.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Shkencė - SI TĖ KUROJMĖ SĖMUNDJEN E KOCKAVE, OSTEOPOROZĖN  (2)

www.tiranaobserver.al

SI TĖ KUROJMĖ SĖMUNDJEN E KOCKAVE, OSTEOPOROZĖN, SĖMUNDJEN E KYĒEVE DHE ATĖ TĖ KURRIZIT (2)

 

Osteoporoza ėshtė njė sėmundje qė ēon nė hollimin e kockave dhe thyerjen e kyēeve dhe tė shtyllės kurrizore. Shumė mite ekzistojnė rreth saj. Shumė nga mjekėt dhe specialistėt thonė se vetėm gratė preken prej kėsaj sėmundjeje. Por e vėrteta ėshtė se edhe burrat mund tė preken prej saj, madje edhe tė rinjtė.

 

 

 

             Ja kush preket nga osteoporoza dhe simptomat

 

            Osteoporoza ėshtė njė sėmundje joneoplastike e kockės, qė nė heshtje cilėsohet edhe si patologjia e shekullit. Sipas statistikave nė vendin tonė, njė nė tre meshkuj mbi tė 50-at vuan nga kjo sėmundje. Por edhe femrat vuajnė nga kjo sėmundje e kockave. Treguesit thonė se 1 nė 5 gra vuan nga osteoporoza. Por nga vjen kjo sėmundje dhe cilat janė shkaqet qė ēojnė nė shfaqjen e saj? Osteoporoza ėshtė njė sėmundje qė prek skeletin e njeriut, e cila vepron duke rralluar indin kockor. Si pasojė e kėtij veprimi kocka bėhet e brishtė dhe lehtėsisht e thyeshme. Prandaj kjo sėmundje quhet edhe patologjia e frakturave tė kockave. Kjo sėmundje shkaktohet nga mungesa e Estrogjenit gjatė menopauzės te femrat, nga mungesa e ushtrimit fizik, nga rritja e nivelit tė hormoneve glukokortikoide, nga hipertiroidizmi, si edhe nga mungesa e kalciumit. Pėrgjithėsisht osteoporoza nuk shfaq asnjė shenjė apo simptomė nė trupin e njeriut. E vetmja simptomė ėshtė thyerja ose fraktura e kockave. Shpesh quhet sėmundje e heshtur sepse ajo nuk ka simptoma dhe njerėzit ndoshta nuk e dine se janė prekur prej saj derisa fillojnė tė ndjejnė dhimbje nė kurriz ose pėsojnė ndonjė frakture nė kockė. Zakonisht kockat qė thyhen janė ato tė shtyllės kurrizore ēka e bėn edhe mė vdekjeprurėse kėtė sėmundje. Kjo bėhet shkak pėr dhimbje nė gju dhe kofshė.

 

            Kush preket nga osteoporoza

 

            Shumė nga mjekėt dhe specialistėt thonė se vetėm gratė preken prej kėsaj sėmundjeje. Por e vėrteta ėshtė se edhe burrat mund tė preken prej saj, madje edhe tė rinjtė. Por osteoporoza ėshtė e trajtueshme dhe sė shpejti pritet tė dalė njė ilaē i ri i cili i jepet pacientit vetėm njė herė nė vit. Instituti kombėtar amerikan i shėndetit pėrllogarit se gratė 30 – 40 vjeēare pėsojnė njė humbje tė dukshme tė densitetit tė kockės. Dhe kur kocka me densitet tė ulėt krahasohet me njė kockė normale dallimi duket qartė. Ndėrkohė qė 80 pėr qind e atyre qė preken nga osteoporoza janė gra dhe shpesh tė moshuara, edhe burrat mund tė preken nga kjo sėmundje. Njerėz tė racės sė bardhė dhe aziatike janė mė nė rrezik prej osteoporozės, por edhe njerėz tė racave tė tjera mund tė preken prej saj.

 

            Mėnyra e trajtimit tė osteoporozės

 

            Pėr trajtimin e sėmundjes ekzistojnė trajtime tė ndryshme, por shumė njerėz e ndėrpresin marrjen e ilaēeve pas njė viti.Trajtimi i osteoporozės kryhet me estrogjen, njė lloj terapie mjekėsore e pėrsėritur me hormone. Por pėrdorimi i estrogjenit me kalimin e viteve ėshtė shoqėruar me rritjen e rrezikut tė kancerit tė gjirit te femrat dhe me rritje tė rrezikut tė trombozės. Pėr kurimin e osteoporozes pėrdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nėpėrmjet hundės dhe nuk ka efekte anėsore, por qė sipas mjekėve ortoped nuk ėshtė ilaē shumė efektiv. Kohėt e fundit kėto terapi janė zėvendėsuar me Bifosfonate, alendronate, etidronate, pamidronate, tė cilat janė barna me efekte anėsore tė pakta dhe qė ulin ndjeshėm incidencėn e thyerjes tė kockave. Kėshilla pėr tė gjithė meshkujt dhe femrat qė i afrohen ose jo moshės sė tė 50-tave ėshtė tė kenė sa mė shumė aktivitet fizik. Vetėm kėshtu ata mund tė luftojnė osteoporozėn dhe pasojat e saj fatale nė trup.

 

            Shenjat dhe simptomat mė tė cilat shfaqet osteoporoza

 

            1. Artriti reumatoid ėshtė simetrik, prek gjunjėt, kėmbėt dhe kyēet

            2. Simptomat janė mė tė forta nė mėngjes. Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka tė vėshtirė tė lahet, tė vishet, dhe tė krihet nė mėngjes

            3. Shoqėrohet edhe me serozit, qė do tė thotė efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nėn lėkurė.

            4. Kur sėmundja pėrparon, ajo shkakton shformime karakteristike tė gjymtyrėve: gishtėrinjtė e duarve zhvendosenlateralisht pėr nga ulna, gishtėrinjtė pėsojnė kontrakturė etj.

            5. Pėrparimi i sėmundjes shoqėrohet me shkatėrrim tė kėrcit tė kyēeve dhe me ankilozė tė kockave

 

            Ushtrimet trupore mbrojnė nga osteoporoza

            Ushtrimet trupore nė moshėn e adoleshencės ndihmojnė nė ruajtjen e shėndetit tė eshtrave pas menopauzės, njoftojnė shkencėtarėt japonezė. Revista “British Journal of Sports Medicine” ka publikuar rezultatet e njė studimi ku kanė marrė pjese 46 femra tė moshės mbi 52-vjeēare, tė cilat iu janė pėrgjigjur pyetjeve tė ekspertėve nga Universiteti i Suzukit nė lidhje me aktivitetin trupor nė moshėn e adoleshencės. Nė bazė tė kėtyre rezultateve ėshtė treguar se aktiviteti trupor nė moshė tė re, siē ėshtė p.sh. notimi, nė moshėn e mėvonshme iu ndihmon femrave nė ruajtjen e shėndetit tė eshtrave dhe nė kėtė mėnyrė pengon zhvillimin e osteoporozės.

 

            Kėshilla pėr tė luftuar sėmundjen qė nė fėmijėri:

            1-Pėr tė luftuar shfaqjen e osteoporozės ėshtė e nevojshme ajo qė hamė. Pėr kėtė duhet tė ndiqet njė dietė ushqyese e balancuar me njė pėrbėrje kalorike, tė pėrshtatshme me nevojat fiziologjike tė individit.

            2-Dieta duhet tė pėrmbajė njė gram proteinash pėr ēdo kile tė organizmit tonė.
3-Duhet tė pėrmbajė njė pėrbėrje tė duhur yndyrash dhe karbohidratesh qė nuk duhen tė jenė mė tepėr se 55-60% tė kalorive totale. Po qė duhen marrė ēdo ditė.

            4-Po ashtu rekomandohen sasi tė larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi tė pakta sode.
            5-Vitamina D ėshtė nga ana tjetėr njė pėrbėrės i rėndėsishėm pėr asimilimin e kalciumit dhe pėr kėtė duhet marrė me dietė apo me tableta.

            6- Pėrveē kėsaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale tė tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janė tė nevojshėm pėr njė metabolizėm normal tė kockave dhe mund tė merren falė njė ushqyerjeje tė larmishme dhe korrekte.

            7-Sė fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinės dhe pijeve tė gazuara. Kėto tė fundit duket se e rrisin mė shumė riskun pėr fraktura te gratė qė i konsumojnė.

 

            Kush rrezikohet mė shumė?

 

            -Gratė
            -Ato qė janė tė dobėta
            -Ato qė i kanė flokėt apo lėkurėn ngjyrė tė hapur.
            -Ato qė hyjnė herėt nė menopauzė.
            -Ato qė kanė pak lėvizje.
            -Ato qė pėrdorin alkol dhe cigare.
            -Ato qė pėrdorin pak qumėsht apo produktet e tij.
            -Ato qė pėrdorin kortizon.
            -Ato qė i kanė tė dėmtuara funksionin e veshkave.
            -Ato qė kanė bėrė shumė lindje
            -Ato qė kanė tek tė afėrmit e tyre njė problem tė tillė.

 

 

 

            Trajtimi i osteoporozės?

 

            Ekzistojnė trajtime tė ndryshme pėr sėmundjen, por shumė njerėz e ndėrpresin marrjen e ilaēeve pas njė viti.

            Trajtimi i osteoporozės kryhet me estrogjen, njė lloj terapie mjekėsore e pėrsėritur me hormone. Por pėrdorimi i estrogjenit me kalimin e viteve ėshtė shoqėruar me rritjen e rrezikut tė kancerit tė gjirit te femrat dhe me rritje tė rrezikut tė trombozės. Pėr kurimin e osteoporozes pėrdoret edhe Kalcitonina, e cila merret nėpėrmjet hundės dhe nuk ka efekte anėsore, por qė sipas mjekėve ortoped nuk ėshtė ilaē shumė efektiv. Kohėt e fundit kėto terapi janė zėvendėsuar me Bifosfonate, alendronate, etidronate, pamidronate, tė cilat janė barna me efekte anėsore tė pakta dhe qė ulin ndjeshėm incidencėn e thyerjes tė
kockave. Kėshilla pėr tė gjithė meshkujt dhe femrat qė i afrohen ose jo moshės sė tė 50-tave ėshtė tė kenė sa mė shumė aktivitet fizik. Vetėm kėshtu ata mund tė luftojnė osteoporozėn dhe pasojat e saj fatale nė trup.

 

            A kanė rėndėsi aktivitetet fizike?

 

            Po, ato janė shumė tė dobishme pasi forcojnė muskujt dhe rrisin dendėsinė minerale tė kockave.
            Gjithashtu rrisin dhe eustrogjenin. Por nuk duhet tė jenė aktivitete shumė lodhėse sepse kanė efekt tė kundėrt dhe bėhen shkak pėr dhėnie peshe.

 

            A ka vlerė kalēiumi dhe vitamina D?

 

            Po, sidomos gjatė rritjes sė njė fėmije pėr njė zhvillim sa mė tė mire tė skeletit. Dhe nevoja pėr kalcium vazhdon pėrgjatė gjithė jetės e jo vetėm nė fėmijėri. Kalciumi duhet mė mire tė merret me dietė. Dobia e atij tė marrė me ushqime ėshtė 30%. Burimet kryesore janė qumėshti dhe nėnproduktet e tij. Pastaj perimet me gjethe jeshile, fasulet, fistiqet, lajthitė,dhe peshqit e vegjėl. Nėse sasia e nevojshme ditore nuk mund tė kompensohet me ushqime duhen marrė nė formė kripėrash kalciumi.

 

            Si ndikon alkoli dhe cigarja?

 

            Alkooli ndikon keq tek hormonet qė merren me rregullimin e kalciumit dhe pakėson formimin e kockės. Duke aktivizuar citokrom P 450 rrit shkatėrrimin e vit D nė mėlēi. Gjithashtu prish edhe thithjen e kalciumit. Alkooli bėhet shkak pėr hipogandizėm, hiperkortizolizėm, dhe cirorozė hepatike apo acidozė metabolike. Nėse mendohet se rrit edhe mundėsinė pėr tu rrėzuar atėherė dalin qartė nė pah dėmet e tij. Duhani me nikotinėn qė pėrmban bėhet shkak pėr aktivizimin e citokrom P450 qė sjell pakėsimin e vitaminės D. Gjithashtu ka veti antiestrogjenike. Pakėson thithjen e kalciumit. Gratė qė pinė duhan janė mė tė dobėta dhe hyjnė nė menopauzė mė herėt.

 

            Diagnostikimi

 

            Ka disa aparatura. Mė e pėrdorura sot ėshtė metoda DEXA. Nuk e dėmton tė sėmurin. Pasi ajo shtrihet burimi i dritės pėrshkruan trupin e saj dhe tė dhėnat grumbullohen nė njė kompjuter. Kjo mund tė zgjatė rreth 30-45 minuta megjithėse ndryshon sipas aparatit. Osteoporozat e theksuara mund tė shihen e dhe nė grafinė direkte roentgen. Nėse arrihet tė shihet nė grafi kjo do tė thotė se rreth 30% e masės sė kockės ėshtė pakėsuar. Megjithatė edhe klinika dhe shenjat e tė sėmurit ndihmojnė shumė nė diagnozė.

 

            Si tė ruhemi nga osteoporoza?

 

            -Kontrolloheni veten tuaj shpesh. Njė diagnostikim i hershėm ka shumė dobi pėr tė ardhmen. Kujdes kini edhe dietėn.

            -Merrni sa mė shumė qumėsht dhe nėn produkte tė tij por kujdes yndyrnat nė tė, qė mos tė jenė shumė.

            -Merrni shtesa magneziumi dhe kalciumi.

            -Ruhuni nga ushqimet me shumė proteina.

            -Pakėsoni kripėn.

            -Hani sa mė shumė zarzavate.

            -Larg alkoolit dhe kafesė.

            -Ushtrimet patjetėr tė jenė tė rekomanduara nga mjeku.

            -Vishini ēorapet dhe kėpucėt ulur (qė tė mos rrėzoheni).

            -Zgjidhni njė kėpucė tė pėrshtatshme.

            -Mos ngrini pesha tė rėnda.

            -Nėse ju duhet tė pėrkuleni bėheni duke pėrthyer gjunjėt e jo belin.

            -Kujdes lėvizjeve tė menjėhershme.

            -Kujdes teksa ecni mbi akull.

            -Ndriēojeni shtėpinė tuaj sa mė mire.

            -Gjithmonė korridori pėr tek dhoma e gjumit apo e banjės tė jenė tė ndriēuar mire.

            -Sendet qė pėrdorni shpesh mbajini pranė vetes.

            -Mbajini telefonat nė vende tė lehta pėr tu arritur.  
            -Vendosni mbėshtetėse nė banjė apo WC    

            -Mos e lini ēimenton tė lagur.

 

            Zvogėluesit e shkatėrrimit tė kockave:

 

            -Estrogjeni dhe progesteroni
            -Raloksifeni
            -Kalsitonina
            -Bifosfanatet
            -Kalēiumi
            -Vitamina D
            -Diuretikėt tiazid(shkarkuesit)
            -Rritėsit e formimit tė kockave:
            -Floridi
            -Testesteroni
            -Steroidėt anabolic
            -Parathormoni

 

            Ditėt e sotme duke marrė parasysh dhe gjendjen socio-ekonomike tė njerėzve njė kurė e mirė nis me replasmanin (rivendosjen )e hormoneve, Alendrolat, vitamin D, kalēium dhe Raloksifen. Mė pas me Kalsitonin dhe Etidronat dhe mė nė fund me kurat e tjera.

 

            Si tė kurohemi?

 

            Mė e mira ėshtė qė personi tė ruhet prej kėtij problemi. Pastaj vijnė rehabilitimi fizik dhe ilaēet.

            Duhet rritur aktiviteti ditor, njė dietė e pasur me kalcium dhe tė qėndruarit larg cigares dhe alkoolit janė themeli kryesor. Duhet qė pacientėt tė mos ngrenė pasha tė rėnda por nėse duhet patjetėr atėherė le ta mbajnė sa mė pranė trupit. Sepse pėrkulja bėn qė mesit ti shtohet pesha rreth 10-20 herė. Nuk duhen bėrė ushtrime me pėrkulje pėrpara por pas ( jo fleksion por ekstansion). Kundėr dhimbjeve akute (tė ēastit) mund tė pėrdoren qetėsuesit, pozicionet e pėrshtatshme, shtrimi nė shtrat dhe kura rahbilitimi fizik si TENS, pack, infraruzh etj.Kundėr dhimbjeve kronike (tė vazhdueshme) duhet njė ortez e pėrshtatshme kundėr kifozės (kėrrusjes) por duhet llogaritur mire koha e pėrdorimit dhe ushtrime pėr muskujt ekstensor pasi shkakton lodhje tė muskujve. Gjithashtu mund tė pėrdoren edhe qetėsuesit

 

            Fund

 

(1)