Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (4)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (4)

 

Kapitulli i gjashtė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

 

  KAPITULLI  6

Nėse mund ta merrni, merreni!

 

 

            22 shkurt 1986 paradite

 

            Pyetje nga televizion NBC, Amerikė

 

            Pyetja e parė

 

            A mund ta portretizoni veten shkurtimisht: kush jeni ju? Njerėzit thonė se jeni hajn! A jeni hajn?

 

            Unė jam vetėm pasqyrė. Kur hajni shikon nė mua, ai e sheh hajnin nė mua. E tėra varet nga ju.

            Kur ėshtė ēėshtja tek unė, ėshtė e pamundur tė mė portretizoni… vetėm pasqyrė e pastėr, e zbrazėt. Kjo ėshtė e tėrė pėrpjekja ime, t’i mėsoj njerėzit tė meditojnė.

            Meditimi ėshtė art i pastrimit tė pasqyrės suaj nga i tėrė pluhuri tė cilin e ka zbrazė mbi ju shoqėria, religjioni, sistemi arsimor, tė largohet gjithēka qė nuk ėshtė lindur me ju, t’ju ēojė juve nė ēiltėrsinė absolute tė juajėn, sikur kur keni lindur si fėmijė.

            Unė kėtė e quaj rilindje. Dhe pas rilindjes ju bėheni si pasqyrė. Ka njerėz qė e shohin zotin nė mua, dhe ka njerėz qė e shohin hajnin nė mua, dhe ka njerėz qė e shohin majmunin nė mua, dhe ka njerėz qė e shohin gomarin nė mua, dhe ka njerėz qė e shohin jankin nė mua – kjo varet nga ata.

            Ajo ėshtė fytyra e tyre vetjake.

            Unė thjesht pasqyroj.

 

 

            Pyetja e dytė

 

            Osho, a keni akoma bashkėpunėtor tė armatosur? A jeni kundėr armėve? Ēfarė ėshtė opinioni juaj rreth garės nė armatim?

 

            Unė jam kundėr ēdo lloji tė dhunės. Gara nė armatim e ēon njerėzimin nė shkatėrrim total. Dhe kjo ėshtė asisoj humbje nė univers, saqė ne nuk mund as ta imagjinojmė. Ky univers infinit, gjigant ėshtė i gjallė vetėm pėr neve. Ai ėshtė i vetėdijshėm vetėm shkaku i njeriut, pėrndryshe, kėto yje tė mėdha, sistemet diellore, janė vetėm tė vdekura.

            Kjo ėshtė kredi pėr kėtė planet, nė tė cilin ne jemi nė gjendje tė prodhojmė njerėz si Sokrati, Gautam Buda, Lao Ce, Pitagora. Tė shkatėrrohet njerėzimi do tė thotė tė shkatėrrohet pėrpjekja miliona vjeēare e ekzistencės tė cilėn e ka bėrė. Ekzistenca po pėrpiqet tė bėhet e qėllimshme pėrmes neve; po provon tė bėhet e vetėdijshme pėrmes neve.

            Ėshtė udhėtim i gjatė prej gurit tė bėhet Gautam Buda, dhe tė shkatėrrohet e tėrė kjo pėrpjekje nga ana e politikanėve tė marrė ėshtė e pafalshme. E tėrė gara nė armatim duhet tė ndėrpritet menjėherė.

            Kryeministri rus ka thėnė se prodhimi i armatimit nuklear do tė pėrfundojė deri nė fund tė shekullit. Nėse do ta pėrfundoni nė fund tė shekullit, atėherė pėrse jo tash? Pėrse shpenzime tė kota tė parasė, tė punės, tė inteligjencės pėr pesėmbėdhjetė vjet?

            Dhe e tėrė kjo energji mund ta ndryshoj varfėrinė nė botė. Kemi aq shumė armė nukleare nė Rusi dhe Amerikė saqė botėn mund ta shkatėrrojmė shtatėqind herė. Tash, thjeshtė ėshtė idiotizėm tė prodhohen edhe mė shumė. Pėr ēka? A po mendoni se njeriu mund tė ringjallet shtatėqind herė? Madje as Jezusi nuk ka mund ta bėj njė herė. Ringjallja ėshtė e pamundur.

            Unė jam kundėr tė gjitha armėve, por kjo s’do tė thotė se jam filozof demode i padhunshėm. Unė nuk jam nė favor tė deklaratės sė Jezu Krishtit, se nėse dikush ta jep njė shuplakė nė fytyrė, ti ofroja faqen tjetėr. Kjo ėshtė ofenduese – ofenduese pėr personat tjerė. Ajo e bėnė atė dehumanizues, kjo e ulė atė nėn juve. Bėheni zot, duke ja dhėnė faqen tjetėr.

            Ofendim mė i madh se ky pėr njeriun nuk mund tė ketė. Jo, unė dua qė ju t’i jepni shuplak mė tė fortė atij qė ju ka rrah, ta ndiej ai se edhe ju gjithashtu jeni njeri dhe se tė gjithė ne jemi vėllezėr: askush nuk ėshtė mė i lartė, askush nuk ėshtė mė i ulėt.  

            Por nuk ekziston nevoja pėr armė. Njeriu ka krijuar armė nė fillim sepse njeriu ėshtė shtaza mė e dobėt nė tėrė ekzistencėn. Asnjė shtazė nuk bartė armė. Ju akoma nuk mund tė luftoni me luanin apo tigrin, madje as me majmunin. Njeriu ka krijuar armė pėr ta plotėsuar mungesėn e fuqisė sė tij. Ka qenė i butė, dhe ai ka qenė i rrethuar prej shtazėve tė egra. Kjo ka qenė arsyeja pėr pasjen e armėve – dhe pėr armėt tė cilat kanė mund tė pėrdoren nga largėsia, sepse nėse ju jeni shumė afėr luanit, madje edhe me armė, ju ndoshta mė nuk do tė jetoni. Janė zbuluar shigjetat, kėshtu qė nga largėsia, duke qenė prapa drurit, ju mund tė vrisni. Pushkėt janė zbuluar pėr tė qenė nė gjendje qė nga largėsia, tė fshehur, tė vrisni.

            Por tash nuk jeni tė rrethuar nga shtazėt; ju i keni vra ato. Keni shkatėrruar aq shumė natyrė dhe shtazė tė egra. Nuk ju nevojitet asnjė armė. Jeni tė rrethuar nga njerėzit. Bėhuni njeri pėr ta, mos provoni tė bėheni zot pėr ta. Ky ėshtė ofendim shumė i mprehtė, dhe johuman.

            Ju mė pyetėt rreth AIDS-it. Unė do tė qėndroj gjithmonė kundėr tij, sepse unė jam kundėr gjithēkahi qė ėshtė perverse apo produkt i perversionit. AIDS ėshtė fund e krye produkt i homoseksualitetit. Unė nuk jam vetėm kundėr AIDS-it, unė jam kundėr homoseksualitetit. Unė nuk jam vetėm kundėr homoseksualitetit, unė jam kundėr tė gjithė atyre njerėzve tė cilėt e kanė krijuar homoseksualitetin. Do tė befasoheni kur ta mėsoni se tė gjitha religjionet e juaja janė pėrgjegjėse pėr homoseksualitet pėr dy arsye.

            E para, ata janė murgj tė ndarė qė jetojnė bashkė me murgjit tjerė, murgeshat me murgeshat e tjera. Tash, duke i mbajtur burrat vetė se bashku me vite, gratė bashkė me vite, krijohet situata nė tė cilėn homoseksualiteti mund tė ngjaj. Homoseksualiteti ėshtė kontribut i religjioneve tuaja.

            Njeriu nuk ėshtė i lindur homoseksual. Nė natyrė, asnjė shtazė nuk ėshtė homoseksuale. Por nė kopshtin zoologjik, nėse femrat nuk janė nė dispozicion, shtazėt i kthehen homoseksualitetit. Kėtė e tregon inteligjenca – ata duhet tė gjejnė mėnyrė pėr biologjinė e tyre. Dhe nėse nė manastire, murgjit dhe murgeshat, bėhen homoseksual dhe lesbike, kush ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė?

            Religjionet i kanė mėsuar njerėzit tė qėndrojnė nė celibat (beqari). Celibati ėshtė kundėr natyrės. Vetėm betimi i dhėnė pėr celibat s’do tė thotė se ju do tė mund tė qėndroni nė celibat. Ju duhet tė gjeni njėfarė mėnyre pėr seksualitetin e juaj pėr ta shprehur atė. Celibati krijon homoseksualitet, sepse beqari mund tė ketė miqėsi me mashkull, por nuk mund tė ketė shoqėri me femrėn. Sepse ai do tė frikėsohet se mos njerėzit do tė fillojnė tė dyshojnė nė celibatin e tij.

            Tė gjitha religjionet e kanė ngritė celibatin nė diēka shpirtėrore. Kjo nuk ėshtė shpirtėrore. AIDS ėshtė rezultat pėrfundimtar i tė gjitha kėtyre mėsimeve mbi celibatin, ndarjes sė mashkullit nga femra. Unė nuk jam vetėm kundėr AIDS-it, por jam kundėr shkaktarėve themelor tė cilėt e kanė krijuar kėtė. Tash ka shtete, si pėr shembull Teksasi nė Amerikė, ku kanė miratuar ligj kundėr homoseksualitetit. Tash homoseksualiteti ėshtė krim. Dhe ka qenė befasi e madhe kur ėshtė mėsuar se nė vendet si Teksasi, miliona homoseksual kanė protestuar kundėr kėtij ligji.

            Ligjet nuk e ndryshojnė njeriun. Kėta homoseksual do tė shkojnė nė nėntokė – atje s’kanė nevojė tė thonė se janė homoseksual. Dhe homoseksualiteti i nėntokės ėshtė shumė mė i rrezikshėm.

            Ju mund tė infektoheni prej AIDS pa kurrfarė kontakti seksual, vetėm me puthje tė personit i cili e ka AIDS-in, sepse pėshtyma bart virusin e AIDS-it. Ndoshta do tė duhej i tėrė njerėzimi ta ndjekė shembullin e Eskimezėve. Ata janė njerėz shumė primitiv, por sa i pėrket kėsaj janė shumė mė larg para nesh. Ata kurrė nuk janė puthur; ata e urrejnė krejt kėtė ide. Dhe kur i kanė parė njerėzit duke u puthur ata kanė ndjerė neveritje. Ėshtė e shėmtuar tė pėrzihen pėshtymat me dikė tjetėr, ta eksplorosh gojėn e tjetrit me gjuhė tėnde… Kjo duket se ėshtė marrėzi e ēuditshme franceze!

            Eskimezėt gjithashtu kanė mėnyrė ta shprehin dashurin e tyre, ata i fėrkojnė hundėt. Kjo ėshtė shumė mė higjienike, mė e pastėr – pa rreziqe, pa sėmundje. Nė tė shumtėn mund tė ftoheni, e qė nuk ėshtė sėmundje e madhe. Nėse nuk merrni kurrfarė ilaēi, ajo kalon pėr shtatė ditė. Nėse merrni ilaē, ajo kalon pėr njė javė!

            Virusi i AIDS-it bartet madje edhe me lot. Fėmija i vogėl mund tė qajė dhe tė rėnkojė dhe vetėm nga mėshira ju ja fshini lotin fėmijės me duart e juaja, dhe ju nuk jeni tė vetėdijshėm se ndoshta jeni infektuar nga sėmundja vdekjeprurėse – sėmundje e cila nuk do tė duhej tė quhej sėmundje sepse nuk ka shėrim.

            Shkencėtarėt thuajse tė gjithė pajtohen se nuk ekziston mundėsia pėr asnjė ilaē. Njeriu do tė vdes mė sė gjati brenda dy vitesh, por kryesisht brenda gjashtė muajsh. Kjo ėshtė vdekje e ngadalshme.

            Unė jam kundėr kėsaj. Unė jam kundėr celibatit. Unė jam kundėr religjionit i cili i shtynė burrat e gratė tė jetojnė ndaras, duke e shkaktuar tėrė kėtė sėmundje. Lesbiket akoma nuk janė nė gjendje tė prodhojnė asnjė sėmundje si AIDS – ndoshta gratė janė mė tė qėndrueshme dhe ato marrin pak mė tepėr kohė. Por kjo ėshtė e sigurt, se njė ditė ato gjithashtu do tė prodhojnė sėmundje e cila do tė jetė mė fatale se vetė AIDS.

            Tė jesh kundėr natyrės nuk ėshtė mėnyra ime e vėshtrimit tė gjėrave. Tė shkohet me natyrėn, duke e shfrytėzuar natyrėn si gur vau apo shteg. Kalimet mė tė larta se natyra prapė nuk janė kundėr natyrės. Natyra akoma ėshtė bazė, dhe ju mund tė shkoni pėrtej saj.

            Njerėzit kanė shkuar pėrtej saj, por jo duke e kundėrshtuar. Ta kundėrshtosh atė thjesht bėheni tė ēoroditur.

 

 

            Pyetja e tretė

 

            Osho, a ka person tė cilin kishit dashur ta takoni qė kurrė nuk e keni takuar? A mund tė na tregoni emrin e personit?

 

            Kėtu ėshtė personi tė cilin kam dashtė ta takoj. E kam takuar para tridhjetė e pesė vjetėsh: vetėn time. Qė nga atėherė s’kam pas dėshirė ta takoj askėnd.

 

 

            Pyetja e katėrt

 

            Gratė tė cilat po ju rrethojnė janė goxha tė pashme! A e ēmoni bukurinė nė pasueset e juaja femra?

 

            Jam i neveritur nga pyetja juaj. Ju thatė “goxha tė pashme” – ato janė bukuroshe tė vėrteta! E unė e dua bukurinė, pavarėsisht se nė ēka ėshtė burrė apo grua, pavarėsisht se nė ēka ėshtė lule apo zogj, apo nė rrezet e diellit apo yje. E dua bukurinė.

            Pėr mua, trini i vėrtetė nuk ėshtė Zoti, Shpirti i Shenjėt, dhe i vetmi djalė i Zotit, Jezu Krishti. Trini i vėrtetė pėr jetėn dhe ekzistencėn ėshtė: e vėrteta, mirėsia dhe bukuria, satyam, shivam, sundram. Ky ėshtė trini i vėrtetė, kjo nuk ėshtė hipotezė.

            Njeriu i cili ėshtė nė gjurmim duhet tė kalojė pėrmes tre fytyrat e realitetit: tė vėrtetės, tė bukurisė dhe tė mirėsisė.

            Unė e dua bukurinė, por nuk po them se ato janė goxha tė bukura, ato janė me tė vėrtetė tė bukura. Ato janė aq tė bukura sepse janė aq natyrale. Ato janė aq tė bukura sepse ato janė bėrė aq tė dėlira, aq meditative, aq tė qeta, aq gjakftohtė, aq tė fokusuara. Bukuria e tyre nuk ėshtė vetėm fizike. Bukuria e tyre ėshtė gjithashtu shpirtėrore.

 

 

            Pyetja e pestė

 

            Osho, para tre muajsh i keni thėnė pasuesve tuaj se mė nuk kanė nevojė tė veshin rroba me ngjyra agimi, sepse ju dėshironi qė atyre t’i jepni liri tė plotė. A do tė thotė kjo se ata mė herėt nuk kanė qenė totalisht tė lirė?

 

            Ata kanė qenė totalisht tė lirė edhe mė herėt, por ata mund tė bėhen edhe mė shumė totalisht tė lirė!

 

 

            Pyetja e gjashtė

 

            Osho, a keni indinjatė ndaj Amerikės?

 

            Jo, unė e dua Amerikėn. Unė e dua popullin amerikan, e dua tokėn e Amerikės. Por natyrisht se e urrej qeverinė amerikane, burokracinė. Ajo ėshtė qeveria mė fashiste nė botė sot, qė pretendon tė jetė demokratike. Ajo po e gėnjen tėrė botėn. Ajo po e gėnjen popullin e vet. Kisha dashtė qė kjo qeveri tė dėshtojė.

            Por Amerikėn e dua, dhe do tė vazhdoj ta dua. Dhe njė ditė do tė mund tė hy nė Amerikė…sepse pikėrisht tani qeveria amerikane ma ka ndaluar hyrjen pėr pesė vjet – pas pesė vjetėsh, nėse jam gjallė, e para tė cilėn do ta bėj do tė hy nė Amerikė.

            Kam aq shumė adhurues atje, aq shumė miq, aq shumė simpatizues. Dhe ēfarė ka bėrė qeveria amerikane pėr mua, ka krijuar dashuri dhe simpati tė jashtėzakonshme tek populli amerikan pėr mua.

 

            Vazhdon...

 

 (1)      (2)      (3)               (5)     (6)