Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Petraq Risto

PETRAQ RISTO

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

PETRAQ RISTO

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Petraq Risto ka lindur nė Durrės mė 9 qershor 1952. Ka kryer studimet e larta pėr gazetari dhe njė vit pasuniversitar pėr kritik teatri. Ka punuar si gazetar dhe libretist. Pas viteve ’90 shtėpia e tij botuese “Globus R”, ka publikuar me qindra libra e autorė seriozė.

            Librat mė tė spikatur janė nė poezi:  “Mollė zhvirgjėruar nga rrufetė”, “Lojė shahu nė shekullin XXI”, “Engjėlli me virus H5N1”, “Hallelulja”, “Lexuesi i buzėve: ar+sy+eja!”; “Apo-ka-lypsi”, “Miq tė dyshimit” “Udhėtar me pluhur ferri”; “Unė quhem Dje”.

            Romanet: “Avioni ‘Madam Baterflaj 9/11’”, “Bukuroshja fantazmė dhe unė zoti Prek Vdek”, “Njė grua me Urdhrin e Ujkut”.

            Vėllimet me tregime: “Vdekja e palaēos”, “Ndalohet vrasja e ujqėrve”, etj.

            Librat e tij poetikė janė pėrkthyer nė vende tė ndryshme tė botės si nė Francė, Meksikė, Rumani, SHBA, etj. Gjithashtu ėshtė publikuar nė revista dhe nė antologji tė ndryshme nė SHBA, Spanjė, Itali, Angli, Meksikė, Maqedoni, Rumani, etj.

            Poezia e tij bie nė sy pėr figuracionin xixėllues, ndjesitė e holla, zhgėnjimin, dhembjen dhe rebelimin qytetar.

 

 

 

EKZISTON NJĖ VEND...

 

Ekziston njė vend ku gjethet pėrdoren pėr kartmonedha

tė blerta si dollarėt,  si floriri tė verdha.

Ekziston njė vend ku gjethet pėrdoren pėr kartmonedha.

Me njė gjethe tė verdhė blen njė mėz prej reje me yzengji rrufeje

me njė gjethe tė blertė blen njė bilbil me grykėn tė ndezur prej kėngėve.

Me dy gjethe blen dy sy dhe njė buzėqeshje...

- Po me tre lule a mund tė blejė njė burrė ėndrre?

- Jo me lule nuk blihet, me lule vetėm gėnjehet.

Ekziston njė vend ku gjethet pėrdoren pėr kartmonedha.

Me katėr gjethe tė verdha mund tė blesh njė plazh

tė populluar nga sirena. Mund tė marrėsh dhe njė varkė

me njė pirat dhe dy vela.

Me pesė gjethe tė blerta ble gjithēka: njė dallėndyshe, njė bletė,

njė pilivesė me krahėt si fleta: letėr dashurie nga pranvera.

- Po me dy qershi a mund tė ble njė kolo-vajzė gėzimi?

- Me fruta nuk blihet, me fruta vetėm gėnjehet.

Ekziston njė vend ku gjethet pėrdoren pėr kartmonedha

tė blerta si dollarėt, si floriri tė verdha.

 

 

TREKĖNDĖSHI I BERMUDĖS

 

Njė trekėndėsh bėn njė Pitagorė.

 

Nė njė trekėndėsh varet njė njeri

ai mund tė shėrbejė si pendul pėr ēdo orė

qė merr pėrsipėr tė bėjė histori.

Njė rreth brenda trekėndėshit bėn njė prangė

pranga nuk bėn dot pa dorė…

hape grushtin e globit me pesė gishtėrinj

Abrakadabra - trekėndėshi i zi.

 

Dy trekėndėsha bėjnė njė yll Davidi

 

Nė tre kėnde rrinė tre ēifutė

Nė tre kėnde tre kamikazė

(Propozim i trishtė:

A mundet Rripin e Gazės

ta pėrdorim si rrip pėr orėn e dorės,

 pa pranga, natyrisht?...)

 

Tre trekėndėsha bėjnė njė piramidė

 

Brenda tyre fle njė faraon

po flenė dhe miliona skllevėr

grushte shteti

palma gjaku

dete helmi

dhe sipėr tė gjithave: ballsam.

Mes tankeve: Betlehemi

 

Katėr trekėndėsha bėjnė tre arkivolė

dhe njė revolver. Njė fushė mariuane

dhe tre policė. Tre bosė dhe njė jaht

njė prostitutė dhe tre meshkuj. Tre lumenj

dhe njė oqean.

Mes tankeve: Betlehemi.

Pesė trekėndėsha bėjnė njė vapor dhe

katėr direkė. Katėr rryma dhe njė peshkaqen.

Njė thirrje dhe katėr “sos!”…

Dhe tė gjithė: Pitagora

                        Davidi

                        ēifutėt

                        kamikazėt

                        Rripi i Gazės

                        Ora

                        prangat

                        I varuri

                        globi

                        faraoni

                        skllevėrit

                        Betlehemi

                        marihuana

                        revolveri

                        arkivolet

                        policėt

                        bosėt

                        jahti

                        prostituta

                        e mbase dhe… UNĖ

                        biem nė atė grackėn me emrin ekzotik:

                        BERMUDĖ.

 

 

HIJA MĖ E NDERSHME SE MISHI

 

Ky mendim i ngadaltė si zhvleftėsimi i tė Pavdekshmėve nė tė Vdekshėm

si kthimi i Hadit nė njė lum qesharak dhe Karontit: nė doganier tė tmerrshėm.

Ky mendim i ngadaltė me vetvrasjen – zgjidhje nė fund tė tunelit

ku pika e dritės pėrpėlitet – krah fluture nė pėrcėllim. Me shpirt ky mendim.

Dhe ti me mantel tė hirtė Demiurgu, me hijen qė s’tė bindet tė vijė nė rrėfim

(Hija mė e ndershme se mishi). Teh karamanjolle: ky mendim.

I prerė: Engjėll i zi me shpatė argjendi

me brumin e ardhur tė mendimit tė gatshėm tė kthehet nė bukė mėshire

ku tė uriturit zgjasin duart: bimėsi shpellare drejt njė pikdrite.

Hija mė e ndershme se mishi. Ky mendim vetėrrotullues si dallga

arrin bregun me supin e tjetrit dhe ne ndjejmė ofshamėn e largėt

Ky mendim i gatshėm tė ndezė tė gjitha shqisat apo tė rigojė mbi vlimin

tė loz e tė tretet nė vlim, tė lusė hijen tė kthehet nė mish amėshimi.

Hija mė e ndershme se mishi: HIJA ĖSHTĖ MENDIM.

Nėse ky mendim ėshtė hije dhe shpirti ėshtė hije

dhe ky trėndafil nė shkėndijim flijohet nė hije

dhe mishi i ndezur nė ekstazė        

me hijen qė s’i bindet tė shkoj nė rrėfim

lut Demiurgun tė gjej shpėtim

nėse nėse nėse...atėherė jemi thjesht: anije nė mbytje

anije nė mbytje...

Tė ngrihet Mendimi!

Ky Mendim i kulluar nė sita floriri

sfidues: shkėndijim trėndafilash tė kuq

mbi hijen pa shkėndija tė trėndafilit.

Demiurgu duhet tė vdesė si hija e trėndafilit nė ēpetalizim

Engjėlli i zi duhet kthyer nė hije, Shpata e argjendtė: nė dritė

Njė Noe i madh tė shpėtoj anijen dhe Hija tė kthehet nė Mish.

Mendimi tė vishet me shpirt.

Hija mė e ndershme se mishi: HIJA ĖSHTĖ MENDIM.

 

 

KRIJIMI I FJALORTHIT SHQIP

nga udhėtari gjerman Arnold fon Harff mė 1497

 

Udhėtonte pėr te varri i Krishtit

Deti pėr tė ishte rrugė me histori

dhe malet nė krah: papiruse qė shkruheshin nga Dielli.

 

Nga kapiteni i thinjur i anijes “Durazzo”

mėsoi diēka mė shumė pėr Gjergj Kastriotin

pėr shqiptarėt e ikur nė Italinė jugore

mėsoi dhe urimin “Mirėse tė ndesha!

Pastaj fjalėt: Bukė

                        Kripė

                        Verė

                        Peshk

                        Tavernė

Atėherė vendosi: do tė ndalem!

Spiranca jo mė kot ka formė zemre.

 

Vera dhe peshku i ndezėn dėshirat.

 

Pa njė vashėz me bucelė nė sup: u hepua.

Harroi se dhe kėtu kish vashėza

prej shkume dallge dhe bore: u freskua.

E pyeti pėr pak fjalė: Ujė

                                    Kalė

                                    Elb

                                    Njeri

                                    Grua

tha vajza dhe qeshi.

Nuk e pyeti pėr fjalėn Dashuri

sepse ajo iku pas njė flete tė gurtė papirusi.

 

Pastaj takoi njė plak

tė verbėr nga shikimi i tepėrt:         Mirė se vjen

                                                           Qiri

                                                           Dreq

                                                           Keq

Plaku e mėsoi se burrat luftėtarė

zbėrthejnė fatin e tyre

nga loja e flakėve nė shpatullat lakuriqe.

 

Nė muzg te lumi takoi njė nėnė

me njė mall pagan:   Mirėmbrėma

                                   Zot

                                   Lamė njė kėmishė...

 

Arnold fon Harffi shėnonte nė fletoren e vockėl

ato fjalė tė vockėla.

Ishte pranverė

sepse kur shkoi te varri i Krishtit

rastėsisht i ra fletorja dhe fjalėt shqip

ende mbanin aromė trėndeline.

 

 

TESTAMENT

 

Nuk dua asgjė, asgjė nuk dua: merri muret, po jo dritaret

Merre kopshtin po  jo zogun e kuq mbi kumbullėn e lulėzuar

Veē tyre asgjė nuk dua.

 

Nuk dua asgjė, asgjė nuk dua: merre sixhadenė me sfinks

Orėn e madhe me lavjerėsin joshės si grua

Veē kohėn kur tė desha, ma lė mua.

 

Me murin merre dhe tablonė e Pikasos

Merre dhe pianon me tastierat si krua

Veē lotėt nė faqe lėrmi mua.

 

Merre pishinėn, “Jaguarin” e ri

Dhe rrugėn me mozaik tė shtruar

Veē kantinėn me verė ma lė mua.

 

Merri tė gjitha dhe pyllin e vogėl

Lėndinėn e ėndėrrt mbėshtetur nė panja

Lermė veē hėnėn qė kėrcen sa herė hapet shampanja.

 

Mos harro tė mė lėsh dhe hapat e tua

Gishtėrinjtė e dritės mbi tastierė

Dhe zemrėn dhe zemrėn patjetėr e dua...

 

Veē kėshtu Testamenti ka vlerė...