Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - PĖR PAK KULTURĖ MĖ SHUMĖ…

Shkruan: Entela BINJAKU 

www.dituria.se

      

PĖR PAK KULTURĖ MĖ SHUMĖ…

 

            Librat janė njė ushtrim i mirė pėr  imagjinatėn, e cila  njihet pėr  rėndėsinė qė ka nė rezonancat afektive tek njeriu. Ndaj qytetarėt shqiptarė nė pėrgjithėsi duhet tė kuptojnė se tė lexuarit ndikon nė kultivimin e atyre cilėsive qė kanė njė rėndėsi tė madhe nė dinamikėn e jetės, siē ėshtė ndjeshmėria, empatia,  thellimi tek aspektet emocionale, aftėsia pėr tė paraprirė reagimet e tjetrit etj.

 

 

 

            “Kultura ėshtė thesari mė i ēmuar i njeriut tė qytetėruar, ėshtė stolia e mendjes, lartėsimi i shpirtit, shkathtėsia e ndjenjave, freskia e spiritės…”, - kėshtu  thoshte mė 1938 njė ndėr personalitetet e kulturės dhe gazetarisė shqiptare,  z. Tajar Zavalani.

            Por, si arrihet tek kultura? Si mund mbėrrihet qė  ky mendim  tė  kthehet nė mendėsi dhe bindje shoqėrore? Ky shkrim lindi pikėrisht nga njė refleksion i mbėshtetur nė nevojėn pėr tė njohur shoqėrinė nė disa dimensione, siē ėshtė aftėsimi emocional falė kulturės, leximit, si qėndron gjinia femėrore nė kėtė lėmi etj. Stimulimi emocional qė  arrihet falė  teatrit,  filmit, artit muzikor, librit etj.,  ėshtė njė domosdoshmėri pėr vetė ekzistencėn e njeriut  si njė qėnie e pėrmbushur shoqėrore.  Nė mungesė tė kėtij stimulimi, jeta  karakterizohet nga njė egėrsi dhe agresivitet qė shkon vetėm nė  rritje.

            Edhe pse nė dukje njė parim  i universalizuar dhe larg realitetit tonė, njė vėshtrim nė jetėn e shoqėrisė shqiptare mund ta pohojė kėtė ide. Raporte ndėrpersonale qė tensionohen falė moskuptimeve apo keqkuptimeve, ndjesi tė pashprehura falė varfėrisė nė fjalor, empati e kufizuar, indiferencė ndaj pėrjetimeve emocionale tė tjetrit etj., janė disa nga elementėt qė pėrshkruajnė tablonė tonė shoqėrore.

            Edhe pse nė kėtė ēerekshekulli jeta nė Shqipėri njohu mjaft aspekte liberalizuese, sėrish agresiviteti nė shoqėri ka qėnė gjithėherė i pranishėm dhe i shfaqur nė mėnyra e intensitete  tė ndryshme. Po tė vėshtrohet jeta  e qytetarėve shqiptarė nė tė gjithė vendin, do tė vihet re se pėr aspekte tė stimulimit emocional nuk ėshtė menduar aspak, pėrkundrazi kėsaj mungese i janė shtuar  vėshtirėsitė  ekonomike,  tė pėrballimit tė mbijetesės,  tė cilat nė kushtet e zbrazėtisė shpirtėrore bėhen edhe mė tė vėshtira. Shkaku i kėsaj apo arsyet pėr kėtė mund tė gjenden kudo por nė mėnyrė tė pėrmbledhur do tė thoshim se vetė ngritja e kufizuar kulturore e shoqėrisė  dha premisa pėr kėtė gjendje. Pak ose aspak kinema, pak ose aspak shfaqje teatri, pak ose aspak shfaqje tė muzikės serioze… kjo ėshtė situata e pėrgjithshme nė ēdo cep ku jetojnė qytetarėt shqiptarė, edhe  pse nevoja shpirtėrore e tyre  ėshtė  e krahasueshme me cilindo  qytetar evropian kudo ku jeton. Megjithatė gjatė kėsaj periudhe  njė ndėr fushat qė u pasurua mjaft nė vendin tonė, ishte fondi i letėrsisė nė gjuhėn shqipe.  

            Tituj tė panumėrt nga fusha tė ndryshme tė aktivitetit njerėzor, autorė nga mė tė vlerėsuarit nė botė, emra pėrkthyesish qė u bėnė tė njohur, qėndrojnė  pėrkrah emrave nga mė mirėt  e fushės sė pėrkthimit, etj. Gjatė kėtyre viteve shoqėria u njoh me emocionet e ”Nobelit”, me konceptin e librave “mė tė shitur”, u njoh me letėrsinė qė vinte nga tė gjitha anėt e botės, duke pasuruar bazėn e asaj letėrsie klasike me tė cilėn ishte edukuar  shoqėria qė nė periudhėn e para viteve  ’90 etj. Por, a ėshtė kuptuar rėndėsia e tė lexuarit tek shqiptarėt?

            Mė tej akoma, nė morinė e lexuesve,  sa janė gra dhe vajza  duke qenė se ato kanė njė pėrgjegjėsi tė  madhe  edhe  nė edukimin e fėmijėve? Pėr t’u dhėnė pėrgjigje kėtyre pyetjeve ėshtė e udhės tė japim disa pėrcaktime lidhur me rėndėsinė e leximit.  Ashtu siē veprojnė edhe studiues tė ndryshėm nė botė, edhe ne kemi nevojė tė rekomandojmė nė mėnyrė tė vazhdueshme lexuesit lidhur me efektet e letėrsisė  dhe tė  tė lexuarit. Duke i mėshuar universalitetit tė rėndėsisė sė leximit, nisur  edhe nga boshllėqet e sipėrpėrmendura, duke theksuar  idenė  se shoqėria ka nevojė pėr gra dhe vajza qė lexojnė, letėrsia bėhet njė aspekt i domosdoshėm pėr pėrparim  tek ne. Jo vetėm si njė element i zhvillimit tė imagjinatės, as thjesht si mundėsia e pasurimit tė fjalorit, por tek letėrsia qėndron fuqia e pasurimit tė botės shpirtėrore tė njeriut. Studiues nga kultura tė ndryshme nė botė kanė arritur nė pėrfundime tė rėndėsishme sa i takon ndikimit tė letėrsisė nė aspektin psiko- emocional tė njeriut. Konkretisht,   disa studiues nga Universiteti i Torontos janė tė mendimit se “vlera e letėrsisė sė lexuar qėndron nė pėrpjestim tė drejtė mė aftėsimin e lexuesit pėr tė kuptuar  dhe deshifruar veprimet  e tė tjerėve”.  Sipas tyre, “sa mė e vlerė tė jetė letėrsia e lexuar, aq mė e lartė ėshtė shkalla e njohjes sė pėrjetimeve emocionale tek tė tjerėt dhe tek vetja”. Gjatė punės sė tyre ata panė se njė letėrsi e zgjedhur,  rriste ndjeshmėrinė ndaj emocioneve tė tė tjerėve duke ju dhėnė madje atyre edhe shpjegime mjaft tė thelluara. Duke  shqyrtuar  edhe lexues tė letėrsisė “komerciale” e  asaj fantastike-shkencore u  vu re se edhe pse kėto lloj letėrsie figurojnė nė krye tė listės sė “librave  mė tė shitur”, nuk mund tė japin  po tė  njėjtin pėrfundim si   lexuesit e rastit tė sipėrpėrmendur. Duke u kthyer nė vendin tonė, shoqėria duhet tė kuptojė se tė lexuarit nuk ėshtė njė mėnyrė “pėr t’u arratisur nga  realiteti”, as  edhe njė mėnyrė “pėr tė kaluar kohėn”, por ėshtė mjeti  pėr tė rritur ndjeshmėrinė njerėzore dhe forcėn shpirtėrore pėr tė pėrballuar veprimtaritė e jetės. Letėrsia, duke na dhėnė mundėsinė tė vendosim veten nė vendin e personazheve,  na ka ndihmuar tė zbatojmė  ndjesitė  e pėrjetuara dhe aftėsitė e fituara falė tyre,  edhe gjatė gjithė aktivitetit tonė jetėsor.

 

 

            Duke njohur  agresivitetin  e jetės shqiptare gjatė kėsaj periudhe, ėshtė e domosdoshme tė ndihmohet jeta shoqėrore duke jua bėrė tė qartė qytetarėve tanė  kėtė korelacion  qė ekziston midis ndjesive emocionale qė kultivohen  dhe procesit tė tė lexuarit.

            Pėr tė parė efektet qė ka letėrsia tek lexuesit, studiuesit e universitetit tė Torontos shqyrtuan nė mėnyrė tė krahasuar  reagimet e lexuesve tė letėrsisė sė lėvruar nga nobelistja Alice Munro, me tė cilėn ėshtė njohur edhe lexuesi shqiptar,  me reagimet e lexuesve  sė  njė letėrsie qė kishte pėrftuar edhe cilėsimin “best-seller”. Elementi kryesor qė i dallon kėto dy lloj letėrsish ėshtė  fokusi: tek Alice Munro pėrqėndrimi ėshtė  mė shumė  tek personazhet sesa tek veprimi apo intriga nė vetėvete.  Sipas studiuesve, rrėfimi  i  saj nuk vendos ato kufij tė autoritetit qė i  kanė tė nevojshėm shkrimtarėt e tjerė qė lėvrojnė letėrsinė e tipit ‘best-seller”. Vetė nobelistja e vitit 2013,  Alice Munro me tė cilėn lexuesit tek ne janė njohur pėrmes romanit   “Virgjėresha shqiptare”,  nuk tė thotė ēfarė tė besosh, por ashtu siē ndodh edhe nė jetė,  ajo nxit vetė lexuesit tė paraprijnė  reagimin e personazheve. Ėshtė e pamohueshme qė letėrsia nxit fleksibilitetin emocional  i cili ėshtė bėrė kaq i nevojshėm nė kėto kohė kur raportet ndėrpersonale  mes njerėzve janė kthyer nė thjesht formale,  dhe ku vetė pėrfshirja emocionale  nė to ėshtė e ulėt. Librat janė njė ushtrim i mirė pėr  imagjinatėn, e cila  njihet pėr  rėndėsinė qė ka nė rezonancat afektive tek njeriu. Ndaj qytetarėt shqiptarė nė pėrgjithėsi duhet tė kuptojnė se tė lexuarit ndikon nė kultivimin e atyre cilėsive qė kanė njė rėndėsi tė madhe nė dinamikėn e jetės, siē ėshtė ndjeshmėria, empatia,  thellimi tek aspektet emocionale, aftėsia pėr tė paraprirė reagimet e tjetrit etj. Nėse nė  radhėt e lexuesve, numri mė i madh do tė ishte  nga gjinia femėrore, kjo e dhėnė do ta shtonte optimizmin tonė pėr njė grua mė tė edukuar kulturalisht, tė pajisur me njė botė shpirtėrore tė pasur, emocionalisht mė tė pėrmbushur, me aftėsi shprehėse tė admirueshme etj. Nė kushtet kur jeta shoqėrore nė vendin tonė,  nuk njeh shumė mundėsi stimulimi emocional nga tė tjera fusha tė artit e kulturės, sė paku leximi mund tė plotėsojė atė pjesė qė mbetet nė mungesė tė tyre. Njė shoqėri mė e lexuar nė pėrgjithėsi dhe njė grua e lexuar nė veēanti  do tė ndihmonte shumė edhe aspektet e tjera tė zhvillimit kulturor.  Ajo  ėshtė njė domosdoshmėri pėr shoqėrinė, jo vetėm pėr ekzistencėn e saj njerėzore, por edhe pėr aspektin e saj si qėnie shoqėrore.  Njė grua qė lexon, ndėr tė tjera  nėnkupton njė nėnė tė ardhshme me njė botė shpirtėrore tė pasur, me njė fjalor tė edukuar, me emocione pėr tė pėrcjellė, me ndjeshmėri ndaj sė bukurės etj.  Pėr kėtė arsye leximi rekomandohet dhe nxitet pėrmes agjencive tė ndryshme qė ka ndėrtuar shoqėria, siē ėshtė edhe media, pjesė e sė cilės janė edhe gazetat. Ndaj pėr tė mbėrritur tė pėrcjellim si njė mendėsi shoqėrore pohimin e z. Zavalani ėshtė e nevojshme tė “shfrytėzohet” ēdo mjet qė shoqėria ka krijuar pėr tė pėrcjellė mesazhin e kulturės dhe tė njė shoqėrie qė leximit i avitet me dashuri dhe vullnet. 

 

 

            Autorja ėshtė drejtore e fondacionit “Harriet Martineau”