Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Pal Sokoli

PAL SOKOLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

PAL SOKOLI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          U  lind nė qershor tė vitit 1959 nė Radoniq - Gjakovė. Shkollimin fillor e kreu nė Radoniq dhe Cėrmjan ndėrsa gjimnazin drejtimi i shkencave natyrore nė Gjakovė. Me 1985, diplomon nė Universitetin e Prishtinės, Fakulteti Filozofik nė degėn Filozofi-Sociologji. Shkruan poezi qė nga rinia e hershme dhe boton nė periodikun letrarė qe nga vitet e tetėdhjeta nė revistėn studentore; "Bota e re", pastaj nė "Zėri i rinisė",  "Etja",  "Fjala",  "Rrezja", si dhe disa cikle me poezi ne revistėn letrare; "Shtigje"  tė vitit 1983/84/dhe /86 tė Klubit letrarė "Gjon Nikollė Kazazi " tė Gjakovės. Shkruan recensione librash ėshtė redaktor dhe recensent i disa librave poetike. Poezi ju morėn nė dorėshkrim disa herė gjatė burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/92/ dhe /93 kur sė fundmi u burgos me grupin e ashtuquajtur; "Grupi i priftit". Prej vitit 1994 jeton dhe krijon nė Gjermani. Nė luftėn e fundit familja e tij i dha gjashtė martir (Filipi, Simani, Krista, Gjergji, Kastrioti dhe Pashkja) UĒK-sė  katėr pjesėmarrės (Gjergj, Filip, Viktor dhe Kujtim Sokoli) dhe njė Hero , (Gjergj Sokoli).

            Libri i parė; "Kambanė e pėlcitur dhembja" poezi, tė cilin e ka promovuar me 06.05.06 nė Wuppertal-Gjermani.

            Libri i dytė: Antologji e 12 shkrimtarėve nė mėrgim, "Asht e Gjak Arbėrie "bashkautor me veprimtarin dhe shkrimtarin Martin Ēuni , e promovuar me 09.05.07 nė Hanover- nė Gjermani.

            Libri i tretė; Pėrmbledhja me poezi; "Unazė Gjaku", nė shator tė vitit 2008. Redaktor Din Mehmeti, botoi klubi letrare "Gjon Nikollė Kazazi" Gjakovė, promovuar me 26.10.2008, nė Essen-Gjermani.

            Libri i katėrt: Pėrmbledhjen me poezi; " Sängele Iubirii ", "Gjaku i dashurisė", " Das Blut der Liebe " nė tė dy gjuhėt(gjermane dhe rumune), e botuar nė Bukuresht gjithashtu botim i "Bashkėsisė kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė" 2010.

Nėn kujdesin e Shoqatės shqiptare tė Bukureshtit "ALBANEZUL" botohet njė Antologji poetike "Pagjumėsia e fjalėve" nė tė cilėn pėrfshihet me njė cikėl poezish.

            Nė Antologjinė; "Shija e shikimit" tė autorit te mirėnjohur Baki Ymeri boton disa poezi nė gjuhėn gjermane dhe rumune.

            Nė Antologjinė e autorit Eduard Dilo;"Kėshtjella e ėndrrave" Bukuresht 2012 prezantohet gjithashtu mė disa krijime poetike.

            Nė vitin 2011,nė edicionin special tė Revistės "Shqiptari" doli Pėrmbledhja poetike e poeteshės rumune; Iona Stupru dhe Pal Sokoli ne Bukuresht(nen kujdesin e z.Baki Ymeri dhe Dr.Xhelku Maksuti.

            Nė Librin e publicistit Flori Bruqi; "Olimpi Shqiptarė "prezantohet veprimtaria e tij krijuese me njė vend tė veēantė.

            Ėshtė kryetar i Lidhjes Shkrimtarėve, Artistėve dhe Krijuesve Shqiptarė nė Gjermani dhe anėtar i Shoqatės se Shkrimtarėve gjermane ; " Else-Lasker-Schüler" tė qytetit Wuppertal- Gjermani dhe Redaktor dhe Recensent i disa pėrmbledhjeve tė ndryshme poetike tė autorėve kryesisht nga mėrgata. Ėshtė anėtar i disa redaksive te ndryshme kulturore virtuale dhe i Revistės letrare; "Muza shqiptare", organ i LSHAKSH-ne Gjermani.

Jeton nė Gjermani.

            Webfaqe private e Pal Sokolit:  www.palsokoli.de.to

 

 

 

 

DRITHMĖ AZEMSHKRELIANE

 

Si zog qielli qajė ajrin

Me aeroplan

Ftohtė mbi Alpe

Ftohtė nėn Alpe

Ftohtė mbi Ballkanin

Ngrohtė ne Prishtinė.

 

Me dhimbset liria e Zogut

Se do e dėshiroja

Fluturimin njė drejtimesh

 

I frikohem hapit tė parė

Azem shkrelian nė Aeroportin

"Adem Jashari" nė Prishtinė

Mos ma zgjon djallin e fjetur

Ftohtė Dardaneleve

Ftohtė mbi Ballkanin

Ngrohtė nė Dukagjin.

 

Dridhmė ėshtė hapi im i kthimit

Kur i shpėtova hapit tė parė.

 

 

PARAJSA NĖ RREZIK

 

Nė rrezik ėshtė sot Parajsa

Dikush i mbėshtjellė me tritol

U kacavarėt muranave tė hirta

Te shembė shenjtėrinė e „vjetėr"

E gjak i stėrpikin arealet

Ti emėrojnė grabitshem

Me tė zezat e veta " Trofe".

 

Nė rrezik ėshtė sot parajsa

Qe hyrjen e paska nga ferri.

 

 

GJURMĖVE TE ERĖS

 

Edhe erėrat lėnė gjurmė

Stinėve tė pafajshme

Qe ne i akuzojmė

Se tinėzisht i kanė fsh(irė)ehur.

 

Yjėsitė e bardhė engjėllor

U shkelin syrin

Artistėve tė tradhtuar nė skenė

E se bashku mė erėn

Marrin suflerėt memec.

 

Hijet e tradhtisė terr bėhen

Pritjeve tė gjata

Hijet e dashurisė

sė tradhtuar.

 

Rreshtave tė gjatė

Pėshpėritėsi i marrė

Ju udhėzon rrugėt e maskuara.

 

 

DIĒKA MĖ MERR, DIĒKA MĖ JEP

 

Ėndrrat kur paskan parahistori

Personazhet u shikuakan

Mė  bisht tė syrit

E shfletojnė prejardhjen e vet

Dhe  mė shpejtėsi rrufeje

Hapa-krahė  u zgjuakan

Kopshtit  Virgjėr tė Edenit

Pėr tė mbledhur kujtime barit

Krejt tė pafajshėm

Kur si riga tė shiut

Tė reshin plagėve

E krahėve tuaj tė hapur

Si shpatulla bjeshke

Qe herė mė pėrpijnė si zogun

E lodhur nė fluturim

Herė mė ledhatojnė ballin

Kur ftohtė mė mbėshtillesh

Me trupin virgjėrore

E ngrohtė mė thua nė cep tė veshit;

"Vetėm  ndjej zvarritjen time".

Kėshtu na qenka kur ėndrra dhe jeta

I marrkan diēka njėra tjetrės.

 

 

NĖ MES KOHĖSH

 

Me njė hop e kapėrceva

Pa i dhuruar shumė

Ajo me vodhi lotin

Dhe iku nga unė.

 

Shfletova njė faqe

Tė virgjėr, tė bardhė

Si me fanitet ndėr data

Shpalosjen tė ma ndalė

 

Posa e shkrova, titullin e artė

Vargjet, vargoj tė lagura n “shi

Shpirtėrisht ju luta faqes se parė

Mos ma kthe lotin qė pata fshi.