Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - PĖLLUMBAT PREJ RRUFEVE

Shkruan:  Pėrparim HYSI

      

PĖLLUMBAT PREJ RRUFEVE

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Pėllumbat prej rrufeve"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

            "Pėllumbat prej rrufeve" tė Adem Zaplluzhės

 

            Nuk ėshtė fare e lehtė qė tė flasėsh pėr njė poet si Adem Zaplluzha. Kjo vėshtirėsi sikur e rrit kurbėn e vetė, kur vjen fjala pėr mua qė, si poet, jam krejt i ndryshėm me tė. Unė, "primitiv" i shkollės sė vjetėr poetike tė poezisė me rimė dhe ai,evropian dhe kontemporan nė gjithė krijimtarinė e tij poetike. Unė aq besnik nė rimė,sa zor se gjen qoftė dhe nė njė strofė tė gati dhjetėmijė poezive tė mia, qė vargjet tė mos kenė rimėn  AB/AB ose AA/BB/, kurse Zaplluzha nė njėqind e gjashtėdhjetė e njė libra tė tij, veē me poezi moderne dhe krejtėsisht cilėsore ku mesazhet janė tė mezikpashme nga lexuesi. Pra, nėse do tė shprehem  pak mė shkoqur, mund  tė them: pėr lexuesin tim poezitė qė shkruaj janė si aperitiv dhe relaksim dhe kaq. Pra, unė shkruaj qė poezia tė vejė tek lexuesi, kurse Zaplluzha ėshtė i asaj shkolle poetike qė kėrkon njė lexues tė kultivuar dhe i bėn apel lexuesit qė tė shkojė tek ai. Tė kėsaj shkolle, ka plot poetė  qė edhe i kanė dhėnė njė frymėmarrje mė tė bukur poezisė. Nė Shqipėri, tė tillė janė Moikom Zeqo, Petraq Risto, Fatmir Terziu dhe, tek pėrmend vetėm disa syresh, dua t'ju them se nuk jam  kritik dhe nuk marrė pėrsipėr tė bėjė anamnezėn e gjithė kėsaj shkolle tė bukur poetike, ku ZAPLUZHA  ka njė vend tė veēantė, veē citova sa pėr njė analogji dhe  aq.


                                                              *       *      *

 

            Nėse mė shihni qė po tentoj qė tė shkruaj pėr librin e njėqind e gjashtėdhjetė e njė tė  ZAPLLUZHĖS, duhet ta dini qė e bėj pėr disa arsye.

            Sė pari, jo vetėm mė ēudit prodhimtaria e tij poetike, por mė mahnit. Nuk jam nga ai soj qė besoj fort nė atė "thėnien qė sasia bėn cilėsi", por, sidoqoftė,  shkruaj me mendje tė kthjellėt: ZAPLLUZHA ėshtė poet qė sjell poezi cilėsore dhe me mesazhe tė mėdha.

            Sė dyti, i hyra kėsaj pune dhe pėr njė arsye tjetėr qė ėshtė dhe  mė e bukur. Tek shfletoja ndonjė ese time tė vjetėr, vėrejta, mes  tjerash, njė ese pėr "Mėkatet" e Fishtės. E shikova pak "vertikalisht " shkrimin tim dhe tek njė nga "mėkatet" lexova: Fishta i shkruan At Donatit:"... nė 12 ditė, po vetėm nė 12 ditė kam shkrue 1200 vargje 11-rrokėsh dhe 7-rrokėsh, bashkė me"arietet" e tjera dhe, tė tana kėto vargje janė me rimė. Kam parasysh Metastasion, i cili nė 18 ditė ka shkrue melodramėn e tij me 1500 vargje. Pra,- thotė Fishta,- kam arrit rekord nė poezinė tonė.

E lexova kėtė dhe thashė:- E si mos shkruash pėr njė rekord tė ri, qė pėr bukuri, u thye po brenda poezisė mbarėshqiptare qė tash e mban  POETI ADEM ZAPLLUZHA qė pėr 5 ditė shkruan njė  libėr tė  tėrė...

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha “Pėllumbat prej rrufeve”

 

 

 

DUA TĖ FLE SI FOSHNJA

 

Nė flokėt e saja tė mėndafshta

Era i prek telat e kitarės

Ti jeton nė kujtesėn time

Mė lėr tė qetė

Pėr asgjė mos mė zgjo sonte

 

Dua tė fle me ėndrrėn tende

Mes mureve tė mykura

Pėrjetoj vallen e myshqeve

Kur fytyra e pasqyrės ēdo pranverė

Buzėqesh si flutura mbi altar

 

Tė thashė mė lėr rehat

Dua tė fle si foshnja

Nė ėndrrėn tėnde tė virgjėr

Mos m‘i prek fluturat e plagosura

Mė lėr tė fle nė kujtesėn e ėndrrės

 

 

LEJLEKĖT VEĒ KANĖ FILLUAR SHTEGTIMET

 

Dy zogj prej argjile

Nė njė vazo me dhembje

Kėndojnė nė sqepin e ditės

Era frynė nga lugu i Drinit tė Bardhė

Lejlekėt veē filluan shtegtimet

 

Mes pemėve paska mbetur

Njė shtėrg i moshuar

Oxhaku me pamje surrealiste

Dhembshurisht i pėrcjell fluturimet

Kjo dyndje zogjsh s’do pushoj kurrė

 

Mbrėmė i mbylla tė gjitha dritaret

Jugu i ēmendur

Mbi njė kavak tė moshuar

Luan njė melodi me shumė harqe

Perėndimi shikon fundosjen e anijeve

 

Nė mol nuk i kanė kyēur fanarėt

Drita e diellit duket e zbehtė

Nga majat e maleve

Si patriarkėt e moshuar zbresin delet

Etja lėpinė kripėn e mbetur tė stinės

 

 

SA HERĖ QĖ LĖKUNDEJ RRĖNJA  E TOKĖS

 

Nė mua rritet njė rrap

Degėt e tė cilit pėrfundimisht shtrihen

Deri te baladat e lashta

Shtrihen edhe pėrtej rrėnjėve tė tokės

 

Ju kam thėnė dhe tė gjithė e dini

Unė jam rrapi dhe poeti

Qė kėndojmė pėr atdheun

Kėndojmė pėr tė mos i harruar sinorėt

 

Me kujtohen tėrmetet por rrapit

Nuk iu dridheshin qerpikėt

Sa herė qė lėkundej rrėnja e tokės

Ai stoikisht i duronte dhembjet

 

Tundej si dallgėt e tėrbuara te detit

Ndonjėherė qante si fanari

Por sėrish i rikthehej rrėnjėve tė veta

Dhe kėnaqej duke kėnduar me poetin

 

 

NĖ MUA RRITET SHPENDI I SHENJTĖ

 

Sikur tė ishte ashtu

Siē pohoni ju

Bota do tė dukej shumė e varfėr

Pėr njė pasion

Pėr njė pėllumb prej rrufeve

 

Unė e di se nė sytė e tua tė gėshtenjta

Mbinė trėndafilat e egra

Dhe i prekin telat e fjetura tė kitarės

Mbinė puthjet e zogjve

Kur ēelin mjegullat vezė tė kuqe

 

Asnjeri prej jush asnjėherė

Nuk deshėt tė kuptoni

Se pasioni im i ngjan asaj tė erės

Kokėfortėsia e juaj

Mė bėri tė jem njė tjetėr njeri

 

Mos harroni si njerėzit

I dua pėllumbat

I dua edhe fluturimet e pakushtėzuara

Qe u shėmbėllejnė

Rrufeve tė zjarrta

Si nė atdheun tim

Nė mua rritet shpendi i shenjtė

Nga ky gur i stralltė

Gjithmonė kanė lindur

Dhe vdekur pėllumbat prej zjarri

Siē kanė lindur dhe vdekur perėnditė

 

Ottawė, 6 korrik 2017