Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (6)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (6)

 

Kapitulli i gjashtėmbėdhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

            Pyetja e njėzetekatėrtė

 

            A e dini se ne Zvicėr komuna sannjasine nė Cyrih ka falimentuar, dhe a do t’jua ndryshoj kjo mendjen pėr tė ardhur nė Zvicėr?

 

            Ēdo komunė duhet tė falimentojnė, sepse kjo do tė ndihmojė qė njerėzit tė lėvizin vetė dhe nuk varen nga komuna.

            Kjo nuk e ndryshon mendjen time, asgjė nuk e ndryshon mendjen time. Ata me tė vėrtetė kanė vepruar mirė. Jetėn kaq luksoze ju mund ta ēoni nė falimentim. Vetėm koprracėt nuk falimentojnė – por ata shkojnė nė falimentim tė jetės. Zgjedhja nė mes bankės dhe jetės: zgjedhja ime ėshtė jeta. Kush brengoset pėr bankėn?

 

            Pyetja e njėzetepestė

 

            Ku e keni ndėrmend tė qėndroni nė Zvicėr?

 

            Njerėzit e mi i kanė rregulluar tashmė shumė vende. Ai duhet tė jetė njė vend luksoz ku unė do tė qėndroj - por unė nuk kam ndonjė ide. Ata kanė dymbėdhjetė vende, dhe kur tė shkoj atje ata do t’mi tregojnė fotografitė e dymbėdhjetė vende: cilado qė unė e zgjedhė. Por unė iu kam thėnė atyre: “Ju mund tė zgjidhni. Ju i dini nevojat e mia, ata nuk janė shumė, mund te jetė edhe njė shtėpi e vogėl. Por ajo duhet tė ketė njė lėndinė tė madhe, ku njerėzit mund tė vijnė dhe unė mund t’i takoj ata.”

            Dhe Zvicra ka vende tė bukura, shtėpitė e bukura. Nuk ka mungesė tė shtėpive tė bukura nė Zvicėr; kjo nuk vihet nė pyetje. Pyetje ėshtė kufiri: nėse qeveria zvicerane ka guxim tė mjaftueshme pėr tė mė lejuar ta kaloj kufirin e tyre. Kjo do tė vendoset sė shpejti. Nėse ata thonė jo, atėherė ata do tė duhet tė luftojmė nė gjykatė pėr tė thėnė se nuk ka pėr tė hyrė njė person i cili s’i ka bėrė asnjė tė keqe ligjit zviceran, nė Zvicėr, i cili kurrė nuk ka qenė nė Zvicėr. Kjo thjesht do ta degradon reputacionin e tyre nė botė.

 

            Pyetja e njėzetegjashtė

 

            A i lexoni gjithmonė gazetat, dhe a e shikoni  televizionin?

 

            Pėr shtat vjet nuk kam lexuar asgjė - asnjė libėr, asnjė gazetė – dhe nuk e shikoj televizionin. Sytė e mi janė mė tė ēmueshėm dhe nuk dua t’i dėmtoj ata. Sytė e mi i shikojnė vetėm drunjtė, yjet dhe detin. Jo programet budallallėqe nė televizion.

            Televizioni ėshtė njė prej gjėrave mjekėsisht mė tė gabuara… sepse drita vjen direkt nė sytė e tu. Kjo ėshtė mė e lehtė se leximi, sepse ju vetėm uleni dhe shikoni; kėshtu njerėzit vazhdojnė tė shikojnė me orė tė tėra dhe i djegin sytė e tyre. Fėmijėt e vegjėl i djegin sytė e tyre. Shkenca duhet tė jetė pak mė e vėmendshme. Televizion duhet tė ndryshohet pak. Nė kinema sytė tuaj janė mė pak tė lėnduar, sepse nė ekran nuk ėshtė burimi i drejtpėrdrejtė i dritės, por thjesht reflekton dritė. E njėjta gjė ėshtė e mundur edhe pėr televizionin… apo ndonjė mėnyrė tjetėr… Por sytė nuk duhet tė jetė nė kontakt aq ngushtė me njė burim tė drejtpėrdrejtė tė dritės.

            Unė nuk shikoj televizion dhe nuk dėgjoj radio. Unė jetoj nė qetėsi absolute, nė gėzim dhe paqe. Unė nuk e argėtoj veten time. Kjo ėshtė pėr mjeranėt tė cilėt shikojnė pėr ta argėtuar veten; ėshtė pėr njerėzit tė cilėt duan ta harrojnė vetveten… kėshtu qė ata shkojnė nė kinema, shikojnė televizionin. Dhe unė nuk kam interesim pėr atė qė po ndodhė nė botė, sepse ajo ėshtė e njėjtė: tė njėjtat budallallėqe janė duke u raportuar me shekuj.

            I mėsuar tė jetoj nė njė vend, dhe me njė doktor qė ishte pak i krisur, e kishte bėrė shprehi tė vijė nė shtėpinė time pėr ēdo ditė – ai vetėm nėpėr rrugė ishte – pėr ta lexuar gazetėn. Njė ditė, pėr ta parė se a ėshtė me tė vėrtetė i krisur apo vetėm ashtu njerėzit po mendojnė se ėshtė i krisur, i dhashė njė gazet qė ishe njė vit e vjetėr. Ai e lexoi prej fillimit deri nė fund.

            E pyeta: “A e vėrejte se ishte njė gazetė e vjetshit?”

            Ai tha: “Po e vėrejta, por ēfarė ndryshimi kjo ka? Tė njėjtat gjėra ndodhin pėr ēdo ditė, tė njėjtat vrasje, pėrdhunimet e njėjta. Emrat ndryshojnė, por tė njėjtat politika, shfrytėzimet e njėjta tė njerėzve, luftėrat e njėjta. Kėshtu qė ju nuk duhet tė brengoseni… ju mund tė mė jepni cilėndo gazetė; unė thjesht e kam sa pėr ta kaluar kohėn.”

            I thashė: “Njerėzit qė mendoje se jeni tė krisur janė tė krisur. Ju jeni njė person shumė i arsyeshėm.”

            Ai tha: “Kjo ėshtė ajo qė po ua them unė atyre, por askush nuk po dėgjon.”

            Jo, unė nuk lexoj asnjė gazetė. Nėse diēka e rėndėsishme ndodhė, diēka qė sekretaresha im e konsideron se ėshtė e rėndėsishme dhe se unė duhet tė kem dijeni pėr tė, atėherė ajo e sjell njė prerje, tė cilėn, gjithashtu, nuk e lexoj, e lexon ajo. Pėr shembull, vdekja e J. Krishnamurti: ajo e solli pjesėn e prerė. Unė isha mė i shokuar nga gazeta se sa nga vet vdekja. Njė njeri si J. Krishnamurti vdes, dhe gazetat nuk kanė mė shumė hapėsirė t’i kushtojnė atij njeriu qė pėr nėntėdhjetė vjet vazhdimisht ka ndihmuar njerėzimin tė jetė mė inteligjent, tė jetė mė i pjekur. Askush nuk ka punuar aq shumė dhe kaq gjatė. Vetėm njė lajm artikull i vogėl, i pavėrejtur - e nė qoftė se njė politikan vetėm teshtin kjo bėhet krye titull.

 

            Pyetja e njėzeteshtatė

 

            Ju jetoni nė botėn tuaj vetjake tė ndarė nga “njerėzit e zakonshėm”, si mund ta dini mėnyrėn e jetės jashtė vendit tuaj vetjak?

 

            Kush po thotė se unė jetoj nė botėn time vetjake? Bota ime pėrbėhet prej njerėzve tė mi. Numri i tyre nuk ėshtė i vogėl, dhe ata kanė tė gjitha llojet e talenteve, tė gjitha llojet e arsimit, personalitete tė ndryshme. Njė milion sannjasin - kjo ėshtė bota ime. Tė gjithė ata miliona sannjasinė janė nė rritje, duhet tė jenė sė paku tre milionė tė cilėt janė simpatizantė, tė cilėt janė tė gatshėm tė bėhen pjesė e botės sime.

            Unė nuk jam duke jetuar nė njė shpellė, dhe kushdo qė dėshiron tė hyjė nė botėn time nuk ka nevojė pėr pasaportė, pėr vizė.

            Unė jam i gatshėm ta pranoj gjithė botėn nė botėn time, qė ėshtė e tėrė pėrpjekja ime. Kjo ėshtė arsyeja pse unė e njoh mendjen njerėzore, funksionet e saj, strategjitė e ndryshme tė saj pėr ta mbajtur njerėzimin nė gjumė.

            Mė herėt edhe unė isha nė gjumė dhe isha pjesė e gjithė botės. Sot jam i zgjuar. Unė e kam njohur mendjen e fjetur brenda vetes, unė e njoh zgjimin brenda vetes. Unė jam me siguri mė i pasur se sa ju. Ju e njihni vetėm njė dimension tuaja tani, ju jeni duke e injoruar dimensionin tjetėr. Dhe unė nuk jam njė oshėnar-murg i vetmuar nė njė shpellė ose njė manastir, unė po lėvizi nėpėr botė.

            Por, nė esencė, njerėzit e mi janė bota ime, sepse njerėzit e mi mė kanė dhėnė kurajo dhe unė ndjej pėrgjegjėsi pėr ta.

 

 

            Pyetja e njėzetetetė

 

            A ka ndonjė njeri qė ju e quani shoku mė i mirė?

 

            Unė kam shokė dhe ēdo njėrit i them: “Ti je shoku im mė i mirė.” Dhe kur e them kėtė, mendoj sinqerisht, dhe me tė vėrtetė e them kėtė. Ēdokush qė ėshtė shok i imi ėshtė shoku mi i mirė, nėn kėtė se ėshtė mė i miri nuk ja vlen tė quhet dikush shok. Kėshtu qė unė nuk kam zgjedhje dhe njė hierarki me tė cilėn i caktoj - kėta janė shokėt mė tė mirė, e kėta tjerėt, mė pak tė mirė. Unė kam vetėm shokė tė mirė, dhe pėr mua ėshtė e pamundur tė bėj njė klasifikim apo zgjedhje tė tillė.

 

            Pyetja e njėzetenėntė

 

            A mund ta ndalni mendimin?

 

            Tash kjo ėshtė ajo qė unė e quaj njė pyetje idiote! Ju duhet tė mė pyesni: “OSHO, a mund tė filloni tė mendoni?” Sa i pėrket ndalimit, unė kėtė e kam bėrė tridhjetė vjet mė parė, qė atėherė unė nuk mendoj.

            Ju po mė pyetni, dhe pyetja juaj merr pėrgjigje. Ky ėshtė i vetmi moment kur unė e shfrytėzoj mendimin. Kur askush nuk kėrkon nga unė asgjė nuk ka se pėr ēfarė tė mendohet. E tėrė qenia ime ėshtė nė ekstazė tė plotė, kėtu nuk ka hapėsirė pėr mendimet e marra qė lėvizin rreth e rrotull.

 

            Pyetja e tridhjetė

 

            A ka dikush qė iu jeni mirėnjohės?

 

            Ka miliona njerėz tė cilėve iu jam mirėnjohės. Tė gjithė njerėzve qė kanė qenė tė hapur pėr mua, tė cilėt kanė hapur zemrat e tyre me besim tė thellė - unė iu jam mirėnjohės tė gjithė atyre. Ata mė kanė mirėpritur nė qenien e tyre mė tė thellė. Ata nuk kanė fshehur asnjė intimitet, asnjė fshehtėsi, ata mė kanė treguar se ēka janė, dhe unė iu jam mirėnjohės tė gjithė kėtyre njerėzve. Kėto janė sannjasinėt e mi. Unė i quaj ata miqtė e mi mė tė mirė.

 

            Pyetja e tridhjetenjėtė

 

            Nga po shkon njerėzimi? A ka ndonjė shpresė pėr njerėzimin dhe a ka ndonjė pikė nė mbijetesė?

 

            Njerėzimi, si njė i tėri, po shkon drejt varrezave tė tij pėrfundimtar. Por ka shpresė... ai nuk ka arritur ende tek varrezat. Kjo mund tė ndalet, rruga e saj mund tė ndryshohet, qenia e brendshme kėtė mund ta ndryshojė. Dhe aty, natyrisht, ėshtė njė pikė qė duhet bėrė sepse ky ėshtė i vetmi vend nė tėrė universin e gjerė ku jeta ka lulėzuar dhe vetėdija ka lindur, i cili ėshtė mė misteri dhe gjėja mė e vlefshme e ekzistencės qė ka qenė nė gjendje pėr ta krijuar.

            Kjo botė ėshtė shpresa mė e madhe e ekzistencės. Nėse kjo botė bėhet varrezė… atėherė i tėrė universi veē do tė jetė njė varrezė. Miliona sisteme solare, miliona diej dhe miliona planetė, tė gjitha janė tė vdekura; nė kėtė planet tė vogėl ekzistenca ka pasur sukses qė, prej njė pike, tė zhvillojė njė Gautam Buda. Dhe kjo jep njė shpresė tė jashtėzakonshme se ēdokush mund tė bėhet Gautam Buda.

            Ka njė pikė... njerėzimi ka pėr ta ndalur, dhe unė jam duke punuar me njerėzit e mi pėr ta ndaluar shkatėrrimin e njerėzimit nga vetvetja. Dhe unė jam absolutisht i sigurt se forcat e jetės janė shumė mė tė mėdha se forcat e vdekjes.

            Ne do tė fitojmė.

 

            Pyetja e tridhjetedytė

 

            Pse nuk keni fėmijė tė gjakut tuaj?

 

            Bota ėshtė tashmė e populluar shumė. Pėr tė pasur fėmijė ėshtė njė krim - dhe vetė ideja “gjaku yt” ėshtė poseduese, monopoliste, kapitaliste. Pse gjakun tim? Ēfarė tė veēante ka gjaku im? Gjaku i njė lypėsi dhe gjaku i njė tė pasuri nuk janė tė ndryshėm, dhe nuk ėshtė se gjaku i tė varfrit ėshtė ujė dhe gjaku i tė pasurit ėshtė ari i pastėr.

            Unė i dua fėmijėt dhe nuk ėshtė me rėndėsi se kujt i pėrkasin ata fėmijė. Nė fakt, ėshtė mė lehtė tė duhen fėmijėt e njerėzve tjerė se sa fėmijėt tuaj vetjak; ata janė tė tillė njė dhimbje nė qafė. T’i duash fėmijėt e dikujt tjetėr ėshtė pėrkryeshėm mirė: ata janė gjithmonė tė kėndshėm, tė bukur, engjėj. Por nėse mendoni vetėm pėr tė gjakut tuaj, tė njėjtit kėta engjėj do tė kthehen nė djaj.

            I dua fėmijėt - dhe ka aq shumė fėmijė nė botė, pse ėshtė nevoja t’i krijoj vet fėmijėt e mi dhe tė kalojnė nėpėr kėtė ngatėrresė? Kur njerėzit e tjerė janė duke kaluar pėrmes telasheve, unė mund vetėm tė gėzohem nė aromėn e fėmijėve. E veēanėrisht nė kėtė kohė, ēdo person inteligjent duhet ta ndalojė prodhimin e fėmijėve, t’i adoptojė fėmijėt e tė varfėrve, t’i gjej fėmijėt e bukur tė cilėt janė duke vdekur nga uria.

            Por dashuria ime ndaj fėmijėve ėshtė pikėrisht si dashuria ndaj luleve. Unė i dua lulet, por kjo nuk do tė thotė se unė kam pėr t’i kėputur ato lule dhe t’i sjell nė shtėpinė time pėr ta dekoruar njė saksi. Kjo ėshtė e shėmtuar.

            Kudo qė kam takuar fėmijėt, unė kam dashuri tė madhe ndaj tyre, por qė ėshtė e mjaftueshme. Unė nuk i prej kokat e tyre pėr t’i grumbulluar nė dhomėn time. Tė gjallė unė nuk mund t’i tolerojė ata, tė vdekur... kjo nuk duket e drejtė. Dhe ēfarė duhet tė kem unė? - Unė kam aq shumė sannjasin dhe ata janė gjithēka pėr mua. Ata janė familja ime, ata janė miqtė e mi, ata janė ata tė cilėt janė fėmijėt e mi. Ka sannjasin tė moshuar tė cilėt janė baballarėt e mi, xhaxhallarėt e mi, nėnat e mia. Unė kam aq shumė njerėz, njė familje e madhe e tillė - dhe njė qė kurrė nuk ka ekzistuar mė pėrpara nė botė.

 

            Pyetja e tridhjetetretė

 

            A ka ndonjė gjė fundamentale tė cilėn nuk e kemi diskutuar akoma, diēka qė do tė donit qė bota tė dijė?

 

            Nėse ju nuk pyetni unė s’kam asgjė pėr tė thėnė. Sa mė pėrket mua unė jam absolutisht i qetė. Qetėsia ėshtė e vetmja gjė tė cilėn nuk e kam thėnė – e cila nuk mund tė shprehet.

 

            Pyetja e tridhjetekatėrtė

 

            A ka ndonjė gjė tė veēantė tė cilėn njerėzit duhet tė dinė pėr ju, apo ndonjė gjė tė panjohur rreth jush?

 

            Nuk ka asgjė tė panjohur rreth meje. Por njė gjė ju duhet t’i bėni zviceranėt tė vetėdijshėm rreth meje: unė jam njė njeri i rrezikshėm.

 

            Pyetja e tridhjetepestė

 

            A ju pėlqen me qenė Bhagwan? Dhe emri Bhagwan a figuron nė pasaportėn tuaj?

 

            Unė kurrė nuk e kam parė pasaportėn time. Njerėzit e mi kujdesėn pėr tė.

            Kur kam qenė nė burg nė Amerikė unė nuk pata asnjė numėr telefoni tė avokatėve tė mi, apo tė komunės, apo tė sekretareshės sime – sepse kurrė nė jetėn time nuk kam telefonuar. Dhe Marshalli i SHBA-ve mbet i habitur dhe mė pyeti: “Kush duhet tė jetė i informuar se ju keni qenė tė arrestuar?”

            Unė i thashė: Kushdo qė ju pėlqen. Me aq sa jam i informuar, unė nuk e di askėnd. Ju mund ta informoni gruan tuaj; ndoshta ajo kėnaqet kur dėgjon se ēfarė ka bėrė burri i saj – duke arrestuar njerėz tė pafajshėm pa kurrfarė urdhri.”

            Unė kam aq mėnyrė tė ndryshme tė jetės saqė nganjėherė duket e pabesueshme. Unė nuk e di se ku ėshtė pasaporta ime tash. Dikush duhet ta mbaj atė diku.

 

            Pyetja e tridhjetegjashtė

 

            Si ndiheni pikėrisht tash? Ēfarė do tė donit tė bėni pikėrisht tash?

 

            Pikėrisht tash ndjehem shkėlqyeshėm. Vetėm njė vallėzim me ju.

 

            Fund i kapitullit tė gjashtėmbėdhjetė

 

 

(1)    (2)    (3)    (4)    (5)