Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

   Shqipėroi: Valdet FETAHU   

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

       Kjo ėshtė pėrvojė e tė gjithė njerėzve kreativ tė cilėt kur krijojnė diēka, seksi bėhet absolutisht i parėndėsishėm. Ndoshta ėshtė energji e njėjtė e cila pėrdoret nė kreativitet, dhe atyre mė s’i mbetet e pashfrytėzuar. E kreativiteti aq shumė i plotėson saqė ata nuk dėshirojnė ta harxhojnė kotė dhe tė mbetet i pėrgjumur pėr tė nesėrmen. Kreativiteti i tyre nuk jua merr energjinė, por nė njėfarė formė i rinon ata.

 

 

 

            Pyetja e njėzetė e tretė

 

            Ju e keni definuar vetveten si guru i pasur. Njerėzit e tjerė nuk ju interesojnė! A ėshtė pasuria nevojė e veēantė e gurus, apo ju jeni guru i tyre sepse ata kanė para?

 

            Fakti i parė tė cilin duhet ta kuptoni ėshtė se: unė nuk e kam definuar veten time si guru i pasur. Kėtė e ka bėrė gazetaria e verdhė, e cila dominon mbi mendjet e masės nė tėrė botėn, ajo ka ardhur tek ky definim. Unė thjesht e kam pranuar kėtė ashtu siē e kam kuptuar vetė. Ata kanė thėnė se kjo mund tė jetė poshtėruese, por mendimi im ka kuptim plotėsisht tjetėr.

            Vincent van Gogh ka qenė shumė mė i pasur sesa Henri Ford. Pasuri s’do tė thotė vetėm pasje apo para; pasuria ėshtė fenomen multidimensional. Poeti mund tė jetė nevojtar, por ndjeshmėrinė e tij s’ka para me tė cilėn mund ta blesh. Ai ėshtė mė i pasur se ēdo pasanik tjetėr. Muzikanti mund tė mos jetė pasanik, por sa i pėrket muzikės sė tij, s’ka pasuri qė ėshtė mė e pasur se muzika e tij.

            Pėr mua njeri i pasur ėshtė ai i cili ka ndjeshmėri, kreativitet, perceptim. Pasanik ėshtė vetėm njė prej dimensioneve. Duke u akorduar me mua pasaniku ėshtė gjithashtu edhe artist kreativ: ai krijon pasuri. Nuk mund tė gjithė tė bėhen Henri Ford. Talenti i tij duhet tė respektohet, edhe pse ajo qė ai ka krijuar ėshtė e rėndomtė. Kjo nuk mund tė krahasohet me muzikėn e Mocartit apo vallėzimin e Nixhinskit, apo me filozofinė e Zhan Pol Sartrit. Por prapė, ai krijon diēka qė ėshtė e vlershme, utilitare, dhe bota do tė bėhet mė e mirė nėse ka ma shumė Henri Ford-a.

            Kėshtu qė kur e kam pranuar definimin, kam menduar pėr cilindo fushė. Vetėm qenia e pasur mund tė ketė ca lidhje me mua. Absolutisht ėshtė e nevojshme ndjeshmėria e caktuar, vizioni i caktuar ėshtė i nevojshėm.

            I varfėr ėshtė ai, mendja e tė cilit ėshtė e retarduar, ai mund tė ketė pasuri materiale pamasė; kjo s’ėshtė e rėndėsishme – kush nuk mund ta kuptojė muzikėn klasike, kush nuk mund ta kuptojė poezinė, kush nuk mund ta kuptojė filozofinė, kush nuk mund ta kuptojė fluturimin e shpirtit tė njeriut nė lartėsi. Po, njė prej fushave tė varfėrisė ėshtė njeriu i cili as nuk mund tė prodhojė para. Ai ėshtė mė i varfėri i varfėrisė, sepse paraja ėshtė plotėsisht send i kėsaj bote. Nėse nuk mund ta krijoni atė, ju thjesht tregoni se nuk keni inteligjencė tė mjaftueshme.

            Njerėzit e varfėr nė botė janė pėrgjegjės pėr varfėrinė e tyre. Kush iu ka thėnė atyre tė shkojnė e tė prodhojnė fėmijė – ēdo fėmijė i bėnė ata edhe mė tė varfėr. Kush iu ka thėnė atyre tė jetojnė paragjykueshėm - dhe ēdo paragjykim e ngadalėson rritjen e tyre drejt pasurimit. Kush iu ka thėnė atyre se ata duhet tė besojnė se janė tė varfėr sepse nė jetėt e shkuara kanė bėrė vepra tė liga? Dhe pėrse ata i kanė pranuar tė gjitha kėto marrėzira?

            Pėrse ata nuk e kanė dėgjuar inteligjencėn? – se njeriu i varfėr nuk duhet tė prodhojė fėmijė, ai duhet tė prodhojė pasuri. Por ai prodhon fėmijė, ai nuk prodhon pasuri. Ky ėshtė fenomen i ēuditshėm ku vendeve tė zhvilluara i humbet popullsia, derisa vendet e varfra janė nė rritje aq tė shpejtė saqė bėhen rrezik pėr tėrė botėn. Pikėrisht tash janė pesė miliard njerėz. Ky opinion ka qenė vetėm para pesė vjetėsh, se deri nė fund tė shekullit do tė jenė pesė miliard njerėz. Vlerėsimi i ekonomistėve dhe matematikanėve ėshtė shumė larg nga produktiviteti i njerėzve. Ne veē tash jemi pesė miliard. Deri nė fund tė shekullit do tė jemi gjashtė miliard.

            Dhe nėse ju i thuani atyre njerėzve t’i kontrollojnė lindjet, tė pėrdorin kontraceptiv, se nuk ju nevojiten fėmijėt, ata nuk do t’ju dėgjojnė. Ju jeni kundėr religjionit tė tyre; ju jeni kundėr traditės sė tyre!

            Tash, si mund tė kem kontakt me ata njerėz. Madje edhe pėr punėt e kėsaj bote ėshtė i pamundur komunikimi. Kėshtu kur thash se e kam pranuar definimin. Kuptimi im ėshtė i qartė. Vetėm dikush kush e ka mendjen e pasur, qenien e pasur, ėshtė i aftė tė kuptojė diēka rreth meditimit, diēka rreth shkallės sė finale, universale.

            Njerėzit tė cilėt janė tė uritur, qė vdesin nga uria…Mendoni se nėse shkoni nė Etiopi dhe filloni tė ligjėroni pėr meditim, njerėzit do t’ju dėgjojnė juve? Ata do t’ju vrasin. Ata mė pėrpara do t’ju hanė se t’i dėgjojnė teknikat e juaja tė meditimit!

            Ekzistojnė disa nevoja themelore tė cilat duhet plotėsuar, ekziston hierarkia. Sė pari duhet t’i plotėsoni nevojat e juaja trupore; mandej nevojat e juaja psikologjike duhet t’i plotėsoni. Tek atėherė, pėr tė parėn herė, bėheni tė uritur pėr pėrvojat shpirtėrore.

            Ēka unė mund tė bėjė rreth kėsaj? – kjo ėshtė natyra e gjėrave. Nėse uji vlon nė njėqind shkallė celsius nxehtėsi? Unė nuk mund ta bindė tė vlojė nė nėntėdhjetė e nėntė shkallė. Kjo ėshtė natyra e gjėrave.

            Hierarkia ėshtė kjo: nevojat trupore janė tė parat, mandej tė dytat janė nevojat psikologjike, e tek mandej nevojat shpirtėrore. Ēfarė interesimi mund t’ju jap pėr urinė e rritjes shpirtėrore. Nėse nuk ėshtė aty, nuk mund ta krijoj. Nėse ėshtė aty, unė mund t’jua tregoj rrugėn.

            Ju mund ta shihni kėtė. Unė nuk kam shkuar pėr t’i kėrkuar njerėzit e pasur. Ata qė kanė ardhur tek unė kanė ardhur me vullnetin e tyre. Etja e tyre i ka sjellur ata tek unė. Unė nuk kam shkuar pas njerėzve, pėr t’i bindur ata – si misionar tė krishterė: “bėhuni tė krishterė” – duke iu premtuar atyre tė gjithat llojet e tė mirave nė jetėn e ardhshme.

            Kur kam qenė profesor, njė ditė, derisa isha nė automobil, njė grua mė ndaloi dhe ma dha njė pamflet ku ishte njė shtėpi e bukur nė ballinė, mbrapa ishte lumi, drunjtė e bukur dhe malet. Nė pamflet shkruante: “A jeni tė interesuar pėr kėtė shtėpi?”  SHT[[JU INTERESOJN[VETVETEN SI GURU I PASUR

            Thash: “s’kam parė kurrė kėso shtėpie nė kėtė qytet, por ndoshta dikush e ka ndėrtuar dhe ndoshta ai po pret ta shes.” Kėshtu qė kur e hapa pamfletin dhe shikova nė tė, e zbulova se nėse  e pasoni Jezu Krishtin, mandej nė jetėn tjetėr pas vdekjes do ta keni njė shtėpi tė kėtillė nė parajsė.

            Unė askujt nuk i kam dhėnė kurrfarė premtimi. Nuk kam shkuar pas askujt. Miliona njerėz – ata qė kanė ardhur tek unė – kanė ardhur me vullnetin e tyre.

            E tash mund ta shihni pėr vetveten. Kėta tė cilėt kanė ardhur kanė pasuri tė caktuar nė kėtė formė apo nė tjetrėn; nuk ėshtė vetėm paraja. Rreth meje ka njerėz me talente tė ndryshme, njerėz me lloje tė ndryshme tė gjenialitetit. Disi afrimi shumi i afėrt i imi i ndalon ata njerėz tė cilit nuk do tė kenė leverdi tė mė afrohen. Madje edhe nėse rastėsisht vijnė, ata zhduken; ata nuk rrinė. Ata nuk bėhen pjesė e botės sime. Ata nuk e ndajnė vizionin me mua.

            Askush nuk i klasifikon kush ėshtė i pasur dhe kush ėshtė i varfėr, dhe se tė varfėritė duhet tė shkojnė mbrapa e tė pasurit tė qėndrojnė. Nuk shkojnė nė testim. Por sipas disa marrėveshjeve ekzistenciale unė mund t’i josh vetėm ata persona tė cilėt janė shumė tė talentuar, jashtėzakonisht inteligjent, shumė tė pasur nė disa kualitete tė jetės. Vetėm nga ky kėnd i pasurisė do tė kenė ata lidhje me mua.

            Dhe gazetarėt e verdhė shkojnė duke folur gjėra sensacionale pėr njerėz, tė pakuptimta, gėnjeshtra, tė shėmtuara – se unė nuk jam guru. Nėse mė duhet ta definoj kėtė do ta kisha thėnė: “Unė jam vetėm mik, mik i tė gjithė atyre qė kanė talent, inteligjencė dhe njėfarė prirje pėr rritje shpirtėrore.” Pėr mua kėta njerėz janė tė pasur.

 

 

            Pyetja e njėzetė e katėrt

 

            Ju gjithashtu njiheni si seks guru? Ēka momentalisht mendoni pėr dashurinė?

 

            Definimi i cili mua mė quan seks guru nuk ėshtė vetėm i rremė, kjo ėshtė absurde. Pėr ta caktuar kėtė drejtė: unė jam i vetmi person nė kėtė botė qė jam antiseks. Por kjo kėrkon kuptueshmėri gjigante. Ju nuk mund tė shpresoni se kėtė do ta kuptoni prej gazetarėve.

            Unė kam folur pėr seksin ashtu qė ai mund tė transformohet. Tė gjithė mėsuesit religjioz mund tė quhen seks guru, pėrpos meje, sepse ata mėsojnė pėr represionin e seksit, i cili nė mėnyrė konstante e mbanė njeriun seksual, ai kurrė s’do tė jetė i transformuar. Ai kurrė s’do tė shkojė pėrtej seksit. Represioni ėshtė mėnyrė pėr t’ju mbajtur tė lidhur me atė qė e keni shtypur.

            Unė kam ligjėruar pėr shprehjen, kėshtu qė ju e keni tejkaluar atė duke e shprehur. Nuk e keni mbajtur prapė nė nėnvetėdije. Dhe sa mė shumė qė e shprehni seksualitetin tuaj, duke mos e gjykuar, pa mėkat – sepse ky nuk ėshtė mėkat; seksi thjesht ėshtė instinkt natyral – sė shpejti do tė bėheni tė vetėdijshėm se nė tė nuk ka asgjė. Shumė njerėz e kuptojnė se nė tė s’ka asgjė pėrveē kokėdhimbjes tė nesėrmen!

            Por ata seksin vazhdojnė ta bėjnė si robot, sepse nė jetė s’dinė asgjė tjetėr tė bėjnė. Jetėt tona janė aq tė varfra; s’ka shumė ēfarė tė bėhet nė tė. Do tė befasoheni kur ta mėsoni se piktori i famshėm, derisa ėshtė i disponuar tė pikturojė, plotėsisht e harron seksin – me javė, me muaj. Poeti i madh plotėsisht e harron seksin kur fillon tė krijojė poezi. Ēfarė ndodh?

            Kjo ėshtė pėrvojė e tė gjithė njerėzve kreativ tė cilėt kur krijojnė diēka, seksi bėhet absolutisht i parėndėsishėm. Ndoshta ėshtė energji e njėjtė e cila pėrdoret nė kreativitet, dhe atyre mė s’i mbetet e pashfrytėzuar. E kreativiteti aq shumė i plotėson saqė ata nuk dėshirojnė ta harxhojnė kotė dhe tė mbetet i pėrgjumur pėr tė nesėrmen. Kreativiteti i tyre nuk jua merr energjinė, por nė njėfarė formė i rinon ata.

            Piktori rinohet kur ai pikturon. Poeti rinohet kur ai shkruan poezi. Muzikanti, nėse ndalet tė kompozojė, pėrnjėherė fillon tė plaket; diēka nė tė ndalet tė rritet. Dhe tė gjithė kėta njerėz nuk kanė treguar interesim tė njėjtė pėr seksin siē kanė treguar tė shenjtit e juaj.

            Nėse i lexoni skriptet e juaja religjioze ju do tė befasoheni – ato janė pėrlotė me seksualitet. Madje edhe tė shenjtit tė cilėt e kanė gjykuar seksin e kanė gjykuar me aq kėnaqėsi saqė ju mund ta ndjeni atė, tė eksitoheni – pėr njė minutė aq shumė nė detaje e kanė pėrshkruar, dhe atė me ėndje tė madhe.

            Kam dėgjuar rrėfimin pėr gruan e cila kishte shkuar tek prifti katolik pėr t’u rrėfyer, dhe ajo ishte rrėfyer se kishte qenė e dhunuar nga ana e njė mashkulli. Por prifti i kishte thėnė: “Kjo ėshtė hera e tretė. Duket paksa e ēuditshme qė i njėjti mashkull gjithmonė po tė dhunon.”

            Gruaja i thotė: “Ju nuk po mė kuptoni. Kjo nuk ėshtė hera e tretė. Unė po flas pėr herėn e parė.”

            Prifti i thotė: “Ju kėtė e keni thėnė para tri javėsh.”

            Ajo i thotė: “Po, por unė kėnaqem aq shumė nė kėtė duke u rrėfyer, duke folur detajisht pėr kėtė, dhe kėtė unė s’mund t’ia them askujt tjetėr pėrveē juve. Kėshtu qė mė falni, por mė lejoni tė vijė ēdo tė diel.” Ajo ka ardhur pėr ta rrėfyer mėkatin, por ajo me tė vėrtetė ėshtė kėnaqur nė kėtė.

            Nė skriptet e juaja religjioze ju do tė befasoheni kur ta gjeni se seksi ėshtė dėnuar me aq ėndje. Kėtė mund ta shihni prej fjalėve tė mendjeve tė njerėzve tė cilėt i kanė shkruar kėto shkrime kanė qenė pėrplot me represalie. Nuk do tė gjeni asnjė formulim si nė ditarin e poetit apo nė ditarin e piktorit apo letrat e skulptorit. Madje nuk do tė gjeni asnjė referencė.

            Ēfarė unė po provoj ta argumentoj se e tėrė pėrpjekja ime me sanjasinėt e mi ėshtė t’ju bėjmė juve tė vetėdijshėm se seksi ėshtė thjesht, fenomen natyral. Jetone atė, dhe jetone plotėsisht, kėshtu qė mund ta tejkaloni. Por synimi im ėshtė transcendenca.

            Dhe pėr kėtė sanjasinėt e mi mund t’ju japin dėshmi, se si ata duke u involvuar sa ma thellė nė meditim gjithnjė e mė pak janė interesuar pėr seks. Nė fakt, shumė gra sanjasine janė ankuar se meshkujt sanjasin janė shumė escapist*(ang: personi i cili arratiset nė botėn e fantazisė); ata kanė gjetur justifikime dhe janė larguar.

            Nė botėn ordinare do ta gjeni pikėrisht tė kundėrtėn: gruaja pėrpiqet nė ēdo mėnyrė tė largohet. Ajo ėshtė plotėsisht e shėndosh. Dhe kur vjen burri nė shtėpi, ajo shtrihet nė shtrat me kokėdhimbje! Burri pėrpiqet ta bindė atė por ajo mė nuk ėshtė e interesuar. Ajo largohet duke i thėnė: “Jo sot!”

            Nė mesin e sanjasinėve tė mi pėrvoja ėshtė pikėrisht nė tė kundėrtėn. Ai ėshtė burri i cili me kokėdhimbje ėshtė i shtrirė! Dhe gruaja pėrpiqet ta bindė, e ai i thotė: “Jo sot! Mos mė shqetėson. Jam nė meditim.”

            Ēfarė ka ndodh? Pasi qė mashkulli ėshtė gjini aktive, ai natyrisht e ndjek femrėn. Femra ėshtė gjini pasive. Ėshtė mrekulli kur femra ikėn, me idenė se ajo do tė jetė e zėnė. Ajo nuk vrapon shumė shpejt. Ajo ecėn pėrpara duke shikuar mbrapa se a po i shkon mashkulli pas apo jo. Dhe nė fund ajo zihet, por ajo lenė pėrshtypje sikur nuk ėshtė e interesuar. Ky ėshtė seksi i saj joaktiv.

            Dhe kjo asaj i jep bukuri tė caktuar, elegancė tė caktuar. Duket se mashkulli ėshtė mė animal, mė agresiv. Por sanjasinėt kalojnė pėrmes transformimit, dhe natyrisht transferimi i parė do tė bėhet tek seksi aktiv, sepse aktiviteti i tij do tė zhduket, agresioni i tij do tė zhduket. Dhe ju kėtė mund ta shihni. Nė fillim gruaja do tė jetė humbėse, se askush nuk do ta ndjekė atė, nuk do ta bindė atė. Ajo mund tė ndihet e ofenduar.

            Ajo nuk duhet tė ndihet e ofenduar. Ajo do ta kuptojė kėtė fenomen tė thjeshtė: agresioni ėshtė zhdukur shkaku i meditimit. Pritjet e saj gjithashtu do tė zhduken, e cila do tė merr pak mė shumė kohė. Gjithēka pozitive zhduket shumė lehtė. Gjithēka negative qė ėshtė mė e thellė; kjo merr pak mė shumė kohė. Kjo ka ndodhė edhe me disa gra sanjasine gjithashtu, ato mė nuk janė interesuar pėr seks. Kjo thjesht ka ra larg.

            Unė jam personi mė antiseks nė kėtė botė, por kjo botė ėshtė aq e ēmendur saqė askush nuk dėshiron ta kuptojė se i tėrė fakti pėrse unė i kam dhėnė pėrkrahje seksit, pėr shkak se unė kam thėnė: “Shprehne, mbijetone atė, dhe pėrfundone me tė. Sa ma shpejtė aq mė mirė, kėshtu qė ju mund tė keni tė paktėn jetė transcendentale pėr disa vjet, vite tė cilat plotėsisht mund t’i kushtoheni meditimit.”

            Pėrshkrimi, i cili mua nė quan seks guru, ėshtė absolutisht absurd. Por gazetarėt e furnizojnė popullin me atė tė cilėn populli ka dėshirė tė dėgjojė – sensacione. Ata krijojnė gjėra, gjėra tė trilluara.

            Vetėm sot ju thash se njė revistė Greke ka publikuar njė trillim me tė vėrtetė tė hatashėm rreth meje. Aty shkruan se unė po fshehėm nga Amerika. Se qeveria amerikane ėshtė duke mė ndjekur pėr tė mė zėnė dhe tė mė kthej prapa nė Amerikė pėr krime si vrasje, orgji seksuale, zjarrvėnie.

            Amerika ma ka ndaluar hyrjen nė shtet pėr pesė vjet, dhe gazeta shkruan se unė po fshihem poshtė e lartė, nga Amerika, e policia tyre po mė ndjekin. Kjo nuk ėshtė mėnyrė e fshehjes: duke dhėnė intervista televizive pėr ēdo ditė, intervista pėr shtyp pėr ēdo ditė. Por njerėzit do t’i lexojnė kėto gjėra dhe njerėzit i besojnė kėtyre gjėrave. E tash aq shumė ėshtė shkruar pėr mua nė tėrė botėn nė gjuhė tė ndryshme saqė kurrė nuk kam arrit tė di se ēfarė po shkruhet pėr mua.

            Sa isha nė Nepal. Njė koreane erdhi dhe mė tha se nė Kore qindra libra tė mia janė pėrkthyer, dhe nė mija librari ato janė nė dispozicion – dhe unė pėr kėtė s’di asgjė. Kjo mund tė jetė edhe nė vendet tjera gjithashtu, dhe nė gjuhėt tjera gjithashtu. Tash, a ėshtė pėrkthimi korrekt apo jokorrekt, apo se a i ka shkruar pėrkthyesi mendimet e veta nė pėrkthim, duke i futur mendimet e tija personale…Por unė prapė do tė jem pėrgjegjės pėr tė gjithė ata.

            Janė mė sė paku katėrqind libra nė emrin tim, e ėshtė vetėm njė libėr mbi seksin. Dhe vetėm pėr atė libėr flitet,; pėr treqind e nėntėdhjetė e nėntė tjera askush nuk brengoset. Dhe ato treqind e nėntėdhjetė e nėntė janė mė tė mirat. Libri mbi seksin ėshtė vetėm bazė pėrgatitėse, pėr tė qenė e mundur tė kuptohen librat e tjera dhe tė vazhdoni nė tutje. Duke i kapėrcyer problemet e vogla, arrihen lartėsitė e vetėdijes njerėzore – por askush nuk flet pėr to.

 

 

            Pyetja e njėzet e pestė

 

            Duket se jeni shumė nė kontradiktė me vetveten. Mos e keni ndryshuar mendjen, ndoshta po gabojmė – apo ndoshta jeni shumė jokonsistent?

 

            E para: Unė nuk kam mendje.

            E dyta: Unė jam zhdukur para shumė e shumė vitesh. Aty s’ėshtė askush tė bėj gabime.

            E treta: unė jam njeri shumė konsistent, tė paktėn rreth njė fakti, mbi jokonsistencėn.

            Por nėse shikoni nė jokonsistencėn time, jo me mendje tė mbyllur por me mendje tė hapur, ju do tė befasoheni kur ta shihni se vetėm jokonsistenca paraqitet. Thellė poshtė ėshtė e fshehur lėvizja rrymuese nėpėr tė gjitha ato, duke iu bashkuar atyre nė njė tėrėsi.

            Por pėr kėtė, nevojitet inteligjencė e madhe, nevojitet durim i madh, edhe dashuri e madhe nevojitet.

 

            Fundi i kapitulli tė tret

 

 

  (1)         (2)                (4)       (5)      (6)