Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - PĖRSE GRATĖ PĖR VITE DUROJNĖ DHUNUESIN: PSIKOLOGU ZBULON NĖPĖR...

Pėrktheu: Valdet FETAHU

PĖRSE GRATĖ PĖR VITE DUROJNĖ DHUNUESIN: PSIKOLOGU ZBULON NĖPĖR ĒKA KALON ĒDO VIKTIMĖ!

 

            Duhet pasur parasysh se dhunimi mund tė jetė i suksesshėm vetėm nėse ndodh nė heshtje. Nėse gjendeni nė kėtė situate, sa mė shpejt kėrkoni ndihmė. Mos heshtni, bisedoni me dike pėr kėtė, mos i mbani tė gjitha ato ndjenja tė kėqija ne vete. Mė sė vėshtiri ėshtė tė bėni hapin e pare, por mė vonė do tė krenoheni me veten. 

  

 

            Kurrė nuk duhet gjykuar gruan, viktimė e dhunės familjare pėrse nuk ėshtė larguar nga dhunuesi. Dhunuesit janė manipulator tė mėdhenj tė cilėt nė mėnyrė perfide ia ‘shpėrlajnė trurin’, dhe mandej bėjnė ēfarė tė duan.

            Pyetjen tė cilėn gati ēdo grua qė ėshtė viktimė e dhunės pyet: “Pėrse unė ende po vazhdoj tė jetojė me tė?” Njerėzit e tjerė kėtė nuk e kuptojnė. Por nuk e kuptojnė edhe vet viktimat. Psikologu Robert Laj Liftone ka hulumtuar kėtė cikėl tė “shpėlarjes sė trurit” tė viktimave tė dhunės familjare. Taktika tė cilėn dhunuesit e pėrdorin ėshtė shumė e ngjashme me atė qė e pėrdorin tek tė robėrit e luftės apo edhe tek ithtarėt e kultit. Kjo ndodh gradualisht dhe ja se si duket:

 

            1. SULMON IDENTITETIN E SAJ

            Kur dikush pėrpiqet tė kontrollojė personin tjetėr, atėherė fillon sulmi mbi identitetin personal tė vetvetes. Fillon viktimės t’i thotė fjalė tė llojit tė kėtillė: “Ti je kurvė”. “Ti je e pavlerė”. “Nuk je nėnė e mirė”. “Je e shėmtuar, askush ty nuk tė do”.

            Sulmet e kėtilla pėrsėriten me ditė, me javė, me muaj, e shpesh edhe me vite. Si rezultat i kėsaj, viktima bėhet e ēorientuar, e habitur dhe fillon tė dyshojė nė gjithė atė qė ka besuar se ėshtė e vėrtetė. Nė fund e pranon atė bindje tė imponuar.

            Ideja e shpėlarjes sė trurit ėshtė tė shkatėrrojė identitetin e vjetėr dhe tė ndėrrojė me identitet tė ri, me identitet qė ėshtė nė pajtim me bindjet, vlerėsimet dhe idetė e manipulatorit. Pasoja e sulmit mbi identitetin mund tė zgjasin shumė kohė pasi viktima tė mos jetė e ekspozuar situatės sė dhunshme.

           

            2. VENDOSJA E FAJSISĖ

            Fajėsia ėshtė teknikė e mire pėr tė kontrolluar mendjen dhe vendoset nė mėnyra tė ndryshme. Dhunuesi e kritikon viktimėn pėr ēfarėdo qoftė faji, tė vogėl, tė madh, shpesh edhe pa kurrfarė arsye.

            “Ky ėshtė faji yt”.

            “Mė ke detyruar tė bėj kėtė.”

            Dhunuesi do tė marrė nė shenjė njė gabim tė vogėl dhe maksimalisht do ta rrisė. Do ta bartė pėrgjegjėsinė pėr gabimet e veta tek viktima apo i arsyeton sjelljet e veta me fajin e viktimės.

            “Tė mos mė kishe pyetur, nuk do tė kisha goditur”.

            Dhunuesi tek viktima do tė mbjell ndjenjėn e fajėsisė pėr shkak se nuk pajtohet me tė apo nuk e plotėson pritshmėrinė e tij tė madhe. Mund ta bindė viktimin se ajo e meriton atė qė ndodh.

            Pas sulmit nė identitet, kritika e pėrhershme rezulton me atė se viktima fillon tė besojė se dėnimi dhe dhunimi ėshtė i arsyeshėm. Fajėsia lehtė mund tė shndėrrohet nė turp kur pėrvetėsohet. Krijimi i ndjenjės sė fajėsisė, nėnēmimit dhe turpit e shkatėrron vetėbesimin.

            Viktima fillon gjithė kohėn tė ndihet fajtore pėr krejt ēfarė bėnė apo flet – gabim. Kur turpėrohet, viktima mė nuk ndihet keq pėr gjėrat qė i ka bėrė, fillon tė ndihet keq sepse mendon se ajo ėshtė person i keq.

 

 

            3. TRADHĖTIA E VETVETES

            Njėherė kur viktima vėrshohet nga fajėsia dhe turpi. fillon t’i braktisė nevojat e veta dhe tė vendos nė dėm tė mirėqenies personale. Viktima e dhunės e ndėrprenė komunikimin me familjen dhe miqtė e saj, dhe atėherė fillon izolimi – dhunuesi konsideron se familja dhe miqtė janė kėrcėnim pėr marrėdhėnien e tyre. Madje edhe do i fajėsojnė pėr problemet e tyre qė kanė nė lidhje. Viktima e tradhton besimin personale qė e ka pasur tek njerėzit nga tė cilėt e ka ndjerė lojalitetin, e kjo tek viktima e rritė turpin dhe fajėsinė, dhe nė fund i rrėnohet vetėbesimi dhe i ērregullohet vetėdija mbi vetveten. E gjithė kjo rezulton me atė qė viktima bėhet edhe mė e izoluar dhe shumė e mė shumė e varur nga dhunuesi.

 

            4. PIKA THYESE

            Nė kėtė moment viktima mė nuk njihet, nuk e di se kush ėshtė. Ndoshta e ka humbur kontaktin me realitetin. Kėtu bėhet fjalė pėr teknikėn e ēmendjes tė cilėn dhunuesi e pėrdorė pėr tė ēuar viktimėn ‘matanė murit’. Kjo ėshtė pėrpjekja e njė personi pėr ta fshirė realitetin e tjetrit person. Pėr shembull, me kėto fjalė:

            “Ti je e ēmendur, kjo nuk ka ndodhur kurrė!”

            “Po trillon, kjo ėshtė vetėm nė kokėn tėnde!”

            “Je paranojake!”

            Viktima ėshtė e habitur dhe ēorientuar nga ēmenduria dhe mbushja e trurit tė saj me versionin e shtrembėruar tė realitetit. Viktima shpesh e pye veten dhe mendon se ėshtė e ēmendur, apo ndihet e depresionuar, e traumatizuar dhe e ankthshme, por, gjithashtu, paraqiten edhe simptomat e tjerė emocional dhe fizik negative sikurse pagjumėsia dhe paranoja.

            Disa kėtė e quajnė ‘thyerje nervore’. Thurja nervore ėshtė pasojė e plogėshtisė dhe lodhjes sė gjatė qė ka rrjedhė nga vėshtirėsia ekstreme. Vėshtirėsia enorme, depresioni dhe stresi ēojnė tek ndjenja e pashpresisė dhe plogėshtia absolute.

            Aftėsia e viktimės qė nė kėtė fazė tė mendojė dhe gjykojė seriozisht ėshtė e kėrcėnuar. Bėhetė pėrkohėsisht e paaftė tė funksionojė normalisht nė jetėn e pėrditshme.

 

            5. RASTET LEHTĖSUESE

            Pikėrisht kur viktima thuajse mė asgjė nuk mund tė durojė, dhunuesi bėhet mė i butė dhe i afron ēaste tė shkurta tė mirėsjelljes. Atėherė, nė majėn e dhunimit psikologjik, viktima ndjen falėnderim tė thellė pėr ato pak grimca qė i fiton, e shtrirja e kėtij falėnderimi ėshtė hiperbolikisht jo reale.

            Pasi qė perceptimi i viktimės ėshtė i ērregulluar, njė veprim i vogėl i mirėsjelljes ndryshon emocionet e saj nė lehtėsim, kėshtu qė krijon ndjenjėn e adhurimit. Pasi qė potezat e tillė tė dhunuesit janė shumė tė rrallė, reagimet nė kėtė janė tė stėrmadhuara.

            Ato qė viktima merr nga dhunuesi nė ato moment janė pėr shembull: njė gotė me ujė, njė pėrqafin apo njė kompliment. Kjo mund tė ēojė deri tek krijimi i shpresės sė rreme dhe tek viktima krijon ndjenjėn e pėrgjegjėsisė qė tė bėhet tani e tutje edhe mė e mire, tė pėrpiqet edhe mė shumė, dhe e gjithė kjo se momentet e tilla tė mirėsjelljes do tė bėhen mė tė shpeshta.

            Kėto reagime tė paparishikuara janė tė dėmshme pėr mirėqenien mendore, vetėbesim dhe vetėrespekt, Dhunuesi njė ditė mund tė jetė i tillė ditėn tjetėr plotėsisht i ndryshėm. Ky paparashikim shkakton sasi tė madhe tė stresit dhe vėshtirėsisė.

 

            6. PRANIMI I DHUNSHĖM

            Viktima ėshtė aq falėnderuese pėr njė gjest tė vogėl tė mirėsjelljes nė mes periudhės sė dhunimit dhe manipulimit saqė fillon tė pajtohet me kritikat. Pėr tė parėn herė nė procesin e shpėrlarjes sė trurit viktima ballafaqohet me njė kontrast tė fortė nė mes kritikės sė ashpėr dhe dhunimit, dhe nė anėn tjetėr tė njė ndjenje lehtėsimi.

            Nė kėto moment viktima e shikon veten dhe mundohet tė gjejė ato pjesė tė “liga” nė vete dhe mundohet t’i largojė nga ēdo pjesė e qenies sė saj. Kjo drejtpėrdrejtė ēon deri tek krijimi i identiteti tė ri. Viktima fillon t’i pranojė ato vlerėsime tė cilat dhunuesi ia ka mbjellur. Nė kėtė moment viktima ėshtė e gatshme tė mos tregoj asgjė dhe tė hesht, e krejt me shpresė se pėrsėri mund t’i pėrjetojė ato ēaste tė shkurta tė mirėsjelljes.

 

            7. ORIENTIMI I FAJSISĖ

            Viktima nuk di se ēfarė ka bėrė gabim, vetėm e di se ėshtė fajtore. Fillon tė ndjejė fajėsinė pėr atė se kush ėshtė dhe pėr bindjet qė i ka pasur. Kjo krijon boshllėk dhe shans qė dhunuesi edhe mė shumė tė forcojė ndjenjėn e imponuar tė fajėsisė pėr tė gjitha qė ai i mendon.

            Viktima krijon bindjen se sistemi i saj i vlerėsimit ėshtė ajo qė krijon problem – aq mė tepėr e pranon mėnyrėn e tė menduarit tė dhunuesit, dhe turpėrohet edhe mė shumė se kush ėshtė ajo me tė vėrtetė. Nė esencė, kjo ėshtė periudha kur viktima fillon tė pranojė mėnyrėn e re tė tė menduarit dhe tė abstenojė nga e vjetra.

 

            8. MOHIMI I PLOTĖ I IDENTITETIT

            Nė kėtė faze viktima ėshtė bėrė e vetėdijshme se nuk ėshtė aq e keqe, por sistemi i vlerėsimit ėshtė shumė i keq, e nga kjo mund tė nxirret nė atė mėnyrė qė plotėsisht tė ndryshojė sistemin. Fillon ta pranojė se ai sistem i vlerėsimit ka qenė i keq dhe njerėzit qė kanė qenė aty gjithashtu kanė qenė tė kėqij. Pas pranimit tė plotė, procesi i mohimit tė identitet tė vjetėr pėrfundon. Tani dhunuesi ofron identitet tė ri.

            Duhet pasur parasysh se dhunimi mund tė jetė i suksesshėm vetėm nėse ndodh nė heshtje. Nėse gjendeni nė kėtė situate, sa mė shpejt kėrkoni ndihmė. Mos heshtni, bisedoni me dike pėr kėtė, mos i mbani tė gjitha ato ndjenja tė kėqija ne vete. Mė sė vėshtiri ėshtė tė bėni hapin e pare, por mė vonė do tė krenoheni me veten. 

            Nuk keni arsye tė turpėroheni – arsye pėr turp duhet tė ketė vetėm ai qė ju dhunon. Dhe mos harroni, tė gjithė njerėzit janė njėjtė tė vlefshėm dhe askush, ama bash askush nuk tė drejtė t’ju bind se jeni tė pavlerė dhe t’ju poshtėrojė, t’ju shkaktojė dhimbje fizike dhe emocionale.