Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

 

Kapitulli i trembėdhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

  

 

            Pyetja e dytė

 

            Liria individuale dhe autoriteti nė njėrėn anė, dhe autoritarizmi dhe diktatura nė anėn tjetėr. Ndryshimi i jetės sė njeriut dhe aspiratave tė tija. Ju lutemi komentojeni kėtė?

 

            Ky ėshtė i njėjti problem, e njėjta pyetje, formuluar ndryshe. Shoqėria ėshtė autoritare, kisha ėshtė autoritare, sistemi arsimor ėshtė autoritar. Tė gjithė ata thonė: “Krejt ēka ne themi se ėshtė e drejtė ju nuk duhet ta vėni nė dyshim atė. Ju thjesht duhet ta pasoni.”

            Dhe ka probleme, pėr shembull nė sistemin arsimor... Unė kam qenė  student, kam qenė profesor, dhe e di se pjesa mė e mirė e jetės sė njė personi shkatėrrohet nga persona autoritar nė shkolla, nė kolegje, nė universitete. Unė kam qenė i dėbuar prej shumė kolegjeve pėr arsyen e thjeshtė se unė nuk pranoja asnjė autoritar. Unė thosha: “Dėshmojeni dhe unė jam i gatshėm ta pranoj. Por pa dėshmi, duke mos dhėnė argumente tė sakta pėr atė, duke mos bėrė njė deklaratė racionale, unė nuk do ta pranoj atė.”

            Dhe unė luftoja nė ēdo lėndė, sepse nė ēdo lėndė arsimtarėt thjesht ishin ligjėrues. Studentėt merrnin shėnime, sepse e tėra qė nevojitej ishte qė nė fletėt e provimit tė pėrsėriten mėsimet tė cilat iu ishin ligjėruar atyre. Dhe sa mė mirė qė e pėrsėrisni, tamam si njė papagall, notė mė tė lartė merrni. 

            Gjėrat e vogla ata kishin vėshtirėsi t’i dėshmojnė, dhe kjo bėhej e turpshme pėr ta. Ēdo ditė ajo ishte pyetje… Ēdo gjė qė ata thoshin, unė ngrihesha menjėherė – dhe bėja pyetje relevante – “Pėr ēfarė arsye?”

            Pėr shembull, njė nga profesorėt qė na i ligjėronte religjionin deklaroi se VEDET – shkrime e shenjta induse – janė shkruar nga Zoti. Unė u ngrita dhe i thashė: “Unė kundėrshtoj. Nė radhė tė parė ju nuk jeni nė gjendje ta dėshmoni ekzistencėn e Zotit. E dyta, tash ju po thoni se kėto libra, tė cilat janė pėrplot me marrėzira, janė tė shkruara nga Zoti. A keni shikuar ndonjėherė nė Vede?” E pyeta: “A i keni lexuar ndonjėherė prej faqes sė parė deri nė faqen e fundit? (Janė katėr VEDE, vėllime tė mėdha) Unė i kam sjellė tė katėrtat me vete, dhe me hamendje mund t’i hap dhe t’i lexoj, dhe le tė vendos e gjithė klasa se a ėshtė kjo njė deklaratė tė cilėn Perėndia mund tė ketė shkruar!”

            VEDET janė plotė me lutje. Tash, Zoti nuk mund tė lutet, kujt Ai do t’i lutet? Dhe lutje pėr gjėra aq tė marra sa thjesht ėshtė qesharake tė thuhet se ato janė tė shkruara nga Zoti. Njė brahmin ėshtė lutur: “Unė i kam bėrė vazhdimisht tė gjitha ritualet, duke jetuar nė harmoni me shkrimet e shenjta dhe ju akoma nuk ma keni falur njė fėmijė; qė do tė jetė njė dėshmi se lutjet e mia kanė qenė tė dėgjuara.”

            E pyeta atė: “Si ka mundur Zoti ta ketė shkruar kėtė fragment? Ajo ėshtė shkruar nga dikush dhe ia ka adresuar Zotit, por kjo nuk ka mundur tė jetė shkruar nga vetė Zoti. Dhe nėse kėshtu ėshtė gjendja e Zotit, atėherė pasuesit e shkretė nuk do tė mėrziten pėr kėtė. Zoti kėrkon njė fėmijė nga dikush tjetėr, kėshtu qė pse tė mos kėrkojmė nga i njėjti burim? Pse ne duhet ta shqetėsojmė kėtė person tė gjorė?” 

            Nė fund pėrgjigjja e vetme e tyre ishte se mua ēdo kolegj do tė mė pėrjashtonte. Parimisht do tė thotė: “Na vjen keq. Ne e dimė se ke tė drejtė, por ne duhet ta udhėheqim kolegjin. Ju do ta shkatėrroni institucionin nė tėrėsi. Profesorėt janė duke na u kėrcėnuar me dorėheqje, studentėt po thonė se ju nuk po i lejoni profesorėt tė ligjėrojnė, sepse nė njė pikė tė vetme pėr ēdo ditė e gjithė koha humbet. Tetė muaj kanė kaluar dhe natyrisht nuk do tė pėrfundojė pėr dy muajt qė vijnė nėse tė njėjtėn gjė e vazhdon.

            Ata kanė ardhur kėtu pėr t’i kaluar provimet; atyre nuk iu intereson e vėrteta, ata nuk janė tė interesuar pėr validitetin e ndonjė deklarate. Arsyeja e vetme e tyre pėr tė qenė kėtu ėshtė tė marrin njė certifikatė. Dhe ju jeni njė kolegė i ēuditshėm – duket se ju nuk jeni tė interesuar pėr certifikata.”

            I thashė: “Unė nuk jam i interesuar pėr asnjė certifikatė. Ēfarė do tė bėj me certifikatat e kėtyre njerėzve qė nuk dinė asgjė? Unė nuk mund t’i imagjinoj kėta njerėz si pedagog tė mi. Atė ditė kur tė ma jepni certifikatėn, unė do ta grisė menjėherė para jush – sepse kėta njerėz nuk mund tė pėrgjigjen.”

            Por i tėrė sistemi ėshtė i drejtuar nė kėtė mėnyrė. Kur jam bėrė unė vetė profesor, kam bėrė njė rregullim tė ri. Rregullimi ishte qė nė kohėzgjatjen prej dyzet minutave, njėzet minuta ligjėroja njėsinė mėsimore siē shkruante nė libra, dhe njėzet minuta kritikoja atė. Studentėt mė thanė: “Ne do tė ēmendemi.”

            Unė iu thashė: “Ky ėshtė problemi juaj – por unė nuk mund t’i lė kėto formulime pa i kritikuar. Ju mund tė zgjidhni; kur vjen koha e provimit ju mund tė zgjidhni pėr tė shkruar cilėndo qė ju dėshironi. Nėse dėshironi tė dėshtoni, zgjedhni anėn time. Nėse dėshironi tė kaloni, zgjedhne pjesa e parė. Unė jam duke e bėrė tė qartė, unė nuk po e mashtroj askėnd – por unė nuk mund t’ju mashtroj duke ju mėsuar pėr diēka qė mendoj se ėshtė absolutisht e gabuar.”

            Nė fund mė thirri rektori universitetit, dhe ai mė tha: “Kjo ėshtė mėnyrė e ēuditshme e ligjėrimit. Unė kam pranuar pėr ēdo ditė raporte se gjysmėn e kohės ju ligjėroni sipas plan programit dhe gjysmėn tjetėr tė kohės ju jepni argumentet tuaja, tė cilat shkatėrrojnė tė tėrėn qė ua kemi mėsuar atyre. Kėshtu qė ata mbesin mė tė zbrazėt pasi qė tė largohen… nė fakt nė njė huti mė tė madhe!”

            I thashė: “Unė nuk po mėrzitem pėr askėnd. Ēfarė kanė bėrė ata me mua gjithė kėtyre viteve kur unė isha student? Unė pėrjashtohesha prej njė kolegji nė tjetrin. Dhe ju mund tė vini njė ditė pėr tė dėgjuar se a jam duke bėrė ndonjė padrejtėsi nė mėsimin e parashikuar. Kur e ligjėroj mėsimin e pėrcaktuar, e bėj sa mė plotėsisht tė jetė e mundur, pėr ta bėrė atė tė qartė.”

            Njė ditė ai erdh pėr tė dėgjuar, dhe pas njėzet minutave ai tha: “Kjo me tė vėrtetė ėshtė e shkėlqyeshme. Unė kisha me qenė student i filozofisė, por kurrė askush nuk mė tregoj nė kėtė mėnyrė.”

            I thashė: “Kjo ėshtė vetėm gjysma e fjalimit. Ju vetėm prisni, sepse tash do tė filloj ta shkatėrroj atė plotėsisht, hap pas hapi.”

            Dhe kur e shkatėrrova plotėsisht ai tha: “Zoti im! Tash mund t’i kuptoj ata studentėt e gjorė ēfarė raportonin tek unė. Ju nuk duhet tė jeni as profesor i supozuar nė kėtė sistem tė edukimit. Unė mund ta kuptoj se atė qė ju bėni ėshtė absolutisht e ndershme, por ky sistem nuk dėshiron tė krijojė njerėz inteligjent; ky sistem krijon vetėm njerėz me memorie tė mirė – dhe kjo ėshtė ajo qė kėrkohet. Ne kem nevojė pėr nėpunės, ne kem nevojė pėr shefa stacionesh, ne kem nevojė pėr postierė – dhe kėtyre njerėzve nuk iu nevojitet inteligjenca, atyre iu nevojitet memoria e mirė.”

            Unė i thashė: “Me fjalė tė tjera ju keni nevojė pėr kompjuterė, jo pėr njeri. Nėse ky ėshtė sistemi juaj i arsimimit, atėherė herėt a vonė ju do t’i zėvendėsoni njerėzit me kompjuterė”- dhe kjo ėshtė ajo qė ata po bėjnė. Kudo ata kanė zėvendėsuar postet e rėndėsishme me kompjuterė, pasi kompjuterėt janė mė tė besueshme, ata janė vetėm memorie, nuk kanė inteligjencė.

            Njeriu, megjithatė i shtypur, ka njė inteligjencė tė caktuar.

            Njeriu qė i ka hedhė bombat atomike nė Hiroshima dhe Nagasaki – nėse ky ishte njė kompjuter, nuk ka pasur pyetje: nė kohėn e saktė, nė kilometrazhin e saktė, ai do tė kishte hedhė bombat, do ishte kthyer. Ajo do tė kishte qenė thjesht mekanike. Por njeriut qė i ka hedhė bombat, ėshtė dashur nė ēdo mėnyrė t’i shkatėrrohet inteligjenca, se ai kishte pėr tė menduar dy herė ēfarė ai kishte bėrė: pėr vrasjen e njėqind mijė njerėzve tė cilėt ishin absolutisht tė pafajshėm, tė cilėt ishin civilė, tė cilėt nuk ishin njerėz tė armatės, tė cilėt nuk i kishte bėrė ndonjė tė keqe askujt – a ėshtė kjo e drejtė?

            Tani kudo, tė gjitha armėt bėrthamore janė nė duart e kompjuterėve, e jo nė duart e njeriut. Kompjuterėt do ta luftojnė luftėn e tretė botėrore. Njeriu do tė jetė i vrarė - qė ėshtė njė tjetėr ēėshtje. Kompjuteri nuk do tė brengoset se a do tė mbijetojė njerėzimi apo do tė zhduket, nuk ka rėndėsi pėr ta, por ata do tė bėjnė saktė dhe efektshėm punėn tė cilėn njeriu nuk mund ta bėjė. Njeriu mund tė hezitojė tė shkatėrrojė tėrė njerėzimin; diēka nga inteligjenca, vetėm pak nga inteligjenca mjafton pėr tė krijuar pyetjen: “Ēfarė po bėj?

            Tė gjitha institucionet tona, fetė tona janė autoritare. Ato nuk ju thonė pse: “Vetėm bėje pėr shkak se ajo ėshtė shkruar nė libėr, sepse Jezusi thotė kėshtu.” Jezusi nuk ka dhėnė edhe njė argument tė vetėm pse ajo duhet tė bėhet, ai nuk ka dhėnė edhe njė bazė tė vetme racional pėr asnjė doktrinė tė tij. As Moisiu nuk e ka bėrė kėtė, as Krishna nuk e ka bėrė.

            Krishna i thotė Arxhunit: “Kjo ėshtė nga Zoti: ti duhet tė luftosh.” Ky ėshtė autoritarizėm. Dhe Zoti ėshtė shfrytėzuar, manipuluar nė ēdo situatė, pėr t’u bėrė ēdo gjė qė ju thoni absolutisht e padiskutuar. Ne duhet t’i shkatėrrojmė tė gjitha autoritarizmat nė botė.

            Autoriteti ėshtė krejtėsisht i ndryshėm. Autoritarizmi ėshtė i lidhur me shoqėrinė, me kishėn, autoriteti ėshtė diēka qė ka tė bėjė me realizimin individual.

            Nėse unė ju them diēka, unė e them me autoritet. Kjo thjesht do tė thotė qė unė po e them kėtė sepse kjo ėshtė pėrvoja ime - por kjo s’do tė thotė se ju duhet tė besoni kėtė. Mjafton qė ju tė dėgjoni pėr atė, mandej mund tė mendoni mbi atė, ju mund tė vendosni pėr ose kundėr.

            Pėr mua ajo qė ėshtė e rėndėsishme nuk ėshtė qė ju tė vendosni pėr tė, ajo qė ėshtė e rėndėsishme pėr mua ėshtė qė ju tė vendosni pėr veten tuaj. Ajo mund tė jetė kundėr saj, kjo nuk ka rėndėsi - por vendimi duhet tė vijė nga vet qenia juaj. Nė qoftė se kjo nuk vjen nga qenia juaj, atėherė ju bėheni edhe mė autoritar.

            Unė jam duke folur nga autoriteti im. Ju lutem mos bėni prej meje njė autoritar, sepse unė thjesht po i konstatoj fakt me aq forcė e zjarr sa jam i aftė pėr kėtė - kėshtu qė ajo ėshtė absolutisht e qartė pėr ju, dhe tash ju jeni tė lirė pėr tė vendosur. Unė nuk kam vendosur pėr ju, dhe unė nuk po kėrkoj qė ju tė keni besim nė mua apo tė mė besoni.

            Unė thjesht po kėrkoj: “Mė jepni njė shans tė vogėl. Mendoni pėr atė qė unė jam duke ju folur” - dhe unė do tė jem mirėnjohės qė ju menduat pėr kėtė. Kjo mjafton. Pėrsiatja juaj do t’ju japė njė inteligjencės tė mprehtė ...dhe unė besoj nė inteligjencė. Nėse mendoni, dhe inteligjenca juaj bėhet e mprehtė, unė e di se ēfarėdo qė konkludoni do tė jetė e drejtė.

            Dhe nė qoftė se keni gabuar nė konkludim njė herė, kjo nuk ka rėndėsi. Njeriu bie shumė herė dhe ngrihet pėrsėri. Kjo ėshtė se si ėshtė jeta. Njėherė ka pėr tė gabuar dhe mandej mėson prej gabimeve, dhe ndreq ēdo guri tė bllokuar nė shtegun me gurė.

            Por rreth meje nuk ka asnjė fjalė e ndonjė besimi ose feje. Me lirinė individuale, autoritarizmit vdes dhe njė gjė e re lind: autoriteti. Ēdo individ ėshtė i aftė pėr tė pasur pėrvojat e veta, atėherė ai ka autoritet, atėherė ai mund tė thotė: “Unė kam parė atė. Kam shijuar atė. Unė e kam gėzuar atė. Unė e kam vallėzuar atė. Dhe kjo nuk ėshtė njė ēėshtje qė jam duke e cituar nga ndonjė libėr, unė thjesht po ua hapi zemrėn.”

            Autoriteti i pėrket pėrvojės.

            Autoritarizmi i pėrket dikujt tjetėr, jo juve, prandaj kjo krijon skllavėrinė e jo lirinė. Dhe pėr mua liria ėshtė vlera pėrfundimtare, pėr shkak se vetėm nė liri ju mund tė lulėzoni, dhe mund t’ju lulėzojė mundėsi juaj e plotė.

 

 

            Pyetja e tretė

 

            A ėshtė shoqėria njė fakt real i determinuar nga ekzistenca njerėzore, apo ėshtė njė koncept fals, njė konditė e cila ekziston vetėm pėr shkak se njeriu ėshtė i pėrgjumur?

 

            Shoqėria nuk ėshtė njė realitet ekzistencial. Ajo ėshtė krijuar nga njeriu, sepse njeriu ėshtė nė gjumė, sepse njeriu ėshtė nė njė kaos, sepse njeriu nuk ėshtė i aftė tė ketė liri pa e kthyer atė nė shthurje. Njeriu nuk ėshtė i aftė tė ketė liri dhe tė mos pėrfitoj nga ajo. Pra, ėshtė artificiale - por e domosdoshme – krijim i njeriut.

            Nga qe shoqėria ėshtė artificiale, ajo mund tė shpėrndahet. Arsyeja qė ishte e nevojshme njė herė, s’do tė thotė se ėshtė e nevojshme pėrgjithmonė.

            Njeriu duhet t’i ndryshoj vetėm ato kondita tė cilat i bėri tė domosdoshme. Dhe kjo ėshtė mirė se kjo nuk ėshtė ekzistenciale, pėr ndryshe nuk do tė ketė mėnyrė pėr tė shpėtuar prej saj.

            Ky ėshtė fakt i jonė i prodhuar.

            Ne mund ta shkatėrrojė atė kur tė dojmė.

 

 

            Pyetja e katėrt

 

            Si tė evoluohet jashtė nga kolektivi, kombi, duke mos ra nė barbari tė egos sė vetme nė luftė kundėr njėri-tjetrit?

 

            Tė gjitha pyetjet tuaja janė tė pėrqendruara nė njė gjė.

            Unė do tė doja tė jap njė pėrgjigje.

            Mė ra ndėr mend njė parabolė…

            Njė mjeshtėr i madh ishte ulur nė breg tė detit, nė plazh, dhe njė njeri i cili ishte duke kėrkuar tė vėrtetėn iu afrua, preku kėmbėt e tij dhe e pyeti: “Nėse nuk ju shqetėsoj, unė do tė doja tė bėja ēdo gjė tė cilėn ma sugjeroni qė mund tė mė ndihmoni pėr tė gjetur tė vėrtetėn.”

            Mjeshtri thjesht mbylli sytė e tij dhe mbet i heshtur.

            Burri tundi kokėn. Ai nė mendjen e vet foli: “Ky njeri duket tė jetė i ēmendur. Unė jam duke i kėrkuar atij njė pyetje e ai ka mbyllur sytė.”Ai e tundi mjeshtrin dhe i tha: “Po nė lidhje me pyetjen time?”

            Mjeshtri i tha: “Unė u pėrgjigja. Vetėm rri i heshtur… mos bėn asgjė, dhe bari rritet vetvetiu. Nuk duhet tė mėrzitesh rreth kėsaj - ēdo gjė do tė ndodhė. Ti vetėm rri nė heshtje, gėzoju qetėsisė.”

            Burri i tha: “A mund t’i jepni kėsaj njė emėr – sepse njerėzit do tė mė pyesin: “Ēfarė po bėn?”

            Kėshtu ai shkroi nė rėrė me gishtin e tij: meditim.

            Burri i tha: “Kjo ėshtė pėrgjigje shumė e shkurtėr. Tė jetė pak mė shumė e elaboruar.”

            Mjeshtri shkroi me shkronja tė mėdha: MEDITIM.

            Burri i tha: “Por kėto janė thjesht shkronja tė mėdha. Ju keni shkruar tė njėjtėn gjė.”

            Mjeshtri i vjetėr i tha: “Nėse them mė shumė se kaq, atėherė ajo do tė jetė e gabuar.        Nėse mund ta kuptosh, atėherė bėje vetėm atė qė tė kam thėnė, dhe do ta dish.”

            Dhe kjo ėshtė pėrgjigjja ime gjithashtu.

            Ēdo individ ka pėr t’u bėrė njė meditator, njė vrojtues i heshtur, nė mėnyrė qė ai tė mund tė zbulojė vetė. Dhe ky zbulim do tė ndryshojė ēdo gjė rreth tij. Dhe nėse ne mund tė ndryshojmė shumė njerėz pėrmes meditimit, ne mund tė krijojmė njė botė tė re.  

            Shumė njerėz kanė qenė pėr shekuj duke shpresuar pėr njė botė tė re, por ata nuk kishin ide se si ta krijojnė atė. Unė jam duke ju dhėnė shkencėn ekzakte sa si tė krijohet ajo. Meditim ėshtė emri i kėsaj shkence.

 

            Fund i kapitullit te trembėdhjetė

 

(1)    (2)                (4)     (5)    (6)