Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (1)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (1)

 

 

Kapitulli i nėntėmbėdhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

 

 

KAPITULLI 19

Rabinėt dhe bėrlloku

 

 

            28 shkurt 1986 paradite

 

            Pyetja e parė

 

            Ju gjithmonė po thoni se nuk jeni veprimtar i asaj qė po ngjanė rreth jush. Prapė, tendenca gjenerale ėshtė pėr t’ju parė juve si yll nė tėrė kėtė. Ju lutem a mund ta pėrshkruani veten dhe lėvizjen qė ėshtė rreth jush dhe evolucionin tuaj gjatė gjithė kėtyre viteve?

 

            Ėshtė e vėshtirė pėr njerėzit qė tė kuptojnė diēka qė ata kurrė nuk e kanė pėrjetuar nė jetėn e tyre. Tė gjithė ata janė veprimtar, por edhe nė jetėt e tyre ka gjėra tė cilat ndodhin. Pėr shembull, kur ata dashurohen: e bėjnė atė apo ajo ndodh? A mund tė urdhėroni qė dashuria tė ndodhė? Pėr mė tepėr ajo ose do tė ndodhė ose nuk do tė ndodhė, veprimi nuk ka vend nė kėtė, por me miliona njerėz as qė janė tė vetėdijshėm se dashuria po ndodhė. Unė nuk jam veprimtar i kėsaj.

            Kjo nuk ėshtė njė lėvizje si lėvizjet e tjera. Askush nuk ėshtė duke planifikuar atė, askush nuk e ka planifikuar kurrė atė. Unė fillova tė jetoj jashtė, nė qetėsinė dhe paqen time, dhe njerėzit filluan tė vijnė tek unė dhe tė mė bashkohen. Nė fillim unė isha i vetėm, njė endacak, ngadalė, gjithnjė e mė shumė njerėz vinin ngadalė. Unė nuk i kam thirrur ata, diēka e tyre ishte dashuruar nė mua, e ajo qė u nisė me njė njeri u bė karvan i madh dhe e mbulon tėrė botėn - madje edhe vendet ku unė kurrė nuk kam qenė, si Bashkimi Sovjetik, Kinė, dhe vendet tjera komuniste.

            Ndjenja ime ėshtė se kur keni diēka tė sinqertė ajo e ka aromėn e vet. Ajo shpėrndahet vetvetiu. Dhe kushdo qė ėshtė i hapur pėr tė, kushdo qė ėshtė nė kėrkim tė saj pėrnjėherė e pranon dhe e mbanė atė. Ashtu si rrėnjėt e holla… njerėzit fillojnė tė lėvizin drejt burimit.

            Kjo iu duket njerėzve e vėshtirė pėr tė kuptuar. Pėr shembull, dikush qė ėshtė komunist dhe pėrpiqet tė organizojė njė parti komuniste, i duket e vėshtirė. Dikush ėshtė socialist, dikush ėshtė fashist – dhe njė punė e madhe, njė planifikim i madh nevojitet pėr t’u bėrė. E kėtu nuk ka punė, nuk ka planifikim, kjo ėshtė njė lėvizje e cila mund tė krahasohet me njė lidhje dashurie.

            Unė nuk e di se ēfarė do tė ndodhė nesėr, unė nuk e di ku unė do tė jem nesėr. Unė nuk kam asnjė plan pėr tė ardhmen. Kjo i bėn njerėzit e mi njė nga mė misteriozėt nė botė – tė paplanifikuar, paorganizuar, por nė dashuri tė tillė tė jashtėzakonshme, pa rregulla, pa orientime, pa disiplinė, pa kredo, pa kult, pa kishė, pa Zot. Megjithatė, diēka e zemrės ėshtė nė lulėzim.

            Ėshtė njė kėngė qė pėrhapet nė mesin e njerėzve tė mi, ėshtė njė valle e zakonshme nė aktivitetet e tyre; ata kanė harruar si tė ecin, sepse ecja e tyre ėshtė shndėrruar nė njė valle. Ata kanė harruar si tė planifikojnė pėr shkak se janė duke e parė se gjėrat mund tė ndodhin nė njė shkallė aq tė gjerė duke mos planifikuar.

            Kėtu askush nuk ėshtė lider. Kėta njerėz nuk janė dishepujt e mi, ata janė miqtė e mi, ata janė pėrcjellės tė udhėtimit tim. Ne ndajmė diēka qė nuk ėshtė nė mendje, diēka qė ėshtė pėrtej mendjes... njė qetėsi, njė paqe, njė ekstazė, njė hare tė madhe dhe njė pėrvojė tė jetės sė pėrjetshme.

            Kėto nuk janė teori. Unė nuk jam duke iu predikuar tyre. Kėto janė ngjarjet tė cilat janė duke u bėrė gjithnjė e mė shumė aktuale nė jetėt e shumė  e mė shumė njerėzve. Kjo me siguri do tė jetė e vėshtirė pėr veprimtarėt pėr t’u kuptuar. Unė mund tė them vetėm njė gjė - ėshtė njė haiku (poezi japoneze) e bukur nga njė mjeshtėr i madh, Basho, dhe kjo shpjegon gjithēka, ndoshta edhe atė qė nuk mund tė shpjegohet. Basho nė kėtė haiku thotė… ėshtė njė poezi e shkurtėr, vetėm disa fjalė, tre rreshta:

 

            Ulur nė qetėsi

            Duke mos bėrė asgjė

            Dhe bari rritet vetvetiu

 

            Nėse e shikoni logjikisht kjo duket absurde. Por nėse e shikoni ekzistencialisht, me dashuri, estetikisht, me njė zemėr poeti, ju mund ta shihni kuptimin e madh nė tė.

            Ulur nė qetėsi, duke mos bėrė asgjė - kjo ėshtė ajo qė ne kuptojmė me meditim - bari rritet vetvetiu... ēdo gjė tjetėr ndodh nga vetvetja. Ju thjesht mėsoni se si tė jeni tė qetė, si tė mos bėni asgjė - dhe lulet do tė lulėzojnė vetvetiu, zogjtė do tė kėndojnė kėngėn e tyre, dhe jeta juaj do tė bėhet njė lumturi, njė pėrvojė e vazhdueshme, prej ēastit nė ēast, e gėzimit tė madh.

            Kurrė nuk mendoj nė kuptimin e lėvizjes, nė kuptimin e bėrjes sė njė kishe, njė religjioni; unė thjesht vazhdoj tė ndaj zemrėn time mė kėdo qė troket nė derėn time. Dhe bari vazhdon tė rritet…

            Ka njė milion sannjasin nėpėr botė, dhe tė paktėn tre milionė njerėz qė kanė simpati tė jashtėzakonshme ndaj meje dhe ndaj njerėzve tė mi. Nėse doni tė dini diēka pėr mrekullinė, kjo ėshtė mrekullia - jo duke ecur mbi ujė, qė ėshtė thjesht marrėzi, jo duke e shndėrruar ujin nė verė, qė ėshtė krim.

            Vetėm mrekullia... unė e di se njė mrekulli fillon tė ndodhė si njė zjarr shpėrndarės nga zemra nė zemėr, duke ndryshuar dhe transformuar vetėdijen e njerėzve dhe duke i sjellė ata nė njė nivel mė tė lartė tė ekzistimit – duke krijuar njeri tė ri brenda tyre.

 

 

 

            Pyetja e dytė

 

            Njerėzit nga jashtė kur shikojnė nė ju, dhe nė njerėzit e juaj, hutohen. Ata flasin pėr shpėlarje truri, derisa ju flisni pėr gjendjen e pakushtėzuar! Nėse dorėzimi i njerėzve tuaj nė ju nuk ėshtė ikje nga realiteti nė njė ėndėrr hedoniste, atėherė ēka ėshtė?

 

            Nė radhė tė parė askush kurrė nuk ėshtė dorėzuar. Askush nuk mė ėshtė dorėzuar; tė gjithė ata iu janė dorėzuar dashurisė, nė tė njėjtėn mėnyrė edhe unė iu jam dorėzuar dashurisė. Tė gjithė ata iu janė dorėzuar gjendjes mė tė lartė tė vetėdijes, jo mua; unė fare nuk i konsideroj ashtu, pėrfshirė edhe veten.

            Kėshtu qė, gjėja e parė tė cilėn duhet ta mbani nė mend: kėtu nuk ka asgjė tė ngjashme me dorėzimin. Kjo fjalė ėshtė shumė e shėmtuar, ėshtė njė tjetėr emėr i skllavėrisė shpirtėrore. Nė religjionet tjera njerėzit dorėzohen. Ky nuk ėshtė religjion, dhe unė jam kundėr tė gjitha skllavėrive shpirtėrore.

            E dyta, unė nuk ua shpėrlaj trurin njerėzve. Puna ime ėshtė krejtėsisht e ndryshme. Unė thjesht njerėzit e mi i ēoj pėrtej mendjes, dhe nė momentin kur ata pėrjetojnė diēka pėrtej mendjes, ata vetė e lajnė mendjet e tyre - natyrisht, sepse ajo ėshtė aq e ndotur me ndyrėsirė pėr mijėra vjet. Atė punė tė pistė unė nuk e bėj, ata e bėjnė kėtė vetė.

            Puna ime ėshtė t’i tėrheq ata jashtė identifikimit me trurin e tyre; t’i tėrheq ata jashtė mendjes sė tyre dhe t’ju jap atyre pėrvojėn e pėrtejshmes. E mandej ėshtė e tyre se a do t’i mbajnė ato ndyrėsira apo t’i hedhin – dhe askush nuk dėshiron t’i mbajė ndyrėsirat. Dhe nėse ata dėshirojnė plotėsisht ta pastrojnė trurin e pistė, ēfarė tė keqe ka nė kėtė? Ēdo gjė duhet tė lahet e tė pastrohet.

            Po, askush tjetėr nuk do tė bėjė kėtė, sepse kur dikush tjetėr qė e bėn kėtė, ai ka njė ndyrėsirė tė tij pėr tė zėvendėsuar nė trurin tuaj. Ai ju deprogramon dhe nuk ju le tė deprogramuar; ai ju deprogramon pėr t’ju Reprogramuar.

            Unė thjesht ju ēoj pėrtej mendjes. Kjo ėshtė e tėrė metoda e meditimit. Njėherė kur ta mėsoni se, “Unė nuk jam mendja, nuk jam truri, nuk jam trupi”, ju filloni t’i hidhni tė gjitha kushtėzimet tė cilat janė pengesa tė panevojshme nė rritjen tuaj, njė barrė e panevojshme pėr ta bartė.

            Kur provoni t’i hapni krahėt dhe tė fluturoni nė yje, natyrisht qė ju dėshironi tė shkoni lehtė, ju filloni ta hidhni valixhen. Dhe nė kėtė valixhe, nėse i hidhni librat e shenjta, Kuranin e Shenjtė, Biblėn e Shenjtė, unė nuk jam pėrgjegjės pėr kėtė, kjo varet nga ju. Kur jeni pėrtej mendjes ju mund ta shihni se libri i juaj i shenjėt ėshtė pesėqind faqe pornografi e pastėr: tash a do ta mbani atė apo do tė ēliroheni prej tij! Ju e shihni se Zoti juaj ėshtė vetėm njė trillim, djalli juaj ėshtė vetėm njė trillim, parajsa dhe ferri juaj nuk ekzistojnė askund.

            Kjo ka ndodhur njė herė...

            Njė mbret shumė arrogant kishte shkuar tek njė mjeshtėr – padyshim, se ai ishte mbret. Ai kishte kėrkuar nga mjeshtri: “Kam ardhur kėtu t’ju pyes diēka. Keni pėr tė thėnė diēka rreth parajsės dhe ferrit? Unė dua ta kuptoj. Unė po plakem, dhe se shpejti do tė vdes. Para se tė vdes dua ta kem plotėsisht tė qartė ku po shkoj, pse unė po shkoj, dhe nėse gjėrat mund tė ndryshojnė. Ferri a ekziston me tė vėrtetė? A ekziston parajsa me tė vėrtetė?”

            Mjeshtri i kishte thėnė: “Ti qenke komplet idiot. Sė pari ulu, dhe pyet si njė dishepull. Kėtu ti nuk ja mbret, kėtu unė jam zot.”

            Dhe mbreti ishte tėrbuar, para oborrtarėve tė tij – ai kishte ardhur me gjeneralin e tij, kryeministrin, mbretėreshėn – dhe ky njeri po e quan atė njė idiot. Ai e nxori shpatėn nga milli i saj dhe nuk kishte dyshim se do ta prente kokėn e mjeshtrit.

            Dhe mjeshtri i thotė: “Prit njė moment. Kjo ėshtė ajo ku hapen dyert e ferrit. Tash mund tė presh. Preje kokėn – kjo ėshtė ku hapen dyert e ferrit.”

            Ju nuk mund ta vritni njė njeri tė tillė. Mjeshtri qėndroi ashtu siē ishte – por mbreti ndryshoi. Ai qe nė gjendje ta sheh pikėn: ishte tėrbimi i tij, urrejtja ishte ajo qė i hapte dyert e ferrit. Ferri nuk ėshtė ndonjė vend diku, ai ėshtė psikologjia juaj, mendimi juaj – njė kushtėzim i caktuar.

            Ai pėrsėri e ktheu shpatėn nė mill dhe mjeshtri i tha: “Kjo ėshtė ajo ku dyert e parajsės janė tė hapura. Ti e kuptove. Tash mund tė shkosh.”

            Kėto nuk janė gjėra fizike, nuk janė vende gjeografike, vetėm nė mendjen tuaj. Kur tė shkoni pėrtej mendjes… dhe vetėm nga e andejmja mund ta shihni saktėsisht mendjen tuaj, se si duket, ēfarė mbeturina keni mbledhur nė tė. A e keni bėrė parajsėn dhe ferrin jashtė mendjes suaj? Kjo varet nga ju se  a do ta ndryshoni mendjen e jo atė. Unė nuk mendoj se dikush do ta pastrojė atė plotėsisht... ta pastroj nga tė gjitha mbeturinat.

            Unė nuk ja shpėrlaj trurin askujt. Ēdokush e pastron trurin e tij vetė – dhe ēdokush duhet ta laj trurin e tij vetė. The shpėlarja e trurit ju jep asisoj freskie, asisoj risie, asisoj perceptimi, asisoj qartėsie pėr gjėrat – pėr marrėdhėniet e juaja, pėr veten tuaj dhe pėr botėn – kjo nuk ėshtė njė humbje, kjo ėshtė njė fitore gjigante. Njerėzit nga jashtė mund tė mendojnė se unė po ua shpėrlaj trurin njerėzve; ata mund tė vijnė kėtu dhe tė shohin se unė askujt nuk ia shpėrlaj trurin. Unė madje as rrobat e mia personale nuk i laj… e shkreta Ēatena e bėnė kėtė.

            E unė kam njė milion sannjasin, si mund tė arrij t’ua shpėrlaj trurin kaq shumė njerėzve? Dhe nuk ka nevojė kur ju mund ta bėni kėtė punė jashtėzakonisht mirė. Unė thjesht ju tregoj mėnyrėn pėr tė dal nga mendja juaj dhe mandej ēdo gjė tjetėr ua lė juve. Nėse jeni njė lloj hipi psikologjik dhe nuk doni ta pastroni trurin tuaj, kjo varet nga ju. Atėherė jetoni nė ferr, nė tru tė qelbur qė shoqėria ua ka dhėnė. Por kjo do tė jetė zgjedhja juaj; kjo s’ka tė bėj asgjė me mua.

            Kėtu nuk ka dorėzim; kėtu nuk ka shpėlarje truri. Lidhja ime me njerėzit e mi ėshtė thjesht e dashurisė, e zemrės, dhe e barazisė absolute. Unė nuk jam superior ndaj askujt. Vetėm njerėzit inferior pretendojnė me qenė superior. Vetėm njerėzit tė cilėt vuajnė nga njė kompleks i inferioritetit ia arrijnė, nė njėfarė mėnyre, tė jenė superior, kėshtu qė ata mund tė harrojnė inferioritetin e tyre, dhe ata mund t’i tregojnė botės se ata nuk janė njerėz inferiore.

            Unė nuk kam kurrfarė kompleksi inferioriteti, prandaj nuk mė duhet tė jem superior. Unė jam thjesht njė qenie njerėzore e zakonshme. Pėr mua, vetėm tė jesh i zakonshėm ėshtė asisoj lehtėsimi saqė vetėm idiotėt do tė dėshironin tė jenė tė jashtėzakonshėm. Tė jesh i jashtėzakonshėm ėshtė njė tensionim aq i madh, njė ankth, njė brengosje, dhe ju duhet tė mbani tė jashtėzakonshmen tuaj nė mėnyrė kontinuele. Kjo ėshtė njė lojė e konkurrencės. Dikush tjetėr mund tė dėshmojė njė jashtėzakonshmėri mė tė madhe se ju. Atėherė ēfarė ju do tė bėni? Ky ėshtė njė ankth i vazhdueshėm.

            Tė jesh vetėm i zakonshėm ėshtė relaksim i madh dhe qetėsi e madhe - nuk garon me askėnd, nuk ka frikė nga askush. Askush nuk mund ta largojė jashtėzakonshmėrinė time nga unė.

            Jashtėzakonshmėria mund tė largohet; dikush tjetėr mund ta dėshmojė veten e tij mė tė jashtėzakonshėm. Unė jam absolutisht jo-ambicioz, jo konkurrues, dhe ky ėshtė mėsimi im pėr njerėzit e mi.

            Nėse me tė vėrtetė dėshironi tė jetoni nė mėnyrė paqėsore, tė gėzueshėm, ēdo moment i parajsės ėshtė i mundur. Vetėm njė kuptueshmėri e vogėl nevojitet…

 

 

            Pyetja e tretė

 

            Gjatė gjithė kėtyre viteve, shumė njerėz kanė ardhur tek ju, shumė janė kthyer pėrsėri. Ju me njė rast keni thėnė se nėse dy pėrqind e njerėzimit fillon tė meditojė bota do tė shpėtojė. Do tė mjaftojnė sanjasinėt dhe miqtė tuaj tė rrotullojnė rrotėn?

 

            Njerėzit vetėm vijnė tek unė, askush nuk mė braktisė mua. Ai mund tė largohet… por ai do tė mė  mbajė nė zemėr, sepse kjo nuk ėshtė diēka qė mund tė thyhet, kjo nuk ėshtė njė skllavėri nga e cila ju duhet tė ēliroheni. Ajo ėshtė njė dashuri e pastėr.

            Ju mund tė jeni me mua, ju mund tė jeni larg nga unė, ju mund tė filloni tė mendoni se mė keni lėnė mua; por unė kurrė nuk kam parė asnjė person tė vetėm i cili ka qenė me mua dhe mė ka lėnė ndonjėherė. Kjo ėshtė e pamundur – sepse ai vjen pėrmes mendjes sė tij, por derisa ai ėshtė kėtu ai fillon tė sinkronizohet me zemrėn time. Ai mund tė shkoj me mendjen e tij, por ēfarė do tė ndodhė me sinkronizimin qė ka ngjarė nė mes zemrės sė tij dhe zemrės sime? Kjo do ta pėrkujtojė atė ngado qė ai shkon – dhe kjo ėshtė njė gjė reale. Qenia e tij - a ėshtė me mua apo nuk ėshtė, kjo s’ėshtė me rėndėsi.

            E po, unė mund t’ju them se kam shumė njerėz pikėrisht tash pėr tė parandaluar njė luftė nukleare nė botė. Lufta nukleare nuk do tė ndodhė. Edhe pėrkundėr kokėfortėsisė dhe bindjes sė njerėzve si Ronald Regan, ajo nuk do tė ndodhė. Ata po grumbullojnė armė nukleare; ne gjithashtu po bėjmė diēka. Ne po grumbullojmė mė shumė vetėdije, mė shumė dashuri, mė shumė ekstazė; kėto janė armė tė padukshme qė ata nuk mund t’i shohin. Por unė mund tė them me autoritetin tim absolut qė kam njerėz tė mjaftueshme pėr tė parandaluar luftėn nukleare. Nuk do tė ketė asnjė luftė nukleare. Deri mė tash kurrė nuk ka pasur paqe. Historia mund tė ndahet nė dy periudha: tė luftės, dhe pėrgatitjes pėr luftė. Por paqja kurrė nuk ka ekzistuar. Armėt nukleare, nėn maskė, kanė dėshmuar njė bekim sepse ato kanė ndryshuar tėrė fenomenin e luftės vetvetiu. Njė luftė ėshtė kuptimplote vetėm nėse dikush fiton dhe dikush tjetėr ėshtė i mundur; ajo ėshtė njė ego lojė. Por armėt nukleare e kanė shkatėrruar gjithė lojėn. Tash askush nuk mund tė fitoj e as tė jetė i mundur. Lufta e humbė gjithė kuptimin: nėse kjo do tė thotė vetėvrasjen globale atėherė kjo nuk do tė ndodhė. Politikanėt mund tė vazhdojnė tė flasin pėr kėtė, ata do tė vazhdojė tė flasė pėr kėtė, sepse pushteti i tyre mbi njerėzit ėshtė shkaku i luftės. Nėse ata janė tė sigurt se lufta ėshtė e pamundur, atėherė kush mėrzitet pėr politikanėt dhe armatimin e tyre nuklear. Ata do tė vazhdojnė tė flasin rreth mundėsisė sė luftės, takime, bisedime, propozime tė reja. Ata nuk janė tė vetėdijshėm se diēka tjetėr po ngjanė nė anėn tjetėr. Ndoshta ata janė tė pavetėdijshėm…

            Unė nuk kam bėrė asnjė tė keqe nė Amerikė, dhe ende e tėrė qeveria amerikane ėshtė nė siklet tė madh nga prania ime, aq tė tmerruar saqė po mė kėrkojnė nė njėrėn apo mėnyrėn tjetėr – sepse ata nuk patėn rrugė ligjore – ata mė pėrzunė nga Amerika. Ata nuk kanė pasur rrugė ligjore pėr ta shkatėrruar komunėn nė Amerikė; ata kanė bėrė gjithēka tė paligjshme, gjithēka kriminale, gjithēka kundėr kushtetutės sė tyre, dhe shkatėrruan njė komunė tė bukur – njė oazė nė shkretėtirė e cila do tė kishte dėshmuar njė model pėr tė ardhmen e njerėzimit. Por ndoshta, thellė poshtė,  ata janė bėrė tė vetėdijshėm se ēfarė po ngjanė atje kur shkuan kundėr politikės sė tyre, pėrpjekjeve tė tyre pėr luftėn, armėve tė tyre nukleare.

 

            Vazhdon...

 

 (2)       (3)      (4)      (5)      (6)