Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - PASAGJERI I “LUAJTUR” NGA MENDTĖ E KOKĖS

Shkruan:  Viron KONA

http://www.dituria.se

PASAGJERI I “LUAJTUR” NGA MENDTĖ E KOKĖS

       Shoferi vuri pėrsėri kėmbėt nė marshe dhe vijoi po me atė shpejtėsi, por tashmė po shante dhe po shfrynte kundėr tė gjithė policėve tė rruzullit tokė­sor qė e ndalnin pa shkak, qė i kėrkonin lekė... Shante dhe, me vėshtrimin te pasqyra, sikur kėrkonte qė, edhe unė tė merrja pjesė nė opinionin dhe sharjet e tij ndaj policėve. Por unė, as qė doja t‘ia dija se ēfarė thoshte ai, veēse vijoja tė shkruaja pareshtur.

 

  

            Autobusi lėkundej kaq shumė nė gropat dhe kthesat e rrugės, saqė dukej sikur do tė batohej nga ēasti nė ēast, herė kėtu dhe herė atje mė tej. “- Tė isha nisur mė mirė me furgon”, - thosha me vete, duke menduar se furgonėt mbusheshin me pasagjerė nė dalje tė unazės sė kryeqytetit dhe i binin direkt nga autostrada, ku rruga ishte e shtruar mirė, e qetė dhe udhėtoje rehatshėm. Ndėrkaq, nuk di pse, papritmas, mendjen ma rrėmbeu njė personazhi im me emrin Bubulino, i cili “kishte shfaqur dėshirėn tė shkonte i pari nė planetin Mars”, dhe, unė, me qendėr kėtė personazh kryesor, kisha botuar disa libra. Por, nė njė bisedė me lexues tė vegjėl, njė vogėlush buēko e faqekuq, me njė zė tė ėmbėl e vėshtrim tė kthjellėt e tė pafajshėm, mė pyeti:

            - Xhaxhi, po pse, vetėm do tė shkojė Bubulinoja nė planetin Mars? Nuk do tė ketė edhe ndonjė shokė tjetėr nė anijen e tij kozmike?

            Pyetjen e menēur tė vogėlushit faqekuq, pėr disa ditė nuk e hiqja nga mendja. E, teksa autobusi ku kisha hipur, vijonte tė lėvizte me shpejtėsi dhe duke u lėkundur keqas, befas mendjen ma rrėmbeu pėrfytyrimi artistik dhe imagjinata pėr krijimin e njė personazhi tė ri, qė bashkė me Bubulinon do tė udhėtonin me anije kozmike pėr nė planetin Mars. Dhe, thuajse si pa kuptuar, nxora disa fije letra tė bardha nga ēanta, stilolapsin dhe ia fillova tė shkruaj. Meqenėse lėkundjet e autobusit ishin tė mėdha dhe tė shpeshta, u mbėshteta fort nė kėndin e ndenjėses dhe, me gjithė sikletin qė ndjeja, nuk e ndalja tė shkruarin. Ndėrkohė, dėgjoja zėrin e lartė dhe tė ngjirur tė shoferit qė shante, shfrynte me zemėrim dhe mallkonte herė shoferin e ndonjė makine tė vogėl pas tij, qė i binte pandėrprerė burisė sepse donte ta parakalonte, herė ata qė i vinin pėrballė dhe, herė ndonjė kalimtar qė kalonte duke vrapuar nė anėn tjetėr tė rrugės.

            -Po ėshtė rrugė makinash, more hajvan, nuk ėshtė rrugė lopėsh! - thoshte duke shfryrė dhe i jepte mė shumė gaz autobusit.

            Nė tė vėrtetė, ai nuk e kishte zemėrimin dhe nervozizmin, as se rruga ishte e keqe, as edhe pėr trafikun tej mase tė rėnduar apo pėr shkeljet e shumta tė rregullores sė qarkullimit rrugor nga shoferėt e kalimtarėt. Shkaku qė e zemėronte dhe e nervozonte aq shumė, ishte se, nė autobusin e tij tė madh, ndodhej vetėm njė pasagjer, domethėnė, vetėm unė. Pra ai e kishte njė hall, tė cilit kėrkonte t‘i gjente njė fajtor dhe t‘i zbrazte zemėrimin qė ndjente.

            - Hė more kafshė, ku shkon? Po ti mor hajvan, kė kėrkon tė parakalosh? Or derr, ē‘bėn, ku vete, mbaj krahun tėnd! Ti, ore, pronar i kazanėve tė pleh­rave, mos rri nė mes tė rrugės, se s‘ke pėr tė gjetur flori nė ata kazanė tė shpifur!

            Ndėrkohė, unė vijoja tė shkruaja pareshtur i pėrfshirė nė vrullin e krijimit. Mendimet dhe pėrfytyrimet artistike merrnin jetė nė letėr, nė formėn e fjalive dhe frazave tė gjata me njė shkrim shumė tė keq qė, vetėm unė do tė isha nė gjendja ta kuptoja kur ta shkruaja nė kompjuter. Herė – herė, shoferi hidhte nga unė ca vėshtrime disi tė habitura. Mė dukej se, indiferentizmi im i pashpjegueshėm ndaj hallit tė tij, sikur e nervozonte mė shumė, e, mbase, edhe nga ky shkak, ai vijonte t‘i jepte mė shumė gaz autobusit tė tij qė utrinte nė rrugėt gjithė gropa dhe kthesa tė shumta. Por, mua as qė mė bėnte pėrshtypje se si shante e bėrtiste, si shfrynte dhe ulėrinte ai, apo dhe sesi e vėrtiste autobusin sa andej - kėndej si tė ishte njė anije nė det me dallgė. Unė vazhdoja tė shkruaja nė kushte vėrtetė tė papėrshtatshme, por nuk bėja fajtor askėnd, madje, as shoferin i cili, njė ēast, m‘u duk sikur atė mėnyrė tė keqe drejtimi tė autobusit, e bėnte edhe enkas qė unė tė mos arrija tė shkruaja. Me sa dukej, edhe qėndrimi im indiferentė ndaj hallit tė tij dhe, kėmbėngulja qė tė shkruaja doemos, pėr shoferin zemėrak, pėrbėnte njė enigmė, pėr tė cilėn ai ndjente zemėrim ngaqė s‘arrinte ta kuptonte dot.

            “- Ēfarė shkruan vallė? - mė dukej sikur mė pyesnin pareshtur sytė e tij.

            Nė njė stacion, ndali autobusin dhe mė tha:

            - Do qėndrojmė vetėm pak minuta. Po shikoj kėtej rrotull, mos gjej ndonjė “kokėrr”.

            Nuk iu pėrgjigja, por vazhdova tė shkruaj. Drejt autobusit pashė tė vinte njė vajzė e re me ēantė sportive nė dorė.

            -Do nisesh tani? - e pyeti ajo shoferin me njė zė tė ėmbėl e tė hollė si njė cicėrimė zogu.

            - Pse, si thua ti zogėz, pėr disko kam dalė unė? - i ktheu ai pėrgjigje me zė tė rėndė, si t‘ia kishte ajo fajin pse rreth e qark tij s‘kishte asnjė pasagjer tjetėr.

            -Ua,si fletė ky! - ia bėri vajza e, megjithatė, hipi nė autobus

            Ndėrkohė, thuajse ngjitur me autobusin tonė, qėndroi njė autobus tjetėr me disa pasagjerė brenda. Edhe ai me tė njėjtin drejtim, jugun e vendit. Vajza hodhi njė vėshtrim nėpėr autobusin bosh ku kisha hipur vetėm unė, dhe, duke menduar se, ai s‘kishte pėr tė lėvizur pa u mbushur, pavarėsisht se ē‘thoshte shoferi, ajo shkoi dhe hipi nė autobusin tjetėr.

            Shoferi m‘u kthye mua si tė mė kėrkonte llogari:

            - Ku shkoi ajo pipiruqja, pse nuk qėndroi kėtu?

            - Nuk e di, - iu pėrgjigja dhe vazhdova tė shkruaj.

            Ai hipi nė autobus, vuri duar nė timon dhe e nisi autobusin me shpejtėsi akoma mė tė madhe, gati marramendėse. Tani makina lėkundej si njė varkė nė lumė qė e shtynė stuhia sa nga njėra anė nė anėn tjetėr. Unė vijoja tė shkruaja pa e prishur gjakun. Befas njė sirenė policie u ndje pas autobusit dhe motori i kontrollit rrugor i doli pėrpara.

            - Urdhėro shef, - i tha shoferi dhe formoi njė buzėqeshje tė shtirė prej servili.

            - Dokumentet, - i tha prerė kontrolli rrugor.

Shoferi ia zgjati.

            - I ke tė qepura, tė kopsitura tė gjitha, pėr t‘i ēuar nė Kėshillin e Europės, - deshi tė bėj humor shoferi.

            - Ec ngadalė dhe lėri dėnglat! - e kėshilloi polici dhe i ktheu dokumentet.

            Shoferi vuri pėrsėri kėmbėt nė marshe dhe vijoi po me atė shpejtėsi, por tashmė po shante dhe po shfrynte kundėr tė gjithė policėve tė rruzullit tokė­sor qė e ndalnin pa shkak, qė i kėrkonin lekė... Shante dhe, me vėshtrimin te pasqyra, sikur kėrkonte qė, edhe unė tė merrja pjesė nė opinionin dhe sharjet e tij ndaj policėve. Por unė, as qė doja t‘ia dija se ēfarė thoshte ai, veēse vijoja tė shkruaja pareshtur. Mendimet mė vėrshonin nė kokė njėri pas tjetrit dhe, e dija qė, ēaste tė tillė nuk mė vinin gjithnjė. Ato duheshin hedhur me shpejtėsi nė letėr, sepse, po tė pėrfshihesha nė bisedė me shoferin zemėrak, ato mendime, mbase do tė mė fshiheshin krejt nga kujtesa. Tė paktėn, kėtė, e kisha provuar disa herė gjatė krijimtarisė sime...

 

 

            Mbėrritėm nė stacionin e plepave tė Durrėsit. Shoferi e mbajti pėrsėri autobusin dhe nisi tė thėrrasė pėr pasagjer, duke ardhur vėrdallė. Vente, vinte, thėrriste, shfrynte se ajo ditė ishte ditė e mallkuar, se s‘kishte asnjė “kokėrr” pasagjeri, se…Ndėrkohė, sesi kthehu kokėn dhe pa nga unė. Nė ato ēaste, kisha pushuar sė shkruari dhe po qėndroja i zhytur nė heshtjen time, si pas njė pune tė mundimshme.

            Shoferi, sikur harroi hallin e tij dhe, me njė kureshtje akoma mė tė madhe, m‘u afruar dhe mė tha:

            - Shef, tė tė bėj njė pyetje?

            - Bėje, - iu pėrgjigja qetėsisht.

            - Kur autobusi ecte nė rrugėn gjithė gropa dhe kthesa tė shumta dhe lėkundej sa andej    – kėndej, ti, nuk ndalje sė shkruari. Po tani qė autobusi ka  ndaluar, pėrse nuk po shkruan!? – toni i zėrit tė tij ishte si tė mė kėrkonte llogari.

            E pashė nė sy dhe vetėm sa vura buzėn nė gaz. Ē‘ti thosha!

            Ti shpjegoja atė thėnien e Plehanovit se “Njeriu, njeriut, ia jep mendimet e veta me fjalė, ndėrsa me art njerėzit i japin njėri-tjetrit ndjenjat e veta”, apo t‘i thosha se, arti, mė shumė sesa mund tė tregohet, ai ndjehet! Mbase edhe mund t‘i shpjegoja diēka, por nė ato ēaste nuk pata dėshirė tė bėja shpjegime pėr mendimin dhe imagjinatėn krijuese, kėshtu qė, nuk i dhashė ndonjė pėrgjigje por u zhyta pėrsėri nė heshtjen time.

            Ai u tėrhoq disa hapa dhe tundi kokėn si i habitur. Mua m‘u duk sikur tha me vete: “Edhe ky pasagjer qė mė ra nė pjesė sot, qenka i luajtur nga mendtė e kokės!” Dhe, duke thėrritur pėr pasagjerė tė tjerė, ai vente dhe vinte pėrqark autobusit, por herė – herė, hidhte nga unė vėshtrime zhbiruese. Madje, po mė dukej sikur tashmė, vėmendjen e tij nuk e zinin mė pasagjerėt qė duhej tė gjente, por qėndrim im, qė atij i dukej krejt i ēuditshėm dhe enigmatik. Mbase, - thashė me vete, - ai po mendon se i vetmi pasagjer qė kishte marrė, jo vetėm qė s‘ishte mirė nga mendja, por edhe paratė nuk do t‘ia paguante.

            Dhe, mua m‘u bė se, me kėtė dyshim, ai iu afrua autobusit.

            Bėra gati paratė, dhe, duke menduar se e qetėsoja, sapo ai vuri duart nė timon, i zgjata paratė.

            - Urdhėro, merri paratė, - i thashė.

            - Pse, do zbresėsh kėtu? - mė pyeti ai me ton nervoz.

            - Jo, po, gjithsesi, thashė tė t‘i paguaja paratė. Njėlloj ėshtė, si kėtu dhe si atje ku do tė zbresė.

            Ai mė pa pėrsėri me habi dhe, pas kėtij veprimi tim, disi tė nxituar, m‘u duk sikur e pėrforcoi mė tej dyshimin se, unė me tė vėrtetė nuk isha nė rregull nga trutė e kokės.

            - S’ka pėrse t‘i marrė tani paratė, kur tė mbėrrijmė m`i jep, - mė tha me zė disi mė tė butė, por nė ato pak ēaste, mua m‘u duk sikur ai i tha vetes se, ky njeri me tė meta mendore, mund tė mos ia jepte paratė kur tė zbriste. Dhe, mbase pėr kėtė shkak, ai, thuajse m`i rrėmbeu paratė nga dora dhe i futi nė xhep. Nisi ta ngiste pėrsėri me shpejtėsi autobusin dhe, tek e shihja ndonjėherė nė pasqyrė, ai dukej plotėsisht i bindur se, i vetmi pasagjer qė i kishte rėnė nė pjesė atė ditė, ishte njė i luajtur nga mendtė e kokės.

            Ndėrkohė autobusi mbėrriti nė qytetin pėr ku isha nisur. Isha nė kohė, dhe, thashė tė pija njė kafe qė tė mblidhja pakėz veten nga tronditjet e autobusit dhe kthesat e shumta tė rrugės. Pas kafes, u nisa nė sallėn, ku mė prisnin pėr tė zhvilluar njė bisedė pėr letėrsinė. Lexuesit mė pritėn mirė dhe mė bėnė shumė pyetje interesante. Gjatė bisedės, njėri nga lexuesit mė pyeti, se ēfarė mendoja pėr sekretin e artit tė tė shkruarit. U mendova njė ēast dhe, u bėra gati tė tregoja historinė e atij shkencėtarit tė madh, qė, duke lėvizur nė qytet, i zhytur nė mendimet e tij shkencore, befas i kishte “trokitur” nė mendje ideja pėr zgjidhjen e njė problemi tė vėshtirė shkencor. Nė ato ēaste, me vete kishte vetėm shkumės, por as edhe njė fije letėr. Befas, pėrpara syve iu shfaq njė tabelė e zezė dhe, ai, u drejtua tek ajo. I zhytur nė zgjidhjen e problemit, as qė e ndjeu se tabela nisi tė lėvizte dhe, atėherė, ai u sul pas saj duke vazhduar tė shkruajė. Tabela largohej me shpejtėsi, por edhe ai vraponte duke mos e ndalur tė shkruarin. Njė ēast, kur ishte djersitur dhe kapitur nga lodhja e atij vrapimi, pėr fat tabela qėndroi. Vetėm atėherė, ai pa se, kishte shkruar duke vrapuar pas shpinės sė njė karroce, e cila nė ato ēaste kishte mbėrritur nė stacion. Aty, siē ishte, ndėrsa karroca mbushej me pasagjerė tė tjerė, ai e pėrfundoi tė gjithė zgjidhjen e problemit.

            Pra, mund t‘ua tregoja kėtė histori lexuesve, por, duke menduar se ajo ishte e njohur, vendosa qė tė jem origjinal dhe, nisa t‘u tregoja pėr idenė dhe mendimin artistik qė mė kishte pushtuar papritmas, gjatė atij udhėtimi me autobus, me atė shofer zemėrak. M‘u duk se, ajo ngjarje ishte njė pėrgjigje e mirė pėr t‘u shpjeguar lexuesve adoleshentė qė dėshirojnė tė shkruajnė, se, kudo qė tė ndodhen dhe, nė ēfarėdo rrethane, kur t‘u vijė njė mendim apo njė ide nė kokė, duhet ta kapin fort, ta hedhin nė letėr, qė tė mos e harrojnė. Pėrndryshe, mendimi qė vjen papritmas, ėshtė si zogu qė ke kapur. Po e lėshove, ai fluturon drejt hapėsirės sė pafund qiellore dhe, nuk e kap dot mė.