Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (6)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (6)

Kapitulli i njėzetekatėrtė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

            Pyetje nga shoqata “Orange”, Gjermani

 

 

            Pyetja e gjashtė

 

            A ėshtė e mundur rritje pa pasur njė mjeshtėr?

 

            Ėshtė e mundur rritja pa pasur mjeshtėr, por rrugėtimi do tė jetė shumė i gjatė, shumė i pasigurt. Kjo mund ta marrė jetė derisa tė arrihet nė disa siguri pėr rrugėn.

            Askush nuk lundron me barkė rreth botės duke pyetur pyetjen: “A ėshtė e mundur tė shkohet nė udhėtim pa pasur hartė?” Natyrisht ju mund tė shkoni… Harta nuk do tė imponohet: “Unė duhet tė jem me ju.” Asnjė pilot nuk do tė fluturoj rreth botės duke mos pasur hartė, pa njė udhėzues - edhe pse udhėzuesi dhe harta nuk janė tė nevojshme, ai mund tė shkojė pa to.

            Nė tė kaluarėn e njerėzimit panevojshėm dikush e ka bėrė mjeshtrin shumė superior. Kjo ka krijuar njė ide nė mendjen tuaj: Pse tė pranohet dikush si superior pėr ju? Kjo e lėndon unin tuaj tė pranohet dikush si mjeshtėr. Por sa mė pėrket mua, mjeshtri ėshtė vetėm njė udhėzues.

            Edhe nėse shkoni pėr t’i parė rrėnojat e ditėve tė arta tė civilizimit grek. Ju do ta merrni njė ciceron me vete. Ciceroni nuk ėshtė superior ndaj jush; ai thjesht di mė shumė pėr terrenin, ai mund tė jetė i dobishėm.

            Mjeshtri ėshtė vetėm njė udhėzues, njė hartė. Ai mund ta shkurtojė udhėtimin tuaj, ai mund ta bėj udhėtimin tuaj mė pak tė mundimshėm, ai mund t’ju ndihmojė tė arrini edhe nė kėtė jetė – nuk ka nevojė tė pritet pėr jetėn tjetėr. Edhe njė gjė e ēuditshme ėshtė se ai nuk kėrkon asgjė pėr kėshillat e tij, ju nuk po e paguani atė asgjė pėr kėshillat e tij.

            Ai kėnaqet duke ua treguar rrugėn njerėzve, ashtu siē gėzohet kopshti kur lulet lulėzojnė; diēka nė zemrėn e tij gjithashtu lulėzon.

            Ta them kėtė mė saktėsisht, me ēdo dishepull qė bėhet i ndritur mjeshtri pėrsėri ndritėt; pėrsėri e tėrė eksperienca rifreskohet. Dhe shumė mė shumė dishepuj bėhen tė ndritur… pa marrė asgjė nga ju, mjeshtri merr mjaft nga vetė ekzistenca. Mjeshtri vetėm do t’ju jep, ai nuk do tė merr asgjė nga ju. Pse duhet tė keni frikė nga dikush qė mund t’ju ndihmojė pa e paguar ju fare?

            Por gazetaria e verdhė vazhdon me pėrhapjen e gėnjeshtrave. Pikėrisht dje dėgjova se unė paskam marrė nga 250 dollar pėr ēdo person kush ėshtė bėrė sannjasin – ky ėshtė ēmimi i hyrjes. Unė mendova: “Kjo ėshtė njė ide e mirė!” Unė kam humbur me miliona dollar. Unė nuk kam marrė as edhe njė cent nga dikush. Ka njerėz tė cilėt e shesin edhe shpirtėroren, keni kujdes prej tyre. Shpirtėrorja nuk ėshtė pėr shitje, ajo mund tė ndahet, por nuk mund tė jetė e shitur.

            Por ky ende ėshtė vendimi juaj. Nėse doni tė shkoni vetėm, kjo ėshtė jashtėzakonisht e mirė – por a do tė arrini apo jo, unė nuk mund t’ju them asgjė pėr kėtė, sepse unė e njoh mendjen tuaj… Dikush shkon nė vendin e tij, nė shtetin e tij, duke mė thėnė se ai po shkon pėr t’i pėrfunduar gjėrat e pakompletuara dhe se do tė kthehet pėr dy muaj. Unė e presė atė. Dy muaj kalojnė, kalojnė tre muaj, dy vjet kalojnė ...

            Unė pyes: “Ēfarė ndodhi me atė djalin? A i ka pėrfunduar ende gjėrat?” Dhe unė marrė informatė se kur ishte kthyer ai ishte dashuruar nė njė vajzė; ai i kishte harruar tė gjitha rreth meditimit, ai i kishte harruar tė gjitha rreth kėrkimit tė sė vėrtetės. Sjellja e pavetėdijshme e njeriut ėshtė e rastėsishme, shumė e rastėsishme.

            Unė kam dėgjuar pėr njė shitės - njė shitės tė pasurive tė patundshme, tė cilit shefi iu kishte zemėruar shumė. Ai kishte qenė shitėsi mė i mirė i tij, por kėtė herė ai kishte bėrė diēka me tė vėrtetė jo tė drejtė. Ai kishte shitur njė pjesė tė madhe tė tokės njė njeriu pėr njė ēmim shumė tė mirė, dhe shefi kishte mbetur shumė i lumtur, dhe shefi ia kishte ngritur pagėn atij. Ajo tokė kishte qenė e shtrirė aty pėr vite por askush nuk e kishte blerė, dhe ky kishte arrit ta shes pėr njė ēmim shumė tė lartė. Por mandej erdhėn shirat, dhe njeriu qė kishte blerė tokėn kishte ardhur me vrap duke iu thėnė: “Ju tė gjithė jeni mashtrues! Ajo tokė ėshtė gjashtė metra nėn ujė.”

            Shefi e kishte thirrur shitėsin dhe i kishte thėnė: “Kjo nuk ėshtė mirė.”

            Shitėsi tha: “Mos u shqetėsoni. Ju vetėm pritni dy ditė. Unė do ta menaxhoj…”

            Dhe pas dy ditėsh ai erdhi dhe i tha: “E kam menaxhuar, ēdo gjė u krye. Ia kam shitur atij burri dy barka.”

            Shefi tha: “Oh Zot! Ai ishte aq i zemėruar, aq agresiv, dhe ti ia dole t’ia shesėsh dy barka” Ku i more ato dy barka?”

            Ai tha: “Ne i kishin ato nė bodrumin tonė pėr vite me radhė dhe unė prisja  mundėsinė pėr t’i shitur ato. Unė i fola atij burri pėr bukuritė e ujit. Unė i thashė atij se tash pėr tash ai mund t’i shfrytėzoj barkat, dhe kur uji tėrhiqet ai mund tė bėjė shtėpinė e tij vetėm gjashtė metra mė lartė dhe kjo do tė jetė nė njė liqen, ajo do tė quhet Lake Palace. Dhe njeriu tha: “Vėrtet! Kjo ėshtė njė ide e shkėlqyer.”

            Dhe shitėsi i tha atij: “Kėtu janė dy barka. Kėshtu qė, derisa uji ėshtė atje, i pėrdorė barkat, kėnaqesh, dhe kur ta ndėrtosh shtėpinė… atėherė gjithashtu do tė nevojiten barkat nė stinėn e shirave. Apo nė qoftė se ja arrin ta mbash ujin gjatė gjithė vitit pėrreth kjo do tė jetė shtėpia mė e bukur nė qytet, e rrethuar nga uji. Dhe mbetet ende tokė – mund ta punosh njė kopsht tė bukur, njė shtėpi tė bukur. Vetėm mendo pėr kėtė!”

            Shitėsi i kishte thėnė se nuk ėshtė nė pyetje sa ēfarė shitni, nė pyetje ėshtė se cilėn ėndėrr ia bashkėngjitni mallit qė shitni. Vetėm ėndrrat janė shitur.

            Ka njerėz si Maharishi Mahesh Jogi tė cilėt pėr disa dollarė do t’ju iniciojnė nė meditim. Kjo ėshtė e shėmtuar, kjo nuk ka ndodhur nė Lindje. Ai ka akumuluar njė pasuri. Nė qoftė se dikush ju jep diēka kjo ėshtė njė tjetėr gjė - por ai ka njė normė: dyqind e pesėdhjetė dollarė pėr ēdo fillim.

            Dhe mendja e njeriut ėshtė aq budalla: kur ju paguani 250 dollar pėr diēka ju nuk mund tė shkoni kundėr kėsaj, pėrndryshe ju do tė dukeni si njė idiot. Sepse ju keni paguar dyqind e pesėdhjetė dollarė, ju filloni duke iu thėnė njerėzve kjo ėshtė njė gjė e madhe - dyqind e pesėdhjetė dollarė janė asgjė pėr kėtė, kjo ėshtė lirė. Nė qoftė se ju thonė se nuk ėshtė asgjė, qė do tė thotė ju keni qenė tė mashtruar, qė keni qenė budallenj pėr tė paguar dyqind e pesėdhjetė dollarė.

            Mjeshtri i vėrtetė asnjėherė nuk merr ndonjė gjė nga ju. Ēfarė ju keni? - Ju jeni shpirtėrisht tė varfėr, kjo ėshtė arsyeja pse ju duhet njė mjeshtėr. Mjeshtri vetėm ju jep, dhe ju jep nga dashuria. Dhe fundamenti i dashurisė ėshtė sa mė shumė qė jepni aq mė shumė keni, ajo ėshtė njė burim i pashtershėm i pėrjetshėm i jetės.

            Por unė nuk do tė them se njeriu nuk mund ta gjej atė pa njė mjeshtėr. Dikush mund ta gjej atė, por nevojitet durim i madh, njė duhet tė jeni shumė tė zgjuar dhe tė mos kapeni pėr diēka tjetėr nė rrugė. Njeriu nuk duhet tė bie nė kanalet qė janė kudo pėrgjatė rrugės. Ai duhet tė jetė njė kėrkues absolut: ai mund tė dėshtojnė shumė herė, por kėrkimi i tij vazhdon. Shpirti i tij nuk do tė fillojė tė ndjehet i frustruar, ai e mban shpirtin e tij lartė. Ai do tė jetė vetėm, dhe rruga ėshtė e vetmuar.

            Vėshtirė ėshtė, por mund tė shkohet pa mjeshtėr. Por nėse ai shkon pa mjeshtėr vetėm pėr shkak tė ego-s sė tij, atėherė ai kurrė nuk do tė arrijė – sepse ego ėshtė barriera e parė qė parandalon kėrkimin e tė vėrtetės.

            Dhe nė qoftė se mjeshtri nuk pėrpiqet tė jetė mė i shenjtė se ju… dhe nė realitet nuk ka mjeshtėr qė mund ta bėj kėtė. Ai ėshtė vetėm njė qenie njerėzore nė mesin tuaj, vetėm ėshtė se ai e di rrugėn dhe ai mund t’jua tregoj rrugėn. Kjo ėshtė kėnaqėsia e tij pėr t’jua treguar rrugėn. Nuk ka asnjė marrėveshje; ai ėshtė vetėm njė mik.

            Kjo ėshtė arsyeja pse unė kam ndryshuar fjalėn “mjeshtėr” sepse ajo i jep njė kuptim tė caktuar tė skllavėrisė, robėrisė shpirtėrore. Ai ėshtė mjeshtri dhe ju jeni rob. Ai ėshtė mjeshtėr, ai ju posedon, ai ėshtė pardoni dhe ju duhet tė ndjekin urdhrat e tij. Unė kam ndryshuar atė fjalė. Unė them mjeshtri i vėrtetė ėshtė vetėm njė mik dhe kėnaqėsia e tij ėshtė qė t’ju ndihmojė. Ju nuk keni obligim ndaj tij, ai ju obligohet juve; ju i keni pranuar kėshillat e tij dhe ju mund t’i refuzoni ato.

 

 

            Pyetja e shtatė

 

            A jeni tė gatshėm tash tė na tregoni tė tėrė tė vėrtetėn, apo janė ende disa befasi qė duhet pritur pėr sannjasinin tuaj?

 

            E tėrė e vėrteta nuk mund tė thuhet, kėshtu qė gjithmonė do tė ketė befasi nė pritjen e juaj.

            E vėrteta e tėrė ėshtė njė mister shumė i madh, shumė mė e madhe se sa ėshtė e mundur pėr t’u shprehur. Ajo ka aq shumė dimensione, aq shumė aspekte, kushdo qė mendon se ai e ka thėnė tėrė tė vėrtetėn nuk e njeh tė vėrtetėn.

            Unė do t’ju tregoj dy histori - njėra ėshtė shumė e njohur - nga PANCHTANTRA, njė nga koleksioni i alegorive tė lashta nė Lindje. Fabulat e Ezopit nė Perėndim tė gjitha janė vjedhur nga PANCHTANTRA, asgjė e re nuk ėshtė nė to. PANCHTANTRA mė sė paku ėshtė dy mijė vjet mė e vjetėr se fabulat e Ezopit. Nė fakt, asnjėherė nuk ka pasur njė njeri i tillė si Ezopi. Nė njėfarė mėnyre, sepse Gautam Buda vazhdimisht citonte alegori nga PANCHTANTRA…

            Ka pasur shumė emra qė iu janė dhėnė Gautam Bud-ės pėr hir tė dashurisė ndaj tij, pėr hir tė cilėsive tė tij, njė ėshtė Bodhisattva. Lėvizin nga njė gjuhė nė njė tjetėr deri sa tė arrini nė Perėndim, Bodhisattva u bė Bodhisat dhe mė nė fund u bė e Ezopi, njė nuk e di se si. Tė gjitha kėto tregime kishte qenė pėrpiluar mijėra vjet pėrpara Bud-ės dhe u folėn nga Bodhisattva Gautam Buda.

            Njė nga alegoritė mė tė famshme ėshtė mbi pesė tė verbrit dhe elefantit. Ata kurrė nuk kishin dėgjuar pėr elefantėt, kur pėr herė tė parė njė elefant arriti nė qytet. Tė pesė tė verbrit kishin qenė miq tė mirė dhe filozofė tė mėdhenj.

            Kur nuk keni sy ju natyrisht bėheni filozof, ju nuk mund tė shihni, ju vetėm mund tė mendoni. Ju nuk mund tė shihni dritė, ju nuk mund tė shihni ngjyra, ju nuk mund ta shikoni ylberin, ju nuk mund tė shikoni lule - por ju mund tė vazhdoni tė mendoni dhe tė krijoni filozofi pėr tė gjitha kėto gjėra.

            Tė pestit shkuan pėr ta parė elefantin dhe tė gjithė ata prekėn pjesė tė ndryshme tė elefantit, dhe pėrsėri njė argument i madh filozofik u ngrit. Njėri kishte thėnė: “Ky elefant ėshtė si shtyllat e mermerit tė mėdha ashtu siē i kemi nė tempull” – sepse ai kishte prekur kėmbėt e elefantit. 

            Tjetri tha: “Gjepura.” Ai kishte prekur veshėt e elefantit, dhe elefantėt e Indisė i kanė veshėt mė tė vogėl se elefantėt e Afrikės. “Kjo duket si njė freskore (ventilator) e madhe qė e pėrdorin njerėzit e pasur.” Nė tė kaluarėn, kur nuk kishte energji elektrike ēdo person i pasur kishte njė pėrcjellės qė lėvizte njė freskore tė madhe mbi kokėn e tij. E ai i tha: “Ti je pak i marrė. Njė freskore nuk mund tė jetė shtyllė… ” E kėshtu me radhė e kėshtu me radhė.

            Njė njeri me sy kishte qenė duke i shikuar tė gjithė kėta pesė personat e verbėr, dhe iu kishte thėnė atyre: “Ju nuk keni sy.    Dhe kur flitni pėr diēka ju gjithmonė duhet ta dini se a po flitni pėr tė njėjtėn gjė. Njėri po flet pėr veshėt e tjetri pėr kėmbėt – a elefanti ėshtė aq i madh, e ju jeni tė verbėr.”

            E vėrteta ėshtė shumė e madhe, shumė e gjerė. Ajo ka shumė dimensione.

            Kėshtu qė unė do tė vazhdoj t’ju flas rreth aspekteve tė ndryshme, pėr tė cilat njerėzit e verbėr do tė mendojnė se tė gjitha janė kontradiktore, nė kundėrshtim - sepse nganjėherė unė do tė flas pėr kėmbėt e elefantit, dhe nganjėherė pėr veshėt e elefantit, e nganjėherė pėr pjesėt tė tjera tė elefant, dhe natyrisht ato do tė jenė deklarata krejtėsisht tė ndryshme. Vetėm kur i hapni sytė do tė jeni nė gjendje ta shihni elefantin e tėrė.

            Tregimi i dytė qė desha t’jua tregoj ėshtė rreth Gautam Buda. Ai ishte duke kaluar nėpėr xhungėl, ishte vjeshtė, dhe e tėrė rruga ishte pėrplot gjethe tė rėna dhe era bėnte muzikė tė mrekullueshme me gjethe tė rėna. Dhe Ananda, kur e gjen atė vetėm e pyet: “Unė kam qenė me ty pėr tridhjetė vjet, por ti gjithmonė ke vazhduar duke treguar diēka tė re. Do tė na tregosh neve tėrė tė vėrtetėn? A do tė vazhdosh tė na tregosh tėrė tė vėrtetėn apo jo?”

            Dhe Buda u gėrmuq poshtė, mori njė grusht me gjethe tė rėna dhe ia tregoi ato Anand-ės duke i thėnė: “A i sheh kėto gjethe ne dorėn time?”

            Ananda i thotė: “Po, po e shoh, por mos provo ta ndryshosh temėn. Unė pyeta pėr diēka tjetėr, dhe ti po provon ta ndryshosh temėn.”

            Buda i thotė: “Jo, unė nuk jam duke e ndryshuar temėn. Tash shih tė gjitha gjethe tė rėna nėpėr tėrė xhunglėn… ēfarėdo qė tė kam thėnė janė vetėm disa gjethe tė rėna nė grushtin tim.”

            Pėr ta thėnė tėrė tė vėrtetėn ėshtė e pamundur, ajo ėshtė shumė e madhe. Miliona gjethe fluturojnė dhe vallėzojnė nė erė ... ajo ėshtė shumė e madhe. Ēdo gjė qė unė jam duke e thėnė thjesht jam duke thėnė nė mėnyrė qė ju tė  interesoheni pėr kureshtje. Unė nuk mund t’ju jap tė vėrtetėn, por unė mund t’ju jap njė etje tė caktuar pėr tė vėrtetėn - dhe qė ėshtė e mjaftueshme. Nėse jeni tė etur, ju do tė gjeni burimin e ujit.

            Deri nė frymėn time tė fundit unė do tė vazhdoj t’ju jap surpriza - dhe kush e di, ndoshta edhe pas frymės sime tė fundit! Unė do tė pėrpiqem!

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)    (3)   (4)   (5)            (7)