe: pėr kėtė arsye e quaj rrėnjė, ajo nuk ėshtė e dukshme. Sa herė qė takohesh me problemin, problemi gjithmonė ėshtė nė sipėrfaqe – mund ta shohėsh – dhe pėr kėtė arsye mund tė mashtrohesh.

            Kurrė mos e harro, ajo qė ėshtė e dukshme nuk ėshtė rrėnja; rrėnja gjithmonė mbetet e padukshme, rrėnja gjithmonė ėshtė e fshehur. Kurrė mos lufto kundėr tė padukshmės se do tė luftosh kundėr hijės. Do tė shpenzohesh e nė jetėn tėnde s’ėshtė bėrė kurrėfarė transformimi; problemi i njėjtė do tė krijohet pėrsėri, dhe pėrsėri, dhe pėrsėri. Shikoje jetėn tėnde dhe do ta kuptosh se pėr ēka e kam fjalėn. Unė nuk po flas pėr ndonjė teori mbi mendjen, veēse pėr “fakte” qė kanė tė bėjnė me tė. E fakt ėshtė se: mendjen duhet shqyrtuar.

            Njerėzit vijnė dhe mė pyesin: “si ta realizoj mendjen e qetėsuar?” E unė i pėrgjigjem: “S’ka diēka tė ngjashme me mendjen e qetėsuar. Kurrė s’kam dėgjuar pėr diēka tė tillė.”

            Mendja kurrė nuk ėshtė e qetė, “jo-mendja” ėshtė e qetė. Vetė mendja kurrė s’mund tė jetė e qetė, e qetėsuar. Vetė natyra e vėrtetė e mendjes ėshtė me qenė e tendosur, me qenė konfuze. Mendja kurrė nuk ėshtė e kthjellėt, ajo nuk mund ta ketė kthjellėsinė sepse sipas natyrės ajo ėshtė kaotike, vransirė. Kthjellėsia ėshtė e mundur vetėm pa mendje, qetėsia ėshtė e mundur vetėm pa mendje, heshtja ėshtė e mundur vetėm pa mendje – pėr kėtė arsye kurrė mos tento ta realizosh mendjen e heshtur. Nėse provon, qė nga vetė fillimin do tė nisesh nė dimensione tė pamundura. Pėr kėtė arsye sė pari duhet ta kuptosh natyrėn e mendjes, se vetėm atėherė do tė mund tė bėsh diēka.

            Nėse shikon mė mirė, kurrė s’do tė gjesh diēka qė ėshtė mendje. Ajo nuk ėshtė gjėsend, ajo ėshtė proces; ajo nuk ėshtė gjėsend, ajo ėshtė ngjajshėm me masėn. Ekzistojnė mendime tė veēante, por ato lėvizin aq shpejtė saqė nuk mund t’ia shohėsh distancėn nė mes tyre. Nuk i sheh intervalet sepse nuk je mjaft i vėmendshėm dhe i zgjuar, kėshtu qė tė nevoitet njė depėrtim mė i thellė. Kur sytė e tu tė jenė nė gjendje tė shikojnė mė me kujdes, pėrnjėherė do ta vėresh njė mendim, mandej tjetri, e kėshtu me rradhė – por jo edhe mendjen.

            Masa e mendimeve, miliona mendime ta krijojnė pėrshtypjen se mendja ekziston. Ashtu ėshtė edhe me masėn. Miliona njerėz qėndrojnė nė grumbull; a ekziston ajo qė ne e quajmė masė? A mund ta gjesh masėn pa personin i cili qėndron aty? Por, ata janė sė bashku dhe bashkėsia e tyre ta ofron ndjenjėn se diēka si masa ekziston – derisa vetėm individėt ekzistojnė.

            Kjo ėshtė e para tė cilėn mund ta vėrejmi nė lidhje me mendjen. Vėshtro, dhe do t’i gjesh mendimet, por kurrė nuk do tė hasė nė mendje. Edhe kur kjo tė bėhet pėrvojė personale e jote - jo pėr atė se unė e kam thėnė, jo pėr atė se Tilopa ka kėnduar pėr atė, kjo nuk do tė ndihmojė. Por nėse kjo bėhet pėrvoja jote, dhe kjo bėhet fakt i njohjes sate personale, atėherė gjėrat papritmas do tė fillojnė tė ndryshojnė.

            Pasi qė e ke kuptuar esencėn mė tė vlerėshme mbi mendjen, kjo do tė ndikojė qė shumė gjėra rreth teje tė ndryshojnė.

 

 

            Vėshtroje mendjen dhe gjeje se ku ėshtė ajo, ēka ėshtė ajo. Do ta vėresh se mendimet notojnė dhe se nė mes tyre ka interval. Dhe nėse gjatė vėshtron, do ta shohės se ka ma shumė intervale sesa mendime, sepse ēdo mendim ėshtė i ndar nga njėri tjetri; nė tė vėrtetė, ēdo fjalė ėshtė e ndar nga tjetra. Dhe sa ma thellė qė shkon, do tė gjesh zbrazėsira gjithnjė e mė tė mėdha. Mendimi noton, mandej shfaqet zbrazėtia; mandej vjen mendimi tjetėr, pėrsėri zbrazėtia tjetėr pason.

            Nėse nuk je i vetėdijshėm, nuk do tė mund t’i shohėsh zbrazėtitė; do tė kapėrcesh nga njėri mendim nė tjetrin. Nėse bėhesh pėrsosėshėm i vetėdijshėm, do tė zbulohen kilomatra tė tėra zbrazėtie. Nė ato zbrazėtia ngjanė satori. Nė ato zbrazėtia e Vėrteta troket nė derėn tėnde. Nė ato zbrazėtia mysafiri vjen. Nė ato zbrazėtia Zoti konkretizohet, apo quje si tė duash. E kur vetėdija ėshtė e plotė, atėherė mbete vetėm zbrazėtia e pakufishme e hiēit.

            Njėjtė ėshtė edhe me retė: retė lėvizin dhe mund tė bėhen aq tė dendura sa qė mbulojnė tėrė qiellin dhe mos ta shohėsh. Ėshtė zhdukur kaltėrsia e pafundme, derisa ti je i mbuluar me re. Shiko atėherė, njė re ėshtė zhdukur, e reja tjetėr nuk ka hyrė nė fushėn tėnde tė vėshtrimit – pėrnjėherė shkėlqen kaltėrsia e pafundme qiellore.

            Njėjtė ngjanė edhe nė ty: ti je kaltėrsi e pafundme qiellore, e mendimet janė sikur retė tė cilat pluskojnė pėrreth teje, ndieje kėtė. Por zbrazėtitė ekzistojnė, qielli ekziston. Nėse e pėrjeton shkėlqimin e qiellit, kjo ėshtė satori, e nėse bėhesh si qielli, kjo ėshtė samadhi. Procesi i cili ēonė nga satori deri tek samadhi pėrbėhet nga depėrtimi i thellė i mendjes, asgjė tjetėr.

            E para: mendja nuk ekziston si entitet, ekzistojnė vetėm mendimet.

            E dyta: mendimet ekzistojnė tė ndara prej teje, ato nuk janė pjesė e natyrės sate, ato vijnė e shkojnė – ti mbetesh, ti ia del. Ti je sikur qielli: kurrė nuk vjenė, dhe kurrė nuk shkonė, gjithmonė je kėtu. Retė shkojnė e vijnė, ato janė fenomen momental, ato nuk janė tė pėrherėshme madje edhe nese pėrpiqesh tė kapesh pėr njė mendim, s’do tė mund ta mbash gjatė, ai do tė ikė, ai ka lindjen dhe vdekjen e vet. Mendimet nuk janė tujat, ato nuk tė pėrkasin ty. Ato vijnė si vizitorė, mysafir, por nuk janė nikoqire.

            Vėshtroj mė thellė, dhe atėherė do tė bėhesh nikoqir, e mendimet mysafire. Dhe si mysafire ato do tė jenė tė mrekullushme, por nėse krejtėsisht harron se je sundimtar, atėherė ato do tė bėhen sundimtare, e ti do tė jesh nė amulli. Pikėrisht ky ėshtė ferri. Kur je ti i zoti i shtėpisė, shtpėja tė pėrketė ty edhe nėse mysafirėt dojnė tė sundojnė. Pranoj, ke kujdes me to, por mos u identifiko me to, nė tė kundėrtėn, ato do tė bėhen sundimtare.

            Mendja bėhet problem sepse plotėsisht identifikohet me mendimet, kėshtu qė krejtėsisht ke harruar nė intervalin dhe se ato janė vizitore. Kurrė mos e harro atė qė mbetet, ajo ėshtė natyra jote, Tao yt. Gjithmon orientoje vėmendjen kah ajo qė nuk vjen kurrė dhe nuk shkon kurrė, e cili ėshtė sikur qielli. Ndryshoje geshtalt: mos e kthe vėmendjen nga vizitorėt, qėndro si sundimtar i rrėnjosur; vizitorėt do tė vijnė e do tė shkojnė.

            Natyrisht, ka mysafir tė mirė dhe tė kėqij, por nuk duhet tė brengosesh pėr kėtė. Nikoqiri i mirė do tė sillet me tė gjithė mysafirėt mirė, nuk do tė bėjė dallime. Nikoqiri i mirė ėshtė nikoqir i mirė, do tė vijnė mendimet e kėqija, ai ndaj tyre sillet si me mendimet e mira. Atij nuk i intereson se ēfarė janė mendimet.

            Ēka ke arritė ti qė ke bėrė dalllimin nė mes mendimeve tė kėqija dhe tė mira? Mendimet e mira i ke afruar afėr vetes, e tė kėqijat i ke hedhė. Heret a vonė do tė jesh i identifikuar me mendime tė mira; mendimet e mira do tė bėhen nikoqire. E ēdo mendim i cili bėhet sundimtar krijon mjerim – pėr shkak se ai nuk ėshtė i zoti shtėpisė; mendimi thotė se kjo ėshtė pronė e tij, e ti me tė identifikohesh. Identifikimi ėshtė sėmundje.

            Gurdhijeff zakonisht ka thėnė se gjithmon duhet vetėm njė gjė: tė mos identifikohesh me atė qė shkon e vjen. Do tė vijė mėngjesi, mandej mbrėmja vjen e shkon, do tė vijė edhe nata, e mandej pėrsėri mėngjesi. Ti mbetesh: jo si ti, sepse edhe ajo gjithshtu ėshtė mendim – por si vetėdije e pastėr; jo si emri yt, sepse edhe ajo ėshtė mendim. Vetėm si vetėdije e pastėr, pa emėr, pa formė; vetėm si pastėrti, vetėm si paformėsi, vetėm si paemėrtim, vetėm si fenomen i vėrtetė i qenies sė vetėdijshme – vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mbetesh i qėndrueshėm.

            Nėse identifikohesh, do tė bėhesh mendje. Nėse identifikohesh, do tė bėhesh trup. Nėse identifikohesh, do tė bėhesh emėr dhe formė atė qė hindusėt e quajnė: namarupa, emėr dhe formė – atėherė i zoti i shtėpisė nuk ėshtė mė. Atėherė e harronė amshimin, dhe momentalja tė bėhet kryesore. Momentalja ėshtė bota; amshimi ėshtė Zoti.

            Ky ėshtė fakti i dytė e rėndėsishme qė duhet ta arrishė, qė ti tė bėhsh zot shtėpie, e mendimet tė jenė mysafire.

            Nėse fillon tė vėshtrosh, sė shpejti do tė bėhesh i vetėdijshėm faktorit tė tretė. E treta ėshtė se mendimet janė ardhacake, bezdisės tė jashtėm. Asnjė mendim nuk ėshtė i yti. Ato gjithmon vijnė nga jasht, ti je vetėm urė. Zogjėt hyjnė nė njė derė, e nė tjetrėn dalin: pikėrisht kėshtu mendimet hynė dhe dalin nga ty.

            Ti konsideron se mendimet janė tuat. E jo veē kjo, ti madje lufton pėr to dhe pohon: “Ai ėshtė mendimi im, kjo ėshtė e vėrtetė.” Ti debaton, diskuton, pėrlahesh pėr to, mundohesh ta dėshmosh: “Ky ėshtė mendimi im.” Asnjė mendim nuk ėshtė i yti, asnjė mendim nuk ėshtė origjinal – tė gjitha mendimet janė tė huazuara. Tė gjitha ato janė nga dora e dytė sepse me miliona njerėz para teje i kanė pasur ato mendime. Madje mendimet janė shumė mė jashtė teje sesa gjėsendet.

            Njėherė fizikanti i madh Eddington kishte thėnė se sa ma thellė qė shkenca depėrton nė materie, gjithnjė e mė tepėr zbulon se materie ėshtė mendim. Kjo ndoshta ėshtė ashtu, unė nuk jam fizikant, edhe Eddington me siguri ka tė drejtė kur thotė se kur vėshtron mė thellė gjithnjė e mė qartė do ta shohėsh se materia ėshtė mendim. Por, dua tė ta them tė kundėrtėn: sa ma thellė qė depėrton nė vete, mendimet gjithnjė e mė tepėr do tė duken si materie. Nė tė vėrtet, kėto janė dy aspekte tė tė njėjtit fenomen: mendimi ėshtė materie, materia ėshtė mendim.

            Kur them se mendimi ėshtė materie, ēka unė me kėtė nėnkuptoj? Unė konsideroj se mendimin personal mund ta hedhėsh si gjėsendin. Kokėn e dikujtė mund ta gjuajsh me mendime sikur qė e bėn me gjėsend. Dikė me mendime mund ta vrasėsh, sikur ta bėsh kėtė me thikė. Mund ta japėsh mendimin tėndė si dhuratė, apo si infektim. Mendimet janė materie, ato kanė fuqi, por ato nuk tė pėrkasin ty. Ato vijnė tek ti, qėndrojnė njė kohė, dhe mandej tė braktisinė. I gjithė universi ėshtė i mbushur me mendime dhe materie. Materia ėshtė vetėm pjesė fizike e mendimit, e mendimet janė pjesė mendore e materies.

 

            Pjesė nga Libri “Tantra - kuptueshmėri supreme”