Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - PLISI - MITI I ORIGJINĖS SĖ PELLAZGĖVĖ HYJNORĖ (1)

Shkruan: Fatbardha DEMI 

www.pashtriku.org

      

PLISI - MITI I ORIGJINĖS SĖ PELLAZGĖVĖ HYJNORĖ (1)

 

 

 

            Tiranė, 22. 11. 2014 - ("Njė gjė marrim ne pėrsipėr: Gjithshka sa kemi sqaruar nė lidhje me historinė, ėshtė e bazuar mbi llogjikėn e fakteve…Nė qoftėse do tė merren me to njerėz tė tjerė, mė tė zotė dhe mė tė ditur se ne, ata do tė jenė tė shoqėruar nė punėn e tyre nga bekimet tona mė tė zjarrta." - Pashko Vasa (1825-1892) «E vėrteta mbi Shqiperinė dhe shqiptarėt»)



            Si simbol i Beogradit, kryeqytetit tė Serbisė, ngrihet madhėshtore Kolona “Fitimtari i Kosovės” (e pėruruar me 07.10.1928) kushtuar, sipas medias sėrbe, fitores nė Fushkosovė mbi osmanėt. Statuja shpreh forcėn ushtarake (kolona, trupi nudo i mashkullit dhe shpata) si dhe mbrojtjen hyjnore (shqiponja).

            Modeli i monumentit, e ka origjinėn tek tradita e Pellazgėve tė lashtė, tė cilėt ngrinin shtylla tė gurta mbas ēdo fitoreje. Kėtė fakt na e dėshmon Diodorit (Diodorus Siculus, shk 1 pK) i cili pohon se faraoni Sheshoshi (Sesostri) ndėrtoi shtyllat nė formėn e organeve gjinitale tė burrit, nė rastin e popujve luftarak, duke besuar se mėnēuria e shpirtit tė ēdo populli do tė ēfaqet qartė nė brezat pasardhės nga pjesa kryesore e trupit (1)

 

 

 

            Natyrėn jo sllave tė kėtij monumenti e dėshmon edhe mbulesa e kokės (fig.1), origjina e sė cilės, lidhet me mitet Pellazge dhe nė tė gjitha format e saj historike, ka qenė karakteristikė e veshjes tradicionale tė Shqipetarėve deri nė ditėt e sotme.



            Sa e lashtė ėshtė mbulesa e kokės sė shqipetarėve?


            Siē ka ndodhur edhe nė studimet e tjera pėr traditėn e Kombit tonė, edhe kjo temė tė ēon nė periudhat mė tė herėshme tė historisė njėrėzore. Pėr tė ndjekur kėtė rrugė dhjetra-mijė vjeēare, si udhė-rrėfenjės do tė pėrdorim mjetet e mbijetuara nga ajo kohė e largėt: GJUHĖN pellazgo-shqipe, gjetjet arkeologjike dhe mitet.

            Mbulesa tradicionale e kokės (sot e pėrdorur vetėm nga meshkujt) nė shqip emėrtohet Qeleshe, Plis, apo Qylaf. Pikėrisht, tek dy emėrtimet e para do tė nis edhe studimi ynė. Emėrtimi Qeleshe tregon se materiali i pėrdorur ėshtė leshi i bagėtisė. Sipas legjendave popullore tė trashėguara nga periudha Ilire, Qeleshia punohej prej leshit tė deles i shkelur (i shtypur me kėmbė).(2)

            Punimi me leshin e deles i Qeleshes, kishte njė domethėnie, sa historike aq edhe besimtare.
            Nė kohėn kur njeriu primitiv, filloi « tė vriste mėndjen» duke shfrytėzuar natyrėn jo vetėm pėr t’u ushqyer, siē veprojnė kafshėt, mund tė themi se nis edhe historia e NJERIUT tė sotėm. “Njeriu, pohon Mircea Eliade (1907-1986), ėshtė produkti pėrfundimtar i njė vėndimi tė marrė qė nė Krijim (al principio del Tempo): tė vrasė pėr tė jetuar”. (3) Materialet arkeologjike tregojnė se kafsha e parė e zbutur prej tij ka qenė delja (para 8000 vjetėsh). Studiuesja M.Gimbutas (1921- 1994) pohon se delet dhe dhitė, pėrbėjnė 90% tė kockave tė gjėndura nė shtresat neolitike.(4) Me delen nisi edhe profesioni i bariut, emėr qė simbolikisht e mori mbreti nė lashtėsi (mbreti-bari) dhe drejtuesit e besimit kristian (bariu i tufės sė besimtarėve).
            Delja bėn pjesė nė tė njejtėn familje (caprinae) sikurse edhe dhia. Mishi dhe qumėshti i saj janė njė ushqim qė sigurohej lehtė, ndėrsa lėshi i dėndur, ritej shpejt dhe ngrohte shumė. Pėrgjithėsisht leshi i saj ėshtė nė ngjyrė tė bardhė. Ngjyra e bardhė ėshtė zotėruese nė veshjen shqipetare. Nė lashtėsi ngjyra, forma apo materiali pėr objekte tė rėndėsishme, kishte njė domethėnie besimtare.

            Pėr hir tė kėtyre cilėsive, kjo familje (delja, dashi, dhia ) zė vend tė rėndėsishėm nė simbolet dhe mitet e besimit Pellazg dhe janė trajtuar krahas kaut, si kafshė tė shenjta. Sipas studiuesit tė traditės shqipetare, Mark Tirta (1935), dhia paraqitet me cilėsitė e hyjnisė sė pyllit (...) Gjahtarėt para se tė dilnin pėr gjah nė vendet ku kishte dhi tė egra, laheshin dhe kryenin njė sėrė ritesh. (5)

            Dashi ėshtė pėrdorur nė lashtėsi pėr flijime kushtuar Perėndive. (fig.b poshtė), huazuar nė mitin kristian, ku Abrami flijon njė dash nė vėnd tė birit tė tij Isakut.(6)

 

 

 

            Qė nė mijėvjeēarin e VII-tė, gjatė periudhės sė bakrit e bronxit, figurinat e dashit tė zbukuruara me figurat gjeometrike (V, zig-zaku,vijat paralele), pėrdoreshin si objekte kulti tė Perėndeshės me kokė zogu (Perėndeshės Shqiponjė - shėn im), nė hapsirėn Euro-Aziatike. Nė kulturėn ilire Vinka, figurina tė Perėndeshės parahistorike kanė brirė tė dhisė (4500 pK). (7)

            Nė pjesėn mė tė madhe tė qytetrimeve tė lashta delja ishte njė kafshė simbolike qė mishironte forcat e natyrės dhe lidhej me Perėndinė Hermes (Thot tek egjiptianėt e lashtė) i cili mbahet edhe si shpikėsi i shkrimit. Herodoti (484-425 pK) tregon se barbarėt, pėr shkrimin e librave, kanė pėrdorur lėkurė delesh dhe dhish. (8) Nė pėrkthimin e Strabonit (libri VII kapitull 5) pėr gadishullin e Ballkanit, nuk figuron emri i Dalmacisė, por emri Ardi (...) Nė gjuhėn baske, (qė ėshtė gjuhė e trashėguar nga fiset pellazge-shėn im), “ardia” quhet delja. (9) Ndėr fiset e njohur tė Ilirėve kanė qenė edhe Ardianėt, emėrtim i cili mund tė ketė patur lidhje mė kafshėn hyjnore.

            Pėrdorimi i leshit tė deles dhe ngjyra e bardhė e saj (e ndriēimit hyjnor), dėshmonin rolin SIMBOLIK, fetar dhe administrativ, tė vetė Qeleshes. Kjo vėrehet tek fakti se nė pikturat e enėve tė qeramikės dhe skulptura e lashta, Perėnditė dhe gjysėm-Perėnditė e Olimpit, qė ishin Mbretėr-Kryepriftėrinj, kanė mbi krye Qeleshen e rumbullakėt apo nė formė konike, por jo njerėzit e thjeshtė (fig a,b,c). Figura e Qeleshes, nė objektet arkeologjike tė periudhės romake, pėrfaqėsonte fėmijėt e Zeusit- binjakėt Dioskurė, si simbol i origjinės sė tyre mbretėrore dhe hyjnore.(10)

 

 

 

            E thėnė mė qartė: Qeleshja i shprehte popullit tė thjeshtė, tė drejtėn hyjnore tė Mbretit apo Faraonit, pėr tė gjykuar, drejtuar dhe mbajtur rrėgullin tek nėnshtetasit e tij. Sipas studiuesit tė besimeve tė lashta M. Eliade “Rregulli shoqėror pėrfaqėsonte njė anė tė rregullit kozmik. Qė nė krijimin e Botės, tė qėnit mbret ka qenė njė akt hyjnor. Krijuesi ishte Mbreti i parė (...) Ai ia kalon kėtė detyrė birit dhe pasardhėsit tė tij, Faraonit tė parė. Ky akt e shenjtėroi mbretėrimin, si njė institucion hyjnor” (11)

            Qeleshja si simbol fetar dhe mbretėror ėshtė hyjnizuar nė shumė objekte prej guri tė etruskėve (fig.a poshtė): nė Marzabotto, Bologna, Pisa, Settimello (Firenze), Populonia, Volterra, Orvieto etj. dhe fiset e tjera pellazgo-ilire. Qeleshe/guri janė gjendur edhe nė Delfi, qė sipas studiuesve, pėrfaqsonin Perėndinė Apollon dhe nė Tebė, Perėndinė Amon. Objekte tė tilla arkeologjike njihen edhe nė qytetrimin babilonez dhe hitit.

            Ndėr objektet arkeologjike hasen edhe Qeleshe-guri me simbolin e pellazgėve, shigjetėn dy krahėshe (fig.c). Sipas studiuesit Petro Zhei (“Shqipja dhe sanskritishtja”), simboli i shigjetės me dy krahė (fig.c), tregon NDARJEN e kryer nga ZOTI, qė solli krijimin e Botės materiale. (12)

 

 

 

 

b) Qeleshja u pėrdor si simbol i fėmijėve tė Zeusit, Dioskurėt (Castore dhe Polideuce).

 

            Siē do tė vėrejmė mė poshtė, jo vetėm elementet e pėrbashkėta tė gjuhės, riteve, simboleve apo miteve, por edhe veshja nė objektet arkeologjike, dėshmon pėrkatėsinė etnike, pėrhapjen apo ndikimin e fiseve tė caktuara nė hapsira tė ndryshme gjeografike.

            Mbretėrit, qė ishin nė krye tė ushtrisė apo fiseve, kanė sulmuar apo kanė marrė arratinė, tė zbuar nga rivalėt, drejt vėndeve mė tė pėrshtatshme. Kjo ēvendosje ka qenė e PĖRHERSHME. Siē pohon Nikola Lahovari: “Dihet tashmė se ka patur njė epokė, nga mijėvjeēari III dhe IV, ku qytetrimet e tė njejtit trung shtriheshin nga India deri buzė Adriatikut. Duke kaluar nėpėr Iran, Mesopotami dhe Egjipt, nė atė kohė, njerėzit qė i pėrkisnin njė tėrėsije, tipeve tė njejtė fizikė dhe qė flisnin gjuhė tė sė njejtės familje, banonin nė luginėn e Indusit, Persi dhe Kaukaz, Mesopotami si dhe brigjet e Detit tė Zi dhe Egjeut, Afrikės sė Veriut, Greqisė, Italisė, Francės, Iberisė dhe Anglisė. (13)

            Ky fakt, na lejon qė pėr Qeleshen tė gjurmojmė nė tė gjithė hapėsirėn Euro-Afro-Aziatike. Nga e majta nė tė djathtė (fig.a,b,c,d poshtė), kemi tė pasqyruar Qeleshen shqipetare tek Perėndia henore Men e frigeve, mijevjeēari i katėrt (Mesopotami); tek statuja e gjetur nė malin Lykaion-Arkadi (Helladė); tek ēifti mbi varrin etrusk (Itali); Faraoni (Egjipt) dhe Albani 6 vjeē i ditėve tė sotme.(14)

 

 

 

            Siē vihet re Qeleshja, nė lashtėsi pėrdorej nė Europė, Afrikėn Veriorė dhe Azinė e Afėrt, fakt qė pėrputhet me tė dhėnat historike tė pėrhapjes sė fiseve pellazgo-ilire. Emri Alban (fig.e) dhe Qeleshja, dėshmojnė trashėgiminė pellazge nga para-historia deri nė shk.21. Nė mijėvjeēarėt e fundit pK, shikojmė se Qeleshja nuk pėrdorej vetėm nga Mbreti-Kryeprift, rrethi i tij familjar apo krerėt e ushtrisė, por edhe nga ushtarėt e fiseve me pėrkatėsi pellazge, siē parqiten nė shumė relieve murale nė tė gjithė hapėsirėn mesdhetare.

            Qeleshja ishte pjesė e veshjes sė luftėtarėve dhe qėllimi i pėrdorimit tė saj ka qenė gjithmonė besimtar: Mbrojtja hyjnore e pėrdoruesit dhe ėshtė paraardhėse e helmetės sė mėvonshme metalike, si tek fiset ilire, galo-kelte, etj. Nė periudhat para-historike, por edhe nė ditėt e sotme, simbolet e besimit pellazg kanė patur njė vend tė rėndėsishėm, nė veprimet ushtarake. Kėtė na e dėshmon edhe njė ngjarje historike: “Nė vitin 1715, feldmarshalli prusian Schulenburg, i kėshillonte autoritetet veneciane, qė ta bazonin ushtrinė e tyre tek elementi shqiptar: edhe nė rast se do duhej tė rekrutonin ushtarė nga kombėsi tė tjera, kėta duhet tė mbanin kapelė shqiptarė”. (15)

            Cilėsimi vetėm pėr kapelėn dhe jo veshjen, dėshmon se ajo luante rolin e mbrojtjes hyjnore “tė dorės sė Zotit”, qė ndikonte nė moralin, si tė luftėtarėve edhe mbi kundėrshtarėt (fig.a,b,c poshtė).

 

 

 

            (16) Nga e majta: Luftėtare hitite; beteje tė fiseve sarmate (Rossolani) banorėt e lashtė tė Europės qėndrore; Helmete e Kultures Golasecca; Monedhe romake 108-107 pK. nė tė majtė ndodhet njė shpatė, e cila poshtė dorezės ka njė qeleshe ku varet njė yll/kryq (Zoti-mbrojtja hyjnore). (17)

 

 

            Nė foton (fig.a lartė) kemi njė skulpturė “kokė” pa trup, e shk7-6 pK, e emėrtuar “Daun”. Siē shihet, Qeleshja ėshtė e njejtė me tė Faraonit, Menhotep III nė Egjiptin e lashtė (fig.b). Kėto skulptura -Kokė, shprehin nje shkalle tė re nė besimin e pellazgėve: hyjnizimin e trurit. Sipas M.Eliade, “shpirtit” ne trupin e njeriut nuk shikohej mė tek zemra, por tek truri. “Koka, si burim i forcės hyjnore u bė keshtu nje objekt kulti”. (18)


            Dauni janė njė nga popullsitė e lashta tė krahinės sė Pulies (Itali), por legjendat e tyre tregonin se Dauno, ishte bir i mbretit tė Arkadisė (Helladė) qė u hodh pėr tė pushtuar toka nė Italinė qėndrore. (19) Origjinėn trako-ilire, e dėshmojnė edhe “kokat” e ngjashme tė gjetura nė krahinėn e Panonisė dhe Trakisė (Helladė). Sipas studiuesve, shumica e kėtyre kokave me qeleshe u pėrkisnin femrave priftėresha.

            Megjithėse nė shumė skulptura tė fiseve etruske, maqedone, trako-ilire dhė fiset iliro-trojane tė Azisė sė Vogėl dhe deri nė dinastitė e para tė Egjiptit vėrehet Qeleshja, ēuditėrisht, studiuesit e lashtėsisė dhe tė arkeologjisė, nuk e zbulojnė kėtė lidhje me mbulesėn e kokės nė veshjen tradicionale tė shqipetarėvė tė sotėm. “Krahasimi - thekson K. Nieri-shpesh lejon tė dallosh lashtėsinė e herėshme apo mė tė vonėshme, tė disa fakteve kundrejt tė tjerave” (20)

            Studiuesi O. Rexhepi (Preshevė), vėren se “Veshjet e luftėtarėve tė ruajtura nė rasat e Mikenės dhe nė poēeri janė po ato veshje tė sotme kombėtare shqipetare, fustanella dhe plisi”. (21)
            Por historia e Qeleshes nuk mbaron kėtu! Objektet arkeologjike, dėshmojnė se ajo ka patur njė para-rendėse mė tė herėshme, e cila nuk kishte lidhje mė figurėn e shenjtė tė deles dhe formėn gjysėm-sferike qė i vishet mitit tė Vezės, por mė mitin e ORIGJINĖS sė NJERIUT. Pėr kėtė fakt, na ndihmon po gjuha pellazgo-shqipe: emėrtimi “Plis”, i pėrdorur nė Malėsinė e Shqiperisė, Kosovės dhe Malit tė Zi. Ky emėrtim ėshtė edhe mė i lashti.



            HISTORIA E PLISIT


            Fjala PLIS nė gjuhėn shqipe emėrton njė copė dheu, qė shkėputet kur hapet brazda pėr mbjellje apo ndonjė punim tjetėr. Kur filloi tė punohej toka dhe tė mbilleshin bimėt e egra, qė shėnoi lindjen e agrokulturės (afro para 7-8000 vjetėsh) dhe vėnd-banimeve tė pėrhershme, atėhere ka lindur edhe hyjnizimi i dheut. Etruskėt e Tarkuinės (Tarquinia, Itali), njė fis pellazg, e shikonin fatin e tyre tek plisi i njė toke tė punuar nė orėt e para tė mėngjesit.(22) Siē pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869): “Pellazgėt e kohės para-historike, ishin bujq tė mirė, mjeshtėr tė zot dhe tek ata kulti fetar ishtė mjaft i zhvilluem“. (23) Nė kėtė periudhė lindi edhe miti i Dhemitrės.

            Nga toka buronin lumenjt qė me ujin magjik ushqenin bimėt dhe gjallesat e tjera dhe nga thellėsia e saj, rrėnjėt lartėsonin pemėt e pyllit drejt qiellit. Toka “lindte” natyrėn pėrreth, por edhe trette nė gjirin e saj ēdo gjė, sigurisht edhe njeriun qė ecte mbi tė dhe ushqehej me prodhimet e saj. Mund tė pohojmė, vėren M. Eliade, sė disa mite njiheshin nga njerėzit paleolitikė: nė rradhė tė parė mitet kosmogonike dhe MITET e ORIGJINĖS (origjina e njeriut, e kafshėve dhe e vdekjes etj) (24) Ėshtė interesant njė e dhėnė e Hahnit: "Mė duket se kam kėndue te njė vjershėtor i vjetėr, se krijesa e parė e botės asht delja, e cila ka dalė nga Toka" (25)

            Njeriu i lashtė, njohu fuqinė krijuese tė Dheut dhe e quajti “Mėmė-dhe”, siē e emėrtojnė edhe sot shqipetarėt vėndlindjen e tyre, por edhe disa popuj tė tjerė europianė, duke bėsuar sė prej saj kanė lindur. “Pellazgu, babai i parė i popullit Pellazg, mbret nė Argolidė. Sipas legjendave dhe miteve ishte Njeriu i Parė qė jetoi nė botė dhe nė Arkadi, kishtė lindur nga dheu.” (Vojtech Zamarovskż ,(1919-2006), “Heronjtė e Miteve Antike” f260, 1983) (26)

            Vetė dy emėrtimet e lashta tė fiseve tė para, “lelege” dhe “pellazge”, nė gjuhėn shqipe shprehin mitin e origjinės se tyre. Sipas studiuesit Niko Stillo (“Toskėrishte Etruskishte”): Emėrtimi “Lelegė”, do tė thotė «lindur tė lindėses tokė » dhe «Pellazgė» do tė thotė pjellė (dial.ēam femijė) «e lindėses tokė» (tė lindur nga toka-shėn im) (27) Nga ajo kohė para-historike, tek shqipetarėt ka mbetur emėrtimi FARĖ pėr njerėzit e njė fisi, i pėrjetėsuar nė Egjiptin e lashtė tek emri Faraon (fara+(j)on, dmth prej fisit tonė). Ky emėrtim diktohej pėr tė bėrė dallimin midis popullsisė vendėse tė Egjiptit dhe sunduesve pellazgė. Sipas Herodotit, egjiptianėt qė kishin origjinė vendese, ishin tė vetmit qė nuk lejoheshin tė hynin nė asnjė tempull. (28)

            Hyjnizimi i Tokės nuk lidhej vetėm me idenė e lindjes sė njeriut, por edhe tė RILINDJES sė tij mbas vdekjes brenda saj. Kjo dėshmohet nga pėrdorimi qė nė kohėt mė tė herėshme, tė ngjyrės sė kuqe (simbol i gjakut dhe i jetės), me tė cilėn lyheshin kockat e tė vdekurve. Nė rast se mė pėrpara i linin tė vdekurit nė njė guvė tė shpellės, tani njeriu “bujk” i fuste nė dhe, me bindjen se do “tė rilindnin” pėrsėri. Kėtė e dėshmon edhe modeli, nė formėn e mitrės tė varreve me njė zgjatim “pėr tė dalė”. Siē pohon M.Eliade, nė periudhėn Neolitike, pėr paraardhėsit tanė, jeta mbas vdekjes vijonte nė botėn e nėndheshme. (29)

            Ky besim, e bėnte varrin tė shihej si njė vend i shenjtė, traditė qė ėshtė trashėguar nė malėsitė shqiptare nė Veri dhe nė Jug edhe sot, ku respektohen jo vetėm varret e tė parėve, historia e tė cilėve njihet pak a shumė nga populli, por dhe varret e vjetra, historinė e tė cilėve nuk e njohin fare. (30) Hahn tregon edhe njė zakon qė kanė patur fiset e origjinės pellazge, si armenėt, frigėt dhe dardanėt e Europės, tė cilėt “jetonin nė banesa nėn tokė” (Straboni, VII, f316) (31)

 

 

 

            Nė objektet arkeologjike shohim figurina qė ju blatoheshin Perėndive, qė mbanin mbi kokė njė copė dheu-Plisin (fig.1,2 poshtė, nisur nga e majta). Pėr ta bėrė mė tė qartė simbolin mitik, kjo pjesė lyhej mė bojėn e zezė, siē ėshtė ruajtur nė foton e dytė (Hyjnesha nga Siria dhe Iraku (periudha Halaf...). Me kėtė “shenjė” dėshmonin pėrkatėsinė e fisit tė tyre “tė lindur prej dheut” dmth prej fiseve pellazge. Forma konike (fig.3) si e fėmijėve tė Zeusit, binjakėve Dioskurė apo e Aleksandrit tė Madh ėshtė ruajtur tek shqipetarėt e sotėm (fig.4) tė zonės sė Labėrisė dhe Ēamėrisė (Molosia e lashtė). Nė skulpturėn e Perėndisė tokėsore Serapi, Plisi(dheu) ėshtė i zbukuruar me bimė; tek Perėndėsha Astarte, copa “e dheut” ka formėn cilindrike(fig.5,6) e cila ėshtė forma e qeleshes mė e pėrhapur tek popullsia shqipetare (fig.7). Sot e gjejmė si mbulesė tė kokės, po nė ngjyrė tė zezė edhe tek priftėrinjtė e Kishės ortodokse (fig.8).
            Vendosja e copės sė dheut mbi kokė, ishtė njė ide e njeriut primitiv qė e praktikonte mbi figurinat prej balte, tė cilat liheshin nė altare apo vėndet e shenjta. Praktikisht, njeriu e vendosi mbi kokė, shumė mė vonė, nė kohėn kur mėsoi ta pėrpunojė leshin e deles (kur filloi artizanati) gjithmonė pėr tė treguar origjinėn e tij hyjnore. Gjurmėt mė tė lshta tė pėrdorimit tė Qeleshes janė gjendur nė mijėvjeēarin e tretė pK.

 

 

 

      Vazhdon...

 

   (2)