Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Paracelsusi

Shkruan: Arben SHALA

Nga revista "Mjellma"

      

PARACELSUSI

Njeriu qė bashkoi shkencėn dhe okultizmin

 

            Shkenca juaj ėshtė ndėrtuara nė gėnjeshtra dhe kjo ėshtė fatkeqėsi e kohės sonė. Ju jeni mbjellės tė gėnjeshtrave dhe e tėrė filozofia juaj ėshtė fidanishte e mashtrimeve. Veprat, e jo mendimet bėjnė prej njeriut mjekun. Shkathtėsia, njohura e vėrtet, nuk ėshtė e dhėnė nga mbreti, Papa ose Akademiku por ėshtė dhuratė hyjnore. Unė mbroj fushėn time tė diturisė, jo me fjalė boshe, por me fuqinė e Arkanės, jo me atė qė shesin tregtarėt e bimėve, por me fshehtėsitė e natyrės tė cilat ajo m’i zbuloi...”

   

 

            Philippus Aureolus Paracelsus, emri i vėrtet i tij Teophrastus Bombastus von Hohenheim, lindi mė 1493 nė njė fshat afėr Cyrihut, Zvicėr. Prejardhjen e kishte nga njė familje aristokrate e cila njė kohė gjatė jetoi nė njė kėshtjellė nė afėrsi tė Shtutgardit. I ati i  tij merrej me praktikėn mjekėsore, ndėrsa nėne i ndihmonte atij nė njė spital tė manastirit. Ai ishte i vetmi fėmijė i tyre. U rrit mes natyrės sė bujshme rrėzė Alpeve tė larta. Njėri prej mėsuesve tė tij ishte i famshmi Tritemus, alkimisti mė i madh dhe njėri prej teologėve mė tė ēmuar tė kohės sė vet.

            Nuk mund tė flitet pėr jetėn, e aq mė pak pėr rininė e Paracelsusit, e tė mos pėrmendet ndodhia (e cila prej shumė burimeve ėshtė vėrtetuar) nga koha e pubertitetit tė tij, e cila la mbresė tė pashlyeshme nė trupin dhe mendjen e tij. Sipas disave, e sulmoi njė ushtar i dehur dhe sipas tė tjerėve, ishte derri i cili ia kafshoi qeset deri sa lozte para shtėpisė. Dhe nė tė vėrtetė, prej rreth 250 portreteve tė ruajtura pėr  tė cilat thuhet se paraqesin Paracelsusin,  njė numėr i madh tregon njeriun me shprehje femėrore apo eunuke tė fytyrės, plotėsisht qose. Ishte i shkurtėr, me trup tė thukėt, paksa tė trashė, gati tullac. Sytė i kishte tė zezė, e kėndet e buzėve tė lakuara poshtė duke treguar hidhėtinė dhe pėrbuzjen.

            Mjekėsinė dhe alkiminė e mėsoi nga i ati dhe si i ri punoi nė Tirol, nėpėr miniera, ku studionte aparatet mekanike tė minierave, mineralet dhe sėmundjet e minatorėve. Nė atė kohė krijoi teorinė e vet pėr sėmundjet, dhe themeloi “jatrokiminė” (kiminė mjekėsore), qė i pėrgjigjet hemoterapisė sė sotme, me qėllim qė tė shėrbehet me proceset alkimike pėr mbarimin e ilaēeve, veēanėrisht nga burimet joorganike. Solli nė mjekėsi si barėra: sulfurin, arsenin, opiumin, kripėrat e merkurit, plumbit, hekurit dhe bakrit, si dhe larjet mjekuese me kripė. U mbante ligjėrata njerėzve dhe studentėve tė tubuar tė cilėt i brohorisnin. Duke punuar si mjek, nxiste zemėrimin e mjekėve lokalė me mėnyrat e vete joortodokse tė mjekimit dhe me fjalė pėrbuzėse nė llogari tė metodave tė tyre tė vjetra.

            Suksesi i vėrtet i tij ishte se i pari pėrdori mineralet nė mjekėsi. Thoshte se “mjeku duhet t’i njeh ligjet e natyrės, por para sė gjithash ndėrtimin (anatominė) e njeriut. Edhe atė tė padukshmen jo mė pak se tė dukshmen. Kėshtu dituria e tij do tė forcohet me besim dhe po ai besim do t’i japė aq fuqi sa do tė mund t’i shėrojė tė sėmurėt, tė verbėritė dhe tė gjymtėt.”

 

 

            Shkroi mjaft vepra mjekėsore dhe disa libra tė zymta pėr okultizmin, ku ndikuan nė tė sintezat hermetike-kabalistike. Thuaja gjithnjė ishte i dehur me pije dhe rrallė ishte i kthjellėt. Leximi i veprave tė tij i ngjasonte endjes nė njė dhomė, nė tė cilėn as gishti para syve nuk shihet, dhe e cila kohė pas kohe shndritej nga njė shkėndijė rrufeje.

            Kureshtja e tij pėr tė vėrtetėn bėri qė pa pra tė udhėtonte nėpėr Evropė dhe mė tej, nė Lindje. Thonė se nė Konstantinopojė  arriti ta gjejė “gurinė e filozofėve”.

            Se nuk ishte edhe aq i kėnaqur me mjekėsinė, ėshtė vėrejtur edhe nga shkrimet e tij, ku thotė: “Jam endur nėpėr Spanjė, Francė,Angli, Holandė, Itali, Poloni, Dalmaci, nėpėr Karpate... Gjithkund me kujdes mblodha dituritė dhe pėrvojat e vėrtetuara tė shkathtėsisė sė mjekimit. Nė fund erdha nė pėrfundim se mjekėsia nuk ėshtė njė shkencė qė mund tė mbėshtetėsh nė tė, se nuk mundet mirė tė shfrytėzohet sepse njė ilaē mund ta shėron njeriun, por edhe t’i mbys dhjetė tė tjerė. Kam menduar se e tėrė kjo ishte punė e demonėve, kėshtu qė  e lash kėtė profesion dhe fillova me alkiminė, por pėrsėri mė vonė iu ktheva...”

            Faza e parė e udhėtimeve tė tij zgjati derisa i mbushi 32 vjet. Atėherė u vendos nė Gjermani. Ardhmėria e tij si mjek apo profesor mund tė ishte e lumtur dhe e qetė, por shpirti i tij i shqetėsuar dhe dashuria e tij ndaj tė vėrtetės e sollėn sė shpejti nė konflikt me mjekėt lokal, kolegėt e vet tė universitetit, me farmaceutėt dhe shitėsit e barėrave. Xhelozia  e kolegėve tė vetė, hidhėrimi i tė paditurve, urrejtja e faramaceutėve dhe e shitėsve tė barėrave bėnė qė Paracelsusi tė dėnohet si “i huaj pėr tė cilin nuk dihet s nga erdhi”. Pastaj kaloi nė Salzburg, ku punoi dhe jetoi nėn kulmin e kontit tė atjeshėm. Atje edhe vdiq mė 1541.

            Ai bėnte tė qartė dallimin mes shenjtorit dhe shamanit, ku thoshte se shenjtori vepron me ndihmėn e Zotit, ndėrsa shamani me ndihmėn e natyrės dhe forcave tė saj. Pėr aplikimin e magjisė thoshte se kusht kryesor ėshtė besimi: “Ushtrimi i magjisė  sė vėrtetė nuk kėrkon kurrfarė rituali, ceremonie, as kurrfarė shamani, shtrigani e magjistari; nuk kėrkohen as bekimet e as mallkimet. Nevojitet vetėm besimi i fortė nė fuqinė e pafundme tė sė mirės... Fuqia e vėrtet shtrihet nė besimin e vėrtetė, edhe besimi i vėrtetė shtrihet nė intuitėn frymore (shpirtėrore), pa tė cilėn besimi nuk ekziston”.