.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Shkencė - SI TĖ KUROJMĖ SĖMUNDJEN E KOCKAVE, OSTEOPOROZĖN  (1)

www.tiranaobserver.al

      

SI TĖ KUROJMĖ SĖMUNDJEN E KOCKAVE, OSTEOPOROZĖN, SĖMUNDJEN E KYĒEVE DHE ATĖ TĖ KURRIZIT (1)

 

Osteoporoza ėshtė njė sėmundje qė ēon nė hollimin e kockave dhe thyerjen e kyēeve dhe tė shtyllės kurrizore. Shumė mite ekzistojnė rreth saj. Shumė nga mjekėt dhe specialistėt thonė se vetėm gratė preken prej kėsaj sėmundjeje. Por e vėrteta ėshtė se edhe burrat mund tė preken prej saj, madje edhe tė rinjtė.

 

 

            Sėmundja e osteoporozės, ose dėmtimi i kockave, nuk ėshtė ende e njohur si duhet nė vendin tonė. Ndėrkohė qė pėrveē kėsaj, mungon informacioni pėr mėnyrat e parandalimit tė saj, por edhe pėr trajtimin e tė sėmurėve, i cili tashmė ėshtė i mundshėm. Shumė mite ekzistojnė rreth osteoporozės. Ajo ėshtė njė sėmundje qė ēon nė hollimin e kockave dhe thyerjen e kyēeve dhe tė shtyllės kurrizore. Shumė nga mjekėt dhe specialistėt thonė se vetėm gratė preken prej kėsaj sėmundjeje. Por e vėrteta ėshtė se edhe burrat mund tė preken prej saj, madje edhe tė rinjtė. Osteoporoza shpesh quhet sėmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerėzit ndoshta nuk e dinė se janė prekur prej saj derisa fillojnė tė ndjejnė dhimbje nė kurriz ose pėsojnė ndonjė frakturė nė kockė. Nė suplementin e kėsaj fundjave do tė keni mundėsinė tė mėsoni mė shumė rreth kėsaj sėmundjeje, shenjave me tė cilat ajo shoqėrohet, kėshilla nga specialistėt pėr parandalimin dhe kurimin e saj, kush rrezikohet mė shumė nga kjo sėmundje, dieta qė duhet tė ndiqni, faktorėt qė ndihmojnė zhvillimin e saj, kėshilla pėr ta luftuar sėmundjen qė nė fėmijėri e shumė tė tjera do tė mund t’i lexoni tė pėrmbledhura nė njė suplement  nė gazetėn “Tirana Observer”.

 

            Kėshilla nga specialistėt mbi dhimbjen e kockave, kyēeve dhe kurrizit

 

            Osteoporoza ėshtė njė sėmundje qė ēon nė hollimin e kockave dhe thyerjen e kyēeve dhe tė shtyllės kurrizore. Shumė mite ekzistojnė rreth saj. Shumė nga mjekėt dhe specialistėt thonė se vetėm gratė preken prej kėsaj sėmundjeje. Por e vėrteta ėshtė se edhe burrat mund tė preken prej saj, madje edhe tė rinjtė. Por osteoporoza ėshtė e trajtueshme dhe sė shpejti pritet tė dalė njė ilaē i ri i cili i jepet pacientit vetėm njė herė nė vit. Osteoporoza shpesh quhet sėmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerėzit ndoshta nuk e dinė se janė prekur prej saj derisa fillojnė tė ndjejnė dhimbje nė kurriz ose pėsojnė ndonjė frakturė nė kockė. Sindi Huhl ishte 46 vjeē kur zbuloi se ajo kishte osteoporozė vetėm pasi tronditi kyēin e dorės, kur rrėshqiti e u rrėzua aksidentalisht dhe pėsoi thyerje. Ajo thotė se ndjeu njė dhimbje sikur e kishin goditur me njė send tė fortė nė dorė. Mjekėt i thanė se kishte nevojė pėr operacion pėr kthimin e kyēit nė vend. Mjekja Loraine Fizpatrik qė kreu operacionin, thotė se kocka e dorės sė Sindit dukej sikur ishte ajo e njė gruaje 20 vjeē mė tė moshuar. Instituti Kombėtar Amerikan i Shėndetit pėrllogarit se gratė 30-40-vjeēare pėsojnė njė humbje tė dukshme tė densitetit tė kockės. Dhe kur kocka me densitet tė ulėt krahasohet me njė kockė normale, dallimi duket qartė. Ndėrkohė qė 80 pėr qind e atyre qė preken nga osteoporoza janė gra dhe shpesh tė moshuara, por edhe burrat mund tė preken nga kjo sėmundje. Njerėz tė racės sė bardhė dhe aziatike janė mė nė rrezik prej osteoporozės, por edhe njerėz tė racave tė tjera mund tė preken prej saj. Pėr trajtimin e sėmundjes ekzistojnė trajtime tė ndryshme, por shumė njerėz e ndėrpresin marrjen e ilaēeve pas njė viti. Mjekja Felicia Kosman thotė se njerėzit harrojnė t’i marrin ilaēet. Gra tė moshave 60, 70, 80 vjeē vuajnė nga sėmundje tė tjera dhe marrin shumė ilaēe dhe shpesh ilaēet pėr osteoporozėn i lėnė mėnjanė. Ata qė ndėrpresin marrjen e ilaēeve janė nė rrezik mė tė lartė pėr tė pėsuar frakturė nė kockė. 20 pėr qind e personave qė pėsojnė frakturė kockash tė kyēeve tė pjesės kryesore tė trupit vdesin njė vit pas rrėzimit tė tyre; zakonisht nga ndėrlikime tė tilla si pneumonia ose mpiksjes sė gjakut pas operacionit. Por njė ilaē i ri, acid zoelidronik, qė i jepet pacientit vetėm njė herė nė vit nėpėrmjet venave, ndėrkohė procesi zgjat 15 minuta. Mjekja Eleonor Modi pranė spitalit Brigham thotė se, ilaēi ėshtė po aq i mirė sa edhe ilaēet e tjera nė treg dhe ėshtė lehtė pėr t’u marrė. Sipas studimit, gratė qė morėn acid zoelidronik u prekėn shumė herė mė pak nga frakturat sesa gratė qė morėn placebo. Ilaēi i ri ndodhet ende nė fazėn eksperimentale dhe sė shpejti pritet tė hidhet nė qarkullim.

 

            Kyēet e trupit tė njeriut dhe si lidhen ato

 

            Eshtrat e skeletit mbahen tok me ndihmėn e kyēeve. Ato mundėsojnė gjithashtu lėvizjen midis eshtrave. Nė tė gjitha kyēet takohen tė paktėn dy eshtra, tė cilat i ndan njė e ēarė e ngushtė e kyēit. Ato pjesė tė eshtrave qė takohen janė tė mbuluara nga kėrce. Kėrcja ėshtė e fortė dhe rrėshqitėse, kjo bėn qė sipėrfaqet t’i qėndrojnė konsumimit dhe tė rrėshqasin lehtė kundrejt njėra-tjetrės. Nė tė ēarėn e kyēit ka pak lėng qė i lehtėson akoma mė tej lėvizjet. Lėngu i kyēit furnizon gjithashtu kėrcen me oksigjen dhe lėndė ushqyese. Kyēi rrethohet nga njė cipė indi lidhės qė quhet kupė e kyēit. Pjesa e brendshme e kupės sė kyēit ėshtė e veshur nga cipa e kyēit. Ėshtė cipa e kyēit ajo qė krijon lėngun e kyēit. Kupa mbėrthehet pas eshtrave dhe mbėshtjell kėshtu tė gjithė kyēin. Kupa e kyēit ėshtė e pėrforcuar nė disa vende nga disa rripa tė fuqishėm, lidhėset e kyēit apo ligamentet, tė cilat janė tė ndėrtuara nga inde tė tendosura lidhėse. Kyēe tė ndryshme lejojnė lėvizje tė ndryshme. Disa kanė lėvizshmėri tė madhe nė drejtime tė shumta, ndėrsa tė tjerat lejojnė vetėm lėvizjen pėrpara dhe mbrapa, si pėr shembull kyēi i gjurit.

 

            Sėmundja e kockave, osteoporoza

 

            Osteoporoza ėshtė njė sėmundje kockash. Kockat dobėsohen dhe humbin fuqinė e tyre, prandaj dhe kanė tendencė tė thyhen. Njerėz me kėtė sėmundje kanė njė risk pėr plasaritje edhe nė lėvizje tė pėrditshme si p.sh. duke u pėrkulur por dhe duke u kollitur. Zhvillimi i kėsaj sėmundjeje mund tė shfaqet pėr shkak tė ndryshimeve tė hormoneve te gratė, mungesa e kalciumit, prezenca e tiroideve ose konsumimi i madh i alkoolit dhe duhanit. Kjo sėmundje nga statistikat ėshtė mė e pėrhapur tek gratė e racės sė bardhė dhe tė verdhė, aziatike. Ėshtė mė e rrallė tek gratė e racės sė zezė. Mjekimi i pėrshtatshėm i osteoporozės mund tė japė pėrparime nė mirėmbajtjen e sasisė sė kockave dhe tė pakėsojė simptomat qė mund tė shfaqen.

 

            Efektet e sojės mbi kockat

 

            Shkencėtarėt kanė pasur arsye tė mendonin se soja mund tė ndihmonte gratė pėr tė luftuar shenjat e plakjes siē janė humbja e kujtesės, dobėsia e kockave dhe shtimin e kolesterinės. Mjekja Lampe, nė bashkėpunim me tre institute mjekėsore nė Holandė, studiuan efektet e sojės tek gratė mes moshave 60-75 vjeē. Shkencėtarėt analizuan tė dhėnat mjekėsore tė 100 grave pėr njė vit, duke matur densitetin e kockave tė tyre dhe nivelin e kolesterinės. Nė moshėn 60 vjeē mund tė jetė shumė vonė pėr proteinėn soja qė tė ketė ndonjė efekt pozitiv nė kėtė drejtim. Mjekja Lampe thotė se nuk ka ndonjė tė dhėnė qė tė tregojė se pėrdorimi i sojės ėshtė i dėmshėm, nė fakt soja ėshtė njė burim i plotė proteinash.

 

            Sėmundja e kockave dhe depresioni

 

            Shkencėtarėt thonė se sėmundjet mendore ndikojnė rrezikshėm nė zhvillimin e sėmundjeve fizike. Sipas tyre, dobėsimi i kockave ose osteoporoza, ėshtė pasojė e depresionit. Shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se depresioni nė moshė tė re ndikon nė dobėsimin e kockave kur njeriu arrin moshėn mbi 40 vjeē. Doktor Philip Gold thotė se gratė para periudhės sė menopauzės qė kanė kaluar depresion, kanė 30 pėr qind gjasa tė preken nga dobėsimi i kockave. Mjekėt rekomandojnė qė gratė tė cilat kanė kaluar periudha depresioni duhet tė bėjnė analizat pėr matjen e densitetit tė kockave. Kjo pėr arsye se tani ekzistojnė ilaēe jo vetėm pėr tė ndalur procesin e dobėsimit tė kockave.

 

            Vitamina K shmang osteoporozėn

 

            Njė mėnyrė pėr tė shmangur osteoporozėn ėshtė duke marrė vitaminė K. Osteoporoza shfaqet nė njė nė ēdo tre gra tė moshės mbi 50 vjeē nė Britani dhe faktorėt qė e shkaktojnė janė menopauza e hershme, anoreksia si dhe pėrdorimi pėr njė kohė tė gjatė i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga Shoqata Ndėrkombėtare e Osteoporozės, rekomandon ngrėnien e luleshtrydheve gjatė sezonit tė tyre tė prodhimit. Kėto janė produkte tė pasura me vitamina K, e cila ėshtė identifikuar si njė trajtues i efektshėm i osteoporozės. Kėrkimet kanė treguar se vitamina K, kontribuon nė eliminimin e problemeve tė kockave. Pėrveē ilaēeve, metoda mė e mirė e zėvendėsimit tė estrogjenit ėshtė ajo dietike, duke pirė sa mė shumė produkte qumėshti si dhe karota, portokalle, tė cilat pėrmbajnė vitaminėn D.

 

 

            Shenjat dhe simptomat e artritit reumatoid

 

            1. Artriti reumatoid ėshtė simetrik, prek gjunjėt, kėmbėt dhe kyēet.

            2. Simptomat janė mė tė forta nė mėngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka tė vėshtirė tė lahet, tė vishet dhe tė krihet nė mėngjes.

            3. Shoqėrohet edhe me serozit, qė do tė thotė efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nėn lėkurė.

            4. Kur sėmundja pėrparon, ajo shkakton shformime karakteristike tė gjymtyrėve: gishtėrinjtė e duarve zhvendosen lateralisht pėr nga ulna, gishtėrinjtė pėsojnė kontrakturė etj.

            5. Pėrparimi i sėmundjes shoqėrohet me shkatėrrim tė kėrcit tė kyēeve dhe me ankilozė tė kockave.

 

            Osteoporoza, kush rrezikohet mė shumė nga sėmundja e kockave?

 

            Sėmundja e osteoporozės, ose dėmtimi i kockave, nuk ėshtė ende e njohur si duhet nė vendin tonė. Ndėrkohė qė pėrveē kėsaj, mungon informacioni pėr mėnyrat e parandalimit tė saj, por edhe pėr trajtimin e tė sėmurėve, i cili tashmė ėshtė i mundshėm. Statistikat botėrore tregojnė se 1 nė 3 femra dhe 1 nė 5 meshkuj tė moshės mbi 50 vjeē janė tė prekur nga sėmundja e kockave, ndėrsa nė vendin tonė, sipas mjekėve, kjo shifėr mund tė jetė edhe mė e lartė pėr shkak tė kushteve tė vėshtira tė jetesės dhe shkallės sė ulėt tė diagnostikimit. Indi kockor ėshtė njė ind i organizimit njerėzor, qė ėshtė nė ndėrtim tė vazhdueshėm. Nė kushte normale ekziston njė ekuilibėr midis proceseve qė shkatėrrojnė kockėn dhe atyre qė e ndėrtojnė atė. Humbja e masės kockore fillon si te burri dhe te gruaja pasi kanė kaluar 35 vjetėt. Por tek femrat kjo theksohet edhe mė shumė nė menopauzė e pas saj. Gjashtė vjet pas menopauzės vihet re njė humbje e konsiderueshme e masės kockore, e cila ka tė bėjė drejtpėrdrejt me mungesėn e estrogjeneve. Nė disa raste humbja e masės kockore mund tė jetė aq e madhe, sa mund tė ēojė nė thyerje tė kockave nė mėnyrė spontane (pa ndonjė shkak tė vėrtetė). Nė kėtė rast thuhet se gruaja paraqet osteoporozė.

 

            Tė rrezikuarit

 

            Gratė kanė njė rrezik tetė herė mė tė lartė se burrat pėr tė zhvilluar osteoporozė. Fillimisht shenjat e osteoporozės janė: pakėsim i masės kockore, zvogėlim i gjatėsisė sė kockės, dėmtime tė lokalizuara, shtypje nė nivelin e vertebrave, sidomos atyre tė mesit, dėmtime tė kyēit tė dorės, qafės sė femurit ose edhe nė vende tė tjera kur gruaja pėson njė traumė, qofte edhe tė vogėl. Osteoporoza shkakton dhimbje vetėm nė rastet e thyerjeve dhe tė dėmtimit tė vertebrave. Dhimbjet e kyēeve, nga tė cilat ankohen gratė pas periudhės sė menopauzės, nuk janė tė lidhura me osteoporozėn. Rreth 25-30 pėr qind e grave nė menopauzė preken nga osteoporoza. Sipas mjekėve, pėr ta parandaluar atė ėshtė e rėndėsishme qė tė individualizohen mė parė gratė qė janė mė tė rrezikuara nga kjo sėmundje. Pėrkrah femrave edhe meshkujt janė tė rrezikuar nga sėmundja e osteoporozės. Sipas mjekėve, burrat mbi 50 vjeē janė tė rrezikuar pėr tė pėsuar fraktura tė shkaktuara nga osteoporoza, e cila ėshtė edhe mė kėrcėnuese se kanceri i prostatės tek ata. Sipas disa studimeve tė ekspertėve amerikane ortopedė, delikatesa e kockės mashkullore ėshtė mė e rėndomtė sesa mendohet edhe pse disa herė e lėnė pas dore, por ata janė mė tė ekspozuar ndaj kėsaj sėmundjeje pėr shkak tė alkoolit dhe dietave tė rregullta, shpesh me mungesa proteinash, tė cilat gjenden shumė te qumėshti. Alkooli, nė tė kundėrt, dėmton mėlēinė dhe ndryshon metabolizmin e vitaminės D, e nevojshme pėr tė ngjizur kalciumin nė kockė.

 

            Parandalimi

 

            Pėr tė parandaluar osteoporozėn, sipas mjekėve, duhet qė qysh nė periudhėn e fėmijėrisė dhe adoleshencės tė ndiqet njė aktivitet fizik i pėrshtatshėm, si: ecje nė kėmbė, me biēikletė, bėrja e ekskursioneve tė pėrditshme, ose tė paktėn tri herė nė javė dhe ndjekja e njė regjimi ushqimor korrekt, me pak mish dhe shumė fruta, perime, zarzavate, qumėsht (tė skremuar nė qoftė se ekzistojnė probleme tė yndyrave nė gjak), djathė, kos etj. Gjithashtu duhet tė ndėrpritet ose tė pakėsohet pėrdorimi i duhanit dhe i alkoolit. Njė kujdes i veēantė duhet pasur nga rrėzimet, sepse shtojnė rrezikun e thyerjeve tė kockave. Marrja e kalciumit ēdo ditė, e shoqėruar me vitaminė D, ėshtė gjithashtu e rėndėsishme, por pėr kėtė duhet mė parė tė kėshilloheni me mjekun. Pėr arsyet e pėrmendura mė sipėr ėshtė e rėndėsishme tė ndiqet njė regjim ushqimor i ekuilibruar dhe i larmishėm, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė kryhen ushtrime fizike tė paktėn tri herė nė ditė. Afrimi i periudhės sė menopauzės mund tė jetė edhe njė mundėsi pėr tė ndryshuar disa zakone tė tė ushqyerit jokorrekt. Rregullat e tė ushqyerit mund tė ndihmojnė gruan pėr tė ndjekur njė regjim ushqimor tė mirė si pėr vete, ashtu edhe pėr tė gjithė familjen. Pėrdorni larmi ushqimesh, por qė gjithnjė tė jenė sa mė tė freskėta. Pėrdorni sa mė shumė fruta e zarzavate. Filloni vaktin me sallatė ose me supė me zarzavate. Pakėsoni vaktet me mish (jo mė shumė se 4 herė nė javė) dhe zėvendėsojini ato me ushqime me zarzavate. Ulni pėrdorimin e yndyrave gjatė pėrgatitjes sė ushqimeve. Pakėsoni sa mė shumė qė tė jetė e mundur pėrdorimin e ėmbėlsirave. Hani fruta, por jo menjėherė pas ngrėnies sė vaktit.

 

            Dieta

 

            Duhet tė hani tre vakte dhe tri minivakte nė ditė. Minivaktet janė ushqime si fruta, arra, jogurt etj., qė tė mbani metabolizmin lart. Gjithmonė hani mėngjes, ėshtė vakti mė i rėndėsishėm i ditės. Hani diēka ēdo tri orė, qė tė mbani sheqerin nė nivelin normal dhe metabolizmin lart. Nė qoftė se jeni shumė aktiv, hani ēdo dy orė. Sasia e ujit nė trupin tonė duhet tė jetė 75 pėr qind. Kėshtu qė pini ujė, rreth 10 gota (250 ml) nė ditė. ėshtė e rėndėsishme tė merrni proteina (mish, vezė djathė etj.), bulmet (djathė, qumėsht, kos etj.), perime, fruta, yndyra tė shėndetshme, brumėra dhe ujė ēdo ditė. Ēdo gjė qė konsumoni duhet tė jetė me sasi mesatare. Zakonisht pjata qė serviret nė restorante ėshtė dyfishi i sasisė qė duhet tė hani. Kjo ėshtė kėshilla mė e rėndėsishme qė ju duhet tė keni parasysh. Tė paktėn katėr ditė nė javė duhet tė bėni vrap ose ecje tė shpejt, pėr 1 orė. Dhe tri ditė nė javė duhet tė bėni ushtrime pėr muskujt si ngritje peshash. Pėr shembull: 15 pompa, por me 3 raunde (15 sekonda deri nė 1 minutė pushim pas ēdo raundi).


            Llojet e osteoporozės

            Ka tre lloj osteoporoze:

            Osteoporoza qė shihet mė shpesh tek gratė. Njė nga faktorėt qė e mbron kockėn prej qelizave shkatėrruese ėshtė estrogjeni i cili prodhohet nga vezoret. Funksioni i vezoreve tek gratė rreth 45 vjeē vjen duke u pakėsuar deri nė humbjen e menstruacioneve. Kjo periudhė quhet menopauza. Estrogjeni ulet dhe qelizat shkatėrruese rrisin punėn e tyre.
Osteoporoza qė shihet tek moshat e mėdha, sidomos pas moshės 45 vjeē, ku dominon shkatėrrimi i kockave i cili pas moshės 70 vjeē theksohet akoma dhe mė shumė sa qė me njė rėnie edhe nga njė lartėsi tepėr e vogėl mund tė shkaktojė thyerje tė kockės.
Osteoporoza qė ka lidhje me pėrdorimin e kortizonit tek personi. Si pėr shembull tek pacientėt qė pėr shkak tė astmės, alergjisė, sėmundjeve reumatizmale pėrdorin kortizon pėr njė kohė tė gjatė.

 

            Faktorėt qė ndihmojnė nė zhvillimin e osteoporozės te femrat:

 

            1. Mosha e fillimit tė menopauzės

            Sa mė shpejt tė fillojė menopauza, aq mė i madh ėshtė rreziku i osteoporozės. Kur menopauza ėshtė kirurgjikale (menopauza quhet kirurgjikale kur pas ndėrhyrjeve ėshtė hequr mitra dhe bashkė me tė edhe vezoret), rreziku ėshtė akoma mė i lartė.

            2. Trashėgimia

            Nė familjet e personave qė vuajnė nga osteoporoza rritet rreziku edhe pėr personat e tjerė.

            3. Karakteristikat etnike

            Gratė e bardha janė mė tė rrezikuara nga osteoporoza se ato tė zeza.

            4. Pesha

            Personat e dhjamosur preken rrallė nga osteoporoza.

            5. Mėnyra e tė ushqyerit

            Njė dietė jo e mirė mund tė pengojė zhvillimin e rregullt tė kockave qysh nė fėmijėri, adoleshencė dhe ta theksojė procesin e humbjes kockore tek tė moshuarit. Vegjetarianėt kanė njė densitet kockor mė tė madh nė krahasim me ata qė ndjekin njė dietė tė pasur me mish.

            6. Ushtrimet fizike

            Bėrja e ushtrimeve tė pėrditshme ėshtė e nevojshme pėr zhvillimin dhe mbajtjen e shėndetshme tė kockave dhe kjo vlen pėr tė gjithė, si pėr fėmijėt, ashtu dhe pėr tė moshuarit.

            7. Duhani

            Gratė qė pinė duhan kanė rrezik tė hyjnė nė menopauzė rreth 5 vjet mė parė se ato qė nuk e pinė, dhe kjo mund tė shpjegojė lidhjen qė ekziston midis pėrdorimit tė duhanit dhe thyeshmėrisė sė kockave nė kėto pėrdoruese.

            8. Alkooli

            Ul thithjen e kalciumit nga zorra dhe favorizon zhvillimin e osteoporozės.

            9. Ilaēet

            Kortizonet si ultrakorteni, nėse pėrdoren pėr njė periudhė tė gjatė, ēojnė nė hollimin e kockės deri nė osteoporozė.

            10. Pėrhapja e sėmundjes

            Osteoporoza prek mė shumė gratė dhe moshat e thyera 200 milionė gra nė botė janė tė rrezikuara nga osteoporoza 1/3 e grave nė moshėn 60-70 vjeē janė tė prekura nga kjo sėmundje 2/3 e grave mbi 80 vjeē kanė osteoporozė 30 pėr qind e grave mbi 50 vjeē kanė njė ose mė shumė fraktura vertebrale 1 nė 5 burra mbi moshėn 50 vjeē ka njė frakturė tė shkaktuar nga osteoporoza

 

            Vazhdon...

 

  (2)