Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Pellgu i dhembjes

Shkruajnė: Ferid SELIMI & Jonuz FETAHAJ

      

PELLGU I DHEMBJES

(Monografi pėr Uran Bajramin, anėtarin e Bendit “Babilon”)

 

 

 

Librin e autorėve Ferid Selimi dhe Jonuz Fetahaj „Pellgu i dhembjes“, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

 

"Literaturė" 

 

 

 

 

(Falėnderojmė pėrzemėrsisht autorėt)

           

 

 

 

            POEZI E VETĖPĖRKUSHTIMIT DHE E PARANDJENJĖS

 

            Aventurėn e tij prej krijuesi, Uran Bajrami mė seriozisht e fillon me poezinė BABILON, vargjet e tė cilės poezi mė pas u bėnė shkas pėr t’u themeluar Bendi me emėrtimin e njėjtė dhe kjo u bė kėnga e parė e kompozuar dhe e kėnduar nga ky Bend.

            Tė gjitha poezitė e Uran Bajramit qė janė gjetur e botuar, e qė nuk janė shumė, (tani sė fundi u gjetėn edhe tė tjerat) janė poezi pėrkushtuese qė me vargjet e tyre, krijuesi mbase ėshtė munduar tė paraqes njė realitet rinor plot elan e dashuri pėr jetėn, por nė tė njėjtėn kohė nuk lė pa pėrmendur as hendeqet qė i dalin para e nuk e lėnė tė ec e tė shoh atė qė pretendon ta kap.

            Poezia e vetme qė nuk ka tė bėjė me jetėn dhe brengat e krijuesit, por qė paraqet njė epokė shumė tė lashtė, e qė duket autorin e ka frymėzuar leximi i librit mbi Civilizimin e lashtė nė Babiloni, ėshtė mu poezia e titulluar BABILON, e qė ėshtė njė nismė drejt njė shtegu jo edhe tė gjatė krijues.

            Lexuesi qė ka pasur rastin t’i lexojė kėto poezi tė pakta apo edhe t’i ketė dėgjuar tė kompozuara nė kėngė, por edhe ju qė tashmė e keni nė dorė kėtė monografi, do tė bindeni qė Urani, nė secilėn poezi ka shėnuar diēka qė do tė kujtohet me vite.

            Do tė kujtohet, sidomos me ato parandjenjat pėr fundin e jetės...

            Me kėtė konstatim, do tė bindeni, menjėherė pasi tė keni lexuar poezinė “ĖNDRRA”. Uran Bajrami ėndėrron pėr diēka qė nuk mund ta arrijė. Sheh veten duke ecur e shikuar herė para e herė pėrpjetė, e askund s’sheh dalje... Kjo ndjenjė e tij paraqitet te vargjet: Tėrė kohėn eci me zemėr tė thyer - nė fund po e shoh ku qeshė jam kthyer.

            Sikur humb shpresėn e atij udhėtimi nė kohė dhe hapėsirė. Pėr tė vazhduar mė tej me dilemėn tjetėr: ku do tė mund ta pėrplaste jeta, sepse nga ai labirint qė ėshtė katandisur, rrugėdaljen s’e gjen dot. Megjithatė, torruan nuk e humb, ngushėllon veten me vargjet: N’dorė e kam ardhmėrinė/ ti nuk ke shpėtim/ ti je vetėm ėndėrr.

            Nė vjershėn e dytė EDHE NJĖ NATĖ SI KJO, autori i vargjeve shpreh dėshirėn tė pėrsėritej edhe njė natė, nė tė cilėn ai me tė dashurėn, do tė pėrkėdhelen nga stuhitė e natės. Ja si shprehet nė vargjet e para tė kėsaj poezie: Edhe sonte dua tė jem me ty/ le tė na pėrkėdhelin stuhitė/ e natės. Pėr tė vazhduar me dėshirėn e dytė: edhe sonte le tė jemi bashkė/ ne tė dy /le t’u dorėzohemi ndjenjave/ dhe imagjinatės.

            A thua ēfarė deshi tė thotė poeti i ri me kėtė dėshirė. Cila ishte ose cilat do tė mund tė ishin ato ndjenja tė imagjinatės qė do t’u dorėzohen ata. Mos ndoshta mu ajo qė ai thoshte apo shprehte si dėshirė, ishte vetė ajo imagjinata qė e kishte mbuluar me kthetra nė moshėn e djalėrisė, kur ai nuk mund t’i kishte as tetėmbėdhjetė pranvera. Sepse kėto poezi tė cilat u bėnė kėngė, ishin shkruar nga thellėsia e shpirtit dhe mu pėr kėtė edhe u bėnė kėngė qė, do t’i kėndojė ai me shokėt e grupit “Babilon”.

 

            Pjesė nga libri "Pellgu i dhembjes"