Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

Kapitulli i njėzetenjė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

            Pas disa letrave djaloshi mė tha: “Tash rregulloje njė takim.”

            Unė i thashė: “Kjo ėshtė e vėshtirė.”

            Ai tha: “Pse?”

            Unė i thashė: “ Ti je njė person shumė nervoz. Unė nuk mund tė tė prezantoj tek vajza sepse do tė jetė e turpshme edhe pėr mua.”

            Ai tha: “Do t’i mbaj duart nė xhepa.”

            Unė i thashė: “Kjo nuk do tė tė ndihmojė, sepse unė tė kam parė. Edhe nė xhepa duart tuaja dridhen gjithashtu edhe pantallonat. Unė nuk mund tė vij me ty. Sė pari ti mėsoje vetveten.”

            Ai tha: “Kjo do tė thotė se kurrė nuk do ta takojė… vetėm letra dashurie?”

            Unė i thashė: “Me ta thėnė tė drejtėn, kjo vajzė nuk tė do. I kam thėnė asaj tė tė shkruaj letra vetėm sa pėr t’u mėsuar.”

            Ai tha:  “Oh Zot, nė kėtė mėnyrė ti na paske mashtruar tė dyve.”

            Unė i thashė: “Unė nuk e mashtrova askėnd, unė vetėm ju kam dhėnė tė paktėn disa kėnaqėsi, dhe ajo gjithashtu ėshtė kėnaqė.”

            Ai kishte frikė pėr ta takuar vajzėn. Por tė nesėrmen, pa mė pyetur, ai kishte shkuar tek vajza dhe i kishte thėnė: “Mi jep tė gjitha letrat e mia. Dhe ja ku i ke tė gjitha letrat e tuaja dhe fotografinė.”

            Vajza i thotė: “Por ēfarė do tė bėsh me kėto letra?”

            Ai tha: “Ēfarė do tė bėj? Thjesht unė nuk di tė shkruaj letra kaq tė mira, dhe unė kam pėr t’i shkruar disa vajzave tjera… ti vetėm mi jep letrat e mia; unė kam pėr t’i pėrdorur kėto letra prapė. Dhe kėtė herė unė s’do t’i tregoj askujt, dhe s’do ta marrė ndihmėn e askujt, do tė vazhdoj ta bėj vetė.

            Vajza mė tha: “Ai djalė ishte shumė i zemėruar, dhe ai nuk ishte nervoz siē mė keni thėnė, ai dridhej nga frika dhe zemėrimi.  Ai do tė mė kishte vrarė. Ai ka marrė tė gjitha letrat e tija, dhe mi ktheu tė gjitha letrat e mia.”

            Unė i thashė: “Ēfarė tjetėr? - Pėr shkak se njė takim nuk ishte i mundur. Por kjo ėshtė njė shenjė e mirė, ai ka mbledhur pak guxim.

            Ai nuk mė tregoi asgjė, dhe ai filloi tė dėrgojė kėto letra disa vajzave tjera. Tash ata janė tė martuar dhe ata kanė fėmijė. Pėr herė tė fundit kam qenė nė qytetin e tyre gati para njėzet vjetėve, dhe ai mė tha: “Ti je njė ngatėrrestar.”

            Unė i thashė: “Ēfarė ka ndodhė? Unė kurrė nuk tė kam bėrė ndonjė gjė tė keqe.”

            Ai tha: “Gjė tė keqe, thua ti! Ato letra qė ti i ke shkruar, i kam dėrguar te kjo vajzė dhe e kam zėnė; tash po jetoj nė njė mjerim tė tillė.”

            Unė i thashė: “Kjo ėshtė ajo qė i ndodhė tė gjithėve. Ti mė njeh; unė mund tė shkruaj letra tė bukura, por unė nuk kam krijuar asnjė problem rreth vetes. Ti ėshtė dashur tė mėsosh. Vetėm pėr shkak se i ke pas ato letra ti ke ra nė hall, tash vuan. Sa fėmijė i ke?”

            Ai tha: “Pesė.”

            Unė i thashė: “Paske qenė produktiv mjaft shpejt.”

            Ai tha: “Ēfarė mund tė bėj tjetėr? Gruan tė cilėn e kam marrė me tė vėrtetė ėshtė e tmerrshme. Unė nuk ēoj dashuri me tė, ajo ēon dashuri me mua. Unė jam thjesht njė kukull rreth shtėpisė qė kujdeset pėr fėmijėt. Nė mėngjes unė sė pari kam pėr ta bėrė ēajin dhe tė pėrgatitė mėngjesin, mandej ajo zgjohet. Kjo ėshtė e vetmja periodė e qetėsisė nė shtėpi – derisa ajo flenė unė e pėrgatisė mėngjesin. Pas kėsaj kanė ardhur problem pas problemi, dhe ti je pėrgjegjės pėr t’i gjitha kėto. Kam qenė person i thjeshtė. Kam qenė i mjerė, e di, por ti nuk ėshtė dashur tė mė sugjerosh njė ilaē tė tillė.”

            Unė i thashė: “Unė nuk kam pas ide se cilės vajzė ti je duke i shkruar ato letra. Ti ėshtė dashtė tė mė pyesėsh, unė do ta kisha sugjeruar vajzėn e duhur. Sigurisht jo kėtė vajzė – unė e njoh kėtė vajzė. Ajo ka qenė nė tė njėjtin universitet dhe ka qenė nė tė njėjtėn vėshtirėsi siē ke qenė edhe ti – askush nuk e ka shikuar atė. Ti pa nevojė ke hy nė telashe. Tė gjithė janė larguar prej saj! Ajo ka shkuar pas shumė njerėzve, dhe ata thjesht janė larguar duke i thėnė: ‘Vetėm na le rehat.’ Dhe ti ke filluar t’i shkruash letra asaj.”

            Ai tha: “Ēfarė tjetėr kam mundur tė bėj? – pėr shkak se tė gjitha tė tjerat kanė qenė tė zėna. Ajo ka qenė e vetmja e cila nuk ka qenė e zėnė nga askush.”

            Unė i thashė: “Kjo ka qenė shenjė e mjaftueshme pėr t’iu shmangur asaj. Por ti ke qenė budalla dhe budallallėku i ka rezultatet e veta. Tash vuaj; pėrndryshe, nėse mė dėgjon mund tė bėhesh sannjasin.”

            Ai tha: “Do tė ndihmojė kjo?”

            Unė i thashė: “Por nėse bėhesh sannjasin kjo do tė jetė sė paku njė rebelim kundėr kėsaj gruaje; kjo do tė krijojė njė kredibilitet, pak dinjitet.”

            Ai tha: “Jo, nuk do ta bėj pa e pyetur atė.”

            Unė i thashė: “Atėherė shihemi nė jetėn tjetėr.”

            Gratė sigurisht se janė mė tė guximshme. Nė tė gjitha shoqėritė nė gjithė botėn, gruaja ėshtė ajo e cila e lenė familjen e saj dhe shkon nė familjen  e burrit. Ajo e len nėnė e saj, babain e saj, miqtė e saj, qytetin e saj, ēdo gjė qė ajo ka dashur, ajo ėshtė rritur mė tė; pėr hir tė dashurisė ajo ka sakrifikuar tė gjitha ato. Burri nuk do tė jetė nė gjendje ta bėj kėtė.

            Nė fakt, pėr shkak se mashkulli ka pretenduar tė jetė superior, ai ėshtė dashur ta bėj kėtė; ai ėshtė dashur tė shkojė nė shtėpinė e gruas e jo ta ēojė gruan nė shtėpinė e tij. Por nė asnjė kulturė, nė asnjė shoqėri nė tėrė historinė, burri nuk e ka ndėrmarrė kėtė hap – pėr t’u larguar nga familja e tij, nga themelet e tij, nga ambienti tij, tė sakrifikojė gjithēka dhe tė bėhet pjesė e njė ambienti plotėsisht tė ri, njė toke tė re, tė rimbjellė nė njė kopsht tė ri, nė njė tokė tė re, dhe tė lulėzojė atje. Gruaja e ka bėrė kėtė, dhe e bėnė me shkathtėsi.

            Sigurisht se ajo ėshtė shumė mė guximtare.

            Nė dashuri, dhe nė faza tė ndryshme... Ajo dashuron, si njė nėnė, qė asnjė baba nuk mund tė bėjė, ajo dashuron, si njė grua, qė nuk ka burrė qė mund ta bėjė. Edhe si njė fėmijė i vogėl ashtu siē dashuron njė vajzė, nuk ka djalė qė mund ta bėjė.

            E tėrė jeta e gruas ėshtė dashuri.

            Pėr burrin, jeta ėshtė njė gjė e madhe, dashuria ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl nė tė. Ai mund ta sakrifikojė dashurinė pėr para, pėr pushtet, pėr prestigj - pėr ēdo gjė ai mund ta sakrifikojė dashurinė. Gruaja nuk mund ta sakrifikojė dashurinė pėr asgjė, ēdo gjė ėshtė mė poshtė se dashuria. Ēdo gjė mund tė sakrifikohen, por jo dashuria. Me siguri ajo ka guxim, dhe burri duhet tė mėsojnė shumė nga gruaja.

            Nėse e bėjmė marrėdhėnien tonė njė fenomen i tė mėsuarit tė pėrvojės sė personave tjerė – jo vetėm njė marrėdhėnie sipėrfaqėsore seksuale, por diēka tė thellė, intime, tė mėsuarit e mistereve tė njėri-tjetrit – atėherė ēdo marrėdhėnie bėhet njė fenomen shpirtėror. Tė dy do tė pasurohen me tė dhe, si rezultat, e tėrė shoqėria.

 

 

 

            Pyetja e dhjetė

 

            Pse janė tė gjitha qeveritė aq tė frikėsuara nga ju?

 

            Ato janė tė frikėsuar sepse ēdo gjė qė unė jam duke thėnė, ēfarėdo qė unė jam duke bėrė, i prenė thellė rrėnjėt e tyre. Unė jam kundėr tė gjitha traditave.

            Unė jam kundėr tė gjitha religjioneve, sepse unė nuk mendoj se feja mund tė jetė e organizuar, kjo ėshtė njė ēėshtje individuale. Unė jam kundėr qeverive, sepse unė nuk dua qė qeveria tė jetė nė duart e politikanėve. Unė dua qė qeveria tė jetė nė duart e gjenive, njerėzve tė talentuar, elitė e shoqėrisė. Mua do tė mė pėlqente njeriu nė politikė, por jo njeriu politik. Njerėzia e tyre duhet tė mbetet e paprekur nga politika e tyre. Politika ėshtė njė lojė e ndyrė, shumė pak njerėz nė gjithė historinė e politikės kanė qenė nė gjendje tė qėndrojnė burra nė politikė.

            Unė e konsideroj presidentin e tanishėm tė Greqisė si njė nga njerėzit qė nuk ėshtė njė politikan, por njė njeri nė politikė. Ndėrsa ēdo qeveri nė Evropė ka qenė e frikėsuar pėr tė mė dhėnė njė vizė turistike, ai personalisht mė ftoi nė Greqi, duke parė se politikanėt nė tėrė botėn po bėjnė njė konspiracion kundėr meje. Amerika ka krijuar tėrė rrjetin e konspiracionit kundėr njė njeriu tė vetėm i cili nuk ka fuqi me pėrjashtim tė dashurisė sė tij dhe  kuptueshmėrisė sė tij. Por ata janė tė frikėsuar, mė tepėr kanė frikė nga unė sesa qė kanė frikė nga armėt bėrthamore.

            Presidenti i Greqisė ėshtė me siguri njė njeri i guximit, inteligjent. Unė nuk do tė konsiderojė atė si njė politikan, vetėm njė njeri nė politikė, njerėzia i tij qėndron mbi tė. Ai mė ftoi, dhe ai thjesht ishte i habitur pse tė gjitha qeveritė duhet tė sillen nė njė mėnyrė tė tillė frikacake.

            Italia vazhdimisht e shtynte vizėn pėr dy muaj, sepse presioni o papės ishte i madh qė mua tė mos mė lejohet tė hy nė Itali. Gjermani i ka urdhėruar tė gjitha ambasadat tė mos mė lejohet tė hy nė Gjermani. Unė kurrė nuk kam qenė nė Gjermani; unė kurrė nuk kam qenė nė Itali.

            Pse duhet kėta njerėz tė jenė kaq tė frikėsuar? Pyetja lind natyrshėm pėr tė gjithė, por pėrgjigja nuk ėshtė e vėshtirė. Ata janė tė frikėsuar, sepse ata nuk mund tė mė pėrgjigjen. Unė kam ngritur tė gjitha llojet e pyetjeve kundėr shoqėrisė sė tyre, kundėr burokracisė sė tyre qeverisėse, kundėr kulturės sė tyre, dhe ata nuk kanė asnjė pėrgjigje. Frika e tyre ėshtė se ata nuk mund tė mė pėrgjigjen, ata nuk mund tė pėrballen me mua, ata nuk mund tė ndeshen me mua. Dhe frika e tyre ėshtė se njerėzit qė kanė inteligjencė janė tė gatshėm tė influencohen nga unė. Por ato janė budallenj. Kjo nuk bėn asnjė ndryshim.

            Nė Gjermani unė kam mijėra sannjasin. Unė mund tė ndryshojė tėrė Gjermaninė nė njė vend tė sannjasinėve duke mos shkuar ndonjėherė nė Gjermani, sepse unė e di njė gjė nė lidhje me personalitetin e gjermanėve: ju mund tė besoni, ata kurrė nuk do t’ju tradhtojnė. Mijėra sannjasin mė kanė ardhur nga Gjermania, por asnjė sannjasin i vetėm nuk ėshtė tėrhequr. Dhe ata janė ballafaquar me vėshtirėsitė mė tė mėdha; ata kanė qenė tė pėrjashtuar nga puna, nga shkollat kanė qenė tė pėrjashtuar, nga universitetet kanė qenė tė pėrjashtuar. Ata kanė luftuar nė gjykata, dhe ata kanė qenė fitues nė gjykata; diskot e tyre, restorantet e tyre janė mbyllur me forcė dhe ata kanė luftuar nė gjykata.

            Duket se nė Gjermani unė jam i vetmi problem.

            Natyrisht se ata janė tė frikėsuar, nė qoftė se unė jam atje, atėherė shumė njerėz tė tjerė tė cilėt kanė dėgjuar pėr mua vazhdimisht - pėr dhe kundėr - do tė mė dėgjojnė. Unė nuk shoh qė dikush qė ka dėgjuar pėr mua mund tė jetė kundėr meje. Vetėm njerėzit qė nuk kanė dėgjuar pėr mua, njerėzit qė nuk kanė qenė nė ndonjė kontakt intime me mua, mund tė jenė kundėr. Ata qė vijnė tek unė janė tė detyruar tė bien nė dashuri, sepse unė bie nė dashuri me ta. Dhe mė besoni, kjo ėshtė e papėrballueshme!

 

 

            Pyetja e njėmbėdhjetė

 

            Njė poete nga Austria, Maria von Eshenbah, njėherė kishte thėnė: “Njė femėr inteligjente ka miliona armiq tė lindur – tė gjithė burra budallenj.” A mund ta komentoni ju lutem?

 

            Ajo ka tė drejtė. Kjo nuk kėrkon koment mė tepėr.

 

 

            Pyetja e dymbėdhjetė

 

            Pyetja ime e fundit ėshtė personale. Unė kam qenė duke e bėrė punėn time pėr njėzetepesė vjet, kur ju kam afruar sannjasinėve. Kolegėt e mi dhe redaktori mė kanė shpallur tė ēmendur, por unė jam duke shkuar nė zyrė me rrobat e mia tė kuqe dhe me tespi, dhe unė kėnaqem nė reagimet e tyre. Unė jam krenar tė jem njė sannjasin. A jam unė mendjemadh?

 

            Jo, ti thjesht je i ēmendur! Vetėm kėnaqu nė kėtė. E tėrė kjo botė ėshtė e ēmendur.

            Nė kėtė botė tė ēmendur vetėm njerėzit e ēmendur janė normal.

            Nė kėtė botė tė verbėr, nė qoftė se keni sy ju do tė mendoni se jeni tė sėmurė, se diēka nuk ėshtė nė rregull me sytė tuaj.

            Do ta tregoj njė incident aktual.

            Nė Amerikėn Jugore, nė male, nė fillim tė kėtij shekulli ėshtė zbuluar njė komunitet i vogėl prej treqind njerėzish, tė gjithė tė verbėr. Kjo ishte shumė e ēuditshme. Ēfarė i kishte ndodh kėtyre njerėzve – treqind njerėz tė gjithė tė verbėr? Njerėzit ishin tė frikėsuar pėr tė shkuar nė afėrsi tė komunitetit, sepse duhet tė jetė diēka qė i udhėheqė njerėzit e verbėr, pėrndryshe, si mund tė orientohen treqind njerėz ...? Asnjė person i vetėm nuk kishte sy.

            Njė trim i ri shkoi atje pėr tė studiuar, dhe ai zbuloi se ēdo fėmijė ėshtė i lindur me sy, por brenda tre muajve, ose mė sė shumti pėr katėr muaj, ata verbohen. Pastaj ai filloi tė kėrkojė arsyen. Ēfarė ndodh nė ato tre apo katėr muaj? Ai zbuloi njė mizė tė zakonshme nė atė zonė qė ishte helmuese, veēanėrisht pėr sytė. Ajo kishte njė joshje tė caktuar drejt syve, dhe posa e shpėrndante helmin e saj nė gjakun e fėmijės, sė shpejti fėmija verbohej.

            Tani, njė fėmijė tre apo katėr muajsh nuk mund tė mbajė mend mė vonė se njė herė ai kishte sy. Njerėzve iu kujtohet e kaluara e tyre deri nė moshėn katėr vjeēe, ose mė sė shumti tre vjeēe, por jo mė herėt. Njė fėmijė katėr muajsh nėse verbohet ai do tė mendojė gjatė gjithė jetės sė tij se ai ka lindur i verbėr.

            Fakti i dytė i veēantė rreth mizės ishte se kafshimi i saj ishte i efektshėm vetėm tek fėmijėt tre apo katėr muajsh. Pas kėsaj, helmi i saj nuk kishte efekt. Foshnja gjashtė muajshe apo tetė muajshe ka mjaft rezistencė. Kėshtu qė edhe pse ai ishte aty dhe miza e sulmonte, prapė nė sytė e tij nuk kishte efekt.

            Derisa e studionte tėrė kėtė fenomen, ai u dashurua nė njė vajzė tė re tė verbėr, njė femėr me tė vėrtetė e bukur, tė cilės vetėn sytė i mungonin. Ai kėrkoi leje nga komuniteti: “A mund tė martohem me kėtė vajzė?”

            Komuniteti nuk ishte i pajtimit, shumė rezistuan. Ata thanė: “Ne nuk i pėrkasim tė njėjtės botė; ti e ke idenė e rreme se ke sy. Derisa nuk e hedhė idenė se ke sy, derisa nuk bėhesh njė prej nesh, ne nuk do t’ju lejojmė tė martoheni. Dhe kjo nuk ėshtė vetėm ēėshtje ideje; ne e kemi mjekun tonė personal i cili do tė shikoj nė sytė dhe do tė gjej. Nėse zbulon se ju keni sy, atėherė sytė do t’ju nxjerrėn jashtė, sepse kjo ėshtė njė anomali.”

            Djaloshi mendoi gjithė natėn se ēfarė tė bėj, kjo duket tė jetė njė vendim shumė i vėshtirė – ai me tė vėrtetė e donte atė vajzė. Ajo ishte e verbėr dhe nėse ai gjithashtu verbohet atėherė jeta do tė jetė shumė e vėshtirė, posaēėrisht pėr tė. Sepse ata ishin rritur me verbėri dhe ata mund tė vazhdojnė, madje edhe tė verbėritė punojnė, bėjnė gjėra; ata ishin mėsuar me kėtė. Ata kishin ferma, mjelnin lopėt e tyre – ata vazhdonin t’i kryenin punėt e tyre si robotėt – ata e gjenin rrugėn pėr nė shtėpitė e tyre…

            Ai mendonte: “Unė do tė jem nė vėshtirėsi absolute. T’i humbė sytė e mi – unė e dua kėtė vajzė shkaku i bukurisė sė saj, e nė ēastin kur sytė e mi zhduken do tė zhduket edhe bukuria e saj. Atėherė ēdo femėr ėshtė e njėjtė.”

            Nė mėngjes duhej tė shkonte nė kontroll dhe tė nxjerrėn jashtė sytė e tij, por ai nė mesnatė veē iku.

            Ti je nė mesin e njerėzve tė cilėt kanė njė paragjykim tė caktuar, njė verbėri tė caktuar, njė kushtėzim tė caktuar, dhe ti nuk i pėrket atyre fare. Ata janė tė detyruar tė mendojnė pėr ty si je i ēmendur. Kėnaqu nė kėtė, nuk do tė ndihesh i ofenduar, ėshtė e natyrshme. Nė fakt, le tė fillojnė tė mendojnė se ti je mė i lumtur se ata qė janė, ti je mė i qetė se ata, ti je mė shumė i unik se qė janė atė, le tė mendojnė: “Kush ėshtė i ēmendur?”

            Tė gjitha sannjasinėt e mi janė duke u pėrballur me tė njėjtin problem kudo, por ata po e pėrballojnė kėtė me guxim. Dhe unė mund tė them me bindje tė plotė se fitorja do tė jetė e juaja, sepse e vėrteta ėshtė me ju, ju nuk jetoni nė bazė tė njė ideologjie tė rreme. Ju jeni duke jetuar nė pajtim me natyrėn, natyrshėm, nė pajtim me dashurinė, ndjeshmėrinė. Ju jetoni nga meditimi, dhe askush nuk ėshtė ēmendur ndonjėherė nga meditimi.

            Meditimi ėshtė i vetmi mbrojtės; pėrndryshe ēdokush ėshtė nė prag tė ēmendurisė. Kėshtu qė lejoni atyre le t’ju quajnė tė ēmendur, kjo ėshtė pėrkryeshėm e bukur.

            Unė jam i ēmendur. Tė gjithė njerėzit e mi janė tė ēmendur.

           

            Fund i kapitullit tė njėzetenjė

 

(1)      (2)                (4)      (5)     (6)