Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (2)

Kapitulli i njėzetetretė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

            Pyetja e dytė 

 

            Ju na keni folur pėr alegoritė e Jezusit. Nė njė nga thėniet mė tė rėndėsishme tė tij, Jezusi paralajmėroi pėr profetin e rrem nga lindja – ujku nė lėkurė tė deles i cili do t’i mashtroj shumė njerėz deri nė ditėn e ēlirimit final. Ju gjithashtu keni qenė duke folur pėr terrorin bėrthamor tė Trumanit dhe na keni paralajmėruar pėr filozofin e vjetruar tė Reganit.

            A mund tė na flitni pėr njė errėsirė nga lindja, Ajatollah Homeini. A ėshtė ky profeti i rrem tė cilin po e pret bota?

 

            Nė radhė tė parė, tė gjithė profetėt kanė qenė tė rrem – pėrfshirė edhe Jezusin.

            Vetė ideja e dikujt ta proklamoj veten se ai ėshtė profet, nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē se njė egoizėm i pastėr. Por njerėzit nuk janė tė kėnaqur madje as me kėtė. Egoistėt kurrė nuk janė tė kėnaqur, ata kėrkojnė gjithnjė e mė shumė. Mandej ata fillojnė duke tentuar ta dėshmojnė se ata janė njė lloj i drejtė i profetit. Por pėr ta dėshmuar ata vetveten si lloj i vėrtetė prej profetėve ata duhet tė shpikin llojin e gabuar, dhe ēdo gjė qė ėshtė e shėmtuar, qė ėshtė e keqe, mund tė hidhet mbi supet e profetėve tė gabuar.

            Asnjė profeci e Jezusit nuk ka rezultuar si e vėrtetė. Ai i thoshte dishepujve tė tij: “Sė shpejti ju do tė mė shihni me tė atin nė qiell.” Dy mijė vjet kanė kaluar dhe “sė shpejti” e tij duket tė jetė me tė vėrtetė shumė gjatė. Dikush mund t’i zgjas gjėrat pak por jo edhe aq shumė. Ka njė limit pėr ēdo gjė. Mandej ai profetizoi se do tė kthehet prapė, dhe nėse ky ėshtė fundi i botės, siē duket nga ēdo drejtim…

            Kah fundi i shekullit ndoshta jeta mund tė zhduket nga kjo planetė, pėrveē nėse njeriu nuk merr njė hap jashtėzakonisht revolucionar pėr tė ndryshuar ēdo gjė tė vjetėr, duke bėrė njė zjarr tė madh pėr ēdo gjė tė vjetėr, tė fillon jetėn nga e para nė mėnyrė tė tillė ku burri pėrsėri do tė bėhet Adami dhe gruaja pėrsėri tė bėhet Eva. Kėtė herė nuk do tė ketė Zot pėr t’jua ndaluar tė hani fruta nga pema e njohjes dhe nga pema e jetės sė pėrjetshme. Tani ju mund tė shqyrtojė ēdo cep dhe kėnd tė ekzistencės dhe tė bėheni sa mė tė menēur qė ėshtė e mundur, ju mund ta eksploroni qenien tuaj tė brendshme dhe mund tė jeni nė kontakt me parimin e pėrjetshme tė jetės.

            Por nga tė gjitha drejtimet duket se bota e vjetėr ka ardhur nė njė fund – veē edhe disa vjet mė shumė. Kur ėshtė Jezusi pėr t’u kthyer? - Kur bota ėshtė e vdekur? Atėherė ai do tė vijė pėr tė kryer ceremonitė pėr tė vdekurit?

            Ai kishte shpresuar se nė kryqėzimin e tij njė mrekulli do tė ndodhė, sepse ai besonte me fanatizėm se ai ėshtė i vetmi bir i lindur prej Zotit. Nuk kishte asnjė dėshmi pėr kėtė, asnjė provė, asnjė vėrtetim. Nė fakt, ai i kishte detyruar hebrenjtė ta kryqėzojnė, sepse ai kishte thėnė… nė shkrimet e  shenjta tė vjetra thuhet se kur vjen Mesia ai do tė kryqėzohet dhe Zoti do ta parandalojė kryqėzimin dhe ai do tė bėj mrekulli tė mėdha pėr ta dėshmuar se ai ėshtė djalė i tij. Jezusi nuk e dėgjoi popullin dhe ai vazhdoi duke thėnė kėtė.

            Mė nė fund ata e kishin vėnė atė nė provė. Ai vetė e kishte kėrkuar kėtė, sepse ai thoshte se kjo ėshtė pėr shkak tė shkrimeve tė shenjta tė vjetra qė ju duhet ta pranoni atė si Mesija. Ata e kryqėzuan atė dhe ata e pritėn  mrekullinė – por mrekullia nuk ndodhi. Edhe Jezusi priti gjithashtu, por kur e pa se ai veē ishte kryqėzuar dhe nė kryq nuk po ndodhė asgjė, ai bėrtiti nė qiell: “Atė, a me ke braktisur?” Sigurisht njė dyshim kishte lindur, njė dyshim se Zoti e kishte braktisur atė.

            Por ju e shihni mendjen fanatik? Ai ende mendon se ai ėshtė profet dhe ai ėshtė i vetmi bir i lindur. Perėndia e ka braktisur atė, ai ėshtė ankuar kundėr Perėndisė, jo kundėr idesė sė tij qė ėshtė vėrtetuar si e gabuar. Kjo ėshtė se si funksionon mendja fanatike. Ju nuk mund t’ia dėshmoni fanatikut se ėshtė gabim; ēdo gjė e dėshmuar e tij ėshtė e drejtė. Madje edhe dėshtimi i ndonjė mrekullie nga ana e Zotit nuk ia dėshmon atij se ėshtė gabim, kjo vetėm i jep atij ide tė re – se Zoti e ka braktisur atė. Por ai mbetet biri i vetėm i lindur, ai mbetet Mesia i premtuar, ai nuk ka ndryshuar idenė e tij. 

            Ēfarėdo qė ai ka thėnė pėr Mesiun e rrem vjen nga Lindja… pse ai duhet tė vijė nga Lindja? Nė fakt, kur ai ka lindur tregimi ėshtė se tre urtak nga Lindja kanė pėr tė ardhur sepse askush nga Perėndimi atė nuk ka mundur ta njoh. Kėshtu qė kėta tre urtak kanė udhėtuar me mijėra kilometra pėr tė arritur nė vendin ku ai ka lindur, dhe ata e kanė bekuar atė.

            Ata kishin qenė tė lumtur kur e kishin parė, ata nuk kanė pas mundėsi tė jetojnė aq gjatė pėr ta parė tėrė jetėn e kėtij djali dhe ēfarė ai do tė bėj, por ata e kishin parė lindjen dhe kishin qenė tė lumtur.

            Tani ky ėshtė njė kompliment i madh pėr Lindjen qė Jezusi e ka paguar: vetėm nė Lindje e njohin atė. Tre njerėz tė ditur erdhėn nga Lindja pėr ta paguar haraēin, tė sjellin dhurata pėr tė, dhe Perėndimi nuk kishte asnjė njohje pėr tė. Ende ai profetizon se nė ditėn e errėt tė njerėzimit, Mesia i rremė do tė vijė nga Lindja. Ēuditshėm! Lindja nuk ka besuar nė asnjė mesi.

            Ju do tė befasoheni kur ta mėsoni se ideja pėr mesinė ėshtė Perėndimore. Nė Lindje vetė ideja pėr mesinė kurrė nuk ka ekzistuar. Ka pasur njerėz si Gautam Buda, Mahaviri, Lao Ce dedem tė urtėsisė, por ata kurrė nuk e kanė shpallur veten si mesia, profet. Ata thjesht kanė thėnė atė qė kanė qenė: ata kanė qenė qenie njerėzore tė cilėt kanė kuptuar potencialin e tyre tė brendshėm, dhe tė cilėn ju mund ta bėni ashtu siē e kanė bėrė ata. Ideja e mesisė ėshtė Perėndimore.

            Ju do tė befasoheni kur ta mėsoni se tė gjitha kėto tri fe – Taoizmi, Budizmi dhe Xhainizmi – madje nuk besojnė nė Zot. Ato janė religjione pa fe, kėshtu qė nuk bėhet fjalė pėr kurrfarė Mesia, ndonjė tė dėrguar nga Zoti, asnjė djalė tė lindur prej Zotit; nuk ka asnjė fjalė pėr ndonjė mundėsi tė tillė. Pse nga Lindja?

            Kjo ide e Lindjes dhe Perėndimit, e burrit dhe gruas, e zezės dhe bardhės – vetė ideja e ndarjes sė njerėzimit ėshtė e shėmtuar. I tėrė njerėzimi ėshtė njė. Edhe sa kohė ne do tė vazhdojmė tė sillemi si fėmijė?

            Juri Gagarin ishte rusi i parė qė shkoi nė afėrsi tė hėnės. Kur ai u kthye pyetja e parė qė kėrkohej prej tij ishte: “Cila ishte ideja juaj e parė kur shikuat nė tokėn nga distanca aq e largėt?”

            Dhe ai tha: “Ēuditshėm…Unė vetė kam qenė i befasuar me idenė. Unė i thashė: ‘Ah toka ime e bukur.’ Unė nuk po mund tė mendoj pėr Rusinė, unė nuk po mund tė mendoj pėr Amerikėn; unė nuk po mund tė mendoj pėr shtetet. Nga distanca e tėrė toka ishte njė. Unė thjesht kam mundur tė them: ‘Toka ime e bukur, toka ime.’”

            Ēdokush qė ėshtė pėrpjekur ta ndaj njerėzimin dhe botėn nuk ka qenė nė favor tė njeriut tė ri. Kėshtu qė unė nuk pajtohem me Jezusin. Nė radhė tė parė, ideja e tij fanatike se ai ėshtė njė profet, Mesia i pritur, ėshtė e rreme. Askush nuk ėshtė njė profet dhe askush nuk ėshtė njė Mesia i pritur.

            Dhe atė qė ai ėshtė duke bėrė ėshtė shumė e ēuditshme. Ēifutėt janė duke e quajtur atė njė profet tė rremė, dhe ai ėshtė duke bėrė apel se profetėt e tjerė janė tė rremė. A mund tė shihni tėrė kėtė gjė? Kjo duket tė jetė si njė pazar ku ēdo dyqanxhi bėrtet se vetėm mallrat e tij janė mė tė mirat, tė tjerat janė tė rreme.

            Populli i tij kurrė nuk e kanė pranuar atė si profet, si njė Mesia. Hebrenjėt akoma janė duke e pritur Mesiun e tyre, ata nuk kanė marrė ndonjė lajmėrim nga Jezusi, ata madje as nuk e pėrmendin atė nė librat e tyre, madje as rreth kryqėzimit, madje as qė ka ekzistuar ndonjėherė. E ai i quan profetėt e tjerė, profet tė rrem.

            Po ju them se tė gjithė profetėt janė tė gabuar, tė gjithė mesiat janė tė gabuar; dhe njerėzit qė presin mesiat janė tė sėmurė. Sepse ata nuk mund ta menaxhojnė jetėn e tyre personale, ata janė duke pritur qė tė vijė dikush tjetėr t’jua udhėheqė jetėn. Pse duhet dikush tjetėr tė udhėheqė jetėn tuaj? Ju duhet vetė t’i lani ndėrresat e juaja tė pista. A duhet Mesia ta bėj kėtė?

            Nė kėtė mėnyrė ju po vazhdoni t’i grumbulloni ndėrresat e juaja tė pista dhe tė gjithė po i grumbullojnė ato duke e pritur Mesiam, sikur tė ishte Mesia njė pastrim kimik.

            Dhe sa pėr Ajotallah Homein, ai ėshtė thjesht njė i ēmendur. Ta quash atė Mesia i rremė – madje edhe i “rremė” ėshtė t’i japėsh atij shumė vlerė. Unė jam i fundit qė do t’i kisha dhėnė atij ndonjė vlerė. Ai thjesht ėshtė ēnjerėzor dhe absolutisht i ēmendur. Ai duhet tė jetė nė ēmendinė. Ai nuk ėshtė madje as Mesia i rremė… ai nuk ėshtė as qenie njerėzore.

            Askush nuk po vjen nga Lindja pėr t’ju shkatėrruar. Lindja ėshtė shumė e dobėt pėr t’ju shkatėrruar juve. Lindja po e shkatėrron vetveten me riprodhimin e vet; ju po i pėrgatitni varrezat tuaja me armėt e juaja bėrthamore. Metoda e Lindjes pėr tė bėrė vetėvrasje ėshtė paksa e vjetėrsuar: vazhdon vetėm me  prodhimin e fėmijėve, kėshtu qė herėt a vonė do tė vuajnė urie dhe do tė vdesin. Teknologjia perėndimore dhe shkenca kanė dhėnė metoda mė tė mira pėr tė kryer vetėvrasje - mė shumė teknikė, armė bėrthamore ultramoderne. Tani Mesia nuk ka nevojė tė bėjė diēka. Lindja do tė bėjė vetė me fuqinė e madhe tė saj riprodhuese, ju do tė bėni atė vetė me  inteligjencės tuaj tė madhe, teknologjinė, shkencėn. Nuk ka nevojė pėr Mesiėn e rremė.

            Krejt ēfarė ju duhet janė disa qenie njerėzore tė cilėt kanė qartėsi tė perceptimeve, tė cilėt mund t’ju shpjegojnė se akoma ka kohė. Ju mund tė pėrfundoni me strukturat e vjetra dhe mund ta filloni botėn pėrsėri, freskėt. Dhe kjo ėshtė njė aventurė e tillė saqė askush nuk mund ta gaboj. Kjo ka nevojė vetėm pėr ca njerėz tė guximshėm qė ta fillojnė atė – dhe sannjasinėt e mi e kanė filluar atė. Nė fillim ata do tė dėnohen, nė fillim ata do tė refuzohen; por sė shpejti ata do tė pasohen. Kjo ėshtė se si njeriu budalla ėshtė sjellė gjithmonė.

            Ju duhet vetėm tė jetoni gėzueshėm me lirinė e arritur rishtazi tė cilėn sannjasinėt ju kanė dhėnė, dhe herėt a vonė njerėzit janė tė detyruar ta njohin kėtė. Sa gjatė ata mund t’ju injorojnė? Ju po kėnaqeni e ata janė panevojshėm tė mjerė, ndryshimi ėshtė aq i qartė saqė madje edhe budallenjtė njėherė do tė jenė nė gjendja ta shohin kėtė.

            Sikur qė shekulli po i afrohet fundit, ju do tė gjeni grumbuj tė madh njerėzish tė cilėt lėvizin drejt juve. Ju do tė bėheni shpresa e tyre; stili i juaj i tė jetuarit do tė bėhet mundėsia e vetme pėr tė mbijetuar.

            Dhe askush nuk dėshiron tė vdes, askush nuk dėshiron e gjithė jeta tė jetė e shkatėrruar nga toka. Por nėse tė gjithė janė tė mjerė dhe tė gjithė ndjehet tė padobishėm, atėherė njerėzit edhe pa dėshirė mund tė vendosin se ėshtė mė mirė tė pėrfundojė: pėrse tė vazhdohet me zvarritje tė panevojshme? Por nė qoftė se ata mund ta shohin se ka njė seksion, sado i vogėl, tė cilėt janė duke jetuar ndryshe nė tė njėjtėn botė, nė tė njėjtėn planetė – ata nuk kanė shumė por krejt ēfarė ata kanė, kėnaqen shumė. Ata nuk kanė shumė por kėndojnė, ata vallėzojnė, ata gėzohen, ata janė tė gjallė. Ata kanė njė ngrohtėsi dhe ata rrezatojnė dashuri, sytė e tyre janė plotė qetėsi, heshtje, dhe njė thellėsi tė jashtėzakonshme. Njerėzit do tė vazhdojnė tė vijnė drejt jush.

            Mesia nuk ėshtė i nevojshėm.

            Por ju mund ta shpėtoni botėn. Dhe bota ka pėr t’u ruajtur pėr shkaka se nuk mund tė lejohet qė disa idiot ta shkatėrrojnė atė. Ajo ka marrė mijėra e mijėra vjet pėr ta sjellė jetėn nė kėtė maje, dhe disa idiot thjesht duan ta shkatėrrojnė atė.

            Nuk vjen asnjė Mesia i rremė.

            Nuk vjen asnjė Mesia i vėrtetė.

            Nuk kanė qenė kurrė mė pėrpara… Por ēdo individ mund ta shpėtojė vetėn e vet, mund tė jetė shpėtimtar i vetės sė tij.

            Bėhuni shpėtimtar tė vetės suaj.

            Shpėrndajeni porosinė se ēdokush duhet tė jetė shpėtimtar i vetės sė tij – nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr. Dhe jeta do tė vazhdojė tė lulėzojė nė njė rrafsh shumė mė tė bukur, nė njė ekzistencė shumė mė interesante.

 

 

            Pyetja e tretė

 

            Njerėzimi ka ra nga pema e njohjes nė Kopshtin e Edenit. Njerėzit e devotshėm, sikur Buda apo profeti Elijah, e kanė arritur pėrjetėsinė derisa kanė qėndruar tė ulur nėn hijen e njė peme. Jezusi shkoi pėrtej errėsirės derisa ishte i varur nė njė pemė. Njeriu lufton pėr ta mbrojtur pemėn e familjes sė tij.

            Dhe unė kam dėgjuar se ju keni arritur ndritjen duke qėndruar nėn njė pemė.

            Ēfarė simbolizon pema pėr ata qė e arrin rrugėn mė tė lartė? Si unė mund ta arrij pėrvojėn e cila do tė mė bėj njė njohės tė pemės?

 

            Vetėm qėndrim nėn njė pemė.

            Gautam Buda ishte ulur pranė drurit sepse ai kishte hequr dorė nga mbretėria e tij. A do t’i kishit lejuar ju atij tė ulet diku apo jo? Dhe nė njė vend tė nxehtė ėshtė e natyrshme tė ulet njeriu nėn njė pemė… kjo ishte aksidentale, nuk ishte asgjė e veēantė.

            Unė qėndroja nėn njė pemė sepse nė shtėpinė time ishte e pamundur tė qėndrohet nė heshtje, madje edhe pėr pesė minuta. Ajo ishte njė familje e madhe e pėrbashkėt – gjashtėdhjetė njerėz nė njė shtėpi tė vogėl – dhe aty ishte gjithmonė njė takim publik. Ēdokush interesohej pėr punėt e tjetrit, dhe futė hundėn nė punėt e tjetrit – e sidomos me mua si njė objektiv pėr tė gjithė, sepse unė nuk bėja asgjė e pėr kėtė familja shqetėsohej mė sė shumti. Madje edhe kur kėrkoni qė tė sjell perime nga shitorja… unė shkoja nė mėngjes dhe kthehesha nė mbrėmje. Nėna ime e rrihte kokėn duke mė thėnė: “A kupton ti se mysafirėt veē kanė ardhur dhe ne tė dėrguam pėr perime? Ku janė perimet?”

            Unė i thashė: “Problemi me mua fillon qė nga momenti kur dal nga shtėpia se nuk mund t’ia argumentoj askujt kė e takojė. Dhe derisa kam pėrfunduar me njerėzit qė i kam takuar plotėsisht kisha harruar se pėr ēfarė kisha dalė. Pikėrisht tash njė mik mė ftoi pėr tė ngrėnė bashkė nė shtėpinė e tij. Unė shkova atje dhe vetėm kur fillova t’i ha perimet mu kujtua: “Oh Zot! Po mė duket se kam qenė i dėrguar pėr tė blerė perime dhe tė shkoj nė shtėpi.”

            Por ishte mbrėmje. Unė shkova nė tregun e perimeve por ishte i mbyllur. Gjatė natės askush nė Indi nuk shet perime. Kėshtu qė unė i thashė.: “Me tė vėrtetė po mė vjen keq.” Ata mė dėrgonin tė blej diēka, ndonjė gjė tė vogėl, dhe unė kthehesha dy apo tre herė duke iu thėnė: “Ju lutem vetėm mė pėrkujtoni pėr atė qė keni kėrkuar.”

            Dhe ata mė thoshin: “Mė mirė harroje atė ide. Ne do ta dėrgojmė dikė tjetėr, sepse kjo ėshtė vetėm shprehi pėr tė dėrguar ty diku. Ne mund ta kuptojmė se ti i harron gjėrat sepse ti pėrlahesh me ēdokėnd duke argumentuar, dhe kjo tė merr orė tė tėra; ti duhet t’i harrosh. Ne mund tė tė kuptojmė – por ti duhet t’i kuptosh vėshtirėsitė tona.

            Mė nė fund ata erdhėn deri tek ideja se ky djalė ishte absolutisht i mirė pėr asgjė, - por ata akoma nuk mė linin tė ulem nė heshtje. Kushdo qė kalonte thoshte: “Ti prapė pėrtacinė tėnde po e quan meditim. Ti je njė hajdut i madh. Axha im shpesh mė thoshte: “Vetėm pėr t’iu shmangur punės ti e ke zbuluar kėtė meditim.”

            Kėshtu qė natyrisht mė ėshtė duhur tė ulem nėn njė pemė tė parkut tė qytetit. Ajo ishte vetėm nga nevoja absolute; drunjtė nuk kanė tė bėjnė asgjė me kėtė. Duket se ju panevojshėm po i lidhni gjėrat – qė jetėt familjare janė quajtur druri i familjes. Kjo ėshtė vetėm njė mėnyrė pėr ta shprehur atė. Ju madje po thoni se Jezu Krishti ėshtė kryqėzuar nė njė pemė. Jo, se ėshtė kryqėzuar nė njė kryq prej druri dhe nuk ishte pemė. Duket se ju jeni njė gjurmues i madh, dhe pas gjitha atyre gjurmimeve, ju duhet tė jeni ulur nėn njė pemė mė mirė se tė mė pyetni.

            Vetėm uluni nėn njė pemė dhe gjeni. Asgjė nuk do t’ju ndodhė. Nuk ėshtė ēėshtja se ku jeni tė ulur; ēėshtja ėshtė se a do tė hyni brenda. Ju mund tė rri brenda nė shtėpi, ju mund tė uleni nėn njė pemė, ju mund tė uleni nė lėndinė, ju mund tė uleni pran detit: ēėshtja ėshtė se a do tė jeni brenda.

            Se ku jeni ulur nuk krijon dallim, madje edhe nėse qėndroni – kjo nuk krijon kurrfarė dallimi, sepse Mahavira e ka arritur ndritjen derisa ka qenė nė kėmbė. Vetėm lloje tė ndryshme njerėzish… atij i pėlqente tė qėndroj nė kėmbė; tė meditojė nė kėmbė. Mendimi im ėshtė se i ulur, ai ėshtė pėrgjumur, dremitur, kėshtu qė ai e ka gjetur njė mėnyrė pėr tė mos fjetur, tė qėndroj nė kėmbė. Nė kėmbė nuk mundeni lehtė tė dremisni dhe tė fleni.

            Nė Joga njerėzit madje kanė zbuluar pozicionin e qėndrimit nė kokė; nė kėtė pozicion njė ėshtė e sigurt: ju nuk mund tė bini nė gjumė. Asgjė mė tepėr nuk mund tė ngjajė, vetėm ju nuk do tė mund tė fleni, pėr shkaka se aq shumė gjak do tė nxitojė drejtė kokės saqė kjo nuk do t’ju lejoj tė fleni. Kjo ėshtė arsyeja pse ju duhet njė jastėk kur shkoni pėr tė fjetur – nė mėnyrė qė gjaku mos tė shkoj nė kokė. Koka juaj ėshtė mė lartė se trupi nė mėnyrė qė gjaku tė arrin atje mė pak.

            Gjendja juaj – se a jeni tė ulur, nė kėmbė apo qėndroni nė kokė – kjo nuk ėshtė me rėndėsi. Vetėm njė gjė ėshtė me rėndėsi: qė ju tė bėheni gjithnjė e mė shumė tė heshtur, tė heshtur… vrojtues i mendimeve tuaja… vetėm njė shikues, nė mėnyrė qė mendimet tuaja ngadalė tė ndalen.

            Kjo ėshtė bukuria e vėshtrimit. Sa mė i fortė qė bėhet vėshtrimi juaj, mendimi juaj zhduket. Dhe nė momentin kur nuk ka mendime pėr tė vėshtruar ju hyni nė botėn magjike, nė njė botė ku mrekullia mė e madhe ngjanė. Sepse kur nuk ka se ēfarė tė shikohet, vetėdija juaj – qė ka qenė e pėrfshirė nė vėshtrim – kthehet mbrapa. Rrethi ėshtė kompletuar. Ajo u nisė nga ju, ajo ishte e angazhuar nė vėshtrim, por tash pasi qė ajo nuk ka se ēfarė tė shoh, ajo kthehet. Pėr tė parėn herė ju bėheni tė vetėdijshėm vetėdijes suaj personale. Kjo ėshtė ndritja. Kjo s’ka tė bėj asgjė me asnjė pemė.

 

            Vazhdon...

 

(1)               (3)     (4)     (5)     (6)    (7)