Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - PAX DEORUM

Shkruan: Lediana STILLO PAJA

      

PAX DEORUM

 

Librin me poezi tė autores Lediana Stillo Paja, "Pax Deorum",  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

 

E SHOH DASHURINĖ TĖ SHKRUAR MBI KAMXHIK

 

…rruazat e gjakut klithin bishtit tė tij.

Nė trotuarėt ku parkohen dhimbjet,

njė embrion kridhet nė lulen e jetės.

 

 

SI VALĖ E DETIT...

 

Nė kurmin e mėngjesit shkelin cicėrimat e zogjve,

shfrenuar si litarėt e njė anije nė bord.

Pėrkundin ankthin e varur nė spango.

Shpėrfillje zogjsh. Harlisje ninulle, qė rrėmben

duart plastike dhe i fsheh nėpėr brima,

si tė vėrteta tė mundshme tė fallsifikuara.

Nė fetusin tokėsor mbillet fara e pafajsisė,

eshtrat e reve kėputen si shkarpa dhe grisin pelerinat

e vertebrave tė tyre, mbi horizontin rreze-munguar.

Nė ecje shoh shumė hapa qė ngatėrrohen e bėhen nyje

rreth qėndrės sė shpirtit, hapa qė nyjėzohen me ty,

nė ty,

pėr ty.

Nė vendin tim thonė: kur nyja ngatėrrohet, pritet.

Unė them: kur nyja ngatėrrohet, lėre valėn e detit

ta shpjerė vetė anijen…

 

 

Ē’TĖ BĖJ ME TY, ZOT?

 

Ēfarė tė bėj me ty, Zot?

Tė kėrkoj vetėm kur mbi mua

zėri i njė papagalli i bėzan ajrit

me korda thuajse tė ngjirura.

Kur dita tallazohet

mbi dorėn e shtrirė timen,

unė grushtin ia fsheh detit

dhe mbi gjoks pėrplasen valėt.

Ēfarė te bėj, mė thuaj, Zot?!

Kafshatėn e fundit tė shpresės,

e gėlltita si naforė

dhe ende e mbaj nė stomak,

tė patretur.

 

 

NUK MUND TA GĖNJESH DHIMBJEN

 

Nuk mund ta gėnjesh dhimbjen

si fėmijėn kur s’dėshiron tė hajė.

Dhe as ta flijosh.

Nė fletėt e ēdo libri mė tėrheq intriga,

parabola e fshehur nė myshqe ndienjash

si zhardhokėt e patates nėn tokė.

Nė gishtėrinjtė e mi numėrohen ėndrrat.

Dhjetė nyjet e fatit pėrfytin njėri tjetrin si oborrtarėt

nė funeralin e mbretėrisė sė patrashėguar.

Tek heshtjen e thyej ndėr dhėmbė,

pres zemėrngrirė vendimin

pėr njė fund qė nesėr mund tė pėrmbyset

dhe tė bėhet fillim...

 

 

REKLAMA

 

Kudo qė udhėtoj

nuk mė ndahet reklama

e lėngut tė portokalltė.

Nentucket nectars

dhe Kevin Youkilisnjė

buzėqeshje naive

dhe njė shkop bejzbolli.

Prapa tyre,

ndėrtesat e xhamta

gėlltisin nė qėndėr

ngjyrėn nazike tė ditės…

Gjithēka fshikulluar

me indiferencėn ushtarake

tė manekinėve subkoshientė,

qė mbi kapakėt e rinj tė librave

syrin do nisin ta pėrgjumin

me ėndrra boshe.

 

Poezi nga libri "Pax Deorum"