KTHIMI
Pas katėr vitesh
qėndrimi nė mesin e studentėve tė bekuar tė islamit, mė nė fund arrita nė
katundin tim. Gjatė kohės sa ndodhesha atje, vendlindja mu kishte fshirė
pothuaj e tėra nga kujtesa. I dhėnė pas studimeve nė njėrėn anė dhe pas
shtegtimeve pėr kalitje e pėrzgjedhje nė anėn tjetėr, dalėngadalė kisha
filluar ta braktisja nga mendja imazhin e vendit tim tė dikurshėm, pėrveē
disa copėzave peizazhesh, qė si pasqyrė e thyer, herė pas here kishin
lundruar, si tė pėrgjumura, nė kujtesėn time tė kthjelluar nga nuri i
ndritur i Allahut xhel-le shanuhu1. Kur shkela pėr herė tė parė
nė katundin tim, mu bė se ēdo gjė kishte lėvizur nga vendi duke ndėrruar
pozicionin. Ajo pamje qė mė kishte mbetur e ngulitur nė mendje kur e
braktisa katundin, kishte ndryshuar rrėnjėsisht, sa qė kur e pashė pėr herė
tė parė nuk ju besova syve. Por, pėr fat tė mirė, ashtu siē kishte ndryshuar
vendi im i nėmur, kisha ndryshuar edhe unė, duke marrė pamje tjetėr,
identitet tjetėr, veshje tjetėr... nė vend qė nė vazhdimėsi tė qėndroja
flokėgjatė e fytyrėrruar si grua, tani jam shndėrruar nė kryerruar,
mustaqeprerė e mjekėrsynet, nė vend tė emrit tė pakuptimtė Ēelė, tani mbaj
emrin e ndritur tė Allahut, Abdallah, nė vend qė tė jem shqiptar, jam
shndėrruar nė mysliman dhe nė vend qė tė flas shqip, tani e flas gjuhėn e
bekuar tė Allahut xhel-le shanuhu! A ka gjė mė tė bukur nė jetė sė tė
komunikosh me gjuhėn e Allahut?... e mos tė flas mė pėr rrobat e bekuara
islame qė i mbaj nė trup! El-hamduli-l-lah!2
Pas luftės, nga
katundi im nuk kishte ngelur asgjė e dashur e tėrheqėse qė duhej rikujtuar
pėrveē shtėpive tė djegura, erės sė rėndė tė tymit tė pėrzier me duhmė kėrme
tė shtazėve tė vrara nga paramilitarėt! Fill pas kėtyre, desha ti fshij nga
mendja edhe njerėzit, qė, tė pasionuar pas kryqit tė perėndimit, kishin lėnė
rrugėn e Allahut xhel-le shanuhu dhe ishin bėrė njė me idhujtarėt e pafe, tė
njėjtė sikur ata qė shekuj me radhė na kishin vrarė e therur si nė
kasaphanė, dhe tė pasionuar pas tė pafeve bėrtisnin si tė ēmendur: Amerika,
Amerika! Jazėk!
Kur po kaloja pranė
trojeve tė Avdiut, nė shpirt ndjeva njė ngazėllim ēasti. Nėpėr mendje
filluan tė mė lundrojnė kujtimet e kohės sė shkuar: Kur isha i vogėl, e
kisha bėrė zakon qė ditė pėr ditė tė hidhesha andej nga shtėpia e Avdiut dhe
tė takohesha me Hilin. Pastaj sė bashku ngjiteshim tė Lėndina e Milushit
duke vrapuar pas manaferrave tė pjekura. Na bėheshin duart dhe fytyra zi
prej tyre. Herė pas here zbrisnim tė Krojzit ku ishte pusi i kalfėt dhe aty
i lanim duart dhe fytyrėn. Pastaj e prisnim Maksutin kur zbriste nga mali
pas dhive tė tij tė kuqe. Derisa dhitė e tij pinin ujė nė pus, ne e
pėrqeshnim pėr sytė e tij tė fryrė qė na ngjanin nė sy hutini. Ai nė shenjė
revolte vetėm gajasej dhe ikte me nxitim pas dhive tė tij tė shpejta. Edhe
tani mė bėhet sikur i shoh veshėt e tij vriguj dhe disa fije flokėsh tė
djersitura e tė ngatėrruara sipėri tyre. Herė pas here Hili e gjuante me
llastik qenin e Maksutit qė vraponte pas dhive me gjuhėn pėrjashta. Sa herė
qė e godiste, cijatej dy tri herė dhe ikte me vrap. Vetėm kur largohej nė
distancė Maksuti i zemėruar kthehej e na e kėpuste ndonjė tė sharė me zė tė
ultė sa ne mėzi e dėgjonim, apo na kėrcėnonte sė do tė vinte njė ditė qė do
tė hakmerrej kundėr nesh. Kishte ditė kur zbrisnim pranė kajsive qė
ndodheshin pranė mullirit tė moēėm dhe pasi ngopeshim, e gjuanim
njėri-tjetrin me kokrrat e arrira qė lėshonin lėng tė verdhė! Buzėmbrėmjes
zinim pritė tek bėrryli i rrugicės dhe bashkė me Hilin i gjuanim me llastik
lopėt e fqinjėve kur ktheheshin nga kullosa. Kur na diktonte Avdiu, baba i
Hilit, nevrikosej... mė mirė tė them se nxehej deri nė atė masė, aq sa mund
tė nxehej njė njeri i butė siē ishte Avdiu. Ēdo gjė pėrfundonte me marrje
llastiqesh, fjalė kėrcėnuese dhe tundje gishti. Kishte raste kur Hili nuk
ndodhej nė shtėpi. Atėherė pa hezitim e kėrkoja Maksutin. Gjithė ditėn
bridhja pas tij dhe dhive tė tij tekanjoze. Kur pushonim nė rrafshin e
hamallave, nėn hijen e blinit, ai zbathej dhe futej nė pusin e kalfėt pėr tė
zėnė bretkosa. Pasi i nxirrte nė breg i therte me briskun e tij tė vogėl,
duke thėnė: Kėshtu do ta ther edhe Hilin njė ditė... ke pėr tė parė!... dhe
pastaj pėr njė copė herė nuk pushonte sė gajasuri nė atė stilin e tij si
prej tė marri! Derisa e shikoja, mė vinte keq pėr bretkosat e shkreta por
edhe irritohesha, prandaj sa herė qė e hetoja qė e kishte ndėrmend ti
masakronte ato tė gjora, e ktheja kokėn mėnjanė pėr tė mos parė se ēbėnte!
As idetė pėr tė lozur nuk i kishte mė tė menēura, prandaj, gjatė gjithė
kohės sa isha me Maksutin mė bėhej sikur po lozja nė ėndėrr e me ėndrra!
Kishte dėshirė tė sorollatej natėn. Herė pas here me ftonte edhe mua dhe
fshehurazi futeshim nė kopshtin plot me kastravecė tė Hajrijes. Pasi bėnim
pėrzgjedhje nė dritėn e hėnės, i kėpusnim nga dy tre copė dhe fshiheshim
prapa Gurit tė Ēaplės3 pėr ti ngrėnė. Nė vjeshtė, duke kėnduar
futeshim nė vreshtin me rrush tė Nakut shurdhmemec. Atij nuk ja kishim
frikėn fare se do tė na dėgjonte.
1 Arab. I lartėsuar
2 Falėnderimi i qoftė
Allahut
3 Krahinė mullėz
Pjesė nga romani
"Paraardhėsit"
|