Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Paralajmėrimi i fatkeqėsisė

Shkruan: Arsim Gjinoci

 Nga revista "Mjellma"

 

PARALAJMĖRIMI I FATKEQĖSISĖ

      Yjet shndritnin nė qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtė. Mendova, deri nė mėngjes teren. Pra, rreth orės 2:00 - 2:30 pėrderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derėn e shtėpisė, u bėra gati tė flija, kur papritur i dėgjova nga oborri dy zėra tė panjohur burrash qė thėrrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni ēadrat, shi i madh po bie, merrni ēadrat me vete, merrni ēadrat.... shi i madh po bie...

        

 

 

            “...E enjte e viti 1982. Mė kujtohet qartė. Rreth orės pesė e mėngjesit, e pėrcolla tim shoq dhe dajėn tim tė cilėt sė bashku duhej tė udhėtonin me kamion diku nė Kroaci. Iu urova rrugė tė mbarė dhe u ktheve nė punėt e mia shtėpiake...”

            Kėtu po e ndėrpresim pėr njė ēast rrėfimin e H. Xh. e cila jeton nė Prizren sė bashku me fėmijėt dhe tė shoqin B. Xh. Qė rrėfimet tė kenė njė lidhshmėri nė mes tė realitetit tonė dhe atij paralel pėrparėsi do t’i japim tregimit tė B. Xh.

            “...Pra, pasi shoqja mė pėrcolli mua dhe dajėn e saj, u nisėm nė rrugė. Unė e drejtoja kamionin. Mė vinte mirė qė e kisha njė bashkudhėtarė se rruga e gjatė ėshtė e mėrzitshme. Nuk nguteshim, ashtu qė pasi pushuam nė disa vende dikur rreth orės 2:00, pas mesnate u ndodhėm nė magjistralen e Adriatikut para se tė mbėrrinim nė Split. Jashtė ishte stuhi e vėrtet dhe binte shi i madh. Duke vozitur, isha nė shpejtėsi diku 75 -80 km/h, e vėrejta njė automobil tė vogėl luksoz qė ecte pas nesh. Ishin turist, siē dukej nga shtetet e jashtme, dhe mua nė njė qastė mu duke se vozitėsi voziste duke i mbyllur sytė kohė pas kohe! Mendova, nuk ėshtė mirė qė ky voziste nė kėtė gjendje, mund t’i ndodh diēka. Dikur ai dha shenjė qė tė tejkaloj, nė tė vėrtet vazhdimisht sinjalizonte frexhoja e majtė e veturės prapa nesh, mirėpo nė atė moment filloi tė mė tejkalojė. Posa e vėrejta nė njė kthesė njė kamion tė madh nė anėn e majtė pėrballė nesh, rrugėn e tė cilit ia kishte zėnė vetura duke e tejkaluar kamionin tim. Ta shpejtoja shpejtėsinė e kamionit nuk guxoja, ngase nuk kishte kohė qė tė anėsohet vetura e rrezikuar, tė frenoja nė vend po ashtu nuk guxoja se ishte kohė me shi. Nė anėn e djathtė e vėrejta njė parking tė vogėl dhe vendosa tė hy nė tė. E tėrė kjo ka zgjatur vetėm disa sekonda. Hyra nė parking, ia lėshova rrugėn automobilit, ai shpėtoi, por ne filluam tė ballafaqohemi me vdekjen sy me sy. Nėpėr atė parking hymė me shpejtėsi 60-70 km/h. Ishte buzė greminės sė detit. Pėr fat pranė rrugės ndodheshin disa shtylla me hardhi tė rrushit tė cilat na ndalėn dhe na shpėtuan nga vdekja e sigurt. E tėrė kjo ka ndodhur nė shpejtėsi tė rrufeshme brenda disa sekondave...”

 

 

            “....Fėmijėt kishin rėnė nė gjumė. Unė kisha edhe pak punė, edhe pse ora ishte diku rreth 2:00 -2:30 pas mesnate. Gjysmė ore mė parė dola nė oborr dhe vara njė faculetė dhe njė palė ēorapė  nė tel, tė cilat i lava para se tė flija. Ishte kohė e mirė. Yjet shndritnin nė qiell. Ajri kudo ishte i ngrohtė. Mendova, deri nė mėngjes teren. Pra, rreth orės 2:00 - 2:30 pėrderisa ndodhesha brenda dhe e kisha mbyllur derėn e shtėpisė, u bėra gati tė flija, kur papritur i dėgjova nga oborri dy zėra tė panjohur burrash qė thėrrisnin: ...o na mbyti shiu, shi i madh po bie, o na mbyti shiu, merrni ēadrat, shi i madh po bie, merrni ēadrat me vete, merrni ēadrat.... shi i madh po bie...

            Desha njėherė ta hap derėn e tė shohė se kush ndodhet nė oborrin tonė dhe ēka kėrkon, ēfarė ēadrash (!?), por u frikėsova kur mu kujtua se koha jashtė ishte e kthjellėt dhe se kurrfarė shiu nuk binte. Mu kujtua po ashtu se nuk ėshtė mirė qė natėn tė pėrgjigjem nė zėra tė panjohur. Unė besoja nė kėtė, nė diēka duhet besuar. Frikėsohesha, fillova tė bie shahadet (mantra), tė gjithė fėmijėt flinin. E zgjova dikur nga gjumi vajzėn mė tė madhe e cila i kishte rreth 20 vjet. Edhe ajo i dėgjoi zėrat tė cilėt nuk pushuan gati gjysmė ore. Derėn e kam hapur vetėm nė mėngjes kur u zgjova. Dhe nė oborr nuk gjeta kurrfarė gjurme, as nga shiu e as nga njerėzit e panjohur”.

            Pasi u kthye im shoq nga rruga ia tregova kėtė ndodhi tė cilėn ia pohoi edhe vajza e madhe, ndėrsa ai mbeti i habitur pėr disa ēaste. Habia e tij sikur kaloi nė mua kur edhe ai ma rrėfeu ndodhin e vet nė rrugė. Disa ditė mė vonė shkova te njė hoxhė - grua, ia tregova edhe rrėfimin tim edhe tė shoqit tim, ndėrsa ajo mė tha: ti e ke shpėtuar burrin tėnd, pėr kėtė ndoshta nuk je e vetėdijshme, por sikur ta hapje derėn dhe tė pėrgjigjeshe nė zėrat e panjohur, do t’u ndodhte diēka tragjike...”

            Prej nga erdhėn ato zėra? Ēfarė lajmėrimi parashikues kishin? Pse janė aq konfuze dhe tė pakuptueshėm... ēka jeni duke bėrė... apo ...merrni ēadrat, shiu i madh na mbyti..?! Pse nuk guxojmė tė pėrgjigjemi? Tė besojmė apo tė mos besojmė!? Ne ekipi i “Mjellmės”, sado me rezervė, kemi vendosur qė tė besojmė, nė fund tė fundit, asgjė nuk humbim. Po ju?...