Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Parafytyrimi kreativ (4)

Shkruan: Shakti GAWAIN 

  Pėrktheu: Avni K. KĖPUSKA

PARAFYTYRIMI KREATIV (4)      

          Parafytyrojeni jetėn si njė lumė. Shumė vetė rrijnė bri lumit, tė frikėsuar se do tė rrėshqasin si dhe po rrezikojnė se do t'i bartė rryma e ujit. Nė momentin e caktuar ēdo person duhet tė jetė i kėnaqur, thjesht tė lėshohet dhe tė ketė besim tė sigurt se lumi do ta bartė mė tutje. Nė kėtė moment ky person mėson "tė ecė me rrjedhat'', e kjo na jep ndjenjė tė jashtėzakonshme.

 

 

 

            Po theksojmė disa ēėshtje pėr tė cilat duhet kushtuar kujdes gjatė afirmimeve:

            1. Pėrherė shprehini afirmimet nė kohėn e tashme, e jo nė tė ardhmen. Me rėndėsi ėshtė qė tė krijohen ato si ekzistente. Mos thuani "Do tė gjej punė tė jashtėzakonshme", por mė mirė thuani: "Unė tani jam nė punė tė re tė jashtėzakonshme". Me kėtė nuk e gėnjen vetveten; me kėtė e pranoni faktin se sė pari tėrė kjo krijohet nė planin mendor, para se tė tregohet nė realitetin objektiv.

            2. Pėrherė shprehini informacionet nė mėnyrėn mė tė njohur. Konfirmojeni atė qė realisht e dėshi­roni, e jo atė qė nuk e dėshironi. Mos thuani: "Unė mė nuk vonohem nė mėngjes", por mė mirė thuani: "Unė tashmė ēdo mėngjes zgjohem me kohė dhe me plot energji". Me kėtė siguroni qė vetė tė krijoni pasqyrėn e mundshme shqisore.

            Nganjėherė do tė ndjeheni qė afirmimet mė mirė t'i shfaqni negativisht, posaēėrisht kur bėni pėrpjekje pėr t'i mėnjanuar pengesat specifike emo­cionale ose shprehitė e liga, do tė thotė: "Nuk mė ėshtė e nevojshme tė jem i acaruar pėr tė arritur rezultate". Ky tip afirmimesh pėrherė duhet tė pėr­cillet me njė afirmim pozitiv, i cili e pėrshkruan atė qė doni ta krijoni, etj. "Unė tani jam thellėsisht i drejtpeshuar dhe i rehatshėm, si dhe tė gjitha ato po i arrij me lehtėsi dhe pa mundim".

            3. Marrė nė pėrgjithėsi, afirmimet e thjeshta e tė shkurtra janė efikase.

            Afirmimet duhet tė jenė shprehje e qartė qė bart ndjenjė tė fuqishme; sa mė shumė ndjenja tė bartė pėrshtypja nė mendjen tuaj do tė jetė mė e fuqishme. Fjalėt e gjata e tė plota dhe afirmimet teorike e humbasin ndikimin emocional, dhe mbesin "udhė pa rezultate".

            4. Pėrherė zgjedhni afirmime qė konsideroni se janė tė "drejta" pėr ju. Atė qė e shfrytėzoni njė herė, ndoshta nuk mund tė shfrytėzoni herėn tjetėr. Afirmimi duhet t'ju japė ndjenjė pozitive e plotė­sisht tė lirė e bujare. Po qe se nuk e jep atė qė u tha, gjeni afirmim tjetėr ose tentoni ndėrrimin e fjalėve derisa tė fitoni ndonjė afirmim tė drejtė.

            Natyrisht, nuk mund tė ndjeni rezistencė emo­cionale tė cilitdoēoftė afirmim, por kur gjeni rrugė­dalje, posaēėrisht shfrytėzoni atė afirmim qė ju vepron fuqishėm dhe qė do tė bėjė ndėrrimin e drejtė nė vetėdijen tuaj. Kjo ėshtė rezistenca tjetėr juaja filluese dhe e thjeshtė "unė" nė ndėrrime dhe nė pjekuri.

            5. Pėrherė ta keni nė mendje, kur bėni afir­mime, krijoni diēka tė re dhe tė freskėt. Ju nuk po tentoni tė pėrmirėsoni a tė ndryshoni diēka qė veē ekziston. Kur do ta kishit bėrė kėtė, do tė ishte rezistencė e asaj qė "ėshtė", qė do tė nxiste konflik­te nė ju. Ndėrmerrni qėndrim pėr tė pranuar dhe pėr t'u disponuar me diēka qė ekziston nė jetėn tuaj, e njėherit pėr atė qė dėshironi, sepse nė ēdo rast mundėsia ėshtė e re pėr tė filluar krijimin e asaj qė dėshironi dhe atij qė mė tepėr do t'ju bėjė tė lumtur.

            6. Destinimi i afirmimit nuk ėshtė tė veprojė nė kundėrshtim tė emocioneve a tė tentojė t'i ndėrrojė ato. Ėshtė e rėndėsishme tė pranoni dhe sprovoni tėrė ndjenjat tuaja, pėrfshirė edhe ato tė ashtuqua­jturat "negative" pa orvatje qė t'i ndryshoni. Po ashtu afirmimet mund t'ju ndihmojnė pėr tė for­muar qėndrim tė ri ndaj jetės, qė do t'ju mundėsojė tė pėrjetoni aq mė tepėr pėrvoja pozitive.

            7. Kur i shfrytėzoni afirmimet, tentoni qė sa mė shumė tė jetė e mundur tė krijoni ndjenjėn e besim­it qė ato tė jenė reale. Pėrkohėsisht (bile pėr disa Minuta) mėnjanoni dyshimin dhe pasigurinė, si dhe disponojini ato me energji mentale dhe emocionale.

            Po qe se dyshimet, rezistenca a mendimet nega­tive gjenden nė udhėn e afirmimeve, bėjini njė nga proceset e spastruara apo njėrin proces tė afir­mimeve tė shkruara dhe tė dhėna nė pjesėn e katėrt tė kėtij libri.

            Nė vend se afirmimet t'i shqiptoni formalisht, pėrpiquni tė krijoni ndjenjėn se me tė vėrtetė keni forcė tė krijoni atė realitet (qė zatėn edhe e posedoni). Kjo dukshėm do tė ndikojė nė efikasitetin e tyre.

            Afirmimet mund tė shfrytėzohen vetėm pėr vetvete ose nė kombinim me parafytyrimin. Ato pėrherė duhet tė jenė pjesė tė periudhave tuaja tė rregullta tė meditimit nė parafytyrimin kreativ. Nė tekstin e mėtejmė do t'ju jap ide pėr mėnyra tė tjera tė shumta tė pėrdorimit tė afirmimeve.

            Afirmimet janė tė frymėzuara dhe mė tė fuqishme ku pėrfshijnė sferat nė fusha spirituale. Po pėrmendim Lao Ce, Jezusin, Budėn ose ndonjė mėsues tjetėr tė madh, qė i japin energji spirituale afirmimit tuaj dhe qė pranojnė burimin universal tė tė gjithė ēėshtjeve. Ndoshta dėshironi tė shfrytėzoni aso shprehjesh siē janė: dashuria hyjnore, ndriēimi brenda nė mua apo inteligjenca universale.

 

            Disa shembuj:

            Dashuria hyjnore tani shprehet pėrmes meje me qėllim qė ta arrij.

            Dashuria e pafundme nė mua tani krijon mrekullira nė jetėn time.

            Unė jam i vetmi me natyrėn time tė lartė dhe posedoj fuqi tė pafundme krijuese.

            Qenia ime e lartė mė orienton pėr gjithēka qė punoj.

            Inteligjenca e pafundme jeton nė mua dhe paraqitet nė botė pėrmes meje.

            Ndriēimi i pafundmė mė rrethon, dashuria e pafundme me hap, fuqia e pafundme rrjedh pėrmes meje. Kudo qė jam, aty ėshtė edhe universi dhe ēdo gjė ėshtė mirė!

 

 

            "Paradoksi spiritual"

 

            Ata qė kanė studiuar filozofinė e lindjes ose qė janė nė rrugėn e rrjedhės sė vetėdijes, nganjėherė ndjejnė rezistencė tė caktuar tė shfrytėzimit tė parafytyrimit kreativ, kur pėr herė tė parė dėgjojnė pėr te. Konflikti i tyre rrjedh nga paradoksi se nė dukje e shikojnė pėrmes idesė sė qėllimeve dhe kri­jimit tė asaj qė e dėshirojnė nė jetė. E them paradoks nė dukje, pasi qė nė realitet nuk ndodhin kontradikta midis kėtyre dy mėsimeve, kur ato janė tė kuptueshme nė nivel tė lartė. Qė tė dy mėsimet paraqesin parime tė rėndėsishme qė duhet tė kup­tohen dhe tė jetėsohen pėr tė mbetur si qenie e vetėdijshme. Pėr t'i shpjeguar se si kėto plotėsohen ndėr vete, mė lejoni qė t'i ndaj me ju pikėpamjet e mia nė procesin e rritjes sė brendshme.

            Shumica e popullsisė nė kulturėn tonė ėshtė e tjetėrsuar nė kuptimit e identitetit personal. Pėrkohėsisht e kemi humbur lidhjen e vetėdijshme me atė vetėdijen e tyre tė lartė personale, pėr jetrat personale. Nė njė mėnyrė tė brendshme ndjehen tė pandihmė; nė themel ndjehen tė pafuqishėm pėr tė kryer ndėrrime reale nė jetėn personale edhe nė botė. Kėto ndjenja tė brendshme tė pandihmė nxisin atė nė pėrpjekje tė pamatur dhe nė luftė qė tė arri­het shkalla e fuqisė sė caktuar ose e kontrollit nė jetėn e vet.

            Kėshtu njerėzit mbesin tė orientuar nė qėllimin; mbesin emocionalisht tė lidhur pėr ēėshtjet a njerėzit jashtė vetes, pėr tė cilėn ndjejnė se janė tė nevojshėm qė vetė tė jeni tė lumtur. Ndjejnė se diēka u mungon nė veten e tyre dhe ashtu, pėrherė duke u pėrpjekur pėr tė plotėsuar zbrastėsinė e duke tentuar tė manipulojnė me botėn e jashtme, tė arrijnė atė qė e dėshirojnė. Kjo ėshtė gjendje nga e cila shumica e njerėzve vetes i shtrojnė qėllime dhe bėjnė pėrpjekje pėr tė krijuar atė qė e dėshirojnė nė jetė. Mjerisht, nga ky nivel vetėdija nė pėrgjithėsi ėshtė e pasuksesshme... nga se, ose vetvetes i vini shumė pengesa qė nuk mund tė keni sukses, ose zatėn i arrini qėllimet tuaja dhe pastaj konstatoni se ato nuk jua sjellin fatin e brendshėm.

            Kur e pranojmė kėtė dilemė, atėherė fillojmė tė hapemi ndaj rrugės spirituale. Kuptojmė se duhet tė ekzistojė edhe diēka nė jetė dhe fillojmė kėtė ta kėrkojmė.

            Mund tė pėrjetojmė pėrvoja dhe procese tė llojl­lojshme nė atė kėrkim, por nė fund prapė gradual­isht i kthehemi vetes. Vėrtet, i kthehemi pėrvojės sė instinktit tė qenies sonė personale, ose mendjes (arsyes) universale, e qė ndodhet nė tė gjithė ne. Nėpėrmjet kėsaj pėrvoje ne, nė fund, kthehemi nė spiritualizmin e fuqishėm e tė plotė personal; zbrastėsia brenda nė ne ėshtė plotėsuar dhe bėhemi qenie e ndritshme qė ndan dritėn dhe dashurinė qė nxisin rrjedhėn nga ne me tė gjitha qeniet rreth nesh.

            Ky proces ėshtė i njohur si i arsimuar dhe besoj se ky ėshtė vazhdim i evolucionit tė ēdo person­aliteti qė nuk mund tė jetė i plotė ndėrsa nuk e nda­jnė tė gjithė tė afėrmit tanė. Kėshtu qė, tė gjithė ne, jemi tė pėrgjegjshėm njėlloj pėr arsimimin e tė gjithė njerėzve nė planetin tonė.

            Tani t'i kthehemi paradoksit tonė tė supozuar.

            Kur tė dilni nga gjendja me orvatje manipuluese e tė zbrazėt, sė pari duhet tė mėsoheni tė jeni tė lir­shėm. Duhet tė qetėsoheni, tė ndėrpreni sė luftuari, tė ndėrpreni shtrėngimet dhe manipulimet me ēėshtjet dhe njerėzit pėr tė fituar atė qė dėshironi dhe qė mendoni se pėr ju ėshtė e nevojshme, nė tė vėrtetė ndėrprejeni tė bėni aq dhe tentoni tė provoni gjendjen ekzistenciale pėr sa kohė.

            Kur kėtė njėkohėsisht e bėni, menjėherė zbu­loni se vėrtet do tė jeni tė mirė; jashtėzakonisht mirė do tė ndjeheni vetėm sepse pėr kėtė ekzistoni, se edhe bota ekziston, e mos tentoni t'i ndryshoni ēėshtjet. Kjo ėshtė pėrvojė themelore e ekzistimit "kėtu tani" dhe kjo ėshtė filozofia e domethėnies budistike "lirimi nga lidhmėria". Kjo ėshtė njė ndėr pėrvojat mė themelore nė rrugėn pėr arritjen e vetėdijes.

            Kur filloni ta pėrsėritni kėtė pėrvojė, gjithnjė e mė shpesh ia hapni rrugėn "unit" tė lartė (qenies sė lartė), si dhe tash a mė vonė sasia e madhe e energjisė sė parafytyrimit natyror do tė fillojė t'i rrjedhė qenies suaj. Gradualisht do tė shihni se vetė ju po e krijoni jetėn Tuaj tė tėrėsishme dhe ēdo pėr­vojė qė e pėrjetoni, si dhe nė kėtė mėnyrė intereso­heni tė krijoni pėrvoja tė pasura pėr vete dhe pėr tė tjerėt. Tėrė energjinė doni tė pėrqendroni tek qėl­limet mė tė larta dhe mė tė plota, qė ju janė reale nė ēastin e duhur. Kuptoni se jeta nė themel ėshtė e mirė, e pasur, e lumtur, dhe se nuk e keni atė qė e dėshironi pa angazhim dhe vėshtirėsi. Kjo ėshtė pjesė e sė drejtės suaj natyrore qė rezulton nga vetė funksioni i jetės. Kjo kohė ėshtė kohė kur parafy­tyrimi kreativ si mjet mund tė mbetet mjaft i rėndė­sishėm.

            Dua tė theksoj njė shembull fotografik, pas tė cilit shpresoj se do ta keni mė tė qartė:

            Parafytyrojeni jetėn si njė lumė. Shumė vetė rrijnė bri lumit, tė frikėsuar se do tė rrėshqasin si dhe po rrezikojnė se do t'i bartė rryma e ujit. Nė momentin e caktuar ēdo person duhet tė jetė i kėnaqur, thjesht tė lėshohet dhe tė ketė besim tė sigurt se lumi do ta bartė mė tutje. Nė kėtė moment ky person mėson "tė ecė me rrjedhat'', e kjo na jep ndjenjė tė jashtėzakonshme.

            Kur mėson tė notojė nė atė lumė, mund tė shikojė pėrpara dhe t'ia pėrcaktojė vetes rrugėn pėr tė mbaruar rreth bjeshkėve dhe pengesave, si dhe pėr tė zgjedhur nė cilin prej shumė kanaleve dhe degėzimeve do tė notojė, e qė gjithė kohėn "shkon me rrjedhėn".

            Kjo na tregon se si mund tė kėnaqemi "kėtu dhe tash" duke notuar me atė se ēka ėshtė dhe, njėko­hėsisht, me vetėdije tė orientohemi kah qėllimet tona, duke marrė pėrgjegjėsinė pėr krijimin e jetės personale.

            Mbani mend, gjithashtu, se parafytyrimi kreativ ėshtė mjeti qė mund tė shfrytėzohet nė cilindo qėl­lim (cak), pėrfshirė kėtu edhe qėllimet e rritjes sė vetėdijes personale. Shpeshherė ėshtė e rėndėsisė sė veēantė shfrytėzimi i parafytyrimit kreativ me qėllim qė ta parafytyroni si person tė rehatshėm dhe tė hapur, i cili "rrjedh", jeton "tani dhe kėtu" dhe i cili pėrherė ėshtė bashkė me qenien e vet tė brendshme.

 

Qofshi tė bekuar me ēdo gjė qė ju do zemra!

 

            Fund i kapitullit tė parė

 

(1)       (2)       (3)