.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Zona e muzgut - Pėllumbi i bardhė i fatit

Shkruan: Raif KASI

      

PĖLLUMBI I BARDHĖ I FATIT

 

 

     Kjo ėshtė toka jote dhe banesė e shpirtit tėnd tha bashkudhėtari i tij i panjohur. Ju jeni kėtu pėr tė vuajtur dhe mėsuar, por do tė vijė dita kur do ta lini.

 

 

 

            Me mendimet e tretura diku te thellėsitė e shpirtit tė tij, Rasimi  rrinte  pėrballė shkurreve tė dendura. Para vetes kishte vetėm njė qėllim: si ta shėronte tė birin nga sėmundja e rėndė dhe e pashėrueshme. Mjekėt kishin provuar krejt ēka kishin patur mundėsi the nė fund kishin ēuar duart. I shembur nga dhembja shkaku i sėmundjes sė tė birit dymbėdhjetėvjeēar, Qazimit, Rasimi hulumtonte rrėqethshėm nė mendimet e fshehura tė "botrave" tė largėta tė ndėrdies sė vet me shpresė se do tė gjente zgjidhjen pėr shėrimin e birit tė tij. Nė njė kotje tė lehtė ndjeu se diēka e ngriti dhe ai shpejt hapi sytė, por para vehtes pa vetėm qiellin. Qielli, i katėrt dhe disi i thellė. Dikush, po diē e mbante pėr dore. Ai i frikėsuar u kthye dhe pa qenien nga drita, e cila e mbante pėr dore gjersa me shpejtėsi tė papėrshkrueshme fluturonin hapėsirave tė pafundme kozmike.

            Mos u frikėso i tha njeriu nga drita, thua ia lexoj mendimet e tija.- Po tė dėrgoj gjer tek inteligjenca kozmike, e cila do tė tė ndihmoj qė fėmija tė shtrohet.

            Ashtu i zgjjuar, i trazuar nga frika e asaj ēka shihte, Rasimi pranoi. Dashuria ndaj fėmijės e detyronte tė harroj frikėn dhe tė panjohurėn. Nė largėsitė, diku nė kozmos, u duk trupi qiellor i ngjashėm si "konjaku" i kaltėr fėmijėror. Ndjente shungullimė nė shpirt, tė cilėn nuk mund ta pėrshkruante.

            Saktė, kjo ėshtė toka jote dhe banesė e shpirtit tėnd - tha bashkudhėtari i tij i panjohur. Ju jeni kėtu pėr tė vuajtur dhe mėsuar, por do tė vjen dita kur do ta lini. Natyrisht, varėsisht se sa shpir­ti ka pėrparuar nė njohje. Mbaje mend, dashuria ėshtė "karburanti" pėr tu shkėputur prej saj. Dashuria jote ndaj fėmijės tėnd, tė cilėn e rrezatoi mendja jote, depėrtoi thellė nė botrat tona dhe ne e kemi pranuar si tonėn. Ne jemi tė ndjeshėm nė tė. Secili me sjelljen e vet individuale do ta gjejė botėn e tij, qoftė tė mirė apo tė keqe; - vazhdoi me sqarimet qenia prej drite.

            Zėri vinte nga tė gjitha anėt, i qartė dhe i kuptueshėm, kurse qenia nuk hapte buzėt. Rasimi nuk shprehte ēudinė, pos qė ai ia lexonte mendimet. Kur shpirti i yt tė jetė nė nivel mė tė lartė evolutiv, do tė jesh nė gjendje qė ta kuptosh kėtė. Ēelėsi pėr kėtė ėshtė dashuria. Jo vetėm ndaj fėmijės tėnd, por edhe ndaj tė gjithėve - ndaj ēdo krijese tė gjallė dhe siē thoni ju, ndaj natyrės sė vdekur.

 

 

            Pėrnjėherėsh, para tyre, u krijua qenia me aurė pazakonshėm tė gjatė, nė tė cilėn Rasimi nuk mund tė shikonte. Gulfa e dritės e verboi.

            Ky ėshtė ai njeriu, tė cilin dashuria ndaj fėmijės e solli si harfėn nėpėr botrat tona; - i raportoi udhėheqėsi i Rasimit qenies me aurė tė madhe.

            - A ėshtė ende ashtu e fuqishme? - pyeti. Rasimit, po si krua, i shkuan lotėt dhe qau si fėmija. Edhe mė fortė se mė parė.

Kjo ėshtė test shpirtin tėnd; - tha qenia me dritė tė madhe.

            Kur me fuqinė e dashurisė sate do tė ngjallėsh kėtė pėllumb tė bardhė tė cofur, do tė jesh nė gjendje tė shėrosh fėmijėn tėnd. Nė tė kundėrtėn, gjasat tuaja janė tė vogla, ose kurrfare.

            Rasimi ndjeu dashuri tė papėrshkrueshme ndaj pėllumbit tė bardhė tė cofur. Ēuditėrisht, gjer mė sot kėtė s'e kishte ndjerė. Ndjenjat derdheshin. Qazimi shpesh mė parė kishte vrarė pėllumba tė bardhė. Dorėn nė zemėr, viteve tė fundit e kishte ndėrprerė, shkaku i qortimeve tė pėrhershme tė tė jatit. Rasimi i donte shtazėt, sidomos pėllumbat. Jo, dashuria qė tash buronte nga shpirti nuk mund tė matej me kurrfarė parametra tė kėsobotshėm.

            Ndjeu ndihmesė tė pakufishme nė fuqizimin e saj nga ana e krijesave tė dritės. Ndjente se si energjinė e dashurisė e kanalizonin pėrmes tij, e pastaj e pėrqendronin nė pėllumbin i cili filloj tė lėvizte. Sa mė shumė pėrpėlitej, ndjente dashuri mė tė madhe dhe dėshire pėr tė fluturuar. Ngjyrėra nuancash tė ndryshme e kapluan shpendin e bardhė dhe ai fluturoi dhe ra mbi krahun e tij. Ndjeu vajin e tij. Qanin sė bashku nga lumturia.

            - Dashuria e sinqertė po buron nga ti, vėlla; - tha qenia prej drite. E tash ktheu poshtė dhe ji i lumtur qė ke mėsuar njė mėsim tė mirė nė evolucionin e shpirtit. Edhe pėllumbi mbi tokė ka qėllimin e tij. Ai qėllim, vėlla, ėshtė qė tė lirohet dhe qė shpirti i tij tė jetė i lirė. Biri yt shpesh u ka ndėrprerė shkollėn e tyre nė klasėn e hershme. Si krijesė e njė niveli mė tė lartė evolucioni. kėtė s'ka guxuar ta bėjė - rekomandoi qenia me aurė tė madhe dhe pastaj me shpejtėsi tė madhe u largua nga vendi i takimit.

            I plotė nga lumturia, qė pėllumbi i bardhė ishte ngjallur, harroi pėr momentin nė djalin e tij. Qenia prej drite e rroku prej dore dhe me shpejtėsi tė madhe e dėrgoi poshtė, ne vendin nėn shkurre. Pastaj e pa se si largohej dhe ndjeu pikėllim qė u ndanė. Nuk ishte i sigurt nė ishte tėrė ajo njė ėndėrr apo realitet. Vendosi tė kthehej nė shtėpi patjetėr, edhe pse ishte nisur tė kėrkonte mjek. Dhembja pėr tė birin ia shqyente zemrėn, por njė fuqi e shtynte kah shtėpia.

            Nė prag e priste fėmija i sėmurė, dhe pas plot gjashtė muajsh qė i kishte kaluar nė krevat, tash i hidhej nė pėrqafim.

            - Baba, ka fluturuar pėllumbi i bardhė dhe mė ka dhėnė jetė. Oh, sa kam gabuar ndaj tyre! Betohem.

            Tashti i dua shumė, sė tepėrmi... me zė tė dridhur nga vaji pėshpėriste Qazimi, dhe gjersa pėllumbi i bardhė largohej nė horizont, babai dhe i biri kohė tė gjatė mbetėn tė pėrqafuar, duke qarė nga lumturia.