Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (3)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (3)

 

      Dhe Hipokrati ka dhėnė betimin pėr profesionin e mjekut se duhet ta ndihmoni jetėn nė ēdo mėnyrė. Ai nuk ka qenė i vetėdijshėm, ai nuk ka qenė profet. Ai nuk ka mundur tė parashikojė se do tė vijė dita kur tė dhjetė fėmijėt, tė gjithė do tė mbijetojnė. Tash kjo po ngjanė.

 

 

 

             “Kohė tė gjatė kam kėrkuar dhe iu kam pėrmbajtur metodave pėr t’u transformuar. Pas katėr viteve nė “komunėn wioska tė Kelnit” ndihem shumė i ēliruar, jo pėr ta detyruar vetveten.

            A mund tė jetė se unė veē jam i ēliruar duke mos qenė i vetėdijshėm kėsaj?

            Unė jam gjerman, dhe programi im ėshtė se pa pėrpjekje tė mėdha asgjė s’mund tė arrihet.”

 

 

            Osho:

 

            Njė gjė ėshtė e sigurt: ju jeni gjerman; nė tė kundėrtėn nuk mund tė pyetni, “mund tė jetė njeriu i ēliruar duke mos ditur kėtė?”

            Ēlirimi vjen me vetėdije:

            Nuk ka ēlirim tė pavetėdijshėm.

            Dhe programimi i juaj gjerman, se asgjė s’mund tė arrihet pa pėrpjekje tė mėdha, ėshtė barrierė - pengesė. Kjo ėshtė e vėrtetė sa i pėrket botės sė jashtme: asgjė nuk mund tė arrihet pa pėrpjekje tė mėdha. Por ligjet e botės sė jashtme nuk janė tė zbatueshme pėr brendinė e qenies suaj. Nė fakt ju pikėrisht duhet t’i gjeni ligjet e kundėrta – ju po lėvizni nė anėn e kundėrt.

            Kur lėvizni nga jashtė, e cila ėshtė nė njė kahje; kur lėvizni nga brenda, ju saktėsisht lėvizni nė anėn e kundėrt. Pra, nėse ligji ėshtė se, asgjė s’mund tė arrihet nė botėn e jashtme pa pėrpjekje tė madhe, atėherė ligji pėr botėn e brendshme do tė jetė se, asgjė nuk mund tė arrihet me pėrpjekje tė madhe.

            E vetmja mėnyrė tė arrihet diēka nė botėn e brendshme ėshtė “le tė shkojė” – mėnyrė e pėrpjekjes sė papėrpjekshme, e relaksimit. Ky nuk ėshtė veprim; ky ėshtė joveprim. Ky nuk ėshtė aksion, ky ėshtė mosveprim. Dhe kjo duket e vėshtirė sepse ēdokujt qė nga fillimi i hershėm iu ėshtė thėnė: “Bėn diēka, nuk mund tė shkosh pėrpara vetėm duke qėndruar aty! Gjithmonė diēka ėshtė mė mirė se asgjė.” Nė botėn e brendshme kėto nuk janė ligje.

            Asgjė ėshtė mė mirė se ēdo gjė.

            Nė botėn e brendshme, nuk bėhet asgjė: vetėm qėndroni atje! Kjo do tė funksionojė sepse ēdoherė kur diēka bėni, ju jeni tė involvuar nė diēka tjetėr; kur nuk bėni asgjė ju jeni tė relaksuar nė vetvete. Nga tė shkohet? Madje edhe vetė shkuarja nuk ėshtė e lejuar, sepse ajo ėshtė pjesė e aksionit.

            Kėshtu, shumė thjeshtė, pėrqendroheni nė vetvete, dhe nė ato momente kur jeni tė pėrqendruar nė vetvete, krijohet mundėsia e ēlirimit, e shikimit tė parė tė qiellit tė botės sė brendshme, tė yjeve tė brendshme…

            Programimi i juaj gjerman natyrisht se ėshtė i vėshtirė. Kurrė nuk kam dėgjuar pėr asnjė gjerman se ėshtė ndritur para Vimalkirti – Vimalkirti ka qenė sanjas i imi. Por unė kurrė nuk kamė dėgjuar gjatė gjithė historisė se ndonjė gjerman tjetėr ėshtė bėrė ndonjėherė i ndritur. Gjermania ka prodhuar dy luftėra botėrore. Ka prodhuar luftėtar tė mėdhenj, filozof tė mėdhenj, teologė tė mėdhenj, por nuk ėshtė dėshmuar e suksesshme nė prodhimin e asnjė njeriu tė ndritur, pėr arsye tė thjeshtė se i tėrė programimi ėshtė i tillė qė tė krijojė ushtarė, e jo sanjasin. Ushtari gjerman e ka bukurinė qė s’e ka asnjė ushtar tjetėr.

            Kur ka ardhur Vimalkirti tek unė dhe ėshtė bėrė sanjasin unė, nuk kam pasur idenė se ai ka qenė stėrnip i mbretit tė Gjermanisė – ai kurrė s’ma ka thėnė. Ai ka qenė qenie e rrallė njerėzore: qenie e pjesės sė familjes mbretėrore mė tė vjetėr nė Evropė, ai ka punuar vetėm si roje para shtėpisė sime. Do tė befasoheni – me vite ka qenė aty, nė meditim, ka bėrė punėn e tij, por askujt kurrė s’i ka treguar.

            Kur ka vdekur, tek atėherė jemi bėrė tė vetėdijshėm se ėshtė stėrnip i mbretit Gjerman. Ai ka qenė ndoshta gjermani i parė i cili ėshtė ndritur, dhe arsyeja duket se ėshtė, se ai ka ardhur nga familja mbretėrore, kėshtu qė ai nuk ka qenė i programuar si ēdo gjerman tjetėr qė ėshtė i programuar. Pasi qė kishte prejardhje nga familja mbretėrore, brenda tij kishte diēka rebeluese. Familja e tij nuk ka qenė mė nė pushtet; pėrndryshe ai do tė kishte qenė mbret i Gjermanisė. Ai kishte diēka rebeluese kundėr tėrė Gjermanisė dhe kundėr tėrė shpirtit Gjerman, e cila e kishte larguar familjen e tij dhe atė personalisht nga pushteti.

            Ai ėshtė rebeluar nė ēdo mėnyrė. Ai ėshtė martuar me sanjasine. Familja e tij kanė qenė kundėr sepse ajo nuk ka qenė e gjakut mbretėror. Dhe ai, sigurisht, ka insistuar nė martesė me tė, vetėm pėr atė arsye, se ajo nuk ka qenė e gjakut mbretėror. Kjo ėshtė se si ai e ka thyer programimin e tij. Kur ka ardhur tek unė dhe e kam pyetur: “Vimalkirti, ēfarė pune dėshiron?”, ai ėshtė pėrgjigjur: “Ti thjesht thuaj – ēfarėdo.”

            E kam dashtė kėtė njeri qė nga momenti i parė kur e kam takuar. Ai ka pasur kualitet tė caktuar. Atėherė unė i thash: “Mirė, do tė bėhesh roje e imja, sepse je shumė i qetė dhe nuk do tė krijosh kurrfarė zhurme. Ti vetėm ulu tek dera ime.”

            Duhet ta kuptoni se nė botė programi i cili ju thotė se duhet tė bėni shumė pėr tė arritur diēka plotėsisht ka tė drejtė. Nėse shkoni pas parasė, nėse shkoni pas pozitave, pushtetit, atėherė duhet tė bėni shumė. Por nėse ju vetėm e realizoni vetveten, ju s’keni nevojė tė bėni asgjė, sepse tashmė veē e keni. Vetėm gjejeni momentin e relaksuar, momentin e qetėsisė, kur mendja juaj nuk bredhė askund dhe vetėm qėndron brenda vetvetes – nė atė qėndrim pasiv ėshtė ēlirimi.

            Kjo do tė jetė e mundshme, shumė mė e mundshme pėr shkak tė programit tuaj Gjerman. Lehtė ėshtė tė lėvizet prej programit tė vėshtirė pėr tė vepruar kah relaksimi. Pėr shembull, nėse tė them ta mbyllėsh grushtin aq fortė sa ke fuqi – ky ėshtė grusht Gjerman – sa gjatė do tė mund ta mbash tė mbyllur?  Vazhdo ta ndrydhėsh aq fortė sa ke fuqi, dhe do tė vij momenti kur grushti to tė hapet vetvetiu se mė nuk do tė jeni nė gjendja ta ndrydhni atė edhe mė tutje. Ka limit. Pėr ta mbajtur dorėn e hapur nuk nevojitet kurrfarė energjie; kjo ėshtė gjendja e saj natyrale. Por pėr t’u mbajtur grushti mbyllur ku nuk ėshtė gjendje e tij natyrale - nevojitet njėfarė force.

            Kėshtu ju shumė fortė e keni mbajtur grushtin tė mbyllur. Vetėm relaksone atė. Vetėm bėhuni mė pak Gjerman, dhe bėhuni mė shumė njerėzor. Dhe ju asgjė s’do tė humbni, do tė fitoni thesar tė pafund.

 

 

 

 

 

            PYETJET NGA: Nxėnėsit e Rajneesh – HOLAND

 

 

            "Problemi kryesor nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė Holandė ėshtė Eutanazia. Politikanėt po bėjnė luftė rreth formulės sė drejtė pėr ēėshtjen e nxjerrjes sė kėtij ligji.  Ju lutemi komentona?"

 

            Eutanazia, apo liria pėr ta zgjedhur vdekjen tuaj, duhet tė pranohet si e drejta e lindjes pėr ēdo qenie njerėzore.

            Nė kėtė mund tė caktohet limiti, pėr shembull, shtatėdhjetė e pesė vjet.    Pasi qė ėshtė mbi moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēe spitalet duhet tė jenė tė gatshme t’i ndihmojnė ēdokujt qė dėshiron tė ēlirohet nga trupi i tij. Ēdo spital duhet tė ketė vend pėr njerėzit qė vdesin, e atyre tė cilėve kanė zgjedhur tė vdesin duhet t’iu kushtohet konsideratė dhe ndihmė e veēantė. Vdekja e tyre duhet tė jetė e bukur.

            Ēdo spital duhet ta ketė mėsuesin e meditimit. Personi i cili do tė vdes duhet t’i jepet njė muaj dhe do tė lejohet…nėse e ndryshon mendjen ai mund tė kthehet, sepse askush nuk e detyron atė. Njerėzit emocional tė cilėt duan tė bėjnė vetėvrasje nuk mund tė mbesin emocional njė muaj rresht – emocionaliteti mund tė jetė momental. Shumica e njerėzve qė kanė bėrė vetėvrasje, po tė kishin pritur edhe njė moment mė gjatė, ata nuk do tė kishin bėrė vetėvrasje nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė largim nga hidhėrimi, largim nga xhelozia, largim nga urrejtja apo largim nga diēka qė ata e kanė harruar si vlerė tė jetės.

            I tėrė problemi ėshtė nė atė se politikanėt mendojnė, nėse pranohet eutanazia, do tė thotė se vetėvrasja mė nuk ėshtė krim. Jo, kjo s’do tė thotė ashtu. Vetėvrasja gjithmonė ėshtė krim.

            Eutanazia do tė jetė me lejen e bordit mjekėsor. Njė muaj qėndron nė spital – ēdo lloj ndihme e cila mund t’i jepet personit tė qetėsohet dhe tė jetė i heshtur… tė gjithė miqtė i vijnė pėr ta takuar, gruaja e tij, fėmijėt e tij, sepse ai po shkon nė udhėtim tė gjatė. Nuk shtrohet pyetja pėr ta ndalur atė – ai ka jetuar gjatė, dhe ai kurrsesi nuk dėshiron tė shkoj nė jetė, puna e tij ka pėrfunduar.

            Dhe ai duhet tė mėsohet tė meditojė pėr njė muaj. Kėshtu ai mund tė meditojė derisa tė vjen vdekja. Dhe pėr vdekje, ndihma medicinale duhet t’i jepet ashtu qė t’i vijė si gjumė – ngadalė - ngadalė, hap pas hapi, me meditim gjumi shkon mė thellė. Ne mund t’i ndryshojmė vdekjet e mijėra njerėzve nė ndritje.

            Dhe aty nuk ka frikė nga vetėvrasja, sepse ai nuk do tė bėj vetėvrasje; nėse dikush tenton tė bėj vetėvrasje ai prapė do tė jetė i varrosur nė krim. Ai po kėrkon leje. Me lejen e bordit tė mjekėve…dhe ai ka njė muaj nė dispozicion nė tė cilin ai mund ta ndryshoj mendjen nė ēdo moment. Nė ditėn e fundit ai mund tė thotė: “Unė nuk dua tė vdes” – mandej ai mund tė shkojė nė shtėpi. Nė tė nuk ka problem: ky ėshtė vendimi i tij.

            Momentalisht situata ėshtė shumė e ēuditshme nė shumė vende. Njerėzit provojnė tė bėjnė vetėvrasje – nėse kanė sukses, mirė; nėse nuk kanė sukses, atėherė gjyqi ua shqipton dėnimin me vdekje…Ēuditshėm! – ata vetvetes ja kanė bėrė atė. Ata janė zėnė nė mes. Tash pėr dy vjet do tė shkojnė nė gjyq; gjyqtarėt dhe avokatėt do tė grinden, edhe kjo edhe ajo, dhe nė fund njeriun prapė do ta varin. Ai e ka bėrė kėtė veē nė herėn e parė, vetvetes ja ka bėrė! Pėrse tė gjitha kėto marrėzira?

            Eutanazia po bėhet gjithnjė e mė e nevojshme, sepse me pėrparimin e shkencės sė medicinės njerėzit po jetojnė mė gjatė. Shkencėtarėt nuk kanė zbuluar asnjė skelet tė para 5000 vjetėsh tė njeriut i cili ka qenė mbi moshėn 40 vjeēe kur ka vdekur. Para 5000 vjetėsh mosha mė e gjatė qė ka jetuar njeriu ka qenė 40 vjeēe, dhe prej dhjetė fėmijėve tė lindur nėntė kanė vdekur brenda 2 vjetėsh – vetėm njė ka mundur tė mbijetojė – kėshtu qė jeta ka qenė pamasė e vlershme.

            Dhe Hipokrati ka dhėnė betimin pėr profesionin e mjekut se duhet ta ndihmoni jetėn nė ēdo mėnyrė. Ai nuk ka qenė i vetėdijshėm, ai nuk ka qenė profet. Ai nuk ka mundur tė parashikojė se do tė vijė dita kur tė dhjetė fėmijėt, tė gjithė do tė mbijetojnė. Tash kjo po ngjanė. Nė njėrėn anė, nėntė fėmijė mė shumė kanė mbijetuar, dhe nė anėn tjetėr, medicina i ndihmon njerėzit tė jetojnė mė gjatė – nėntėdhjetė vjet! Por edhe qindvjeēarėt nuk janė tė rrallė. Nė shtetet e zhvilluara shumė lehtė ėshtė tė gjenden nėntėdhjetė vjeēarėt, gjithashtu edhe qindvjeēarėt. Nė Bashkimin Sovjetik ka persona tė cilėt e kanė arritur moshėn njėqind e pesėdhjetė vjeēe, disa madje edhe njėqind e tetėdhjetė vjet – dhe ata ende punojnė. Por tash jeta ėshtė bėrė monotone. Njėqind e tetėdhjetė vjet, vetėm mendon pėr kėtė, e bėnė tė njėjtėn gjė…madje edhe eshtrat do tė jenė tė thyeshme. Dhe ata ende nuk kanė mundėsi pėr vdekje; vdekja ende duket tė jetė shumė larg – ata ende punojnė dhe janė tė shėndetshėm.

            Nė Amerikė ka me mijėra njerėz nėpėr spitale tė cilėt rrinė vetėm tė shtrirė nė krevatet e tyre tė konektuar pėr tė gjitha llojet e aparateve. Shumica prej tyre janė me aparate pėr frymėmarrje artificiale. Ēfarė ėshtė qėllimi nėse personi nuk mund tė merr frymė vetė? Ēka pritni tė bėni prej tij? Edhe pėrse i gjithė kombi rėndohet me tė, kur ka plotė njerėz tė cilėt vdesin nė rrugė, tė uritur?

            Tridhjetė milion njerėz nė Amerikė janė nė rrugė pa strehė, pa ushqim, pa veshmbathje, e me mijėra njerėz zėnė shtretėr nėpėr spitale... mjekė, infermiere – punėn e tyre, mundin e tyre, barėra. Tė gjithė e dinė se herėt a vonė ata do tė vdesin, por sa mė gjatė qė ėshtė e mundur duhet ata mbajtur nė jetė.

            Ata dėshirojnė tė vdesin. Ata bėrtasin se dėshirojnė tė vdesin, por mjeku nuk mund t’i ndihmojė nė kėtė. Kėtyre njerėzve gjithsesi duhet dhėnė disa tė drejta, ata janė tė detyruar tė jetojnė, e dhuna nė ēdo mėnyrė ėshtė jodemokratike.

            Kėshtu unė dua qė tė jetė fakti shumė racional. Jeta shtatėdhjetė e pesė apo tetėdhjetė, ėshtė jetė e jetuar mjaft. Fėmijėt janė tė rritur…kur ju jeni tetėdhjetė vjeē fėmijėt tuaj do tė jenė pesėdhjetė apo pesėdhjetė e pesė - ata janė plakur. Tash mė nuk ka nevojė tė jeni tė shqetėsuar apo tė brengosur. Ju jeni nė pension; tash ju thjesht jeni barrė, ju nuk dini se ēfarė tė bėni.

            Dhe kjo ėshtė ajo, pėrse njerėzit e vjetėr janė tė irrituar: ata s’kanė kurrfarė pune, ata s’kanė kurrfarė respekti, ata s’kanė kurrfarė dinjiteti. Askush nuk mėrzitet pėr ta. Askush nuk merr kėshillė prej tyre. Ata janė tė gatshėm tė luftojnė dhe hidhėrohen e bėrtasin. Kėto thjesht janė frustrimet e tyre tė shfaqura; fakti i vėrtetė ėshtė se ata dėshirojnė tė vdesin. Por ata kėtė nuk mund ta thonė. Kjo ėshtė jo krishtere, jo religjioze – vetė ideja mbi vdekjen.

            Atyre duhet tė ju jepet liria, por jo vetėm pėr tė vdekur; atyre duhet t’ju jepet liria pėr t’u trajnuar gjatė njė muaji se si tė vdesin. Nė kėtė trajnim, meditimi duhet tė jetė pjesė kryesore; kujdesi fizik duhet tė jetė pjesė kryesore. Ata duhet tė vdesin tė shėndetshėm, tė tėrė, tė qetė dhe tė heshtur – duke rrėshqitur ngadalė thellė nė gjumė.

            Nėse meditimi do tė jetė i shoqėruar me gjumė ata mund tė vdesin tė ndritur. Ata mund ta dinė se vetėm trupi ka mbetur mbrapa, dhe se ata janė pjesė e amshimit.

            Vdekja e tyre do tė jetė mė e mirė se vdekja ordinere, sepse nė vdekjen ordinere ju nuk keni shans tė bėheni tė ndritur. Nė fakt shumė e ma shumė njerėz po preferojnė tė vdesin nė spital, nė institucionet e veēanta ku ēdo aranzhman ėshtė i punuar. Ju mund ta lini jetėn me kėnaqėsi, nė mėnyrė ekstatike, me shumė falėnderime dhe mirėnjohje.

 

            Unė jam gjithmonė pėr eutanazinė, por me kėto kondita.

 

            Fund i kapitullit tė parė

 

 1          2              4      5      6