Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

 

Kapitulli i nėntėmbėdhjetė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

  

            Pyetja e shtatė

 

            Edhe eksperimenti juaj paqėsor nė Oregon ka qenė i shkatėrruar nga pushteti amerikan. Shumė njerėz qė e panė kėtė ngjarje dyshuan nė mundėsinė qė njė njeri i ri dhe njė mjedis pėr t’u rritur mund tė krijohet. Mund tė komentoni ju lutem?

 

            Unė mund ta kuptoj dyshimin e tyre - por unė nuk jam pesimist. Komuna ime paqėsore nė Amerikė ka qenė e shkatėrruar nga forcat e shėmtuara fashiste tė qeverisė amerikane. Kjo nuk do tė thotė se pėrfundimisht paqja, dashuria dhe liria do tė jenė tė mundura. Ajo ishte vetėm njė betejė e humbur. Por beteja e humbur s’do tė thotė se lufta ka pėrfunduar. Nė fakt ajo ishte fillimi i luftės.

            Sulmi nė komunėn paqėsore nė Amerikė ka dėshmuar diēka: se qeveria amerikane ka frikė nga paqja, ka frikė nga njerėzit e qetė, ka frikė nga njerėzit e lumtur. Ata kanė dėshmuar njė gjė absolutisht: se njė komunė e vogėl mund tė bėj pushtetin mė tė madh nė historinė e njerėzimit nė mėnyrė tė frikshme.

            Ajo nuk ka qenė njė humbje, por ka qenė njė fitore. Shkatėrrimi i komunės nuk ka rėndėsi, sepse komuna ime nuk pėrbėhet nga shtėpitė dhe rrugėt; komunėn time e pėrbėjnė njerėzit e vetėdijshėm.

            Dhe kjo ishte mirė qė komuna nė Amerikė u shkatėrrua nga Amerika. Pesė mijė meditant u shpėrndanė nėpėr gjithė botėn. Ata e dinė se si komuna ėshtė krijuar, hap pas hapi - dhe mijėra komuna mund tė zhvillohen nė mbarė botėn, ato janė nė zhvillim.

            Qindra qendra tė reja janė hapur sepse njerėzit tė cilėt kanė jetuar nė njė komunė, tė cilėt kanė shijuar kėnaqėsinė e komunės, nuk mund tė jetojnė nė mjerimin e shoqėrisė. Ata ndjehen plotėsisht tė ēakorduar kėshtu qė ata kanė pėr tė krijuar grupet e tyre tė vogla tė cilat do tė fillojnė tė bėhen tė mėdha e mė tė mėdha.

            Nėse ju shikoni me sytė e mi, atėherė unė nuk e shoh se shkatėrrimi i komunės nė Amerikė ka qenė njė humbje. Amerika ka kryer vetėvrasje, e ka tradhtuar frika e vet, ėshtė hapur dhe e ka ekspozuar veten. Nė qoftė se ne kemi mijėra komuna nėpėr botė, Amerika dhe Bashkimi Sovjetik, dhe vende tė cilėt janė duke menduar pėr armėt shumė tė fuqishme shkatėrruese, janė tė detyruara qė tė ndjehen tė pafuqishme. Njerėzit e komunės janė pėrhapur kudo dhe ata janė duke hapur vende tė reja.

            Ata janė tė detyruar tė ndjehen tė pafuqishėm.

            Unė i kam bėrė tė lirė.

            Sė pari, Amerika ishte  e interesuar tė mė pėrzė; tash ata janė tė shqetėsuar qė lėvizjet e mia duhet tė ndalen. Unė nuk ishte duke lėvizur, unė isha thjesht duke jetuar nė shkretėtirė atje. Ata mė detyruan tė lėvizi dhe tash ata janė bėrė tė vetėdijshėm se kjo lėvizje e imja ėshtė mė e rrezikshme. Sė paku unė isha i mbyllur nė njė vend tė vogėl qė ishte shumė larg nga ndonjė fqinj. Qyteti mė i afėrt ishte njėzet kilometra larg, dhe ne kishim 126 kilometra katrore rreth nesh tė shkretėtirės sė pastėr, malet dhe pemė dėllinjė. Ne ishim duke jetuar atje absolutisht vetėm, tė izoluar nga bota.

            Ata ishin tė shqetėsuar panevojshėm, dhe tash ata janė penduar pėr kėtė, sepse njerėzit e mi janė shpėrndarė nė tė gjithė botėn. Me ta, mesazhi ka shkuar nė tė gjithė botėn dhe Amerika iu ka ekspozuar kėtij veprimi tė shėmtuar.

            Ata nuk kanė qenė nė gjendje madje as ta mbrojnė veprimin e tyre. Unė i kam sulmuar ata vazhdimisht por asnjė pėrgjigje e vetme nuk ka ardhur prej tyre.

            Sulmet e mia janė raportuar nė tė gjithė botėn, nėpėrmjet tė gjitha mjeteve tė informimit, por Ronald Reagan duket se i ka humbur plotėsisht nervat e tij. Unė jam i gatshėm pėr njė diskutim publik me tė, pėr t’i thėnė se krejt ēka  ai bėnte ishte absolutisht antikushtetuese, e paligjshme dhe kriminale. Dhe ai e detyroi atė pėr t’u bėrė - pėr shkak se kudo qė isha autoritetet thoshin se ajo ishte nga lart: “Ne nuk mund tė bėjmė asgjė tjetėr.”

            Tash ai ėshtė duke menduar se do tė kishte qenė mė mirė tė mos e kishte prekur komunėn time, qė tė ketė lėnė atė rehat. Tani pesė mijė njerėz janė nėpėr gjithė botėn dhe unė do tė jem vazhdimisht nė lėvizje nėpėr botė, tani e tėrė bota ėshtė komuna ime.

            Dhe sa kohė ai mund tė mė pengojė pėr tė hyrė nė Amerikė? Populli amerikan ėshtė me mua. Unė kurrė nuk kanė hasur nė njė person tė vetėm nė tėrė Amerikėn qė nuk ishte me mua, vetėm duke e parė se e tėra ishte njė gjė absolutisht e shėmtuar, ēnjerėzore. Sa kohė ai do tė mė pengojė mua? Gjykata ka vendosur vetėm pėr pesė vjet ... dhe pesė vjet do tė kalojnė shpejt.

            Unė do tė kthehem nė Amerikė me njė komunė mė tė madhe. Dhe kėtė herė komuna nuk do tė jetė nė ndonjė shkretėtirė, ajo do tė jetė saktėsisht nė Uashington.

 

 

            Pyetja e tetė

 

            Gratė nė Itali kontestojnė faktin qė ju, njė burrė, qė ėshtė duke iu dhėnė atyre njė pozitė tė barabartė nė botė, nė vend se vetė gratė tė marrin atė qė ėshtė e drejtė e tyre. A mund tė komentoni kėtė ju lutem?

 

            Burri i ka robėruar gratė, dhe ishte pėrgjegjėsi e burrave t’i jap atyre liri, t'i jap atyre dinjitet dhe barazi. Unė nuk kam provuar vetėm nė ēdo mėnyrė tė mundshme t’i bėj ato tė barabarta, por diēka mė shumė – sepse ato kanė nevojė pėr njė kompensim. Pėr shekuj, burri i ka shfrytėzuar ato; kėshtu qė nė komunėn time unė i kam vėnė vetėm gratė nė krye tė ēdo departamenti. Nuk duhet atyre dhėnė barazi vetėm pėr disa vjet, atyre duhet dhėnė diēka mė tepėr se barazi vetėm pėr tė mbajtur ekuilibrin.

            Ato kanė vuajtur aq gjatė, dhe mendimi im ėshtė se nėse gratė e marrinė atė nga burrat nuk do  tė jetė njė situatė e mirė. Nėse ato luftojnė pėr atė dhe e marrin, atėherė burrat dhe gratė gjithmonė do tė mbesin nė armiqėsi, dhe kjo ėshtė ajo qė i ka ndodhur lėvizjes pėr ēlirimin e grave. Kjo lėvizje ėshtė duke krijuar njė lloj antagonizmi, ajo ėshtė reaksionare. Krejt ēka burri iu ka bėrė atyre ato do tė dėshironin t’ia bėjnė burrit, qė do tė jetė pėrsėri njė situatė e shėmtuar. A do tė mund tė dalim ndonjėherė nga kjo situatė e shėmtuar?

            Tash lėvizja pėr ēlirimin e grave ėshtė kthyer nė lesbianizėm, tamam nė atė mėnyrė qė ato tė mos ta duan mashkullin. Ato e urrejnė mashkullin. Kjo nuk ėshtė njė situatė nė tė cilėn njerėzimi mund tė rritet. Lesbianizmi nuk do t’i kėnaq gratė, as nuk ėshtė duke shkuar pėr t’i dhėnė atyre barazi. Ato janė duke u pėrpjekur nė ēdo mėnyrė, duke harruar krejtėsisht se barazia nuk do tė thotė ngjashmėri.

            Nėse burrat pinė cigare atėherė edhe gratė pinė. Pėr shekuj me radhė ishte sjellje e hijshme qė gratė tė mos pinė cigare, sepse kjo ėshtė marrėzi – ajo nuk ka pas asnjė arsye tė qėndroj pas kėsaj. Pasi qė burrat po pėrdorin llojin e caktuar tė veshjes, edhe femrat duhet tė pėrdorin ato edhe pse ato nuk mund t’i bėjnė ato tė duken tė bukura. Ndoshta ato do tė dėshironin t’i injektojnė disa hormone nė mėnyrė qė atyre tė mund t’iu rritet mjekra dhe mustaqet vetėm pėr tė qenė tė ngjashme me meshkujt.

            Pėrpjeka ime ėshtė qė mashkulli duhet t’i jap gruas vendin e saj, me respekt, dhe kėrkim faljeje. Ajo ėshtė e barabartė, por ajo nuk ėshtė e ngjashme. Ajo ėshtė e ndryshme dhe duhet tė mbetet e ndryshme, dallimi i saj ėshtė bukuria e saj – dhe dallimi nė mes mashkullit dhe femrės ėshtė joshja e tyre.

            Ėshtė detyrė e burrit ta sjellė gruan nė status tė njėjtė siē ėshtė ai, sepse ai ėshtė pėrgjegjės pėr uljen e dinjitetit tė gruas. Nuk ka nevojė pėr lėvizjen e ēlirimit tė grave; vetėm njė inteligjencė e vogėl nga ana e burrit dhe gratė mund tė jenė tė barabarta pa kurrfarė konflikti dhe pa kurrfarė antagonizmi, pa kurrfarė ndjenjash tė kėqija.

            Nė tė kundėrtėn, burri duke ia kthyer mbrapa tė gjitha qė i pėrkasin asaj, me kėrkim falje pėr sjelljet e kėqija tė tė parėve – pėr tė cilat ai nuk ėshtė pėrgjegjės, por natyrisht se ai ėshtė pėrfaqėsues i tė gjithė atyre njerėzve – do tė krijojė njė urė. Dhe njė urė dashurie do tė krijojė mė shumė miqėsi.

            Unė do tė doja qė burrat dhe gratė tė jenė tė ndryshėm, tė barabartė, dhe tashmė nė dashuri dhe miqėsi jashtėzakonisht tė thellė.

 

 

 

            Pyetja e nėntė

 

            Paraja konsiderohet njė nga shpikjet mė tė mėdha pėr ēlirimin e njeriut, dhe si mjet ajo ka njė funksion tė mirė. A nuk mendoni se eliminimi i pėrdorimit tė parasė do tė na ēoj nė njė tjetėr botės barbare? Ēfarė nė vizionet e juaja mund tė jetė zėvendėsuese e parave nė kėtė botė tė madhe?

 

            Paraja ėshtė padyshim njė nga shpikjet mė tė mėdha tė njeriut, dhe kjo ka ndihmuar jashtėzakonisht nė tė kaluarėn. Por nė tė ėshtė edhe njė anė negative: paraja ka krijuar varfėrinė dhe pasurinė, klasat dhe luftėn e klasave; paraja ka krijuar kapitalizėm, paraja ka krijuar komunizėm. Paraja ka ndihmuar nė shumė mėnyra nė shkėmbimin e gjėrave - si njė mjet i kėmbimit - por tash funksioni i saj mund tė merret me mjete mė tė mira tė cilat mund tė mėnjanojnė negativen nga ana e saj.

            Pėr shembull, nė perspektivėn time, nė vend tė parave si monedhė ēdo shoqėri duhet tė bėhet njė komunė. Ne mund tė bėjmė njė limit, pesė mijė apo dhjetė mijė… Nėse qyteti ėshtė mė i madh atėherė ai mund tė ketė dy komuna, tri komuna. Por nė vend tė njė familjeje, njė komune merr pėrsipėr kujdesin. Komuna kujdeset pėr fėmijėt, komuna i plotėson nevojat e njerėzve, dhe njerėzit nuk kanė nevojė tė pėrdorin para. Ēfarėdo qė iu nevojitet, komunat i plotėson nevojat e tyre.

            Paraja mund tė pėrdoret nė mes tė komunave si njė mjet kėmbimi, por jo midis individėve. Kjo do tė shkatėrrojė dallimin nė mes tė varfėrve dhe tė pasurve. Dhe nė vend tė monedhės… qė ėshtė diēka e shėmtuar sepse shkon dhe lėvizė pėrmes aq shumė duarve, shumica e njerėzve do tė sėmuren nga infeksionet duke i prekė ato. Ndoshta kjo ėshtė njė prej shkaqeve qė aq shumė infeksione pėrhapen nėpėr botė.

            Nė vend tė monedhės ēdo komunė duhet tė pėrdorė kartat e kreditit, dhe ato do tė pėrdoren nė mes tė komunave. Kompjuter mund tė menaxhojė tė gjitha llogaritė pėrkryeshėm mirė - kėshtu qė asgjė nuk ka pėr t’u kėmbyer me tė vėrtetė, kompjuteri mund t’i mbajė llogaritė.

            E pėrbrenda komunės nuk ka nevojė pėr para apo pėr ndonjė kartė krediti; krejt ēka ju nevojitet komuna do t’ju furnizojė. Aty do tė ketė nevoja tė ndryshme – nuk ka tė keqe asgjė nė kėtė, tė gjithė janė njerėz tanė - dhe nėse dikush ka nevojė pėr cigare ai merr cigare, nėse dikush ka nevojė pėr birrė ai merr birrė. Natyrisht askush nuk merr ndonjė gjė qė ėshtė e dėmshme pėr atė apo pėr shoqėrinė. Dhe komuna ka njė kuzhinė, pėr pesė mijė njerėz qė kishin njė kuzhinė e cila ishte e drejtuar nga pesėmbėdhjetė njerėz.

            Tash absolutisht ėshtė joekonomike dhe absurde qė mijėra gra janė tė inkuadruara nė kuzhinė; e tėrė jeta e tyre ėshtė asgjė pėrpos kuzhinė dhe fėmijė. Nėse ato bėhen grindavece kjo ėshtė absolutisht e arsyeshme; vetėm njėherė tė provoni pėr njėzet e katėr orė tė bėni punėn e tyre, dhe ju do tė bėni vetėvrasje, ose do ta digjni gjithė shtėpinė dhe do tė pėrfundoni me tė.

            Kuzhina nuk ėshtė shaka dhe fėmijėt janė djaj tė vėrtetė. Gjithė ditėn ata flenė e mandej gjithė natėn rrinė zgjuar. Kjo mė duhet, ajo mė duhet, kur duhet ata tė shkojnė nė banjo… Ata janė gjeni shumė kreativ. Mijėra gra, pothuajse gjysma e njerėzimit… kjo ėshtė njė humbje e madhe. Vetėm njė komunė mund tė shpėtojė ata. Dhe nuk ka nevojė qė kuzhinėn e komunės patjetėr ta marrin nėn kujdes vetėm gratė; ajo duhet tė merret nėn kujdes nga kushdo qė ėshtė kuzhinier i mirė – dhe ėshtė treguar se burrat janė kuzhinier mė tė mirė, jo gratė.

            Pesė mijė e dhjetė mijė njerėz tė hanė sė bashku, disa duke luajtur nė kitarė, disa duke vallėzuar, disa duke kėnduar… atėherė jeta duket e vlefshme pėr t’u jetuar. Dhe njė komunė mund tė ofrojė mjekė pėr tė kontrolluar ushqimin se a ėshtė higjienik apo jo, ata mund tė shohin se a janė njerėzit duke u ushqyer me mbeturina. Kjo ėshtė ajo qė po ndodhė nė mbarė botėn: vetėm hapjani dikujt kafkėn dhe do tė gjeni tė gjitha llojet e mbeturinave brenda – akullore, shpageta…

            Njė kuzhinė komunale ėshtė e nevojshme, dhe ēdo gjė duhet tė jetė komunale. Njerėzit punojnė pėr veten e tyre. Krejt ēka komunėn e tyre nuk mund tė prodhojė ata tė blejnė nga njė tjetėr komune, ēfarėdo shtesė qė ata prodhojnė ata kėmbejnė me njė tjetėr komune - kėshtu qė nuk ka nevojė pėr askėnd qė tė jetė i dobėt, nuk ka nevojė pėr askėnd qė tė jetoj nė skamje.

            Paraja e ka humbur vlerėn e saj, ajo nuk ėshtė mė e nevojshme. Ajo ka bėrė diēka tė mirė, por ajo ka bėrė edhe diēka shumė tė keqe.

 

 

            Pyetja e dhjetė

 

            Njė fėmijė gjithmonė do tė jetė i pafuqishėm. Kjo duket se do tė jetė e pamundur pėr t’iu shmangur procesit tė kushtėzimit i cili fillon nga dita kur fėmija lindė. Si mund tė ndryshohet kjo?

 

            Ashtu siē ju thashė: fėmija duhet t’i pėrket komunės, e jo prindėrve. Fėmijėt me prindėr kanė qenė nė probleme tė mėdha pėr shekuj, sepse me qenė me prindėr ėshtė njė lidhje e kushtėzuar. Ata i pėrkasin njė religjioni, ata i pėrkasin njė kishe, ata i pėrkasin njė partie politike, ata vazhdojnė me vėnien e besėtytnive tė tyre nė kokat e fėmijėve, direkt apo indirekt. Dhe ēdo fėmijė bėhet i kushtėzuar.

            Fėmijėt duhet t’i pėrkasin komunės; prindėrit mund tė jenė me ata gjatė pushimeve. Prindėrit mund tė shkojnė dhe tė jetojnė me fėmijėt nė konviktet e tyre dhe kjo do tė jetė shumė mė e dashur. Njėzet e katėr orė nė ditė sė bashku e shkatėrron dashurinė; ėshtė mė mirė qė fėmijėt tė jenė larg. Fėmijėt do tė jenė shumė mė tė lirė. Ata duhet tė jenė nė duart e mėsuesve qė janė trajnuar nė meditim, qė janė trajnuar tė mos i kushtėzojnė fėmijėt, pėr tė mos vėnė asnjė besėtytni nė fėmijėt… Nė njė familje tė vogėl, tė gjithė i pėrkasin njė religjioni, njė tradite supersticioze, njė ortodoksie, kėshtu qė kushtėzimi pėrforcohet pėrsėri e pėrsėri nga tė gjitha anėt.

            Kur fėmijėt kanė jetuar nė komunėn qė u shkatėrrua nė Amerikė, ata jetonin ndaras. Prindėrit ndjeheshin jashtėzakonisht tė lehtėsuar nga barra e madhe edhe fėmijėt ndjeheshin jashtėzakonisht tė lirė dhe tė lumtur. Pėr katėr vjet tė eksperimentit tonė na ėshtė dhėnė njė pasqyrė mė e madhe: fėmijėt janė bėrė shumė mė tė pjekur pa prindėrit e tyre. Ata nuk kishin kaluar nėpėr inatet e tyre sepse nuk ishte askush qė t’i dėgjoj inatet e tyre.

            Ne kishim njė klasifikim: fėmijėt e vegjėl merreshin nėn pėrkujdesje nga ata qė ishin pak mė tė mėdhenj dhe kėta merreshin nėn pėrkujdesje nga ata qė ishin pak mė tė vjetėr. Ishte njė kėnaqėsi e jashtėzakonshme tė shihen fėmijėt duke u kujdesur pėr fėmijėt e tjerė me aq dashuri, me njė mirėkuptim tė cilin tė rriturit nuk mund ta tregojnė. Dhe nuk kishte asnjė konflikt, asnjė luftė, nuk kishte luftė pėr lodra sepse ata ishin tė gjithė sė bashku. Ata kishin familjen e tyre personale prej fėmijėsh, dhe ēdonjėri e mbronte fėmijėn mė tė vogėl; tė gjithė ndjenin pėrgjegjėsi.

            Derisa rriteshin ata ishin mė tė shėndetshėm, shumė mė inteligjent, mė tė pjekur se mė herėt. Nė sistemin tonė tė arsimimit ne kishin gjysmė dite pėr edukim tė zakonshėm dhe gjysmė dite pėr ndonjė mjeshtėri – disa zeje, zdrukthuari, skulpturė, apo ēfarėdo qė fėmijėt dėshironin. Ata merreshin me punimin e gjėrave tė tilla sa qė ne tė rriturit nuk mund ta imagjinojmė se mund ta bėjnė fėmijėt e vegjėl - zdrukthuari, ose ndonjė lloj tjetėr tė artizanatit. Dhe ata kėnaqeshin duke i bėrė kėto mė shumė se nė pjesėn tjetėr tė edukimit tė tyre tė zakonshėm, pėr shkak se inteligjenca e tyre kreative ishte mė e shfrytėzuar. Nė edukimin e zakonshėm shfrytėzohet vetėm memoria, jo inteligjenca.

            Kėshtu qė nuk ka kurrfarė kushtėzimi pėr fėmijėt. Ne nė komunė mund tė krijojmė njė seksion ku fėmijėt mund tė kenė kopshtin e tyre, fermėn e fushave tė tyre, strehėn e tyre ku mund t’i vendosin gjėrat e tyre; ku arsimtarėt janė tė trajnuar tė mos e kushtėzojnė askėnd pėr asgjė, ku ēdo lloj i letėrsisė duhet tė jetė nė dispozicion pėr fėmijėt tė lexojnė. Nėse ata dėshirojnė diēka tė kuptojnė arsimtarėt do t’ju ndihmojnė – por arsimtarėt nuk do t’ju imponojnė asnjė ide.

            Kjo ėshtė vetėm njė ēėshtje e ndryshimit tė mėsimdhėnės nė kolegje dhe tė pėrgatitjes sė arsimtarėve pėr t’i mėsuar fėmijėt duke mos i kushtėzuar. E gjithė kjo shumė lehtė mund tė zbatohet.

 

 

            Pyetja e njėmbėdhjetė

 

            Shumė njerėz nė Itali kritikojnė faktin se ju predikoni hedonizėm tė pastėr qė nuk jep ndonjė evolucion pėr njeriun, por vetėm kėnaqėsi ditore. Ju lutem koment!

 

            Ata nuk po mė kuptojnė. Unė sigurisht qė predikoj hedonizėm - por jo vetėm hedonizėm, unė gjithashtu predikoj spiritualizėm. E tėrė rruga ime e jetės ėshtė pėr tė sjellė njė sintezė ndėrmjet vlerave hedoniste dhe vlerave shpirtėrore. Ata gabojnė kur thonė se unė predikoj hedonizėm tė pastėr. Jo, predikoj hedonizėm si njė bazė pėr rritjen shpirtėrore.

            Zorba ėshtė nė themel.

            Buda ėshtė lulėzimi pėrfundimtar.

            Zorba janė rrėnjėt.

            Buda ėshtė fruta dhe lule.

            Por i thoni popullit italian se unė nuk po shkoj atje me tė gjithė njerėzit e mi nga e tėrė Evropa pėr t’i bėrė ata tė vetėdijshėm se unė nuk jam njė hedonist, se unė nuk jam vetėm njė shpirtėror, por jam tė dyja bashkė. Kjo ėshtė e vėshtirė pėr t’u kuptuar se nuk ka ndodhur ndonjėherė mė parė.

            Deri mė tash njeriu ka jetuar nė njė ndarėsi, hedonistėt kundėr spiritualistėve. Ky ėshtė shkaku i mjerimit tė njerėzimit, kjo ėshtė arsyeja pse nuk ka pasur ndonjė evolucion. Ēarls Darvin ka thėnė se njeriu ka evoluar nga majmunėt. Ndoshta disa mijėra vjet mė herėt disa majmunė janė rebeluar – ata duhet tė kenė qenė majmunė tė mėdhenj – dhe e kanė ndryshuar veten nė qenie njerėzore. Por qė nga atėherė qeniet njerėzore ēfarė kanė bėrė? Ata nuk kanė bėrė ndonjė hap tė madh. A do tė thotė se evolucioni ka pėrfunduar? Se njeriu ka ardhur nė fund tė rrugės?

            Kjo nuk duket kėshtu. Njeriu ėshtė aq i mjerė, nė aq shumė vuajtje kjo nuk mund tė pranohet si pėrfundim. Me plotė pėrvojėn time dhe autoritetin tim po ju them se ky nuk ėshtė fundi.  Unė kam qenė njė hedonist, dhe unė e kam ndryshuar veten nė njė vetėdije tė zgjuar. Kjo mund t’i ndodhė ēdo qenie njerėzore, tani kjo ėshtė rruga e evolucionit.

            Dhe ndjenjat e mia pėr italianėt janė se ata janė shumė tė dashur dhe njerėz shumė tė kuptueshėm. Unė kam me mijėra sannjasin nė Itali. Ata kanė qenė tė parėt nga Perėndimi qė janė bėrė sannjasin, dhe unė kam zbuluar se ata janė jashtėzakonisht njerėz tė dashur. Vetėm mė pak yndyrė… unė i dua tė gjitha tė tyre pėrveē yndyrės; vetėm nuk mė pėlqejnė shpagetat. Kėto nuk kanė vend nė programin tim evolutiv.

 

            Fund i kapitullit tė nėntėmbėdhjetė

 

(1)     (2)            (4)     (5)     (6)