Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Pėrmbajtja e emocioneve

http://www.gazetatelegraf.com/

      

PĖRMBAJTJA E EMOCIONEVE

 

       Por vetėkontrolli fitohet mbi tė gjitha qė nga fėmijėria dhe zhvillohet gjatė viteve tė para tė jetės. Por nuk ėshtė e thėnė qė vetėkontrolli tė jetė i shpejtė apo i avashtė. Mundėsia pėr tė shtyrė njė dėshirė varet nga faktorė tė ndryshėm. Pėrveēse dėshirės pėr njė ēmim, faktorėt e tjerė po kaq tė rėndėsishėm ishin: zgjatja e kohės sė pritjes dhe mundėsia pėr tė parė shpėrblimin, por pavarėsisht kushteve, disa fėmijė arrinin t'i kontrollonin mė shumė impulset e tyre.

 

 

            Aristoteli pėr drejtimin e emocioneve ka thėnė dikur: "Tė zemėrohesh me personin e duhur, nė masė tė duhur, nė kohė tė duhur, pėr arsye tė duhur nė mėnyrė tė duhur".

            Vetėkontrolli i emocioneve ka qenė dhe ėshtė njė nga luftėrat mė tė mėdha tė njeriut me vetveten. Humbja e mendjes dhe drejtimi i qenies nga emocionet e furishme ka sjell jo pak herė rrjedhoja nga mė shkatėrrueset jo vetėm pėr "shpėrthyesin e emocioneve", por edhe pėr njerėzit e tjerė. Dhe nė fakt shumė herė vetėpėrmbajtja ėshtė mė e vėshtirė se mbajtja e tė tjerėve.

            Por megjithatė sidomos nė dekadėn e fundit deri mė tani janė regjistruar njė numėr i madh i punimeve shkencore mbi emocionet. Mė tė veēantat janė realizuar falė metodave bashkėkohore, siē ėshtė teknologjia e re pėr incizimin e trurit. Falė kėsaj teknologjie, pėr tė parėn herė nė historinė e njerėzimit, ėshtė bėrė e mundur tė shihet ajo qė ka qenė burim i mistereve mė tė mėdha: saktėsisht, nė ē"mėnyrė funksionon masa e ndėrlikuar e qelizave derisa mendojmė, ndiejmė, imagjinojmė, ėndėrrojmė. Njė forcė e kėtillė e shėnimeve neurobiologjike na ka bėrė tė mundur qė mė qartė se kurrė mė parė t'i kuptojmė se si qendrat mendore emocionale arrijnė deri tek zemėrimi apo lotėt, dhe nė ē"mėnyrė pjesėt e vjetra tė trurit na shtynė tė bėjmė luftėra, sa edhe dashuri, dhe na orienton kah e mira apo e keqja. Kjo qartėsi e paparė mbi ndikimin e emocioneve dhe mungesės sė tyre i nxjerr nė plan tė parė ilaēet e freskėta pėr krizat kolektive emocionale.

            Argumenti pėr vlerėn e inteligjencės emocionale varet nga lidhshmėria midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnė njė mori argumentesh dhe komponentė, qė dėshmojnė se pikėrisht qėndrimet themelore etike varen prej shkathtėsive emocionale. Ata tė cilėt janė tė varur nga impulsi, atyre tė cilėve iu mungon vetėkontrolli, vuajnė nga mungesa e moralit: shkathtėsia pėr ta kontrolluar impulsin paraqet bazėn e vullnetit dhe karakterit. Ngjashėm me kėtė, rrėnjėt e altruizmit janė nė empati (nė shkathtėsinė pėr t'i "lexuar" ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston ndjenja pėr vuajtjet dhe dėshirat e tjetrit, atėherė nuk ekziston as brengosja. Edhe pse ekzistojnė dy drejtime morale, pas tė cilave koha jonė aq shumė lakmon ato janė, mė se tė vėrteta, vetėkontrolli dhe ngushėllimi.

            Ėshtė vėrejtur mėnyra nė tė cilėn faktet neurologjike e shprehin talentin themelor pėr jetesėn tė quajtur inteligjencė emocionale: pėr shembull, si tė mposhtet impulsi emocional; tė dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; nė ē"mėnyrė tė harmonizohen marrėdhėniet reciproke personale etj. Njė model i kėtillė i zgjeruar i tė kuptuarit "tė jesh inteligjent" i vėnė emocionet nė qendėr tė mjeshtėrisė sė tė jetuarit. Disa dallime kryesore, tė cilat i mundėson vetėkontrolli i emocioneve, nė ē"mėnyrė kėto shkathtėsi i ruajnė miqėsitė tona tė vlershme apo edhe se si mungesa e tyre mund t'i rrėnojė; nė ē"mėnyrė fuqia e tregut e cila rishtazi e formon jetėn tonė punuese pa presedan, si sukses pune e vėnė inteligjencėn emocionale; se si emocionet toksike e vėnė nė pyetje shėndetin tonė, e njėjtė sikurse pirja konstante e duhanit, derisa emocionet e balancuara mund ta ruajnė mirėqenien dhe shėndetin tonė. Trashėgimia gjenetike e ēdo njėrit prej neve i ka dhuruar disa pika kryesore emocionale, tė cilat pėrcaktojnė temperamentin tonė. Por procesi psikik pėr tė cilėn po flitet ėshtė shumė i ndryshėm; temperamenti nuk ėshtė fat. Gjithashtu, emocionet tė cilat fėmijėt i mėsojmė nė shtėpi dhe nė shkollė i formulojmė si procese emocionale, duke na bėrė tė pėrvojshėm apo tė papėrvojshėm mbi bazat e inteligjencės emocionale. Kjo do tė thotė se fėmijėria dhe adoleshenca janė pika kritike, ku krijohen shprehitė emocionale, tė cilat do tė na udhėheqin nė jetė.

            Llojet e rreziqeve, tė cilat i presin ata tė cilėt nė rrugėn e pjekurisė nuk mund ta mposhtin mbretėrinė e emocioneve, se si mungesa e inteligjencės emocionale e zgjeron fushėn e rrezikut, prej depresionit dhe dhunės deri tek ērregullimet nė tė ushqyer dhe pėrdorimit tė drogės. Por edhe vėrteton se nė ē'mėnyrė shkolla e porsaformuar i mėson fėmijėt pėr shkathtėsitė emocionale dhe shoqėrore tė nevojshme pėr t'u ēuar jeta nė rrugė tė drejtė. Nė etikėn e Nikomahut me hulumtimin filozofik aristotelian tė virtytit, karakterit, jetės sė mirė, shtytja gjendet nė harmonizimin e jetės emocionale me atė intelektuale. Epshet tona, nėse shfaqen drejt, posedojnė urtėsinė; udhėheqin me mendimet, vlerėsimet dhe ekzistencėn tonė. Por ato lehtė mund tė shtrembėrohen dhe kjo shpesh ndodh. Sipas Aristotelit problemi nuk qėndron nė emocione, por nė rregullsinė e emocioneve dhe nė shfaqjen e tyre.

 

 

            Pėrderisa si hap kah vetėdija dėgjojmė ndjenjat tona dhe mėsojmė nga ato, vetėkontrolli ėshtė kontrolli dhe udhėheqja me kėto ndjenja kėshtu qė nga kėto tė ketė mė shumė tė mira sesa dėm. Pėrmbajtja emocioneve krijon anėn racionale dhe kohėn e qetėsimit tė ndjenjave kur ėshtė nevoja. Gjithashtu ajo ndihmon nė veprimin me qėllim, e jo nė mėnyrė impulsive.

            Ndėrmerrja e pėrgjegjėsive pėr reaksionet emocionale nė jetė i rrit edhe mė shumė aftėsitė e pėrmbajtjes emocionale. Kur ndieni se jeni tė paparashikuar, pranoni fuqinė personale, gjeni njė mėnyrė qė tė veprojė si ndėrprerės "emocional". Secilėn situatė irrituese formėsojeni nė "ushtrim tė zgjidhjes sė problemit". Kur ballafaqoheni me situatėn, e cila shkakton reaksion tė padėshiruar emocional, zvogėlojeni zemėrimin tuaj ashtu qė do tė forcoheni nė sjellje. Kėtė formėsojeni ashtu qė sjellja tė bėhet problem e jo personi nė fjalė. Ekziston dobi e madhe nga vetėdistancimi i ndonjė situate tė pakėndshme dhe orientoni energjinė tuaj nė ndonjė aktivitet tė ri. Kjo do t'ju ndihmojė qė tė ktheni perspektivėn, tė rrisni koncentrimin dhe tė riorganizoheni.

            "New Scientist" nga ana tjetėr ka zbuluar se vetėkontrolli varet nga faktorė tė tjerė, siē janė hapėsirat qė rregullojnė vetėkontrollin nė lobet frontale, sidomos i djathti. Kur kėto hapėsira dėmtohen, njerėzit bėhen tė paaftė tė kontrollojnė emocionet dhe humbasin frerėt pengues. Kėto zona frontale janė edhe vatra e kujtesės operative, njė regjistėr mendor, ku mbajmė informacionet pėr kohėn qė na nevojitet pėr kryerjen e njė detyre. Kur kujtesa operative ėshtė shumė e angazhuar nė njė detyrė vetėkontrolli ėshtė mė i vėshtirė dhe priremi mė tepėr ndaj tundimeve, nga zemėrimi e deri tek e ngrėna pa limit. Lobet frontale maturohen rreth moshės 20-vjeēare dhe me kalimin e moshės bėhen mė pak funksionuese. Kjo shpjegon faktin se pėrse adoleshentėt nuk janė aq tė disiplinuar sa tė rriturit, apo qė tė moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.

            Por vetėkontrolli fitohet mbi tė gjitha qė nga fėmijėria dhe zhvillohet gjatė viteve tė para tė jetės. Por nuk ėshtė e thėnė qė vetėkontrolli tė jetė i shpejtė apo i avashtė. Mundėsia pėr tė shtyrė njė dėshirė varet nga faktorė tė ndryshėm. Pėrveēse dėshirės pėr njė ēmim, faktorėt e tjerė po kaq tė rėndėsishėm ishin: zgjatja e kohės sė pritjes dhe mundėsia pėr tė parė shpėrblimin, por pavarėsisht kushteve, disa fėmijė arrinin t'i kontrollonin mė shumė impulset e tyre. Kjo varet nga edukata, por ndoshta edhe nga trashėgimia gjenetike. Mesa duket shkenca ka ende shumė punė pėr tė bėrė.

            Forca e vullnetit ka edhe baza fiziologjike. Njė psikologe nga Universiteti i Kentukit (SHBA) ka theksuar se personat mė tė rezervuar kanė njė rritje provizore tė frekuencės kardiake, pikėrisht kur forca e tyre e vullnetit ėshtė vėnė nė provė. Ky ndryshim i rrahjeve tė zemrės tregon sforcon qė bėn zemra nė tentativė pėr tė injoruar atė qė dėshirojmė, duke u pėrqendruar kėshtu tek ajo qė ėshtė mė e mirė pėr ne.