Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Meditime 3 - “PARADOKSET E KOHĖS TONĖ”

Shkruan: George CARLIN

www.kultplus.com

“PARADOKSET E KOHĖS TONĖ”

 

Mėsuam si tė pėrballojmė jetesėn, por nuk mėsuam ta formojmė atė. I kemi shtuar vite jetės tonė, por viteve nuk u shtuam jetė. Kemi shtuar pasuritė materiale, por kemi pakėsuar vlerat morale. Flasim shumė, dashurojmė pak; urrejmė shumė dhe shpesh.

 

 

Kemi ndėrtesa mė tė larta, por kemi durim mė tė shkurtėr. Kemi rrugė mė tė gjėra, por kemi kėndvėshtrim mė tė ngushta. Bėjmė shpenzime mė shumė, por pak gjėra na pėrkasin. Blejmė mė shumė por ngelim mė pak tė kėnaqur.

Kemi shtėpia mė tė mėdha, por familje mė tė vogla. Kemi mė shumė pajisje shtėpiake, por kemi mė pak kohė. Kemi mė shumė arsim, por mė pak arsyetim. Kemi mė shumė dije, por mė pak sjellje prej tė menēuri. Kemi mė shumė specialiste, por kemi gjithnjė e mė shumė probleme.

Kemi shumė ilaēe, por mė pak shėndet. Konsumojmė mė shumė alkool dhe cigare; shpenzojmė para pa kriter; qeshim mė pak; i japim me shpejtėsi makinės; zemėrohemi mė shpejt; qėndrojmė zgjuar deri nė orė tė vona, zgjohemi te lodhur; lexojmė pak, shikojmė shume TV dhe lutemi shumė mė pak.

Kemi shtuar pasuritė materiale, por kemi pakėsuar vlerat morale. Flasim shumė, dashurojmė pak; urrejmė shumė dhe shpesh.

Mėsuam si tė pėrballojmė jetesėn, por nuk mėsuam ta formojmė atė. I kemi shtuar vite jetės tonė, por viteve nuk u shtuam jetė. Mėsuam tė shkojmė e tė vijmė nė Hėnė, por kemi probleme pėr tė kaluar nė anėn tjetėr tė rrugės pėr t’u pėrshėndetur me komshinjtė e rinj. Eksploruam Universin, por nuk arritėm tė hyjmė nė botėn tonė tė brendshme. Kemi bėrė punė mė tė mėdha, por jo punė mė tė mira. Pastruam ajrin, por ndotėm shpirtin. Sunduam atomin, por nuk sunduam dot paragjykimet tona.

Shkruajmė mė shumė, por mėsojmė mė pak. Bėjmė mė shumė planifikime, por arrijmė mė pak nė pėrfundime. Mėsuam tė vrapojmė, por nuk mėsuam tė presim. Prodhojmė gjithnjė e mė shumė kompjuterė pėr tė mbledhur e shumėfishuar nė kopje tė panumėrta dijen, por krijojmė me pak komunikim.

Ėshtė koha e ushqimeve qė pėrgatiten me shpejt, por qė treten mė ngadalė. Ėshtė koha e burrave tė mėdhenj dhe e karaktereve tė vegjėl. Ėshtė koha e fitimeve tė mėdha dhe marrėdhėnieve tė ngushta.

Ditėt tona janė ditėt ku hyjnė dy rroga nė shtėpi dhe numri i divorceve ėshtė i lartė. Ditėt tona janė ditėt ku kemi shtėpi shumė tė zbukuruara dhe familje tė shkatėrruara. Kėto ditėt tona janė ditė tė shpejta, udhėtime tė shpejta, pelena fėmijėsh njėpėrdorimshėm, vlera morale tė shkatėrruara, janė ditėt ku dashuria ekziston vetėm pėr njė natė, trupat janė obezė, janė ditėt ku tabletat janė magjike bėjnė gjithēka, mund tė na sjellin nė qejf, mund tė na qetėsojnė biles dhe mund tė na vdesin.

Jemi nė njė kohė ku nė vitrina ka gjithēka, por nė magazina asgjė.

Jetojmė nė njė kohė ku kėtė letėr teknologjia mund ta sjelli tek ju dhe ju brendėsinė e kėsaj letre mund ta shpėrndani ose mund ta zhdukni me anė tė butonit “Fshij”.

Kujto gjithmonė: Jeta nuk matet me numrin e frymėmarrjeve tona, por me momentet qė na lėnė pa frymė!

 

(Letra e George Carlin pas vdekjes sė gruas sė tij)