Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Rruga ime, rrugė e reve tė bardha

 Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALAJ

      

 

 

RRUGA IME, RRUGĖ E REVE TĖ BARDHA

 

 

Autorizimin ekskluziv pėr editimin e kėtij libri nė internet, e kane vetėm kėto faqe shqiptare:

 

www.syri3.com

www.sa-kra.ch

 

 

Shkarko librin falas nė sektorin

„Literaturė“

 

 

  

 

 

            DASHURIA + MEDITIMI ĖSHTĖ MOTOJA IME

 

            Nxėnėsi:

            “Osho, nė Perėndim, shumica e metodave pėr rritė shpirtėrore ėshtė e orientuar nė punėn grupore – inkaunteri dhe psikodrama, pėr shembull.

            Nė Lindje, po ashtu ekzistojnė ashramėt ku kėrkuesit jetojnė sė bashku, por duket sikur theksi bie mbi individin.

            A do tė na thoni diē lidhur me kėto dy qasje?”

 

            Osho:

            Ekzistojnė dy metoda pėr botėn e brendshme. Mund tė gjakoni pėr zhvillim pėrmes vetmisė, e mund tė zhvilloheni edhe pėrmes grupit. Dhe qė tė dy tipet kanė ekzistuar prejgjithmonė, madje edhe nė Lindje. Metodat e sufive janė metoda grupore. Nė Indi kėto metoda po ashtu kanė ekzistuar, por kurrė nuk kanė dominuar si nė Islam dhe nė sufizėm.

            Por, kjo ėshtė dukuri e re, sa i pėrket numrit – tashi i tėrė Perėndimi ėshtė i orientuar nė punė grupore. Kurrė mė parė nuk ka pasur aq shumė grupe tė frymėzuarish, e as aq shumė njerėz qė punojnė pėrmes tyre – siē janė sot nė Perėndim.

            Pėr kėtė, nė njėfarė mėnyre, mund tė themi se Lindja ėshtė e orientuar nė pėrpjekjet individuale, sakaq Perėndimi sot ėshtė i orientuar nė metodat grupore. Pse ėshtė kėshtu? Prej nga ai dallim? Dhe pse ekziston kjo?

            Metodat grupore ekzistojnė vetėm nėse egoja juaj ka ardhur deri te pika ku ėshtė bėrė shumė e rėndė pėr t’u bartur. Kur egoja vjen deri tek kjo pikė, atėherė tė jesh vetėm ėshtė shumė vėshtirė, atėherė vetmia ėshtė shumė e dhembshme, dhe pėr kėtė grupet bėhen tė rėndėsishme – pasi qė nė grup ju mund ta tretni egon tuaj.

            Nėse egoja ende nuk ėshtė zhvilluar deri nė atė masė, atėherė metodat individuale do tė ofrojnė ndihmė tė madhe. Mund tė izoloheni diku nė bjeshkė, apo tė jetoni nė ashram me Mjeshtrin, por prapėseprapė tė punoni tė pavarur - ju e bėni meditimin tuaj, tė tjerėt e bėjnė tė vetin; kurrė nuk punoni sė bashku.

            Nė Indi hindusėt pėrherė janė lutur vetėm, kurrė nė grup. Lutja grupore ka qenė e panjohur gjithnjė derisa Islami nuk depėrtoi nė Indi. Myslimanėt pėrherė luten nė grupe, hindusėt – pėrherė nė vetmi; madje edhe kur hyjnė nė tempull pėr lutje, ata e bėjnė nė vetmi – nė tempull ėshtė vetėm besimtari dhe Zoti i tij.

            Kjo ėshtė e mundur vetėm nėse egoja nuk ėshtė ndihmuar tė rritet deri nė pikėn ku pas saj ajo vetė bėhet ngarkesė. Nė Indi, kurrė kurrkush nuk i ka ndihmuar egos qė tė rritet e tė piēet – qė nga fillimi, tė gjithė janė kundėr saj. Pra, ju rriteni pėrmes egos, por ajo ego bėhet e mjegullueshme dhe e paqartė – ju edhe mė tutje mbeteni tė pėrulur; nuk jeni kurrė egoist i vėrtetė. Akoma egoja nuk e ka mbėrritur kulmin nė ju, akoma ėshtė nė rrafshirė. Ju jeni egoistė, pasi qė secili gjithsesi ėshtė i tillė, por nuk jeni plotėsisht egoisė. Ju gjithnjė mendoni se kjo ėshtė e gabueshme dhe sė kėndejmi gjithnjė e largoni nga vetvetja. Nė situata tė caktuara dikush mund tė ju provokojė nė atė masė sa egoja tė ju vijė gjer tek vlimi – por rėndom, kjo nuk ėshtė kulmi, por rrafshira.

            Nė Indi, egoja ėshtė mu si hidhėrimi – nėse dikush ju provokon, ju jeni tė hidhėruar; nėse askush nuk ju provokon, nuk jeni tė hidhėruar. Nė Perėndim, sakaq, egoja ėshtė bėrė permanente. Egoja nuk ngjan nė hidhėrim por nė frymim. Nuk ka nevojė qė perėndimorit t’ia provokoni egon – ajo ėshtė gjithmonė aty, ajo ėshtė dukuri konstante.

            Shkaku i kėtij egofenomeni, grupi ėshėt bėrė ndihmesė e fuqishme. Duke punuar pėrmes grupit, ju egon tuaj mund ta lini pėranash shumė lehtė.

            Pėr kėtė shkak, dhe kjo jo vetėm nė religjion, veēse edhe nė politikė, po ashtu, disa gjėra mund tė qėndrojnė vetėm nė Perėndim: fashizmi, pėr shembull, mund tė ekzistojė nė Gjermani, nė vendin mė egoistikė tė Evropės. Nuk ekziston asgjė qė pėr nga eoizmi do tė mund tė matej me egon gjermane. Prandaj Hitleri u shfaq pikėrisht atje – atje ėshtė secili egoist dhe pėr kėtė secili ka nevojė qė tė shkrihet nė masė.

            Simbolet naciste, miliona njerėz qė marshojnė nėn pishtarė – ju mund tė humbisni nė atė pamje, nuk ka nevojė qė ta ruani veten. Ju bėheni marsh, ritėm, muzikė, tinguj magjikė dhe udhėheqėsi karizmatik, Adolf Hitler. Tė gjithė me ngulmim shikojnė nė tė, e tėrė masa prapa jush ėshtė si oqeani – dhe ju pėrnjėherėsh bėheni vetėm valė; ndiheni mirė, e ndieni freskinė, rininė, lumturinė. E harroni secilin mjerim, dhembje, vetmi, tėhuajsim. Mė nuk jeni vetėm. Aq shumė njerėz janė orientuar kah i njėjti objekt. Individualiteti juaj hedh ēdo brengė private. Pėrnjėherėsh, ēdo gjė nė ju hapet – ndieni lehtėsi, sikur fluturoni.

            Hitleri ka qenė i suksesshėm, por jo shkau se ka pasur ndonjė filozofi tė rėndėsishme - filozofia e tij ka qenė absurde, infantile, e papjekur – jo shkaku se ia ka dalur ta bindė popullin gjerman se ka tė drejtė... Jo. Ēėshtja vėrtet nuk qėndron kėtu. Ėshtė shumė vėshtirė tė bindėsh gjermanėt pėr ēkadoqoftė – sepse ata janė logjikues tė mėdhenj, tė kuptueshėm janė mbi ēdo masė. Gati se ėshtė e pamundur t’i bindėsh – e tė jenė tė bindur nga ana e njė Hitleri ėshtė vėrtet e pamundur. Jo, ai kurrė edhe nuk provoi t’i bindė. Vetėm se krijoi fenomenin hipnotik grupor.

            Dhe kjo i ka bindur.

            Ēėshtja nuk ka qėndruar nė atė se ēka Hitleri po thotė. Ēėshtja ka qėndruar nė atė se ēka njerėzit kanė ndier derisa i kanė brohoritur nė grup, derisa tė gjithė sė bashku kanė qenė vetėm masė. Pėr tė gjithė ata – kjo ka qenė njė pėrvojė e tillė lehtėsuese sa qė tė gjithė sė bashku kanė qenė tė bindur se ia vlen ta dėgjojnė; edhe qė ta pasojnė, natyrisht. Ēkado qė tė ketė folur ai – mirė apo gabimisht, logjikisht apo jologjikisht, me mend apo plotėsisht budallallėk – pėr ta ka qenė mirė. Aq shumė tė gjithė ata kanė qenė tė ngarkuar me vetveten saqė memzi kanė pritur qė tė shkrihen me masėn. Pėr kėtė shkak tė gjitha ato marrėzi grupore - nacizmi, fashizmi – kanė mundur tė lindin vetėm nė Perėndim.

            Nė Lindje vetėm Japonia ka mundur ta pasojė Hitlerin, pasi qė Japonia ėshtė diēka e ngjashme me provincėn lindore gjermane. Japonia ėshtė vendi mė perėndimor i tėrė Lindjes. E njėjta dukuri edhe atje ėshtė shfaqur, prandaj ai ėshtė bėrė aleat i asaj marrėzie kolektive.

E njėjta ndodh edhe nė fushat tjera – nė religjion dhe psikologji, po ashtu. Meditimet grupore i kanė ndodhur Perėndimit, dhe kanė pėr t’i ndodhur edhe pėr njė kohė tė gjatė. Kur qindėra njerėz janė sė bashku – do tė jeni tė befasuar, sidomos ju qė nuk e keni tė afėrt tipin perėndimor tė mendjes – duke u mbajtur pėr duarsh, qindėra njerėz vetėm rrinė, qindėra njerėz vetėm rrinė duke u mbajtur pėr duarsh dhe e ndiejnė njėri-tjetėrin, dhe pėrjetojnė entuziazėm tė plotė.

            Njerėzit nga India, me atė rast nuk kanė pėr tė ndier thjeshtė asgjė. Hindusėt do tė thonė: “Ē’marrėzi! Tė bėsh rreth duke u mbajtur pėr duarsh – ē’entuziazėm mund tė jetė ai? Si mund tė ndodhė qė ata tė jenė ekstatikė? Mė sė tepėrmi qė ata mund tė pėrjetojnė ėshtė djersitja e duarve tė atij pranė teje.”

Por, nė Perėndim, me qindėra njerėz mbahen pėr duarsh dhe ēmenden nga gėzimi. Pse? Sepse madje edhe kapja dorė pėr dore ėshėt bėrė gjė gati e pamundshme shkaku i madhėsisė sė egos. Madje edhe burri e gruaja nuk janė sė bashku. Tymi i familjes ėshtė zhdukur – kjo ka qenė dukuri grupore. Edhe shoqėria ėshtė zhdukur. Nė Perėndim sot, kėtė mund ta themi lirisht, gati qė edhe nuk ka shoqėri. Lėvizni plotėsisht tė vetmuar.

            Nė Amerikė – kam lexuar statistikat – njeriu shpėrngulet nė qytetin tjetėr nė ēdo tri vjet. Nė Indi familje tė tėra shumėzohen dhe vdesin nė njė fshat tė vetėm. Ata janė thellėsisht tė rrėnjosur pėr trollin nė tė cilin qėndrojnė. Ata janė nė marrėdhėnie me secilin – i njohin tė gjithė, e edhe ata secili i njeh. Ata nuk janė pėr askė tė huaj. Hindusi jeton si pjesė e fshatit; ai i tillė edhe ėshtė. I lindur ėshtė nė fshat, dhe ka pėr tė vdekur po aty.

            Nė Amerikė njerėzit mesatarisht shpėrngulen nė ēdo tri vjet. Ky ėshtė civilizimi mė nomad-ial nė botė: vagabondė – pa shtėpi, pa familje, pa qytete, pa fshatra, pa vatėr tė vėrtetė. A mund tė rrėnjoseni nė afatin prej dy-tri vjetve? Kudo qė tė jeni, ju jeni tė huaj. Masa ekziston rreth jush, por ju me tė nuk keni krrfarė marrėdhėniesh, prandaj e tėrė barra ėshtė plotėsisht individuale.

            Derisa rrini nė grup, pėr shembull grupi inkaunter, duke prekur trupin e njerėzve tė tjerė, ju bėheni pjesė e asaj komune. Me prekjen e duarve tė huaja, duke rėnė pranė trupave tė huaj ju e ndieni njėsimin – ju ndodh entuziazėm i vėrtetė shpirtėror. Qindėra njerėz vallėzojnė, duke u prekur, lėvizin nė atė bashkėsim dhe bėhen tė bashkuar. Njerėzit shkrihen njėri nė tjetrin, egoja ngadalė zhduket dhe e tėrė kjo bėhet pėrjetim i vėrtetė faltorial.

Politikanėt krejt kėtė e kanė shfrytėzuar pėr qėllime destruktive, kurse shpirtėrorja kėtė tė njėjtėn e shfrytėzon pėr njė gjė shumė kreative – meditimin.

            Nė Lindje njerėzit janė sė tepėrmi nė bashkėsi. Sė kėndejmi, kurdo qė njerėzit nga Lindja dėshirojnė tė pėrshpirtėzohen, ata ikin nė Himalaje. Ka sė tepėrmi shoqėri gjithkah pėrreth. Dhe ata nuk janė tė stėrngopur me vetveten, veēse me shoqėrinė. Dhe ky ėshtė ai dallimi.

            Nė Perėndim njerėzit janė tė stėrngopur me veten dhe sė kėndejmi e dėshirojnė njėfarė ure pėr tė komunikuar me tė tjerėt, pėr t’iu ofruar tė tjerėve – pėr tė pushuar nga vetvetja. Nė Lindje, njerėzit janė tė stėrngopur me tė tjerėt prandaj e dėshirojnė vetminė – pėr tė pushuar nga shoqėria. Nė Lindje, njerėzit ikin nga shoqėria. Nė Perėndim, njerėzit ikin nė shoqėri. Pėr kėtė shkak nė Lindje kemi metodat individuale, kurse nė Perėndim punėn grupore.

            E ēka bėj unė? – sepse metoda ime ėshtė sintezė. Nė fillim tė meditimeve dinamike ju jeni pjesė e grupit. Nė fund, grupi zhduket dhe ju jeni nė vetmi tė plotė. Dhe unė kėtė e bėj nga arsye tė veēanta, pasi qė edhe Lindja edhe Perėndimi bėhen tė parėndėsishėm – Lindja lėviz kah Perėndimi, Perėndimi lėviz kah Lindja. Deri nė vitet dymijė nuk do tė ketė dallim nė mes tė Lindjes dhe Perėndimit – do tė jetė ajo po e njėjta botė.

            Kjo ndarje gjeografike edhe ashtu ka zgjatur tepėr gjatė. Teknologjia kaherė e ka urėzuar, por shkaku i shprehive nė mendjet tona, duket sikur ajo ndarje akoma po zgjat. Por, jo: kjo zgjat vetėm si dukuri mentale dhe asgjė tjetėr. Deri nė fund tė shekullit, nuk do tė ketė as Lindje as Perėndim, veēse vetėm bota njė dhe unike. Ata tė cilėt mund tė shohin, e kanė parė kėtė fakt qė kur.

            Sinteza do tė jetė e nevojshme – edhe grupi edhe individi. Ju nė fillim punoni nė grup, e nė fund, bėheni plotėsisht tė vetvetes.

            Fillojmė nga shoqėria dhe e arrijmė vetveten. Mos ikni nga bashkėsia – jini nė botė e jo pranė botės. Jini nė marrėdhėnie, por edhe pėrkundėr marrėdhėnieve jini vetėm. Duani dhe meditoni. Meditoni dhe duani.

            Ēkado qė tė ketė qenė mė parė – nuk ėshtė me rėndėsi; ēkado qė tė vjen - po ashtu nuk ėshtė me rėndėsi. Meditoni dhe duani nėse jeni mashkull. Duani dhe meditoni nėse jeni femėr – por mos zgjidhni.

           

Dashuri + meditim ėshtė motoja ime.

 

 

            Pjesė nga libri "Rruga ime, rrugė e reve tė bardha"