Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (4)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO  

   Shqipėroi: Valdet FETAHU   

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (4)

 

 

Kapitulli i katėrt i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

KAPITULLI  4

Arti i mos planifikimit tė jetės

 

 

            21 shkurt 1986 paradite

 

            Pyetjet nga Quick revista, gjermane

 

            Pyetja e parė

 

            A po mendoni se kancelari gjerman ka frikė prej juve?

 

            Absolutisht – pėrndryshe nuk ka kurrfarė arsye tė bėj ligj kundėr hyrjes sime nė Gjermani. Unė kurrė s’kam qenė nė Gjermani; unė kurrė s’kam bėrė asnjė krim kundėr ligjit gjerman. Nuk kam aplikuar pėr vizė gjermane, kėshtu qė nga ana ime nuk ka pas pyetje pėr hyrje nė Gjermani. Kjo duhet tė jetė fobia e tij personale.

            Ai gjithsesi se ėshtė frikėsuar; sa mund tė thuhet nė mėnyrė kategorike. E arsye pėr frikėn e tij ėshtė tė rinjtė gjerman thellė janė tė dashuruar nė mua. Gjermanėt e rinj e kanė pėrfunduar me politikanėt. Prej asaj dite kur Adolf Hitleri ka vdekur me vdekje tė turpshme, politikanėt gjerman kanė vdekur pėr gjeneratat e reja; e tėrė politika ėshtė shėmtuar.

            Priftėrinjtė gjerman gjithashtu janė tė frikėsuar. Ata mund tė jenė prapa kancelarit nė konspiracionin e pėrbashkėt, sepse kjo ėshtė hera e parė nė tėrė historinė e krishterimit ku njeriu nė fytyrė i fletė tė rinjve, elitės, njerėzve inteligjent, njerėzve tė arsimuar, njerėzve tė talentuar, jashtė deleve tė tyre. Tė krishterėt me shekuj kanė tentuar ta bėjnė kėtė nėpėr gjithė botėn, por ata kurrė s’kanė qenė tė suksesshėm nė ndryshimin e mendjes tė tė kulturuarve, arsimuarve, inteligjentėve, tė talentuarve. Ata kanė qenė tė suksesshėm vetėm nė ndryshimin e mendjes sė lapsave, tė uriturve, bonjakėve.

            Ta konvertosh bonjakun nė katolicizėm apo lypsni nė katolicizėm nuk duhet bisedė e madhe, sepse personi nuk shkon nė katolicizėm, ai shkon kundėr varfėrisė sė tij. E njerėzit qė kanė ardhur tek unė nuk kanė ardhur kundėr varfėrisė, ata kanė ardhur pėr kėrkim shpirtėror, tė cilėn kisha nuk ka mundur t’jua siguron. Tė ndryshosh prej hinduaizmit nė krishtnizėm, apo prej judaizmit nė krishtenizėm, apo prej budizmit nė krishtenizėm, ėshtė punė e lehtė; kjo ėshtė thjesht kalim prej njė burgu nė burgun tjetėr.

            Unė po ju nxjerr jashtė nga burgu nė qiell tė hapur.

            Unė nuk kam kurrfarė burgu t’ju jap.

            Politikanėt janė frikėsuar, liderėt fetar janė frikėsuar – dhe kjo ėshtė shenjė e mirė. Kjo do tė thotė se ne jemi fitues e ata humbės. Njerėzit bėhen frikacak vetėm kur humbin. Pėrse duhet kancelari gjerman tė frikėsohet aq shumė? Unė nuk po shkoj nė shtetit e tij, por ai po mė frikėsohet sikur ai tė jetojė nė shtetin tim.

            Unė do tė hy nė Gjermani, sepse ligji ėshtė absolutisht ilegal, kriminal. Sanjasinėt e mi do tė luftojnė nė ēdo gjyq, dhe unė do tė vijė si triumfues nė Gjermani dhe thirrjen kancelari do tė ma dorėzoj haptazi para publikut.

            Ai ka bėrė njė hap shumė idiotik. Ai do tė pendohet pėr kėtė.

 

            Pyetja e dytė

 

            Nuk ka mėnyrė pėr njerėzit e Gjermanisė Lindore tė vijnė nė Kretė. a do tė shkoni nė Berlinin Lindor t’i vizitoni ata?

 

            Kam shumė sanjasin nė Berlinin Lindor – dhe njerėz shumė guximtar. Ata kanė dashtė ta bėjnė komunėn nė Berlinin Lindor; i kam ndaluar ata. Iu kam thėnė: “Qėndroni nėntokė”. Tė vėrtetėn e njėjtė si nė Bashkimin Sovjetik. Edhe atje kam me mijėra sanjasin tė cilėt janė nėntokė.

            KGB ia ka dalė t’i zbulojė rreth dyqind sanjasin dhe i kanė persekutuar, duke i ngacmuar. KGB ua ka marrė librat, shiritat magnetofonik, video kasetat. Por nuk kanė asgjė si dėshmi kundėr tyre. Unė proklamoj njė komunizėm mė tė lartė sesa qė proklamon Bashkimi Sovjetik. Sipas meje Bashkimi Sovjetik akoma nuk ėshtė komunist.

            Tė pasur e tė varfėr, klasat e vjetra, mė nuk janė atje, por tash ėshtė krijuar largėsi mė e madhe nė mes njerėzish: burokratėve, njerėzve qė kanė pushtet, dhe njerėzve qė nuk kanė pushtet. Tė pasurit kurrė s’kanė pasur mė shumė pushtet, e tė varfėritė kanė mbetur nė gjendjen e njėjtė – nėse kishin pasur talent dhe inteligjencė – tė lėvizin nė shtresa mė tė larta tė shoqėrisė. Por nė Rusi kjo lėvizje ėshtė e pamundur, ajo ėshtė shoqėri statike, shoqėri e vdekur.

            Mė pėlqen ideja mbi komunizmin, por komunizmi mund tė jetė vetėm i vėrtetė, autentik, kur ai bazohet nė anarkizėm. Nėse bazohet nė diktaturėn e proletariatit, ky nuk do tė jetė komunizėm autentik. Ky do tė jetė vetėm varfėri e distribuuar nė mėnyrė tė barabartė.

            Nuk dua varfėri pėr tė gjithė, tė gjithė njerėzit duhet me qenė tė pasur nė ēdo mėnyrė tė mundshme. Komunizmi im nėnkupton mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė tė jenė tė veēantė dhe jo tė njėllojtė – sepse psikologjikisht askush nuk ėshtė i njėjtė, e nėse dėshironi qė ata tė jenė tė njėjtė duhet me forcė t’i bėni tė njėjtė. Dhe cilado njėllojtėsi e cila varet nga forca nuk ja vlen tė pėrmendet. Ju duhet t’jua merrni tė gjitha liritė, ju duhet t’jua merrni tėrė individualitetin. Duhet ta sakrifikoni individin real para kėmbėve tė shoqėrisė joreale.

            Shoqėria nuk ekziston – ajo ėshtė vetėm emėr. Nėse e kėrkoni shoqėrinė atė s’do ta gjeni askund. Ngado qė tė shkoni, do tė hasni vetėm nė individ. Komunizmi im ėshtė individualist, dhe komunizmi im ėshtė anarkist.

            Do tė doja tė shkoja nė Berlinin Lindor. Pikėrisht tash po tė mė kishin lejuar vetėm rrugėn ta kaloj. Do ta kisha shfrytėzuar kėtė shans – pėr tė mundur njerėzit e mi t’i takoj edhe nė rrugė.

            Dhe numri i sanjasinėve do tė rritej shumė shpejtė nė Rusi pėr arsye psikologjike: pėr shtatėdhjetė vjet popullit rusė iu ėshtė ndaluar ēdo dėshirė shpirtėrore. Kjo do tė eksplodoj ndonjė ditė.

            Rinia ruse digjet nga malli tė dijė ma shumė pėr fshehtėsitė e jetės, e jo vetėm pėr materializmin, i cili veē ka vdekur. Fridrih Niēe ka thėnė: “Zoti ėshtė i vdekur”. Ai ka gabuar nė dy ēėshtje: e para, Zoti kurrė s’ka qenė atje, atėherė si mund ai tė vdes? E dyta, fizika moderne e ka vėrtetuar se materia nuk ekziston. Materia ėshtė iluzion, ajo vetėm shfaqet. Ajo qė ekziston ėshtė energjia, e jo materia.

            Kėshtu qė Zoti i vjetėr ėshtė i vdekur, materializmi i vjetėr ėshtė i vdekur. Bota e re po lartėsohet e qė bazohet nė energji dhe transformimet e saj. E kjo ėshtė detyra ime: se si ta transformoj energjinė e juaj nga gjumėsia nė zgjuarsi, nga vetėdija nė mbivetėdije; se si t’i shkatėrroj tė gjitha kėndet e pavetėdijshme nė qenien tuaj dhe ta bėj tėrė ekzistencėn e juaj pėrplot me dritė dhe me vetėdije.

            Nė Rusi ekziston njė apel enorm pėr mua. Njerėzit bėjnė dorėshkrime librash, i shtypin librat, i fotokopjojnė, dhe mandej ua shpėrndajnė nėntokės. Kjo ėshtė e vetmja lėvizje nė Rusi e cila del nga nėntoka, lėvizja e vetme shpirtėrore nė Rusi. Sė shpejti do tė kemi mjaft njerėz kėshtu qė ata s’do tė kenė nevojė tė jenė nė nėntokė.

            Unė do tė kėrkoj leje nga Bashkimi Sovjetik t’i vizitoj njerėzit e mi atje. Dhe kjo do tė jetė shans e mirė pėr Bashkimin Sovjetik ta godas nė fytyrė Amerikėn. Nėse mė lejojnė, dhe e ndalin persekutimin e sanjasinėve tė mi – tė cilėt absolutisht janė tė pafajshėm, tė cilėt nuk kanė kurrfarė synimesh politike – unė do ta pėrkrah Bashkimin Sovjetik kundėr Amerikės nėpėr tėrė botėn.

            Por nėse nuk mė lejojnė tė hy nė Rusi, atėherė, herėt a vonė njerėzit e mi do tė luftojnė, pėrbrenda Rusisė, luftė legale pėr hyrjen time, sepse unė nuk dua ta thyej ligjin e asnjė shteti. Unė jam person qė e respektoj ligjin.

            Por unė do tė gjej mėnyra pėr t’i takuar ata. Unė kam gjetur rrugė pėr t’i dėrguar literaturė, kaseta. Unė do tė lėviz rreth Rusisė ku njerėzit do tė mund tė vijnė tė mė takojnė. Madje edhe nėse jam kundėr disa ligjeve, unė nuk do t’i thyej ato. Kisha dashtė qė ligji tė tėrhiqet, tek atėherė do tė hy nė atė shtet.

            Edhe kjo nuk ėshtė me rėndėsi… Njerėzit e mi nė Rusi po zgjerohen aq shpejtė saqė shumė shpejtė ata do tė kenė forcė gjigante. Tė gjithė ata janė njerėz tė rinj derisa burokratėt janė pleq, gati tė vdekur. Pėr shtatėdhjetė vjet, qė nga revolucioni, e njėjta klikė njerėzish kanė sunduar nė Rusi me njė kėmbė gati nė varr. Sė shpejti njerėzit e rinj vijnė nė pushtet, dhe nė momentin kur njerėzit e rinj vijnė nė pushtet nė cilindo shtet, atėherė unė jam nė pushtet.

            Unė jam i sinkronizuar me zemrat e tė rinjve.

            Zemra ime rrah me zemrat e tė rinjve. Ajo ėshtė bashkėsi gjigante – jo vetėm me fjalė, por shpesh edhe me qetėsi. Por unė do tė tentoj tė shkoj nė Berlinin Lindor dhe do tė tentoj tė shkoj nė Bashkimin Sovjetik dhe nė shtetet tjera komuniste – sepse e tėrė bota ėshtė njė, dhe unė nuk besoj nė kufijtė e rrejshėm tė kombeve. Unė nuk besoj nė diskriminimin e religjioneve, unė nuk besoj nė diskriminimin e kombeve.

            Bota duhet tė bėhet njė, vetėm atėherė kjo botė mund tė bėhet parajsė.

 

 

            Pyetja e tretė

 

            Ju do tė shkoni nė kufirin gjerman tė bisedoni me sanjasinėt gjerman, nėse nuk ekziston leja e lejuar pėr tė hyrė nė Gjermanin Perėndimore?

 

Patjetėr.

 

Vazhdon...

  

 (1)      (2)      (3)               (5)      (6)