Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (2)

 

Kapitulli i shtatė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

            Pyetja e tretė

 

            Ēfarė ėshtė aq specifike pėr atė qė ju mėsoni, nėse harrohen pothuajse tė gjitha format e vetėshprehjes?

 

            E para, askush nė tėrė historinė e njerėzimit nuk e ka lejuar lirinė e plotė tė natyrės sė njeriut; ajo gjithmonė ka qenė e kushtėzuar. Natyra e njeriut kurrė s’ka qenė e pranuar me dashuri, ajo ėshtė dėnuar si mėkat. Tė gjitha religjionet kanė kryer kėtė vepėr kriminal tė dėnimit tė natyrės sė njeriut. Duke e dėnuar, ju nuk mund ta ndryshoni natyrėn e njeriut, vetėm mund ta helmoni atė.

            Ata e kanė helmuar atė, kėshtu qė njeriu ėshtė duke jetuar nė njė lloj harrese. As s'mund tė jetė ai natyror - sepse atėherė tė gjitha mėsimet morale nė mendjen e tij e shqetėsojnė atė, duke thėnė: “Ju keni bėrė mėkat” – e ai  as nuk mund t’i ndjek mėsimet morale. Natyra e ka mėnyrėn e vet, joshja e saj, pesha e saj ėshtė e madhe.

            Njeriu ėshtė i pėrēarė.

            Tė gjitha fetė kanė krijuar njė njerėzim skizofrenik, i ndarė rreth ēdo gjėje. Pėr shembull, nė Indi Mahatma Gandi nė ashramin e tij kishte pesė parimet e madhe. Parimi i parė s'kishte asnjė shije: hani, por mos shijoni. Tani ju jeni duke krijuar probleme tė panevojshme pėr njerėzit e varfėr: nėse ata hanė, ata do ta shijojnė, e nėse ata e shijojnė, ajo ėshtė mėkat, e nėse ata nuk hanė, ata do tė vdesin nga uria. Pėr tė shkatėrruar shijen e tyre, Gandi ka pėrdorur gjethet e njė peme tė caktuar, pemėn nim (sanskrisht: nimbah - Pemė gjithmonė e gjelbėruar) e cila ėshtė mė e hidhura. Ai ka dashtė qė ēdokush tė ha gjethet nim me ushqimin e tij, kėshtu shija ėshtė shkatėrruar dhe ēdo gjė bėhet e hidhur. Kjo ėshtė menduar tė jetė shpirtėrore!

            Por kjo ide e pa shijes nuk ėshtė e re: budizmi e pason kėtė, xhainizmi e pason, hinduaizmi e pason. Kėshtu qė pėr mijėra vjet ajo ka qenė atje. Unė nuk shoh se nėse ju hani me plotė shije se ju mund tė bėni krim. Vetėm mos hani shumė - vetėm mos u bėni amerikan tipik!

            Nė Amerikė ka tridhjetė milion njerėz nėpėr spitale, vdesin nga ngrėnia e tepėrt, dhe nė rrugė ka pikėrisht tridhjetė milion qė vdesin nga uria. Tani, ēdo person inteligjent mund vetėm t’i lejoj kėta njerėz tė takohen dhe tė tregojnė historitė e tyre me njėri-tjetrin... Gjashtėdhjetė milionė njerėz mund tė kursehen nga vdekja pa humbur para, asgjė, vetėm pak mirėkuptim pėr njėri-tjetrin.

            Tė gjitha religjionet kanė qenė dėnuese pėr tė gjitha shqisat e njeriut: pėr trupin e tij, pėr dashurinė e tij. Ato e kanė prishur jetėn e njeriut dhe gėzimin e saj; ato e kanė shkatėrruar Zorb-ėn nė juve. Dhe ky ėshtė dallimi esencial i imi: unė dua ta ngjallė Zorb-ėn brenda jush, me dinjitet dhe respekt. Pėr mendimin tim, derisa nuk bėheni Zorba autentik ju kurrė s’do tė mund tė bėheni Buda: nėse ju nuk e jetoni plotėsisht jetėn nė trupin tuaj, ju nuk do tė keni kurrfarė themeli pėr jetėn shpirtėrore. Jeta e trupit bėhet themel i tempullit tė jetės suaj shpirtėrore; ato janė bashkė, ato janė njė projekt.

            Askush nuk ka lejuar qė njeriu tė jetė plotėsisht i lirė, i shprehshėm. Ka pasur gjithmonė ideologji represive, me emra tė ndryshėm, por diēka ka qenė e shtypur. Asnjė religjion nuk e ka pranuar kėtė botė si tė shenjtė, kėtė jetė si tė shenjtė. Tė gjitha religjionet janė nė favor tė botės tjetėr - dhe ju duhet ta sakrifikoni kėtė botė dhe kėtė jetė pėr tė arritur jetėn e botės tjetėr. Dhe se bota tjetėr ėshtė vetėm njė ide, nuk ekziston asnjė dėshmi pėr tė.

            Njerėzit kanė sakrifikuar jetėn e kėsaj bote, dhe ata nuk kanė fituar asgjė.

            Unė them: Kjo jetė ėshtė e shenjtė.

            Ky trup ėshtė i shenjtė.

            Kjo botė ėshtė e shenjtė - dhe nuk ka botė tjetėr. Bota tjetėr ėshtė e fshehur nė kėtė botė. Sa ma thellė qė shkoni nė tė ... ju do ta gjeni atė. Lėvizin mė thellė nė kėtė dhe pas disa ditėsh ju do ta kaloni kufirin e kėsaj dhe tė hyni nė atė. Por kjo do tė ndodhė kėtu, tani.

            Ky ėshtė njė vizion krejtėsisht i ndryshėm shpirtėror. Kjo ėshtė gjithashtu edhe unike... sepse unė nuk jam zot, unė nuk jam shpėtimtar, unė nuk jam profet, unė nuk jam i dėrguar - Unė jam vetėm njė njeri si ju.

            Tė gjitha religjionet tuaja janė krijuar nga njerėz tė cilėt ishin nė njė farė mėnyre apo nė tjetėr megaloman, tė cilėt ishin nė njė farė mėnyre apo nė tjetrėn superegoist, ata pretendonin tė jenė shumė tė veēantė: i vetėm i lindur biri i Zotit, personifikim i Perėndisė, i dėrguari i Zotit. .. Ata nuk ishin persona nė mesin tuaj! Ju keni qenė shumė larg nė luginat e errėt, e ata ishin shumė larg nė kreshtat e ndriēuar nga dielli - ju mund vetėm t’i adhuroni ata.

            Natyrisht, njerėzimi ka mbetur nė errėsirė, sepse mendonin tė gjithė: “Ėshtė pėrtej nesh, ne nuk jemi bij tė Perėndisė, ne nuk jemi inkernim i Perėndisė, ne nuk jemi profetė, ne nuk jemi tė dėrguarit e... Ata ishin njerėz tė veēantė. Nė qoftė se ata mund tė arrijnė tė bėjnė diēka ... ishte e mundur pėr ta, por ne jemi qenie tė zakonshme njerėzore. Mjerimit ėshtė fati ynė. Ne duhet tė rrojmė nė mėnyrėn siē po ekzistojmė; errėsira ėshtė fati ynė.”

            Pikėpamja ime e veēantė ėshtė se askush nuk ishte i dėrguar askush nuk ishte profet, askush nuk ishte inkernim – personifikim i Zotit, sepse nuk ka Zot si tė tillė. Tė gjithė ata ishin qenie njerėzore, pretendues, qesharak, duke u pėrpjekur tė jenė mė tė veēantė se ju, mė tė lartė se ju, mė tė shenjėt e ju – dhe ata kanė prishur jetėt e miliona njerėzve.

            Dua tė them se unė jam vetėm njė nė mesin tuaj, dhe nėse unė mund tė arrijė nė dritėn time tė brendshme, nėse unė mund tė arrijė tek qenia ime e pėrjetshme, ajo ėshtė dėshmi se edhe ju mund ta arrini. Ju jeni tė aftė, si e plotė tė potencialit si unė jam. Nuk ka asnjė ndryshim. Ju jeni tė aftė, pėrplot me potencial siē jam unė. Nuk ka asnjė ndryshim.

            Unė nuk jam duke iu folur nga ndonjė vend i lartė, unė jam vetėm midis jush, kėshtu qė unė nuk do t’ju quaj dishepujt e mi, do t’ju quaj miqtė e mi. Dhe kjo ėshtė vetėm ēėshtje kohe... Sot ju jeni nė gjumė, nesėr ju mund tė zgjoheni.

            Dje isha nė gjumė, sot unė jam i zgjuar!

            Ky nuk ėshtė dallim i madh.

 

 

            Pyetja e katėrt

 

            Pse mėsimet e juaja pėr pasuesit tuaj janė aq atraktive, dhe pse janė atraktive, veēanėrisht pėr femra?

 

            Vėrtetė ka njė fuqi magnetike nė tė. Ajo gjithmonė tėrheq, sidomos ata qė janė tė rinj dhe tė freskėt, sidomos ata qė nuk janė tė ngarkuar me mbeturina tė vjetra dhe plehra dhe hedhurina, tė cilėt janė tė hapur, tė aftė pėr tė shikuar, tė kuptuar. Kjo ėshtė arsyeja pse kaq shumė njerėz, pa ndonjė pėrpjekje tė veēantė nga ana ime pėr joshjen e tyre, kanė ardhur pranė meje. Fillova udhėtimin i vetmuar, dhe mė pas njerėzit filluan tė vijnė dhe karvani u bė i madhe e mė i madh. Tani ky e rrethon tėrė planetin.

            Ju mė pyetėt pėrse pėr femra ėshtė mė atraktive.

            Tė gjitha religjionet e kanė dėnuar femrėn.

            Unė jam njeriu i parė i cili ėshtė duke u pėrpjekur ta kompensoj atė qė ka shkaktuar dėm dhe plagė nga e shkuara e tė ashtuquajturve - njerėzit fetarė.

            Respekti pėr gratė ėshtė i barabartė me respektin tim pėr burrat.

            Kjo nuk ka qenė rasti nė tė kaluarėn. Gautam Buda, njė njeri qė e respektoj, e dua - por kjo nuk do tė thotė se unė jam dakord me atė nė ēdo pikė – ai e ka mohuar me vite rishtarinė pėr gratė. Ai nuk ishte i gatshėm t’i rishtrojė gratė, por vetėm burrat. Pse? Gruaja nuk ėshtė aq shpirtėrore. Ēuditshėm… tė njėjtit njerėz tė cilėt predikojnė se shpirti nuk ėshtė as burrė as grua, nė anėn tjetėr predikojnė se gruaja ėshtė mė pak shpirtėrore se burri.

            Vetėm trupat janė tė ndryshėm; shpirtrat nuk mund tė jenė tė ndryshėm. Dhe tani ne kemi mė shumė njohuri shkencore, burri mund tė ndryshohet nė grua me kirurgji plastike. Atėherė ēfarė do tė bėjė Buda? A do ta rishtrojė mashkullin apo jo? - Sepse ai ėshtė njė grua... Por kirurgjia plastike nuk mund tė bėjnė ndonjė dėm tė shpirtit.

            Shumė gra po ndryshojnė nė burra. Ēfarė do tė bėnte Buda? Nė fakt, ai kurrė nuk do tė jetė nė gjendje tė vendosė: a ėshtė kjo grua me tė vėrtetė njė grua apo vetėm njė rast i kirurgjisė plastike?

            Njė nga sanjasinėt e mi me emrin Swami Leeladhar i cili ėshtė doktor i njohur i kirurgjisė plastike ka ndryshuar shumė burra nė gra dhe shumė gra nė burra. Sė fundi ai u ngop me kėto ndryshime. Ai mė pyeti: “Unė po e ushtroj kėtė veprimtari me sanjasinėt, por ju mė thoni ēfarė tė bėj?” - sepse nė qoftė se njerėzit duan tė ndryshojnė, se ėshtė e drejtė e tyre dhe ata duhet tė jenė tė ndihmuar, pse duhet ata tė presin pėr njė jetė mė shumė? Dhe nė jetėn tjetėr ndoshta - dhe qė ėshtė gjithmonė njė ndoshta - ata pėrsėri mund tė bėhen gra, ose sėrish tė bėhen burra.

            Edhe Buda e mohoi, Mahavira mohoi se ēdokush mund tė arrijnė ndritjen nga trupi i njė gruaje. Unė nuk shoh logjikė nė tėrė kėtė. Mahavira ishte shumė i logjikshėm, por unė e shoh mendjen e njė mashkulli shovinist qė fshihet pas kėsaj. Nuk ka nė tėrė kėtė kurrfarė logjike pėrse njė grua nuk mund tė bėhet e ndritur. Ai tha se ēdo femėr sė pari duhet ta praktikojė disiplinėn religjioze nė mėnyrė qė nė jetėn pasuese tė mund tė lindė si mashkull; mandej fillon rritja drejt ndritjes! E njėjta gjė ėshtė e vėrtetė pėr tė gjitha religjionet.

            Unė ju them se kjo fare nuk ėshtė e rėndėsishme se a jeni mashkull apo femėr. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė nėse jeni tė pėrqendruar nė veten tuaj, heshtur, nėse jeni tė aftė pėr t’u bėrė dėshmitar i mendimit tuaja dhe emocioneve, disponimit. S’ka rėndėsi se ēfarė ėshtė trupi juaj mashkull apo femėr; nuk ka dallim tė madh nė mes trupit tė mashkullit dhe trupit tė femrės – dallimet janė shumė tė vogla, dhe kjo s’ka tė bėj asgjė me shpirtėroren.

            Unė kam pranuar gratė pėr herė tė parė mbi njė bazė tė barabartė me burrat. Unė jam nė favor tė ēlirimit tė grave, sepse unė e di se nėse gratė nuk janė tė ēliruar, burrat nuk do tė ēlirohen. Ēlirimi i tyre ėshtė i mundur sė bashku, sepse ata janė tė dy anėt e tė njėjtės monedhė. Natyrisht shumė gra tė tjera kanė ardhur, sepse pėr shekuj me radhė ato ishin mohuar, ato ishin tė ofenduara, ato nuk ishin tė pranuara si tė barabartė me burrat. Natyrisht, gratė mė shumė e mė shumė do tė vijnė - dhe vetėm ata burra tė cilėt do tė jenė tė gatshėm t’i pranojnė gratė si tė barabarta me ta do tė jenė kėtu. 

            Asnjė burrė shovinist nuk mund tė qėndroj pranė meje.

            Kjo ėshtė njė familje njerėzish tė barabartė, me dinjitet tė barabartė.

            Po tė kishin qenė femrat tė respektuar nė tė shkuarėn, njerėzimi nuk do tė kishte qenė nė njė rrėmujė tė tillė siē ėshtė sot - sepse gratė janė gjysma e njerėzimit. Gjysma e njerėzimit ka mbetur i padenjė, i paarsimuar, i privuar nga tė gjitha liritė, tė gjitha lėvizjet. Ne kemi penguar, kemi hendikepuar veten tonė. Ne e kemi shkatėrruar gjysma e vetes sonė, dhe nė qoftė se ne jemi nė mjerim atėherė kush do tė fajėsohet?

            Unė jam i tėri nė favor tė ēlirimit tė grave - por jo nė mėnyrė e lėvizjes ēlirimtare nė tė cilėn femra po shkon. Ajo ėshtė duke marrė njė qėndrim reaksionar, ky nuk ėshtė njė revolucion i vėrtetė. Ajo ėshtė duke u pėrpjekur ta imitojė burrin. Dhe mbani mend, imitim nuk ju bėn tė barabartė; imitimi do tė ju bėjė kopje - por origjinali ėshtė origjinal.

            Tash gruaja pinė cigare si burrė, vishet si burrė, pėrdorė fjalė tė pista prej katėr shkronjave si burrė; progres i madh! Njė ditė do tė fillojė tė urinojė si burrė! Kjo do tė jetė liria pėrfundimtare e femrave. Por kjo ėshtė idiotike.

            Kur flas pėr lirin e femrave, mendimi im personal ėshtė, mendoj se femra duhet tė mbes femėr, duhet ta ruaj dallimin e saj tė qartė, distancat e saja tė qarta, sepse sa ma shumė dallime qė ka femra nga mashkulli, mė joshės bėhen njeri pėr tjetrin.

            Polariteti duhet tė jetė sa mė larg qė ėshtė e mundur, atėherė tensionimi ėshtė mė i madh dhe tėrheqja mė e madhe. Nė qoftė se ato bėhen tė barabarta ata do tė humbasin tėrheqjen. Shoqėria njerėzore do tė bėhet e rrafshėt. Nuk do tė ketė romanca, nuk do tė ketė poezi, nuk do tė ketė asgjė aventureske nė marrėdhėniet njerėzore.

            Barazia ėshtė njė gjė; ngjashmėri ėshtė krejtėsisht e ndryshme. A nuk bėjnė ata tė njėjtėn kur thonė: mos u mundoni tė jeni tė ngjashėm me njeriun. Mundėsi e barabartė ėshtė pėr rritjen tuaj - por kjo do tė thotė qė ju do tė mbeteni unik dhe tė pangjashėm. Ju nuk jeni njė burrė, dhe ju nuk duhet tė mbeteni njė burrė, sepse burri s’ka asgjė tė veēantė.

            Ju te dytė jeni unik, dhe te dytė jeni tė veēantė.

            Dhe sa i pėrket rritjes shpirtėrore ėshtė shqetėsuese, frika e Gautam Buda nuk ishte femra, por represioni seksual. Murgjit e tij ishin tė gjitha tė shtypura seksualisht, dhe frika ishte se nėse gratė rishtrohen atėherė murgjit dhe gratė do tė jenė aq tė afėrt se kishte frikė se murgjit do ta humbin beqarinė e tyre.

            Nėse beqaria mbetet diēka shpirtėrore, atėherė mashkulli dhe femra nuk mund tė jenė bashkė nė rrugėn shpirtėrore. Por celibati ėshtė e panatyrshme dhe absolutisht ēon nė perversion. Burrė dhe grua duhet tė jetė sė bashku, duhet tė jetė nė dashuri tė thellė, duhet ta ndihmojnė njėri-tjetrin pėr t’u rritur. Ndihma e tyre do tė jetė njė ushqim i madh.

            Ky ėshtė eksperimenti im. Tė gjitha eksperimentet e vjetra kanė dėshtuar, dhe unė mund tė shoh pse ata kanė dėshtuar: ata kanė pėrgėnjeshtruar gjysmėn e njerėzimit. Ky eksperiment nuk mund tė dėshtojė, sepse ne nuk jemi duke mohuar askėnd, ne nuk jemi duke mohuar asgjė, ne nuk jemi duke shtypur asgjė.

            Ne po pėrpiqemi pėr tė krijuar njė orkestėr me tė gjitha instrumentet, duke krijuar njė unitet organik tė gjitha instinkteve - trupore, mendore, shpirtėrore, tė burrit, tė gruas - dhe duke e bėrė atė njė fenomen absolutisht natyrore.

 

            Vazhdon...

 

   (1)                  (3)       (4)      (5)      (6)