.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Papa Kristo Negovani

Shkruan: Mehmet BISLIMI

             PAPA KRISTO NEGOVANI

                              ( 1875 – 1905 )

 

                „Ai popull qė nuk e gėzon lirinė, ai nuk e gėzon as jetėn!“…

 

 

 

Klerik dhe krijues i denjė, atdhetar i admiruar, pėrparimtar i kohės, Papa Kristo Negovani i cili me veprimtarinė e vet patriotike la gjurmėt e veta  prej krijuesi dhe intelektuali tė mirėfilltė. Ndėrkaq nė stadin kulturor e letrar, Negovani me tėrė qenien e vet  kontribuoi pėr ngritjen dhe pėrhapjen e shkrimit shqip nė tėrė hapėsirat shqiptare. Ai la pas veti pasurinė mė tė ēmuar tė jetės sė tij, krijimet letrare tė pėrmbledhur nė katėr vepra, dhe pa dyshim qėndrimin e tij prej njė atdhetari tė devotshėm.

 

Papa Kristo u lind nė fshatin Negovan me 1875, familja e tij, qysh atė kohė ishte e mėkėmbur dhe e ngritur, prandaj kishte mundėsitė qė tė shkollonte e ngritėt bijtė e saj nė mėnyrė qė nesėr ata tė ishin tė armatosur me dituri pėr t’i dalė atdheut zot. Kristo, qysh si fėmijė tregoi aftėsitė dhe shkathtėsitė e tij pėr tė zėnė dituri dhe kulturė, ishte nxėnės i zellshėm dhe shumė i zgjuar. Kjo edhe e ndihmoi Kriston qė mė lehtėsi tė mbaroi shkollimin pėrkatės, ku mė vonė filloi punė nė shėrbim tė kishės. Papa Kristo nuk u kufizua vetėm me shėrbesat e Kishės, ai shpėrtheu mė larg nga tė tjerėt, duke e kuptuar mė se ēartė se vetėm ēlirimi i plotė i atdheut do t’i shpaguaj tė gjitha, madje edhe shėrbimet fetare do tė kanė lirinė e tyre mė tė plotė e cila do tė kontribuojnė nė shėrbim tė edukimit tė popullatės. Ai zotėronte disa gjuhė tė huaja si: Greqishten e re dhe tė vjetėr, Latinishten, Italishten si dhe Frėngjishten. Papa Kristo mu nė saje tė kėtyre aftėsive qė kishte mbi gjuhėt e huaja, shfrytėzoi mundėsitė qė tė njihet me literaturėn mė pėrparimtare tė kohės, duke forcuar edhe mė shumė pėrcaktimin e tij: liria mbi tė gjitha, me idenė se “ Ai popull qė nuk e gėzon lirinė, ai nuk e gėzon as jetėn!”...

 

Papa Kristo, me tėrė qenien e tij iu pėrkushtua ēėshtjes kombėtare duke i kundėrshtuar e luftuar hapur synimet shkombėtarizuese  tė Kishės dhe ēarqeve shoviniste Greke. Jo pak herė Kisha Greke, mbi baza tė shovinizmit, kishte anatemuar dhe  luftuar me ēdo kusht gjuhėn dhe shkronjat shqipe, duke e quajtur atė si “gjuhė djalli dhe tė mallkuar!”... Tempulli i “shenjtė grek”, nuk u ndal vetėm me kaq, duke u treguar i gatshėm qė tė asgjėsoi edhe fizikisht tė gjithė ata qė do tė pėrhapnin gjuhėn shqipe! Mbi baza tė kėsaj urrejtje patologjike kundėr shqiptarėve dhe gjuhės sonė, Kisha Greke vrau nė mėnyrėn mė tė ulėt dhe mė mizore: Dhaskal Todhrin, Petro Nino Luarasin, Papa Kristo Negovanin e tė tjerė. Fatkeqėsisht, qėndrimi i shtetit Grek, karshi shqiptarėve edhe sot ushqen dhe ysht pasione tė tė njėjtit nivel, kryesisht mbi baza urrejtjeje! Negovani, duke e vėrejtur pėr ditė e mė shumė disponimin antishqiptar tė klerikėve dhe tė ēarqeve shoviniste greke, u thellua edhe mė shumė nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Ai propagandoi pa pushim idenė e bashkimit tė tė gjitha forcave patriotike tė kohės nė luftė kundėr lakmive tė shteteve fqinje.

 

Veprat qė Negovani i la tė shkruara, janė kryesisht tė shkruara nė vargje lirike, krijime didaskalike pėr fėmijė etj. Veprat e tij janė: “Vjersha shkresėtorje”, qė u botua me 1899, “Prishja e Hormovės” botuar me 1904, “I drunjti kryq” botuar me 1905 dhe “I vogli Donat Argjendi”, qė u botua pas vdekjes sė tij me 1908. Veē kėsaj, Negovani pėrshtati edhe disa fabula tė La Fontenit me qėllim tė pasurimit tė letrave tona shqipe etj.

 

Papa Kristo Negovani, para sė gjithash si preokupim i tij ishte dhe mbeti qėllimi i ngritjes dhe pėrhapjes sė shkollės shqipe, forcimin e bazės sė saj e cila do tė pėrmbushte nevojat e njė gjuhe standarde pėr kohėn kur ai jetoi. Nė fakt, roli i tij nė lėvrimin e gjuhės shqipe, nė qasjen e tij tė guximshme, pa varėsisht pasojave, nė idetė e tija pėr bashkimin e forcave reale pėr tė mbijetuar gjuha, tradita dhe kultura jonė, flasin shumė, flasin pėr njė kokė intelektuale tė kohės, pėr njė kokė tė guximshme me pėrmasa tė shndritshme patriotike, qė ishte i gatshėm tė paguaj koston e lirisė sė fjalės, gjuhės, kulturės dhe lirisė sonė kombėtare edhe me ēmimin e jetės, dhe kėtė e pagoi i madhi Negovani! Ai nuk u luhat, dhe nuk ndali pėr as njė ēast veprimtarin e vet kombėtare, ai nuk u nėnshtrua as para kėrcėnimeve tė hapura dhe shantazheve tė vazhdueshme qė i bėheshin nga klerikėt e kishės greke tė cilėt provuan qė Negovanin ta frikojnė me qėllim qė ai tė heq dorė nga veprimtaria kombėtare, provuan qė ta blejnė mė flori, as kjo nuk e ktheu mbrapsht, nga rruga e tij Negovanin e madh, dhe krejt nė fund vendosėn ta likuidojnė nė mėnyrėn mė barbare e tė ēmendur nga verbėria shoviniste! Andarėt shoven Grek, vranė Papa Kristo Negovanin, duke e masakruar barbarisht me hanxharė e bajoneta Kriston e madh, duke ia prerė jetėn nė mes, pra atėherė kur ai kishte vetėm 30 pranvera, pikėrisht me 12 shkurt 1905!

Por, pranverat e diturisė dhe tė gjuhės sonė tė bukur, pėrhapjen e tė cilave e bėri Negovani u mishėruan me shpėrthimin e tyre nė njėmijė ngjyra qė nuk do tė vdesin kurrė, ato do tė jetojnė gjatė sė bashku me kujtimin e martirėve tanė, pėrhapės tė flakės sė diturisė, tė kulturės dhe tė pėrparimit kombėtarė e njerėzor, nė mesin e tė cilėve nė qiellin shqiptarė fluturon hapėsirave tė pėrjetėsisė edhe emri i madh i Papa Kristo Negovanit- pėrhapės dhe mbrojtės i diturisė dhe i gjuhės sonė shqiptare!

 

                                                                                                                   12, shkurt 2008