.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Pėllumb Gorica

PĖLLUMB GORICA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

PĖLLUMB GORICA

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

           Edhe pse ėshtė larguar prej vitesh nga Sulova e Poshtme, poeti Pėllumb Gorica s’ndahet dot prej vendlindjes. Ėshtė me origjinė nga krahina e Sulovės (Elbasan) dhe prej 20 vjetėsh jeton nė  Tiranė. Shkruan poezi, merret me studime letrare, historike, kulturore.

            Ai merr penėn e shkruan vargjet e poezive qė i burojnė nga shpirti, dhe i hedh ato nė fletėt e bardha qė marrin mė pas petale shumėngjyrėshe lulefjale.

             Nė vitin 2009 boton librin me titull "Sulova e poshtme nė shekuj", e nė prill tė vitit 2014 boton vėllimin me poezi "Dallėndyshet e erės".

            Poeti Pėllumb Gorica ka nė dorėshkrim edhe tė tjerė libra me poezi. Ne shkėputėm disa prej tyre pėr t’i sjellė nė portalin prestigjos "Sa-kra". 

 

 

 

 

TELAJO  E  ĖNDRRĖS

 

 (Piktorit tė Popullit Vangjush Mio)

 

 Dielli tė kish hedhur nė vite njė kurorė me rreze,

 penelat tė ftonin pėr tė derdhur dritė magjie,

 ashtu mbete, me kavaletin tė hapur edhe pas reve,

 me dorėn qė hidhte rreze tė reja nėpėr agime.

 

Mbeti e verdha jote nė pasqyrė liqenore

e shpirti flakėrin si engjėll nė Mal tė Thatė,

ndriēon nė kopshte drita vjeshtore,

ti e ul pa zhurmė nė bezen e bardhė.

 

Dhe rende nė kohė me shpirtin bohem vetmitar,

peneli yt shkrirė mes bari,

liqeni e ngrin lart njė valė,

dhe vjeshta merr ngjyrė prej ari.

 

 

T’I  S’ERDHE  AS  SOT

 

T’i s’erdhe… as sot

dhe qielli keq u nxi…

Vetmia sytė po m’i pėrlot

e reja po ndjell vetėm shi.

 

Mbi gurin e njė rruge

tė pres, tė pres “butėsisht”…

As sot t’i s’erdhe­­­

qielli shira shkund pafundėsisht.

 

 

LUMENJTĖ E MALLIT

 

Pikojnė fjalėza ylberesh,

siē pikon shiu nėpėr fletė,

dėshira tė fton tė nderesh,

 tė rendėsh nėpėr retė.

 

Eh, udhėt trokitje zemre,

pjesė simfonie e pastėr!

Vitet ikin pas njė kėnge,

qiejve u thith ajrin e kaltėr.

 

Kėtu kudo jam i pranishėm,

njė syth prej peme tė arrirė.

Edhe pse ndihem kaq i lirshėm,

gjoksin ma grish njė humbėtirė.

 

Mė ngjan vetja si atėherė

e s’e mat me vite moshėn,

hija jote mė ndjek pa ndjerė,

malli mė puthet me tokėn.

 

 

M’I ZBARDHI FLOKĖT KOHA

 

 Kur tė kujtoj mė zė mėrzia…

 Oh ē’kohė e parikthim!

 Nė gri e veshur nostalgjia,

 revoltė gjer nė shpėrthim.

 

M’i zbardhi flokėt koha e mefshtė,

me rrengje nė ēdo metėr,

si udhėtari pa adresė,

s’mė mbeti asgjė tjetėr.

 

Shpirti s’ra si gjeth i tharė,

as si guri nė pus,

ca ėndėrra mbyllur nė guackė,

mė kot t’i ngjall i lus.

 

 

FLE ME HESHTJEN E GJETHEVE

 Kodrionit, qytetit tė lashtė 2400 - vjeēar nė krahinėn e Sulovės

 

Kanė ikur larg qytetit tė heshtur,

pėr tė ikurit s’paska mė kthim,

shkelim gurėt, besnikė qė kanė mbetur,

si gjurmė pėr lashtėsinė ...

 

Kanė ikur larg dhe askush s'ka mbetur,

pėrveē historisė, muzgfshehur ndėr ne,

bari i thatė mbulon gurėt e gdhendur

e sytė bredhin Kodrionit qė fle...

 

Fle me heshtjen e gjetheve erėmjaltė,

pranė malit tė perėndive si mister.

Vjen poeti kėtu e me hap tė ngadaltė,

gdhend fjalė qė s'ia merr as vjeshtė e as erė ...

 

 

INDENTITET I  MALLIT TIM

 

 Lotėt si litarė shiu tė pikuan

 e vjeshta rrėzonte gjethet e pemėve.

 Si zogjtė ėndėrrat larg nesh shtegtuan,

 ua ngriti nė qiell mėndjen bohemėve.

 

 Koha larg njėri-tjetrit na hodhi

 nė dh’e tė huaj, nė kurbet,

 shpirti mallin nė prehėr e mblodhi,

 me lotėt tuaj e bėri njė det.

 

S’i nxinte dot kaq shumė vajtime

dhe aq mė shumė kėtė psherėtimė,

mė mbylli keq nėpėr kujtime,

indentitet i mallit tim.

 

 

JEHON JONI

 

Ngjyej sytė nė ca rreze dielli,

pėrzier me motive tė kaltra,

mė buzėqesh shpesh qielli

e valles ia merr varka.

 

Dallgėt shndėrrohen nė muzikė,

pulėbardhat si fėmijėt gėrvishtin fjalė.

Deti sot pėr mua qenka si mozaik,

gravurė e gdhendur, koralė.

 

Kredhur nė kaltėrsinė mitike,

zemra ndjesi mė zgjon,

pėrmendem nga dehja kozmike,

mė jehon deri larg deti Jon...

 

 

PĖRGJIGJE NJĖ  ISHMIKU

 

 Ē’do shpirt i fortė, apo i trishtė,

 S’e mban pėr miq derėn mbyllur,

 por ti ma mbylle tinėzisht

 me shpirtin tėnd limon tė shtrydhur.

 

Tek unė edhe zogjtė vijnė, trokasin,

se dashuri kanė ndjerė pėrherė,

me cicėrima fjalėsh flasin,

miqėsi e tyre mė bėn nder.

 

Ti je mėsuar tė bėsh lajka,

shpeshherė me fraza plagjiturė.

Ku tė zė dita, s’tė kap darka,

me ty dhe kafja ėshtė torturė.

 

Kudo bredh, por i pėrlyer,

se ti me miq bėn veē pazar,

poet me shpirt tė importuar…

Me ty ēdo rrugė e kam tė ndarė.

 

 

MOS  IA  BĖNI  VARRIN  PREJ  DHEU

 

Erdhėn me trenat e ngrirė nga larg

e zhurmat gjėmojnė te sytė e njė plake.

Me fytyrė tė zbehtė fle heshtja nė prag,

por gjokset ndizen prej njė flake ...

 

Mos ia bėni varrin prej plisash dheu,

as ta prekni me duar tė pista, tė pabesa.

Veē kopshtit tė praruar ku njė ditė ajrin preku,

me vesė mėngjesi i shkruani ca rreshta...!