Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (5)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (5)

 

Kapitulli i njėzetegjashtė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

 

 

            Njerėzit e pasur kanė kėtė problem. Nėse njerėzit nuk bėhen miq me ta, kjo ėshtė shkaku i pasurisė sė tyre; nėse njerėzit nuk i simpatizojnė ata, kjo ėshtė shkaku i pasurisė sė tyre. Por kėta njerėz kurrė nuk kanė qenė tė dashur. Edhe nėse ndonjėherė dikush i ka dashur ata, kjo ishte pėr shkak tė pasurisė sė tyre - dhe ky ėshtė njė dallim i madh. Kur ju e doni njė person pėr shkak tė pasurisė sė tij, e jo pėr shkak tė vetes sė tij, kjo dhemb, shkakton dhimbje tė jashtėzakonshme.

            Nė kėtė mėnyrė njerėzit e pasur gradualisht mėsojnė se dashuria nuk ėshtė pėr ta. Dhe e tėra ēfarė nga ata mund tė merrni ėshtė simpatia, dhe ajo simpati ėshtė e mundur vetėm atėherė kur ata janė tė mjerueshėm, kur vuajnė. Pastaj qindra njerėz do t’i pėrkrahin ata. Kėta njerėz do tė kėnaqen nė njė gjė: “Edhe pse ka aq shumė para, ai prapė vuan. Ne nuk kemi aq shumė para por ne nuk vuajmė, ne jemi prapė nė njė gjendje mė tė lartė mendore se ai.”

            Nuk ka kurrfarė tė keqe ta simpatizoni atė njeri… por ai njeri nuk mund tė largohet nga vuajtja e tij, sepse nė momentin kur ai e le vuajtjen e tij tė gjithė simpatizuesit do tė largohen. Ai ėshtė kapur nė njė rrjet. Dhe jeta e tij ka qenė njė gėnjeshtėr totale – ai ka qenė vetėm njė makinė fitimi.

            Ai ka fituar mjaft - nė koston e ēdo gjėje qė ėshtė e vlefshme, me koston e ēdo gjėje e cilat nuk mund tė blihen me para. Ju nuk mund tė bleni dashurinė me para, ju nuk mund tė bleni tė vėrtetėn me para, ju nuk mund tė bleni me para bukurinė, ju nuk mund tė bleni kuptueshmėrinė me para, ju nuk mund tė bleni asgjė qė ka vlerė reale me para.

            Ai ka shpenzuar tėrė jetėn e tij duke fituar para dhe tani ai ėshtė nė njė qorrsokak. Paraja ėshtė aty dhe se ai ėshtė vetėm njė lypės. Tėrė jetėn e tij ai e ka mėsuar vetėm nė art: si tė fitojė shumė e mė shumė. Ai kurrė nuk i ka kushtuar vėmendje muzikės sė madhe, artit tė madh, pikturės sė madhe,  arkitekturės sė madhe, edhe pse kishte kohė. Tėrė jetėn e tij ai ishte i pėrkushtuar pėr njė gjė - ai kishte vetėm njė Zot: paranė. Ai tash e ka paranė, por ka mbetur me njė qenie shumė primitive barbare – i pacivilizuar, i paedukuar, vulgar.

            Unė e kam dėgjuar njė tregim tė shkurtėr qė do t’ju ndihmojė… Nasradin Hoxha ishte shumė i pasur – ky ėshtė njė tregim Sufi – dhe ai tėrė jetėn e tij ia kishte kushtuar fitimit tė parave. Njė ditė njė mik i thotė: “Nasradin, ti po plakesh dhe kurrė nuk ke parė ndonjė film.”

            Nasradini i thotė: “Kurrė nuk po kam kohė.”

            Burri i thotė: “Unė e kam sjell edhe njė biletė pėr ty. Ti nuk do tė shpenzosh para, vetėm pak kohė.”

            Nasradini kishte shkuar me tė nė kinema. Filmi kishte qenė pėr njė kėngėtar tė muzikės klasike, dhe i tėrė fillimi kishte qenė rreth jetės sė kėtij kėngėtari.

            Muzika klasike indiane ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga ajo e Perėndimit, por ėshtė shumė mė shkencore. Ēdo shkallė luhet nė njė mėnyrė tė ndryshme, dhe pėr ēdo kohė tė ditės janė kėngė tė ndryshme, lloje tė ndryshme tė muzikės, janė nė harmoni me natyrėn. Nė mėngjes ėshtė njė lloj i muzikės, kėnga mund tė jetė e njėjtė, por ajo do tė kėndohet nė njė tjetėr mėnyrė, me njė theks tė ndryshėm. Nė mbrėmje po e njėjta kėngė do tė ketė njė mėnyrė tė ndryshme tė tė kėnduarit. Muzika ėshtė njė art shumė delikat.

            Nė film, ishte mėngjesi i hershėm dhe dielli fillonte tė linde. Kėngėtari ishte ulur nėn njė pemė dhe e luante muzikėn e mėngjesit duke kėnduar: “Ahhhh, ahhhh, ahhhh”; - ai i jep tone tė ndryshme, theksime tė ndryshme, nė njė kėndim, ahhhh. Njeriu qė e kishte sjell Nasradinin ishte hutuar: kur kėngėtari filloi tė kėndojė, Nasradini filloi tė qajė.

            Burri e pyeti: “Ēfarė ėshtė problemi: kurrė s’kisha menduar se je adhurues kaq i madhe i muzikės klasike?”

            Nasradini tha: “Nė dreq tė mallkuar me muzikė klasike! Kjo nuk ėshtė muzikė klasike, po ta them. Unė pata njė dhi e cila gjithė natėn thirri ahhhh, ahhhh, ahhhh dhe nė fund cofi. Ky njeri pikėrisht po vdes. Bė diēka!”

            Ai kishte shumė para, por vetėm para. Ky njeri ishte i zbrazėt, pa kurrfarė ndjeshmėrie pėr asgjė, pa kurrfarė kuptueshmėrie pėr asgjė.

            Njerėzit pėr tė cilėt ju po pyesni nė Zvicėr kanė shtėpi tė bukura, tokė tė mirė, shumė para qė iu nevojiten ndoshta edhe mė shumė se qė iu nevojiten, por ata janė tė shkatėrruar. Prej nga vjen ky mjerim i tyre? Mjerimi i tyre vjen sepse ata nuk kanė mėsuar asgjė tjetėr pėrveē se tė akumulojnė para. Qenia e tyre ėshtė bosh, e zbrazėt. Nga kjo zbrazėti vjen mjerimi i tyre.

            Dhe tash ata kanė jetuar tėrė jetėn e tyre me atė mjerim; ai ėshtė i vetmi shok i tyre, dhe ky mjerim ėshtė e vetmja gjė me tė cilin ata marrin simpati. Askush nuk i simpatizon shtėpitė e tyre tė bukura, automobilat e bukur, bizhuterit e bukura. Ēdokush i xhelozon pėr tė gjitha ato gjėra, por askush nuk i xhelozon pėr mjerimin e tyre, pėr zbrazėtinė e tyre, boshllėkun e tyre. Tė gjithė janė simpatik, dhe pasi qė ata kurrė nuk e kanė njohur dashurinė, ata mendojnė se simpatia ėshtė dashuri.

            Simpatia ėshtė njė monedhė e rreme. Ajo nuk ėshtė dashuri, dhe nuk mund tė lėvizė mė lartė.

            Ju po mė pyeti se pse ata nuk janė duke e shfrytėzuar lirinė e tyre pėr vlera mė tė larta, pėr vetėdije tė lartė. Ata nuk kanė ndonjė ide, ata janė lypės. Pėr kėto vlera tė larta ju duhet tė kaloni nėpėr njė hierarki. Janė bukuritė e trupit, por ata kurrė nuk i kanė shijuar bukuritė e trupit. Janė bukuritė e mendjes – dėgjimi i muzikės sė mirė apo leximi i poezisė sė mirė – por ata kurrė nuk janė mėrzitė pėr kėtė.

            Nėse ju kaloni prej trupi nė mendje, ju nuk mund tė shkoni pėrtej mendjes. Ju do tė duhet tė kaloni pėrmes mendjes. Ata e dinė vetėm njė gjė nė jetė dhe ajo ėshtė lakmia, ata kanė mėsuar vetėm njė art - si ta plotėsojnė lakminė. Dhe tani ata janė nė fund tė jetės sė tyre, duket shumė vonė pėr tė filluar, e madje edhe ideja e fillimit nuk do tė ndodhė pėr ta.

            Nė Indin e lashtė ju do tė befasoheni kur ta mėsoni se mbretėrit dhe perandorėt e mėdhenj e kishin shprehi t’i ēojnė bijtė e tyre, kur ata veē ishin tė rritur, pėr tė jetuar nė shtėpinė e madhe tė prostitutave. Prostitutat nė Indi kanė njė kuptim krejtėsisht tė ndryshėm nga prostitutat jashtė Indisė. Prostitutė nė Indi ishte njė grua jashtėzakonisht e kulturuar, dhe madje edhe mbretėrit e i ēonin djemtė e tyre pėr t’i mėsuar sjelljet e mira, pėr tė mėsuar artin, pėr tė mėsuar muzikėn, pėr tė mėsuar vallėzimin, pėr tė mėsuar se ē’ėshtė e bukura.

            Pas kthimit nga shtėpia e prostitutave, pas dy apo tre vjet mėsimi atje, atyre iu jepnin mėsues tė ri – urtak tė cilėt do tė mund t’i ndihmojnė ata pėr tė kaluar nėpėr botėn e shenjtė, tė cilėt do tė mund t’ju mėsojnė atyre se si tė jenė tė heshtur, si tė jenė tė qetė. Mbreti do ta deklaronte djalin e tij si pasardhės tė tij, vetėm atėherė kur pasardhėsi i tij ishte i gatshėm si njė njeri i menēur – jo bosh, jo i mjerė, por i lumtur, i gėzuar.

            Kur ai ėshtė gati ai mund ta jep tėrė perandorinė, ai njeh diēka mė mirė se sa perandoria. Ai nė vend, nė qoftė se vjen koha, do ta humbė perandorinė, por jo edhe bukurinė e pėrvojave tė cilat ai i ka fituar rreth tė vėrtetės, bukurisė, dashurisė. Ato janė shumė mė tė vlefshme.

            Ky ishte parim: derisa nuk dini diēka mė shumė se perandori, ju nuk mund tė bėheni perandor i vėrtetė. Nėse nuk dini diēka mė tė lartė se qė di perandori, ju nuk jeni tė denjė tė jeni perandor.

            Por ajo ishte bota feudale, nė njė botė kapitaliste gjėra kanė ndryshuar. Ju duhet tė fitoni para, dhe duhet tė fitoni mė shpejtė sepse jeta ėshtė e shkurtėr dhe konkurrenca ėshtė e vėshtirė. Duke fituar para ju harroni se ka shumė gjėra mė tė rėndėsishme nė jetė se paratė. Paraja ėshtė asgjė, por ėshtė njė mjet i mirė i kėmbimit, por mė shumė se kaq nuk ka vlerė tjetėr, nuk ka vlerė shpirtėrore.

            Dikush duhet t’ju tregoj njerėzve tė pasur nė Zvicėr, “Ju nuk jeni tė pasur, ju jeni krejtėsisht tė varfėr.” Ata duhet tė bėhen tė vetėdijshėm se ata kanė humbur veten dhe kanė gjetur para, ata kanė shitur veten e tyre dhe kanė tubuar bėrllok.

 

 

            Derisa njė njeri i pasur nuk e kupton boshllėkun e tij, nuk ka asnjė mėnyrė qė ai tė fillojė tė punojė pėr tė fituar gjėrat qė ai ka humbur nė jetėn e tij. Dhe kjo nuk ėshtė kurrė tepėr vonė - pėr shkak se ajo ėshtė vetėm njė ēėshtje e tė kuptuarit. Nė qoftė se ai mund ta shohė varfėrinė e tij... ai do tė di se si ta shkatėrrojė varfėrinė fizike, tani arti i njėjtė, i njėjti intensitet, dhe tėrėsia e njėjta ėshtė e nevojshme pėr ta shkatėrruar varfėrinė e brendshme.

            Pastaj ai do tė bėhet, pėr herė tė parė, me tė vėrtetė i pasur, pasanik i tejmbushur. Atėherė nuk do tė ketė vuajtje, nuk do tė ketė mjerim, pastaj pėr herė tė parė ai nuk do tė jetė i sėmurė, por i shėndosh dhe i plotė. Nė fakt, njerėzit do tė bėhen xheloz ndaj tij, njerėzit do tė fillojnė edhe ta dėnojnė atė, ta kritikojnė atė. Por asgjė me rėndėsi, mendimet e njerėzve nuk bartin peshė kur ju keni gjetur thesarin tuaj tė brendshėm. Ju jeni aq tė vetė-kėnaqur se edhe nėse e gjithė bota ju dėnon, ju prapė mund tė buzėqeshni dhe tė qeshni, ju prapė mund tė kėndoni dhe vallėzoni.

            Zvicrės i mungon njė revolucion religjioz. Ėshtė njė nga vendet mė tė bukura, ka njerėzit mė tė mirė, dhe akoma nuk ka njė lulėzim tė vetėdijes… Ndoshta ata janė tė frikėsuar nga dikush qė do t’jua tregon zbrazėtinė e tyre.

            Pėr dy muaj jam duke pritur pėr njė vizė turistike pėr tė shkuar nė Zvicėr. Njerėzit e mi qė janė atje janė duke u pėrpjekur shumė, dhe qeveria zvicerane ka dėrguar njė telegram ambasadorit kėtu: “Mbane ftohtė!”

            Unė nuk e kuptoj pse ata kanė frikė nga unė. Ndoshta kjo ėshtė njė frikė e pavetėdijshme se unė do t’jua tregojė varfėrinė e tyre tė brendshme, se unė do t’jua tregojė shėmtinė e tyre tė brendshme. Gjithēka e jashtme ėshtė e bukur, por ēfarė po ngjanė me vetėdijen tuaj tė brendshme?”

            Dhe ky mesazh i qeverisė pėr ambasadėn – “Mbane ftohtė!” – mund tė kuptohet thjesht tė mos veprojnė. Kjo mund tė zgjasė me vite. Mbajtja e ftohtė nuk ka afat kohor, dhe veēanėrisht pėr zviceranėt qė janė mėsuar pėr tė qenė tė ftohtė - ata mund ta mbajnė tė ftohtė pėr aq kohė sa tė duan, gjithė jetėn e tyre.

            Por unė qė vijė nga njė vend i nxehtė, nuk mund tė mbajė tė ftohtė. E dua Zvicrėn, dhe nė qoftė se nuk ka vizė, atėherė dashuria ime do tė jetė e vizės. Unė do tė hyjė.

 

            Pyetja e dytė

 

            Politikat, sistemet e mbrojtjes dhe madje jeta e pėrditshme janė tė bazuara nė balancėn e forcave: unė bėj diēka dhe ju mė jepni diēka nė kthim. Ky balancė funksionon, por bartė njė rrezik tė heshtur – veēanėrisht kur janė sistemet e mbrojtjes nė pyetje. Ēfarė ėshtė opinioni juaj?

 

            Ėshtė e vėrtetė se jeta funksionon nė parimin e baraspeshės. Unė po ju jap diēka, jo pėr asgjė, ju duhet tė jepni diēka nė kthim. Nė fakt, unė po ju jap diēka qė nuk ėshtė fitimprurėse pėr mua dhe unė do tė marrė diēka nga ju qė ėshtė mė e dobishme pėr mua. Mė jepni diēka qė nuk ėshtė e dobishme pėr ju dhe ju do tė merrni nga unė diēka qė ėshtė fitimprurėse pėr ju. Tė dyja palėt duhet tė jenė fitimtare nė kėtė shkėmbim. Kjo ėshtė se si e tėrė ekonomia, e tėrė struktura e shoqėrisė funksionon – ky ėshtė biznes i pastėr.

            M’u kujtua njė shkollė e vogėl…

            Mėsuesja kishte qenė duke folur pėr Jezu Krishtin pėr gati njė orė, dhe mė pas ajo i pyeti fėmijėt: “Kush ėshtė njeriu mė i madh nė histori, njeriu mė i madh?”

            Njė djalė amerikan ngriti dorėn dhe tha: “Abraham Lincoln”.

            Mėsuesja ishte habitur pak. Pas njė orė duke iu folur atyre madhėshtinė e Jezusit, pėr mrekullitė e tij dhe ēdo gjė tjetėr... Por ende ajo tha: “pėrgjigja jote ėshtė e mirė, por jo mjaft e mirė.”

            Djali tjetėr ngriti dorėn – ai ishte indian – dhe tha: “Mahatma Gandi”

            Mėsuesja ishte edhe mė e habitur, gjėrat ishin duke shkuar edhe mė larg nga Jezu Krishti. Ajo tha: “Pėrgjigjja jote ėshtė gjithashtu e mirė, por jo mjaft e mirė.”

            Dhe djali i tretė e ngritė dorėn. Ajo e pyet: “Po, cili ėshtė mendimi yt pėr njeriun mė tė madh tė botės?”

            Djali ishte hebre kėshtu qė mėsuesja kishte drojėn se Jezu Krishti siē duket nuk do tė gjej vendin. Por djali tha: “Jezu Krishti.”

            Kjo ishte edhe mė befasuese - thjesht sepse kishte njė ēmim tė bukur, njė medalje ari pėr pėrgjigje tė saktė, medalja e artė shkoi tek djali i vogėl.

            Kur shkuan tė gjithė ajo e ndaloi djalin dhe e pyeti: “A nuk je ti hebre?”

            Ai tha: “Po, unė jam hebre.”

            “Atėherė pse the Jezu Krishti?”

            Ai tha: “Biznesi ėshtė biznes. Nė zemrėn e zemrės sime unė e di Moisiun si njeriun mė tė madh nė botė. Por kjo ėshtė njė ēėshtje e zemrės; ajo ishte ēėshtje biznesi.”

 

            Vazhdon...

 

(1)   (2)   (3)   (4)         (6)