Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (5)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (5)

 

Kapitulli i dhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

            Njė ditė ai mė nuk mundi ta pėrmbante veten. Ai mori njė barkė me motor dhe shkoi nėpėr liqen. Ata tre tė varfėritė i ranė nė kėmbėt duke i thanė: “Pse e keni bėrė kėtė udhėtim tė gjatė e tė lodhshėm? Keni mund tė na informoni dhe ne do tė kishim ardhur.”

            Ai kishte qenė thjesht, pak i ftohėt, kur e kishte parė naivitetin e tyre. Por iu kishte thėnė: “A po mendoni ju se jeni tė shenjėt?”

            Ata ishin pėrgjigjur: “Ne nuk e dimė se ēfarė do tė thotė i shenjėt.”

            Ai kishte thėnė: “Pėrse njerėzit po vijnė t’ju adhurojnė juve?”

            Ata thanė: “Ky ėshtė problem pėr ne!!! Ne nuk i duam ata - kjo ėshtė arsyeja pse ne kemi ardhur pėr tė jetuar kėtu, nė izolim, larg nga fshati. Por njerėzit janė tė ēmendur; ata vazhdojnė tė vijnė kėtu. Dhe ne po vazhdojmė duke iu  thėnė se nuk dimė asgjė, jemi vetėm njerėz tė thjeshtė, njerėz tė varfėr.”

            Tash kryepeshkopi iu kthye sjelljes sė pėrditshme prej kryepeshkopi. Ai iu tha: “Atėherė dėgjoni: Sė pari mė thoni, cila ėshtė lutja e juaj?”

            Te tre ata shikuan njėri tjetrin dhe thanė: “Ti tregojė atij.”

            Kryepeshkopi iu tha: “Ēdonjėri prej jush mund tė ma thotė, nuk ka pyetje – vetėm ma thoni ēfarė ėshtė lutja.”

            Ata thanė: “Ne jemi shumė tė zėnė ngushtė, sepse ne nuk dimė asnjė lutje. Duke mos ditur asnjė lutje ne kemi krijuar tonėn - ju lutemi na i falė. Lutja jonė ėshtė: “Perėndi, ju jeni tre, edhe ne jemi gjithashtu tre - Ki mėshirė pėr ne.” Kjo ėshtė e tėra - lutjet mė tė gjata ne nuk mund tė mbajmė nė mend. Kjo ėshtė e thjeshtė dhe kuptimplote pėr ne: “Ju jeni tre, ne jemi tre - Ki mėshirė pėr ne.”

            Kryepeshkopi kishte nisė tė qeshė. Ai iu tha: “Kjo qenka njė lloj i ēuditshėm i lutjes! Unė do t’jua tregoj lutjen e autorizuar nga kisha, dhe ju harrojeni kėtė lutje. Kjo nuk ėshtė lutje, kjo ėshtė e tėra absurde!”

            Ata thanė: “Ju mund tė na mėsoni; ne jemi nė dispozicion. Vėshtirėsia e vetme ėshtė, ajo nuk duhet tė jetė shumė e gjatė, nuk duhet tė ketė fjalė tė mėdha, pėrndryshe ne do ta harrojmė atė.”

            Ai ua tha atyre lutjen nė tėrėsi. Ata ishin shumė tė pikėlluar, dhe ata i thanė: “Ju lutemi tė na i pėrsėritni atė edhe njė herė - ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u mbajtur nė mend. Por ne do tė pėrpiqemi nė tri pjesė: njė pjesė njėri prej neve do ta mbaj nė mend, pjesėn tjetėr i dyti do ta mbaj nė mend, pjesa e tretė i treti do tė mbaj nė mend. Nė kėtė mėnyrė ne do tė bėjmė atė. Ju pėrsėritna atė tė paktėn edhe njė herė.”

            Kryepeshkopi pėrsėriti lutjen edhe njė herė. Ata te tre prekėn kėmbėt e tij me ballė, dhe ai shumė u gėzua nga kjo. Ai ishte duke menduar se ky do tė ishte njė takimi, por kėta ishin njerėz tė varfėr, injorant. Ai hyri nė barkė e tij, shumė i lumtur se kishte bėrė njė akt tė virtytshėm tė transformimit tė tre idiotėve nė rrugėn e drejtė tė fesė.

            Nė mes tė liqenit ai ishte befasuar, tė tre kishin qenė duke ardhur, duke nxituar nėpėr ujė! Ai ishte aq i frikėsuar - kėtė herė me tė vėrtetė i irrituar! Ai ishte dridhur: “ O Zoti im, ēfarė po ndodh.”

            Ata e arritėn barkėn dhe i thanė Kryepeshkopit: “Ju lutemi, edhe njė herė! Ne e harruam lutjen.”

            Kryepeshkopi iu tha atyre: “E harruat lutjen time; ju vazhdoni me tuajėn. Unė gabova qė ju shqetėsova, ju lutem mė falni. Ju vetėm kthehuni: “Ju jeni tre, ne jemi tre – ke mėshirė pėr ne.” Prej sot edhe unė gjithashtu do ta bėj lutjen tuaj, sepse edhe unė jam tre - unė, gruaja ime dhe djali im. Kjo pėrshtatet dhe ėshtė e thjeshtė – edhe funksionon!”

            Religjionet duhet tė jenė tė thjeshta, individuale, ēėshtje individuale, sikur dashuria. Ju nuk keni organizata pėr dashuri; ju nuk ndėrtoni kisha dhe sinagoga dhe tempuj dhe xhami pėr dashuri. Por nė dashuri tė paktėn dy persona janė tė pėrfshirė - nė lutje ju jeni absolutisht vetėm.

            Ajo ėshtė bukuri e vetmisė, dėlirėsi e vetmisė, qetėsi e pandotur, qetėsi e vetmisė nė tė cilėn ju bėheni tė vetėdijshėm pėr bukurinė e madhe tė ekzistencės, tė bekimit tė madh qė ju rrethon. Por ju jeni tė humbur, sepse sytė tuaj janė mbuluar nga krishterimi, hinduaizmi, xhainizmi, budizmi, myslimanizmi.

            Unė dua t’jua kthej prapė sytė tuaj.

            Dhe unė dua qė ju tė merrni pėrgjegjėsinė pėr ta gjetur tė vėrtetėn vetė.

            Tė mos vareni nga dikush tjetėr, sepse ēdo varėsi ėshtė njė skllavėrie. Dhe njerėzit qė dua qė ju tė varet nga ata - si Papa dėshiron qė ju tė vareni nga ai – dhe kėtė thjesht e bėjnė, nė emėr tė fesė, njė perandori tė pafund tė skllavėrisė.

            Vetėm pak ditė mė parė unė pashė shpalljen e tij: “Unė kam dėgjuar se disa katolikė janė rrėfyer tek Zotit direkt. Ky ėshtė mėkat. Askush nuk mund tė rrėfehet direkt, nuk mund tė jetė nė komunikim tė drejtpėrdrejt me Perėndinė, ai duhet tė shkojė nėpėrmjet priftit.” Ēuditshėm, ju nuk mund tė rrėfeheni para Zotit drejtpėrsėdrejti! Realiteti ėshtė se pėr shkak se nuk ka Zot, nė qoftė se ju filloni tė hetoni individualisht, ju do tė gjeni se Perėndia ėshtė gėnjeshtėr mė e madhe qė i ėshtė thėnė tė gjithėve. Prifti ėshtė i nevojshėm pėr ta ruajtur kėtė gėnjeshtėr.

            Kjo s’ka tė bėj asgjė me Zotin, kjo ėshtė tėrėsisht politike. Ai ka njė dosje pėr ju. Ai e di atė qė ju po bėni me gruan e fqiut tuaj, ai e di se sa herė ju keni vjedhur gjėra, ai e di se sa herė ju keni marrė droga tė cilat janė tė paligjshme. Ai e di ēdo gjė qė ėshtė e gabuar pėr ju - dhe kjo ėshtė fuqia e tij mbi ju. Ju nuk mund tė largoheni nga delet, ju duhet tė mbeteni dele.

            Nėse filloni drejtpėrdrejtė t’i rrėfeheni Zotit, e tėrė strategjia e mbajtjes suaj nė njė kamp pėrqendrimi psikologjik tė skllavėrisė do tė dėshtoj.

            Kėshtu qė Papa le tė bėj ēfarėdo qė dėshiron ai: unė do tė vijė nė Itali, dhe unė jam duke shkuar pėr ta sfiduar atė nė Vatikanin e tij pėr ēdo ēėshtje fundamentale tė fesė. Nėse ai nuk ka guxim, ai mund tė shkojnė nė njė tjetėr turne botėror, kur unė jam aty. 

 

 

 

            Pyetja e dytė

 

            Nostradamus, parashikues tradicional, ka shkruar se antikrishti do tė vijė para pėrfundimit tė kėtij shekulli. A keni ndonjė ide se kush mund tė jetė ai i ashtuquajturi antikrisht?

 

            Unė kam idenė absolute se cili ėshtė Antikrishtit: Papa polak.

            Dhe kur them kėtė, unė nuk jam duke e thėnė pa ndonjė arsyetim prapa saj. Ēdo fe ėshtė shkatėrruar nga priftėrinjtė e saj.

            Nė Lindje ėshtė njė alegori e lashtė pėr njė dreq tė sapo rekrutuar, qė me vrap vjen tek mjeshtri plak (dreqi i madh), i djersitur, i zemėruar dhe i fyer. Ai i thotė: “Ēfarė po bėnė kėtu duke pirė cigare Havana? A nuk je i vetėdijshėm se njė njeri nė tokė e ka zbuluar tė vėrtetėn. Nėse ai kėtė ia shpėrndanė popullit, i tėrė biznesi ynė do tė shkatėrrohet!”

            Dreqi plak vazhdoi tė pinte cigare dhe tė qeshej. Ai i tha: “Mos u mėrzit biri im. Ti je i ri – ti nuk e dinė strategjinė tonė. Priftėrinjtė e mi veē kanė arrit atje; ata e kanė rrethuar njeriun. Ata tash nuk do tė lejojnė asgjė tė arrijė tek populli e painterpretuar.

            “Ata janė shėrbėtorė e mi, por ata do tė pretendojnė tė jenė priftėrinj e tij. Ata do t’i shkruajnė librat e tij, ata do ta interpretojnė filozofinė e tij. Ata do tė bėjnė njė kishė, dhe ata do t’i konvertojnė njerėzit. Ata nuk do tė lejojė askėnd tė arrijė tek ai njeri direkt - ne nuk lejojmė askėnd qė tė arrijė tek e vėrtetėn direkt. Gjithkush ka pėr tė shkuar nėpėrmjet kanalit tė drejtė, dhe kanali i drejtė ėshtė prifti. Dhe tė gjithė priftėrinjtė janė punėtorėt e mi, kėshtu qė mos u shqetėso. Qetėsohu. Urdhėro njė cigare Havana.”

            Dreqi i ri i tha: “ Kjo ėshtė e ēuditshme, sepse pashė shumė tė shenjėt kur i shikoja njerėzit e ulur rreth njeriut.”

            Dreqi plak iu pėrgjigj: “Po, ata janė njerėzit e mi – ekspert tė famshėm. Kjo ka ndodhė shumė herė: shumė njerėz e kanė zbuluar tė vėrtetėn, por priftėrinjtė e mi gjithmonė e kanė prishur atė. E vėrteta kurrė nuk ka qenė nė gjendje tė arrijė tek populli; ajo qė arrin tek populli ėshtė shtrembėrim.”

            Papa polak ėshtė Antikrishti.

            Dhe njėzet shekujt e kėtyre polakėve dhe papėve dėshmojnė se ēdo gjė qė ata kanė bėrė ėshtė kundėr Krishtit. Ata Krishtin e quajnė “princi i paqes”, dhe tė gjithė papat i kanė vazhduar kryqėzatat, luftėrat religjioze; shkatėrrimin e fshatrave, vrasjen e njerėzve – ēifutėt dhe myslimanėt luftojnė pandėrprerė, i djegin njerėzit e gjallė; digjeshin gratė e gjalla vetėm pėr njė arsye tė thjeshtė se dikush ka dyshuar se ato gra ishin magjistare.

            Tash, fjala “magjistare” ėshtė fjalė e bukur. Kjo do tė thotė njė grua e menēur, nuk ka asgjė tė keqe nė kėtė. Por kėto gra tė menēur janė tė rrezikshme pėr priftėrinjtė, tė cilėt nuk mund tė lejojnė asnjė konkurrentė, kėshtu qė sot fjala “magjistare” ėshtė bėrė poshtėruese. Ata duhet tė kenė djegur mijėra gra tė bukura, duke i detyruar tė rrėfehen se ato ishin shtriga. Dhe kuptimin e magjistares ata arritėn ta shpikin se ato gra ishin nė njė marrėdhėnie seksuale me djallin.

            Djalli nuk ekziston; si mund tė keni ju njė marrėdhėnie seksuale me tė? Por nė mesjetė ato gra janė torturuar pėr ēdo ditė. Sė fundi gratė hoqėn dorė, duke parė qė nuk ka shpresė - nėse ato nuk e pranojnė ata do tė jenė vazhdimisht tė torturuar, dhe njė herė ato rrėfeheshin, mandej ato digjeshin.

            Tortura duhet tė ketė qenė e madhe, sepse askush nuk do tė zgjidhte pėr tu djegur i gjallė nėse torturės ishte mė e dhimbshme se sa duke u djegur i gjallė. Ato pranuan: po, ato kishin qenė tė lidhur seksualisht me djallin, pasi ato e kishin pranuar kėtė, ato u dogjėn tė gjalla.

            Mijėra njerėz janė vrarė nga kėta njerėz tė cilėt pėrfaqėsojnė “princin e paqes”. Dhe ēfarė paqe kanė sjellė kėta nė botė? Ju mund tė shihni: tė dy luftėrat botėrore kanė qenė tė zhvilluara nė pjesėn e krishterė tė botės, dhe lufta e luftės sė tretė do tė luftohet gjithashtu nė pjesėn e krishterė tė botės.

            Kėta njerėz nuk janė pėrfaqėsues tė paqes, por tė vdekjes!

            Kėshtu qė unė them kategorikisht se Antikrishti ėshtė tashmė nė Vatikan. Ai ka filluar duke bėrė mė tė keqen qė mund tė bėhet pėr njerėzimin. Ai po i predikon tėrė botės kundėr kontrollit tė lindjes, kundėr hapave tė shtatzėnisė, kundėr abortit. Kjo ėshtė e mjaftueshme, se do ta shkatėrrojė tėrė botėn pėrmes urisė, pėrmes varfėrisė.

            Pikėrisht tash nė botė ka rreth pesė miliard njerėz – dhe toka ėshtė e aftė tė mbėshtesė gėzueshėm jo mė shumė se njė miliard njerėz. Njė miliard njerėz mund tė jetojnė nė kėtė tokė nė vallėzim, nė ekstazė – por pesė miliard?!!! Dhe deri nė fund tė kėtij shekulli bota do t’i ketė gjashtė miliard njerėz. Nga mbipopullimi absolutė – nuk do tė ketė nevojė pėr armė nukleare – njerėzimi mund tė bėj vetėvrasje.

            Pėrgjigja ime ėshtė absolutisht e qartė: Papa polak ėshtė Antikrishti, tė gjithė papat kanė qenė - dhe jo vetėm nė krishterim, por nė tė gjitha religjionet.

            Nėse shikoni nė historinė e religjioneve, do tė befasoheni: Gautam Buda u rebelua kundėr brahmanizmit pėr shkak se ishte krijuar njė shoqėri shumė e vdekur nė Indi me anė tė sistemit tė kasteve. Dikush kishte lindur i lartė, dikush kishte lindur i ulėt dhe klasa mė e ulėt ka qenė e paprekshme. Jo vetėm qė ishin njerėz tė paprekshėm, madje edhe hijet e tyre ishin tė paprekshme.

            Ēfarė ka bėrė njeriu nė njeri, vlen tė kujtohet nė mėnyrė qė ne mos ta bėjmė atė pėrsėri.

            Nė Indi, klasa mė e ulėt - qė do tė thotė njė e katėrta e Indisė - duhej tė bėrtisnin me zė tė lartė, me njė zile nė duart e tyre, duke u thėnė atyre qė ishin nė rrugė: “Ju lutemi largohuni”. Dhe ata e kishin njė fshesė ngjitur mbrapa tyre, kėshtu qė ngado qė kalonin fshesa e pastronte atė vend. Dhe nė qoftė se dikush rastėsisht ka ndodhur tė jetė prekur nga hija e tyre, ai kishte pėr ta bėrė njė dush qė ta pastrojė veten e tij. Ofendim i tillė nuk ėshtė bėrė askund ... mizori e tillė!

            Buda u rebelua kundėr tij, por e ēuditshme ėshtė fakti se tė gjithė njerėzit qė i kanė shkruajtur librat e Budės kanė qenė brahman. Tė gjithė dishepujt qė kanė qėndruar pranė tij kanė qenė brahman. Ēuditshėm! Mahavira, njė tjetėr mėsues i madh, i xhainizmit, ishte gjithashtu kundėr hinduaizmit dhe brahmanizmit dhe sistemit tė kasteve, por tė gjithė nėntė Apostujt e tij ishin brahman. Unė mendoj se shembullin tė cilėn ju tregova tash nuk ėshtė vetėm njė shembull, por ėshtė njė e vėrtetė.

            Kėta brahman kanė bėrė gjithēka qė kanė mundur pėr ta zbutur. Ata kanė ndryshuar fjalėt e Budės; ata kanė interpoluar interpretimet e tyre nė to. Ju nuk mund tė jenė tė sigurt se ajo qė ėshtė thėnė nga Buda apo nga njerėzit qė i kanė shkruar kėto gjėra, nuk ka asnjė mėnyrė qė nuk ka personifikime. Jam i sigurt se ka fjali qė Buda nuk ka mundur t’i thotė. Jam i sigurt se ka fjali qė njė Mahavira nuk ka mundur t’i thotė, sepse ato fjali dėshmojnė injorancėn absolute, jo mendjen e ndritur.

            Kėshtu qė armiqtė e vėrtetė nuk janė njerėzit tė cilėt janė kundėr, armiqtė e vėrtetė janė gjithmonė ata qė janė tė afėrt me ju. Kush e tradhtoi Jezusin? Njė nga dishepujt e tij mė intim, Juda. Dhe pėr ēfarė? - vetėm pėr tridhjetė monedha argjendi, ai e shiti mėsuesin e tij. Po t’i kishte thėnė dikush: “Juda ėshtė personi i cili ėshtė Antikrishtit me ju” askush nuk do ta kishte dėgjuar. Por tash ne e dimė se ai ishte Antikrishti.

            Djali i axhės sė Gautam Buda, i cili ka jetuar me tė dhe ka qenė dishepull i tij pėr shumė vjet – Devadata – nė fund e ka tradhtuar atė dhe e ka shpallur vetveten si Buda i vėrtetė. Ai i mori me vete pesė mijė dishepuj dhe e shpalli nėpėr tėrė vendin se: “Guatam Buda ėshtė i rrem; unė jam i vėrtetė.” Dhe ai ishte djalė i axhės sė Budės, tė cilin Buda e ka dashur shumė. Buda ka qenė aq i afėrt me tė saqė ndoshta atė do tė kishte zgjedhur si pasues tė tij.

            Mahavira ėshtė tradhtuar nga dhėndri i tij, i cili gjithashtu ka qenė dishepull i tij. Vajza e tij ishte dishepull, dhėndri ishte dishepull – por dhėndri shumė insistonte qė ai duhet tė shpallet si pasardhės i tij.

            Mahavira tha: “Unė nuk do tė vdes tash; edhe tridhjetė vjet tė ardhshme do tė jem kėtu – mos nxitoni.”

            Por dhėndri i tij ishte brengosur se mos dikush mė i aftė, mė i artikuluar mund tė shfaqet. Ai pėrfundimisht iu kėrcėnua Mahavirės se nėse ai nuk e shpallė atė si pasardhės ai do tė rebelohet dhe do ta shpallė veten si tė vetmin mjeshtėr tė vėrtetė tė xhainizmit; Mahavira ėshtė vetėm njė hipokrit. Dhe ai e bėri kėtė, ai i mori me vete mijėra dishepuj tė Mahavirit.

            Pra, nuk ėshtė vetėm njė shembull.

            Nė qoftė se Antikrishti mund tė jetė lindur kudo, atėherė vendi ėshtė nė Vatikan. Dhe ky njeri, Papa polak, pėrkryeshėm i pėrshtatet. Ėshtė koha e duhur: njerėzimit po i vjen fundi. Nėse njė ringjallje e madhe shpirtėrore nuk ndodhė pėr ta parandaluar njė vetėvrasje globale, nėse individėt nuk fillojnė tė marrin vetė pėrgjegjėsinė e tyre - nė qoftė se ata nuk i braktisin tė ashtuquajturit liderėt e tyre dhe kishat e tyre dhe librat e shenjta tė tyre - bota nuk do tė mbijetojė gjatė.

            Pėrpjekja ime ėshtė thjeshtė, t’ju bėj tė vetėdijshėm se ende ka kohė – jo shumė, por ende ka kohė. Nėse tė gjithė individėt nga tė gjitha religjionet thjesht, deklarohen se mė nuk janė hindusė, tė krishterė, budistė - ata kėrkojnė liri tė plotė pėr veten e tyre dhe ata e marrin pėrgjegjėsinė e tyre pėr veten e tyre, ata nuk duan tė jenė tė shpėtuar nga dikush tjetėr. Kjo ėshtė e shėmtuar, e cila ėshtė nėnēmuese pėr veten, fyerje pėr vet veten tuaj. Por, “Nė qoftė se unė mund tė ruhen, unė mund tė ruhen nga vetvetja ime, dhe unė do tė kėrkojė tė vėrtetėn pėr vetveten time – me ēdo ēmim”...

            Nėse njerėzit i braktisin kishat dhe sinagogat dhe tempujt dhe xhamitė, dhe nėse njerėzit deklarojnė se “ e tėrė bota ėshtė e jona ...”

            Shtetet nuk duhet tė ekzistojnė - nuk ka nevojė. Ata mund tė ekzistojnė si funksionale, ashtu si njė zyrė postare ose stacion trenash, apo shkėmbyes telefoni. Shtetet mund tė ekzistojnė pėr tė bėrė funksione tė veēanta, por nuk duhet tė kenė kufi - ose tė kombit, religjionit, racės, ngjyrės.

            Nėse ne tė gjithė e shpallim botėn si njė, ne akoma mund ta shpėtojmė atė.

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)    (3)    (4)            (6)