.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Para pasqyrės sė jetės

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

          PARA PASQYRĖS  SĖ JETĖS      

         Kėtu ku shkoj nuk ka vend ajo qė nuk mė takon mua. Kėtu gjithēka ėshtė pjesė e imja. Gjithēka... dhe Asgjė...  tash m'u kujtua kjo, sepse ėshtė e rezervuar pėr mua dhe unė e kam tė rezervuar pėr dikė... Gjithēka e mban vulėn time. Gjithēka e mban nėnshkrimin tim. Dhe sa herė qė ngjitem nė shkallėt e kėsaj hapėsire, nė secilin moment ndihem mė e plotėsuar e mė e pėrmbushur.

 

 

            Pas njė dite tė gjatė, ndoshta edhe pak tė lodhshme, u ula tė pushojė pakėz. Sot  komunikova me pranverėn me gjuhėn e ngjyrave! Kjo gjuhė e komunikimit me gjithė ato ngjyra tė gėzuara, tė hapura dhe me plot gjallėri mė dhuroi njė buqetė buzėqeshjesh dhe shkėndija lumturie... Buzėqeshte natyra - buzėqeshja edhe unė! Mė dukej se gjithēka ishte mbėshtjellė nė buzėqeshje!!!... duke i mbuluar ca re tė vockla mėrzie qė rastisin tė shėtisin nė qiellin e shpirtit ndonjėherė edhe nė kėtė stinė tė ringjalljes sė natyrės. Dhe diku nė rrugėn e kėsaj hapėsire tė kėtij komunikimi e kapa, e ndjeva njė thirrje, e mora njė ftesė... Mirėpo, pas kėsaj  ftese, shkova t’i prek pak e t’i shijoj edhe ngjyrat e ėndrrave, aty ku harmonizohen e shkrihen ngjyrat e dėshirave qė na i “dhuron realiteti” qė shpeshherė, disa nga kėto, thuhen shprehimisht e disa nga ato ndoshta mbesin pėrjetėsisht tė rezervuara thellė...

            Pėr njė ēast hedha hapin dhe tejkalova pak realitetin, pėr tė qėndruar vetėm pėr disa momente... e pasi u ktheva prapė pėr ta prekur realitetin, ah, po, m’u kujtua ftesa qė e kisha marrė sot. Njė ftesė jo e zakontė nė dukje tė parė!  Por, nuk ėshtė hera e parė qė e marr njė  ftesė tė tillė!!! Nuk ėshtė hera e  parė qė jam e ftuar. Nuk mė ėshtė e adresuar nga ndonjė mik apo mikeshė! Jo. Nuk ėshtė e shkruar nė letėr, as nuk ėshtė e thėnė me fjalė! Nuk  vije nga jashtėsia!  Kjo ėshtė njė thirrje pa zė, pa fjalė, pa zhurmė. Njė ftesė e pashkruar! Por, ka tingull, notat e tė cilit arrin t’i kapė vetėm veshi im! Thirrjen dhe dridhjen e ndjen vetėm zemra ime! Vendimin e merr mendja ime! Dhe ju pėrgjigja thirrjes. Ngase nuk kisha dyshime tė shkoja apo t’mos shkoja. Nxitova! Thuajse i kisha tė numėruara minutat!!! Mė thėrriste shpirti, zemra njėzėri... Kisha shumė nevojė pėr kėtė takim. Kisha nevojė pak tė veēohem sė bashku me shpirtin tim e tė shtrihem nė hapėsirėn time… Ta ndjej e ta shijoj kėtė liri tė pakufizuar, por me shumė pėrgjegjėsi pėr mua! Andaj, erdha tė takohem! Mė kėnd?! -do tė ishte pyetja e radhės. Po mė kėnd tjetėr:  Vetėm se me  vetėn!!!

            Takimi me vetveten! I mora tė gjitha ato qė mė takojnė vetėm mua... Ēdo gjė e huaj ėshtė e rėndė, e tepėrt, andaj, edhe nuk e marr me vete, sepse nuk ėshtė pjesė e imja dhe nuk mė shkon! Nuk flenė nė natyrėn time... se nuk dua zhurmė dhe atė zhurmė pėr asgjė!!!...

            Kėtu ku shkoj nuk ka vend ajo qė nuk mė takon mua. Kėtu gjithēka ėshtė pjesė e imja. Gjithēka... dhe Asgjė...  tash m'u kujtua kjo, sepse ėshtė e rezervuar pėr mua dhe unė e kam tė rezervuar pėr dikė... Gjithēka e mban vulėn time. Gjithēka e mban nėnshkrimin tim. Dhe sa herė qė ngjitem nė shkallėt e kėsaj hapėsire, nė secilin moment ndihem mė e plotėsuar e mė pėrmbushur.

            Sapo hedha hapin kėtu nė hapėsirėn e rezervuar vetėm pėr mua,  u ula dhe qėndrova para pasqyrės! Po, po, pikėrisht para  pasqyrės sė jetės sime! Aty ku reflekton dhe pasqyrohet shpirti im si ėshtė mė sė miri. Sipėr pasqyrės harkohet ylberi i ndjesive tė mia me tė gjitha ngjyrat…  Sigurisht se para pasqyrės qėndron libri. Titulli i tij ėshtė: Libri i jetės! E lė aty afėr, sepse secilėn ditė e shpalos nga njė faqe tė re dhe shpesh i rikthehem prapa ta rilexojė ndonjė  fragment tė jetuar, tė kaluar aty... sepse aty nė ēdo faqe, nė ēdo rresht, ka mbet njė pjesė e imja... gjurmėt e hapave tė hedhur. Pėr atė edhe kam shumė kujdes se me ēfarė po i mbushė kėto faqe tė librit tė jetės sime. Faqet qė i lė pas, janė vazhdimėsi e faqeve qė shkruhen, e kėto pastaj do tė jenė pikė referuese e atyre faqeve qė do tė pasojnė. E tėra rrjedhė dhe funksionon si zinxhir, e kaluara, e tashmja dhe e nesėrmja... Nuk dua qė njė ditė, kur t’i rikthehem e ta shfletoj kėtė libėr, ta kem ndjenjėn se duhet ta gris ndonjė faqe apo ta shlyej ndonjė rresht. Jo, tė paktėn ato qė i kam unė nė dorė, joooo...

            Dhe vazhdoj t’i shfletoj dhe tė marr ndjesi nga me tė ndryshmet: herė ndjej lumturi, e herė krenari; herė nostalgji, e herė-herė mall; herė gėzim… Ndonjė faqe ka gjurmė tė lotit... ndonjė faqe si ta hapė dalin shkėndijat e shumta tė buzėqeshjeve... dhe unė tretėm nė to dhe dua tė mbetem aty... dhe m'u kujtua ajo thėnia: “Buzėqeshja me zemėr ėshtė nektar  i jetės”...

 

 

            Mirėpo, mund tė them se kėtu ka shumė qetėsi. Shumė paqe. Paqe me vetėn, e pastaj kjo bartet edhe tek tė tjerėt!

            Mundohem ta kuptoj vetėn, e ndonjėherė kur tjetri nuk arrin tė mė kuptojė, unė tė paktėn mundohem ta kuptoj atė. Kėtu nuk lėviz asgjė, nė fakt nuk dėgjohet tė lėvizė diē, mirėpo nuk do tė thotė se nuk ka jetė - ka dhe atė shumė! Thellėsi dhe pafundėsi… por, edhe unė kam shumė kujdes qė ta ruaj kėtė qetėsi nė kėtė  pėrditshmėri tė zhurmshme.

            Dhe nuk mė tremb aspak ky takim! Nuk mė pengon kjo qetėsi, kjo heshtje, ky pushim, ky veēim… Jam mė shumė se e mishėruar. Kėtu e prekė atė ngjyrėn qė e dua pafundėsisht -  kaltėrsinė e qiellit, kėtu e prek atė ngjyrėn e artė tė diellit, kėtu e prek edhe ngjyrėn e kuqėrremtė tė perėndimit tė diellit, kėtu e prekė edhe qiellin tė ndriēuar me yje… Gėzimi, shqetėsimi, loti, buzėqeshja, malli, dashuria, tė gjitha e kanė vulėn me emrin tim. Kėtu marr ajėr lirshėm, kėtu dėgjojė tingujt qė s’arrij t’i dėgjoj nė pėrditshmėrinė time. Kėtu ndodhė njė transformim apo njė pastrim i imi. Kėtu nuk flas mė askėnd, por, nuk e ndjej nevojėn tė flas mė dikė tjetėr. Kėtu  marr shumė dashuri, shumė pastėrti, shumė ngrohtėsi... shumė pėrgjigje nga pyetjet qė i marr me vete...

            Kėtu, nė tavolinėn e jetės sime, i shtrojė para vetės gjithė ato qė m’i ka ofruar jeta dhe ēfarė kam bėrė me to! Kėtu i marr tė gjitha pėrgjigjet! Mundohem ta zgjedhė atė mė tė mirėn, atė mė tė arsyeshmen por, gjithherė duke mos e lėnė anash atė shpirtėroren. Kėtu funksionon harmonia, bashkėpunimi... ndjenjat janė shoqe me arsyen... Duke folur me veten ndonjėherė mjegullohet shikimi dhe e ndjej se vazhdon tė mė ndjekė ajo ngjyra e hirtė... por, edhe kjo ėshtė ngjyrė jete apo jo? Askush nuk e sheh kėtė ngjyrė, askush nuk e sheh kėtė si ngjyrė qė s’ka vend... por, ja qė unė nuk e pėlqej fare.

            Duke menduar kėshtu, e dėgjova njė zhurmė! U drejtova nė drejtim tė asaj  qė e dėgjova mė tej - ishin “ca pika shiu”...  e pas kėsaj rrezet e arta tė diellit takohen me shikimin tim dhe mė duket se e mora njė pėrkrahje tė fuqishme nė kėtė rrugė tė gjatė qė jam nisur...

            E unė vazhdoj tė mendoj me zė para pasqyrės sė jetės sime, sa herė takohem me vetėn...

           Unė vazhdoj ta lexoj jetėn... Vazhdoj t’i dėgjoj tingujt e jetės... dhe sigurisht t’i buzėqeshė jetės.