Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

tema

Shkruan: Nikollė LOKA

 

PIKĖLLIMET E RRĖNJĖVE

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Pikėllimet e rrėnjėve" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

      

  

 

 

            Vėllimi poetik “Pikėllimi i rrėnjėve” i Adem Zaplluzhės, metaforė e vijimėsisė sė tė shkuarės nė tė tashmen

 

            Kur merr dhe lexon vėllimin poetik “Pikėllimet e rrėnjėve” tė poetit Adem Zaplluzha dhe mediton mbi tė, teksa sheh mjeshtėrinė e lartė artistike, lėmimin e vargut, lidhjen organike ndėrmjet poezive nė njė libėr tė arrirė, me tė drejtė kujton se autori ka jetuar gjatė me veprėn e tij. Po nuk ėshtė ashtu, Ademi ka arritur nė veprėn e 150 letrare dhe vetėm gjatė vitit 2015 kishte botuar 14 vėllime poetike dhe kėtė vit disa libra tė tjerė nė poezi dhe prozė. Kur e mendon sasinė e lartė tė prodhimtarisė sė tij, kujton edhe pamundėsinė e autorit qė tė japė vepra cilėsore. Por, teksa Zaplluzha rend pas sasisė, ka pretendime tė larta pėr cilėsinė. Kėtė e pashė, jo pa habi nė vėllimin poetik qė keni nė dorė. Atėherė m’u krijua ideja qė kemi tė bėjmė me njė krijues pėrtej tė zakonshmes, njė fenomen letrar, pėr tė cilin kritika e specializuar e ka thėnė dhe do ta thotė fjalėn e vet.

            Kur lexon vėllimin poetik “Pikėllimet e rrėnjėve” tė poetit Adem Zaplluzha kalon nė njė zbulim tė pavetėdijshėm tė vetes dhe ndėrsa udhėton nėpėr labirinthe realitetesh jetėsore, e ndjen simbolikėn e pikėllimit tė rrėnjėve. Fjala nė poezinė e Zaplluzhės ėshtė urė lidhėse nė kohė; identitet, thelb dhe asht, kod pėrbashkues vlerash tė shpėrndara e tė zvetnuara nga koha. Fjala nuk vdes, ajo e zhbėn kohėn dhe simbolikisht lėviz, duke komunikuar me tė shkuarėn dhe tė ardhmen.  

            Nė poezinė e Zaplluzhės shprehen raportet me kohėn, ku e shkuara vjen nė njė formė tjetėr nė tė tashmen, duke lėnė po ato gjurmė tė sė kaluarės qė i mbajmė ende tė ndezura nė shqisat tona. Na duket se jetojmė nė njė tė tashme,  qė pak na bėn ta ndihemi se po jetojmė tani. Nė poezinė e Zaplluzhės qenia kėrkon tė shkojė nė thelbin e vet, ndėrkohė qė forca shkatėrruese tė jashtme nuk vijnė pėr ta ndryshuar gjendjen, por pėr ta ruajtur atė.

            Poeti ėshtė mjeshtėr nė teknikat poetike, shprehje e pėrvojės sė gjatė krijuese. Pėrdorimi i metaforės nė poezi ėshtė njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė stilit poetik. Nė poezinė e Zaplluzhės, metaforat e zgjedhura me shije tė lartė artistike shėrbejnė pėr tė shprehur emocionet sipėrore, ndjenja e pėrziera, marrėdhėniet e ndėrlikuara, qė kėrkojnė tė dalin pėrtej shprehjeve tė pėrditshmėrisė. Metafora e Zaplluzhės  shprehet nė shumėkuptimėsi e nė disa nivele nė poezitė e tij, duke bėrė qė vėllimi poetik, nga njėra poezi nė tjetrėn, tė ketė vijueshmėri perceptimesh, emocionesh e mendimesh, tė lidhura rreth idesė kryesore, atij, pra “pikėllimit tė rrėnjėve”. Kemi njė tė tashme tė zhytur nė rrėnjė: lejlekė qė enden, vjeshtė gri, shi vrastar, pėrrua i ēmendur, lehje drurėsh, kuaj tė verbėr, xhama tė palarė tė kujtesės, etj. Pėrsėritja e metaforave nga njėra poezi nė tjetrėn i jep vėllimit poetic thellėsi dhe kompleksitetit tė brendshėm. Metafora nė poezinė e Zaplluzhės i ofron lexuesit mėnyrat freskėta e shqyrtimit tė ideve dhe kėndvėshtrim origjinal dhe befasues tė botės. Nė kėtė vėllim idetė kombinohen nė mėnyrė tė veēantė dhe tė rastėsishme, ndėrsa teknikat letrare janė pėrdorur si mjet i shprehjes sė njė kuptimi artistik nėpėrmjet gjuhės.

            Shiu, i cili u ngjante fjalėve tė grisura/ rri si njė buf/ mbi ēatinė e shembur tė kujtesės/ Deri sa hėna e ēmendur/ nė njė gjysmė rrethi magjik/ vallėzonte me meteorėt endacakė//.

            Simbolika nė letėrsi ėshtė njė lėvizje komplekse qė qėllimisht zgjeron fuqinė ndjellėse tė fjalėve pėr tė shprehur ndjenjat dhe gjendjet e mendjes qė shtrihen pėrtej vetėdijes sė pėrditshme, duke projektuar ndjenjat e brendshme nė botėn e jashtme. Nė poezinė e Zaplluzhės shiu nuk vjen pėr tė gjallėruar, por pėr tė asgjėsuar dhe prishur gjendjen. Poezia ndėrtohet mbi aksin kohor tė raporteve tė njeriut me kohėn; e shkuara identitare me tė tashmen, qė shkon paradoksalisht nė tė shkuarėn, sepse e tashmja me shi, rrebesh, shpėlarje tė kujtesės, nuk na ēon kah ardhmėria.

            Nė poezinė “Trokasim nė dritaret e drynave tė dylltė”, poeti i vendos dry tė hekurt kohės. Ajo qė e hap kėtė derė dylli ėshtė fjala. Kėtu fjala nuk vdes, ajo e zhbėn kohėn dhe vjen si dėshmi e saj. “As pėshpėritje nuk ka; kur vdesin fjalėt nuk ndizet qiriu” shprehet poeti.

Dritarja nė poezinė e Zaplluzhės simbolizon fluturimin. Ja si vjen ajo nė vargjet e njė poezie : Kur i humbim fjalėt/ ose mbesim si koēan i mykur nė bahēe/ dalim nga kujtesa dhe trokasim/nė tė gjithė portat e hapura/ trokasim nė dritaret e drynave tė dylltė//.

            Poeti nuk dėshiron tė hyjė rrėshqanthi nga toka nė bujtinėn e vet, por nga dritarja, andej nga hyn drita dhe jeta. Ai shprehet se “nuk na e kanė mbyllur derėn, por dritaret kanė dryna tė dylltė”. Dera nuk merr pėrmasa drite, ajo ėshtė vendosur afėr tokės dhe nuk ėshtė e pėrzgjedhura e poetit. Ndryshe dritarja, ajo flet shumė qė nga emėrtimi dhe funksioni simbolik i saj, si e vetmja portė, ky hyn ardhmėria. Simbolika e dritares rimerret nė poezinė tjetėr “Tė thashė mos i mbyll dritaret”. Kjo poezi ėshtė njė thirrje e kujtesės. Ajo na kujton se koha e mbėshtjell kujtesėn me harresė. Poeti kėrkon qė tė mos e mbyllim dritaren e kohės, se po tė ndodhė kjo, do tė bjerrim thelbin identitar e nė atė gjendje, natyrshėm vjen thirrja:

            Tė thashė mos i mbyll dritaret/ nėse i dėgjon tė trokiturat/ Hape mendjen/ bėri sytė katėr si kokrrat e ullirit/ Te pragu do pres si baba dimri/ Ėshtė koha pėr t’i kyēur dritat e bredhit//.

            Imazhet poetike e bėjnė poezinė e Zaplluzhės interesante. Poeti ėshtė mjeshtėr i pėrdorimit  tė detajeve ndijore, i njė shtrese kuptimėsore mė tė thellė tė simbolikės sė poezive tė tij.

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Pikėllimet e rrėnjėve" 

 

NJĖ KETĖR I VETMUAR

 

Sonte jam vetėm

Mes fjalėve dhe kėtij pylli

S’bėzajnė turtujt

Nėn gjethet e rėnduara nga pesha

E ajrit tė mykur

S’dėgjohet as gjėma e pyllit

 

Njė ketėr i vetmuar

Si era kėrcen prej njė dege

Nė degėn tjetėr tė fjalėve

Pėrpos qetėsisė sė hukamės

Dėgjohen ankthet e rrėnjėve tė shkulura

Dėgjohen zėzėllima gjethesh 

 

Kjo kohė vjeshte paska mbetur peng

Nė pragun e kujtesės

Mbase ėshtė koha e njė kohe

Kur ndėrzehen macet

Monopateve tė fėmijėrisė

Dalin nė shesh lejlekėt e atdheut tim

 

 

PIKĖLLIMET E RRĖNJĖVE

 

Pėrse kjo fjalė e ndrydhur

Ēfarė tė bėjė me skeletin e saj

Nė zbrazėtinė e ajrit

Po mbytem si njė bretkosė e verdhė

Ēfarė tė bėjė me pikėllimet e rrėnjėve

Po mė ngufasin deri nė asgjėsim

 

Shiu vrastar i mbrėmshėm

Nuk i ngjante mė shiut

Dukej si pėrroi i ēmendur

Sa pa mėshirė i theu ullukėt

Sa qė kėndesi i metaltė

Asnjėherė mė nuk e zgjoi mėngjesin

 

Shiu i cili i ngjante fjalėve tė grisura

Rrinte si njė buf

Mbi ēatinė e shembur tė kujtesės

Derisa hėna e ēmendur

Nė njė gjysmė rrethi magjik

Vallėzonte me meteorėt endacakė

 

Sa tė trishtuara ishin lehjet e drurėve

Njė skile e vjetėr

Pabesisht kafshonte ashtin e tokės

Kafshonte dhembjen

E cila me vite po kullon gjak

Kullon si rrėshira trishtimi i njė kohe

 

 

UNĖ JAM NISUR DERI ATJE

 

Nuk di se pėr ku jam nisur

Por unė do shkoj diku

Atje ku lejlekėt e atdheut tim

I rindėrtojnė ēerdhet e shembura

 

Do takohem me disa lloje zogjsh

Nė itineraret e tyre

Do i kėrkoj fshehtėsitė e tė gjitha fluturimeve

Do njoftohem me frymėmarrjet e pemėve

 

Ju thashė se unė asgjė nuk di

Pėr tė hyrė nė fshehtėsinė e gurit

Njeriu duhet tė troket

Shtatė pashė thellė nė zemrėn e tokės

 

Rruga ėshtė e gjatė deri nė atdhe

Detet janė tė pa kapėrcyeshėm

Unė jam nisur deri atje

Ku mė presin fluturat e trėndafilta

 

Nuk ka rrugė qė s’mund ta kapėrcej njeriu

Vetėm se duhet tė niset

Me tė vetmen dashuri tė pafundme

Pėr tė mbėrri deri nė prehrin e atdheut

 

 

MBASE KANĖ ECUR EDHE PARA MEJE

 

Me ca grimca fjalėsh nėpėr xhepa

E mora dynjanė nė sy

Dymijė vjet u sorollata ledheve

I kapėrceva fushat e vdekura

Asnjė njeri nuk i pėrngjante

Fluturave tė fėmijėrisė

 

As unė nuk i pėrngjaja drurėve

Qė flinin si kuajt e luftės duke ecur

Ishte njė kohė e shthurur

Flamujt mbi shala tė thyera

Kėndonin njė kėngė tė vjetėr

Pėr shėrimin e plagėve

 

Shumė njerėz ecnin pas meje

Nuk mė kujtohet

Mbase kanė ecur edhe para meje

Po nuk ėshtė me rėndėsi tani

Se kush ishte para e kush mbrapa

Ne gjithsesi kishim mbetur nė njė tjetėr kohė

 

 

URIA M’I GRINTE RROPULLITĖ

 

Asgjė pėrpos kashelashave

Dhe njė zarfi tė dylltė

Nuk kishte mbetur nė trastėn time

Uria m’i grinte rropullitė

Kurse acari depėrtonte nė ashtin e tokės

 

Kujt t’i ankohem

Derisa kaloj mbi urėn e thyer tė kujtesės

Askush nuk mė njeh nė kėtė qytet

As unė nuk njoh askėnd kėndej pari

Vetėm drurėt i kam dėshmitarė

 

Me njė flamur tė ndrydhur

Dhe kalė tė verbėr bredhi rrugėve

Disa me quajnė patriot

E disa tė tjerė dezertor

Kurse unė as vetė nuk di se kush jam

 

Nė shikimet pėrbuzėse tė njerėzve

Takoj siluetėn time tė kėrrusur

Takoj tėrė atė peshė tė rėndė

Tė cilėn nuk mund ta bartė asnjė njeri

Derisa njė flamur i grisur kalon nė heshtje