Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Pėrsiatje imagjinare

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

PĖRSIATJE IMAGJINARE

 

       Dhe nė kėtė botė tė mrekullueshme, nė brendinė e kėsaj oaze, nė kėtė parajsė shpirtėrore, ne transformohemi tėrėsisht - dalim nga kornizat e ngushta tė logjikės, nė hapėsirėn e lirė e tė pafund hyjnore, aty ku mbizotėrojnė vetėm shkėlqime tė arta, shkėlqime brilante... shkėlqime qė i thėrrmojnė edhe molekulat mė tė imta tė reve tė errėta shpirtėrore dhe hapin kaltėrsitė e pafundme tė qiellit tė tij...

 

 

 

"Qeshuni nga thellėsitė e shpirtit, mė shumė se qė merrni frymė, dhe dhuroni dashuri nga  zemra, mė shumė se sa tė rrahurat e saj!"

 

 

            I shtrirė nė kanape, nė orėt e vona tė natės, po e sodisja nga dritarja shkėlqimin e rrezeve tė hėnės, rreze qė depėrtonin pėrmes hapėsirave tė perdes sė dekoruar edhe nė brendinė e dhomės, duke krijuar kėshtu refleksione nga mė tė ndryshmet... qė natyrshėm ngacmonin edhe imagjinatėn time! Dhe nė kėtė rrugėtim imagjinar, nė ekranin e mendjes mė parakalonin imazhe nga mė tė ndryshmet qė kisha dėgjuar, parė e lexuar pėr kėtė satelit tė  ēuditshėm dhe mjaft enigmatik tė planetit tonė, pėr fuqitė mistike tė tij - qė nga ndikimi i fuqishėm i "Hėnės sė plotė" nė ritmin e jetės sė qenieve tė gjallė: sjellje tė pazakonta,  anomali shpirtėrore, dukuria transformuese njeri-ujk... apo si simbolik shumė e preferuar pėr shpirtra romantik, e deri tek faza e "Hėnės sė re", qė konsiderohet edhe si regjeneruese e energjive tė reja, por edhe si bukuria e butėsia e kėsaj mbretėreshe, nė cepin e sė cilės pushojnė qeniet mė tė ndritura, mrekullia hyjnore - engjėjt vet!...

            ...E valėt e imagjinatės sime kėtė natė u stacionuan tek mishėrimi i pėrkryer i mirėsisė hyjnore - tek shkėlqimi i fytyrave engjėllore! Tek kėto krijesa me krahė tė bardhė, tek kėto krijesa qė kanė njė shpirt tė pastėr si kristali, tek kėto krijesa qė kanė njė zemėr tė pafund mirėsie, tek kėto krijesa qė shpėrndajnė pėrherė vetėm farėn e dashurisė, nektarin mė tė ėmbėl ekzistues... Engjėjve tė parajsės qiellore dhe engjėjve tė parajsės tokėsore - engjėj me tė cilėt unė komunikoj pėrmes shumė rrugėve, shumė vijave, shumė valėve... engjėj me tė cilėt unė frymoj ēdo mbrėmje.... ushqehem dhe motivohem, mallėngjehem dhe gėzohem...! Dhe ashtu i thelluar nė meditime, mes kufirit  ėndėrr-realitetit, u hap porta e frymėzimit dhe nga ajo, si nota tė lehta muzikore, filluan tė vallėzojnė mbi pentagram vargjet e njė melodie tė brendshme:

 

            Njė Engjėll i Artė, shkėlqeu njė natė, nė dritaren e hapur tė shpirtit tim,

            Dhe e mbushi gjithė atė hapėsirė me nektarin mė tė ėmbėl ekzistues nė jetė,

            E unė i magjepsur e sodisja kėtė mrekulli hyjnore,

            Dhe nuk arrija  tė kuptoj dot: ėshtė vetėm njė ėndėrr gjithė kjo, apo realitet!...

 

            Dhe ėshtė shumė e vėrtet, qė ne, shpesh, nuk arrijmė t'i kuptojmė dot shumė ndodhi  qė zhvillohen nė vazhdėn e proceseve jetėsore, nėse janė ndodhi nė rrafshin e realitetin faktik, apo vetėm ėndrra nga tė cilat nuk kemi dėshirė tė zgjohemi?!

            E nė kėtė pėrsiatje tė kėsaj dukurie tė dualitetit jetėsor: ėndėrr-realitet, shpirt-mendje, dialogoja me veten dhe nuk arrija tė gjej dot pėrgjigjen e duhur!!! Janė vėrtet dy botė tė ēuditshme me tė cilat ne ballafaqohemi pothuajse pėrherė! Dukuri psikologjike tė jetės sonė qė shfaqen si dy botė tė ndara, por tė mishėruara nė njė trup! Njėra botė ku mbretėrojnė ligjet e arsyes tė vendosura dhe rregulluara sipas interesave tė ndryshme shoqėrore etj., ku qeniet njerėzore duhet tė sillen nė pėrputhmėni me parimet e tyre, ku ne duhet tė ndėrrojmė shumė maska (ndoshta edhe disa nė ditė)  pėr t'u dukur tė njėjtė me tė tjerėt ose pėr t'ju pėrshtatur normave "morale" tė pėrcaktuara nga kjo shoqėri, pėrndryshe do tė pėrqeshemi e pėrēmohemi!!! Pra, ne duhet t'i modifikojmė sjelljet, jo sipas dėshirės dhe vullnetit tė brendshėm, por sipas situatės dhe nevojės sė imponuar nga jashtė: tjera nė shtėpi, tjera nė shoqėri, tjera nė punė.... tjera me miq...  thjesht, duhet tė sillemi si robot tė programuar nėn sundimin e fuqishėm tė komandave (ligjeve) tė logjikės - tė arsyes sė kodifikuar si: "ligje tė duhura, tė shėndosha, tė mira, tė drejta... tė domosdoshme!!!", e qė nė fakt, nuk janė asgjė tjetėr, pėrveē ligje tė pėrshtatshmėrisė pėr tė mundur tė mbijetojmė nė balancė me tė tjerėt nė kėtė proces jetėsor pėrplot sfida nga mė tė ndryshmet! 

            Arsye e kodifikuar!!! Po ku e ka burimin ky kodifikim, nė bazė tė cilit po duhet tė sillem edhe unė? - pyesja veten nė kėtė pėrsiatje imagjinare! Natyrisht tek mendimet - sepse vetė arsyeja (e shėndosh, e drejt...) ėshtė aftėsi e tė menduarit nė mėnyrė logjike!... pėrderisa vet logjika funksionin nė bazė tė ligjeve tė tė menduarit! E mendimet?!!! Mendimet janė produkt i trurit... dije e arritur me anė tė tė menduarit (mendjes)... Njė anagram shumė i komplikuar pėr ta kompletuar dhe formuluar pėrgjigjen e saktė. Si rezultat i kombinimeve tė mia, ky formulim po tingėllon kėshtu: logjika ėshtė aftėsi e njeriut pėr tė gjykuar drejt nė bazė tė mendimeve tė tij, tė cilat i ka arritur nėpėrmjet procesit tė njohjes! Dhe sėrish enigma tjetėr: A janė mendimet vėrtet tonat? E nė kėtė pikė pajtohem plotėsisht me OSHO-n - me kėtė filozof gjenial. Mendimet nuk janė tonat! Asnjė mendim nuk ėshtė i yni - ato janė tė huazuara. Pra tė formuara nga thėniet e tė tjerėve, tė cilat ne i absorbojmė qė nga lindja dhe me kohė i brumosim duke iu dhėnė formė si qėndrime “logjike” personale.  Pra, mendimet vijnė gjithnjė nga jashtė, ne jemi vetėm urė, bartės, pėrēues, transmetues tė atyre mendimeve, por tashmė tė pėrpunuara, modifikuara... edhe pse ne i konsiderojmė gabimisht si tonat - debatojmė, i mbrojmė e besa edhe luftojmė pėr to!

            OSHO thotė: “Mendimet ekzistojnė tė ndara prej teje, ato nuk janė pjesė e natyrės sate, ato vijnė e shkojnė – ti mbetesh. Ti je sikur qielli kurse mendimet sikur retė. Ti kurrė nuk vjen, dhe kurrė nuk shkon, gjithmonė je kėtu. Retė shkojnė e vijnė, ato janė fenomen momental, ato nuk janė tė pėrhershme madje edhe nėse pėrpiqesh tė kapesh pėr njė mendim, s’do tė mund ta mbash gjatė, ai do tė ikė, ai ka lindjen dhe vdekjen e vet. Mendimet nuk janė tujat, ato nuk tė pėrkasin ty. Ato vijnė si vizitorė, mysafir, por nuk janė nikoqire.”  Pra: a mund tė jenė nė kėtė rast sjelljet tona, veprimet, tona, gjykimet tona... nė parametrat e ligjeve tė logjikės?  Sėrish njė dualitet. Pėr dikė po, e pėr dikė jo! Ajo qė pėr njėrin mund tė konceptohet si e logjikshme, pėr tjetrin mund tė jetė alogjike! Palėt nė konflikt gjithnjė pretendojnė se kanė tė drejt, sepse te dyja palėt ashtu MENDOJNĖ!!! E ku ėshtė kėtu (nė kėtė mes tė “artė”) LOGJIKA?...

 

 

Kur krijon diēka me mendje, ajo thjesht ėshtė rezultat i kreativitetit, por kur krijon diēka me zemėr, ajo ėshtė rezultat i ndjenjave hyjnore.

 

            Por ėshtė edhe bota tjetėr - e kundėrta e kėsaj bote logjike, bota ku funksionojnė LIGJET E SHPIRTIT - LIGJET HYJNORE! Kėtu njeriu ndjehet i lirė, kėtu reflekton botėn e tij reale - pa asnjė lloj maske, siē ėshtė i detyruar ta bėjė nė botėn e arsyes! Kėtu nuk flet mė mendja qė lėvizė pandėrprerė sikurse retė, pa arritur tė stacionohen diku - kėtu flasin ndjenjat, me gjuhėn e tyre engjėllore,  pa asnjė lloj shėmtie - por ashtu siē nė tė vėrtet janė... kėtu ndjehet fryma e lirisė sė pakufishme - kėtu ti gjendesh pėrball pasqyrės qė reflekton realitetin tėnd - dhe ti e sheh veten ashtu si nė tė vėrtet je. Ti flet, shprehesh lirshėm, pa asnjė lloj frike mėkatare - nė fakt flet vet shpirti me gjuhen e tij tė kristaltė... Nė kėtė botė treten normat "morale" tė pėrcaktuara sipas kutit tė nevojave shoqėrore, dhe shpirti e hap ekranin e tij tė pastėr nėpėr tė cilin lėvizin tė gjitha ngjyrat e jetės... dhe secila ėshtė mė e mirė se tjetra, sepse gėrshetohen nuancat e tyre pa imponime, pasi kėtu nuk ka censurė, nuk ka maska, nuk ka komanda, por gjithēka zhvillohet natyrshėm, andaj edhe reflektojnė bukuri mahnitėse,  nektarin mė tė ėmbėl tė ekzistencės....

            Dhe nė kėtė botė tė mrekullueshme, nė brendinė e kėsaj oaze, nė kėtė parajsė shpirtėrore, ne transformohemi tėrėsisht - dalim nga kornizat e ngushta tė logjikės, nė hapėsirėn e lirė e tė pafund hyjnore, aty ku mbizotėrojnė vetėm shkėlqime tė arta, shkėlqime brilante... shkėlqime qė i thėrrmojnė edhe molekulat mė tė imta tė reve tė errėta shpirtėrore dhe hapin kaltėrsitė e pafundme tė qiellit tė tij... Dhe nė kėto hapėsira kristalore, shpirti flet me gjuhėn e ndjesive mė tė ēiltra e mė tė pastra, gjuhė me tė cilėn nė botėn e arsyes vėshtirė do tė mund tė shpreheshim.... Kėtu gjithēka ėshtė hyjnore, sepse rrjedh natyrshėm, ashtu siē ėshtė dėshira dhe vullneti i vet shpirtit njerėzor - kėtij shpirti qė i tha frymė vetė MADHĖSHTIA...

            E gjithė kjo edhe mund tė tingėllojė si utopi, pasi gjėrat tepėr tė bukur, tepėr tė madhėrishme, tepėr tė ēmuar, tepėr hyjnore.... vėshtirė ėshtė pėr t'i besuar si tė vėrteta!... Mund t'i duket ndokujt edhe si njė iluzion, si dehje nga subjektivizmi i ekzagjeruar! Dhe nė fakt, kjo edhe ėshtė dehjet, por nuk ėshtė dehje e imponuar sikurse nė botėn e arsyes, ku pėr t'u liruar nga ngarkesat e rėnda tė "ligjeve tė logjikės", tė ligjeve tė pėrshtatshmėrisė, dehemi me substanca narkotike - droga qė me kohė krijojnė varėsi! Kjo dehje ėshtė artificiale... e dhunshme... varėsi qė tė vret - ta merr jetėn... Edhe dehja nga aroma shpirtėrore, nga ngjyrat mė tė bukura dhe nga nektari mė i ėmbėl ekzistues, krijon varėsi, por kjo varėsi sjell freski, sjell gėzim.... ta zgjatė jetėn....

 

 

Mendja edhe mund tė harrojė pėr njė ēast, por zemra, ASNJĖHERĖ.