Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - PLISI - MITI I ORIGJINĖS SĖ PELLAZGĖVĖ HYJNORĖ (2)

Shkruan: Fatbardha DEMI 

www.pashtriku.org

PLISI - MITI I ORIGJINĖS SĖ PELLAZGĖVĖ HYJNORĖ (2)

 

 

            Tiranė, 22. 11. 2014 - ("Njė gjė marrim ne pėrsipėr: Gjithshka sa kemi sqaruar nė lidhje me historinė, ėshtė e bazuar mbi llogjikėn e fakteve…Nė qoftėse do tė merren me to njerėz tė tjerė, mė tė zotė dhe mė tė ditur se ne, ata do tė jenė tė shoqėruar nė punėn e tyre nga bekimet tona mė tė zjarrta." - Pashko Vasa (1825-1892) «E vėrteta mbi Shqiperinė dhe shqiptarėt»)

 

 

 

            Tiranė, 23. 11. 2014 - (Pėrfundimi i parė): Qeleshja nė zanafillė, ka shėrbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt qė e dėshmojnė objektet arkeologjike. Emėrtimi PLIS ėshtė i periudhės para-historike dhe pėrcakton kohėn e hyjnizimit tė Tokės dhe krijimin e mitit tė ORIGJINĖS dhe tė RINGJALLJES sė njeriut. Kėto mite, shprehin njė fazė tė re nė besimin e lashtė, kur krahas forcave tė natyrės, qė mbizotėronin deri atėherė nė mitet e para, u ndėrfut edhe figura e Njeriut. Miti para-historik i origjinės, mbijeton edhe sot tek emėrtimi PLIS i Qeleshes dhe emri ARBAN-ARBĖRESH (i banun/i bėrė nga Ara) tė shqiptarėve. Nė gjuhėn shqipe Tokės sė punuar i thonė - Ara, ku rrėnja “ar” tregon natyrėn hyjnore tė saj. Edhe emri Pellazg dėshmon mitin e lashtė dhe nė shqip, do tė thotė: ”Tė lindur nga dheu” (Spiro Konda). Ky fakt, krahas shumė tė tjerave, pohon se shqipetarėt e sotėm e kanė origjinėn prej banorėve tė parė europianė - fiseve Pellazge.


            Qeleshja simbol i Krijuesit


            Sipas M. Eliade: “Duhet tė kemi gjithmonė parasysh, se shenjtėrimin parėsor, e kanė patur dukuritė qiellore dhe tė shndėritshme” (32) Xh. Katapano pohon se Pellazgėt besimtarė tė Egjiptit (12000 pK), e shikonin “prejardhjen dhe natyrėn e burimit tė ndritshėm: Zotin, mendimin e tij (...) si njė “dritė bardhėsore”.(33) Pra ngjyra e bardhė, qė ėshtė ngjyra historike e Qeleshes sonė, ka shprehur Dritėn hyjnore dhe e ka zanafillėn kur nė besimin para-historik lindi ideja e njė ZOTI qiellor tė cilin njeriu primitiv E SHIKONTE dhe i lutej.


            Kush ka qenė ky ZOT pėr Pellazgėt?


            Nė rrjedhėn e mijera-vjeēarėve, duke vėzhguar Hėnėn, ndėrmjet shumė zbulimeve tė rėndėsishme si matjen e kohės, natyrėn ciklike tė jetės etj., ai zbuloi ndikimin e saj mbi vetė njeriun. Mark Tirta pohon se: Studimi i traditės dhe i besimit tek shqiptarėt, na bind se kemi tė bėjmė me njė kult tė lashtė vendės, sidomos nė lidhje me Hėnėn, si fuqidhėnėse tė prodhimeve bujqėsore e blegtorale dhe fertilitetit tė grave. (34)

            Hėna, nė kultin e njeriut primitiv - pohon Giovanni Semerano - ėshtė njė nga hyjnitė mė tė mėdha dhe mė e rėndėsishme se sa Dielli.(35) Ndėrsa Edith Durham (1863-1944) vėren se nė shumicėn e tatuazheve qė bėnin femrat shqiptare nė krahė, duar dhe gjoks, pasqyrohej figura e gjysmė-Hėnės. (36)

            Me figurėn e Hėnės (njė burim sferik DRITE) nė besimin primitiv lindi edhe ideja e ZOTIT tė ngjashėm me figurėn e njeriut. Ky pėrfundim mbėshtetet tek fakti, se tė gjitha Perėnditė e para, kanė qenė hėnore. Nė kėtė periudhė besimi ishte MONOTEIST sepse besohej tek njė Krijues.

            Mė zhvillimin e shoqėrisė njerėzore, qė u shoqėrua edhe me ndryshime nė besim dhe krijimin e miteve tė reja, Zoti nuk ishte mė Hėna, por njė burim hyjnor DRITE aq i largėt, sa nuk mund tė shihej nga syri i njeriut. Sot emėrtimin PAPA (shqip: pa/nuk+pa/shikoj) e mban kreu mė i lartė i besimit katolik (Papa), emėr qė buron nga roli i tij si ndėrlidhės i Zotit (tė padukshėm) me njeriun tokėsor.

            Ndriēimi hyjnor i Zotit, pėrcillej nė Tokė nėpėrmjet rrezeve. Zoti shprehej nė objektet arkeologjike me simbole tė caktuara si: nė formėn e njė vrime nė rreth apo ruaze nė mes tė lules, rombit; pike a topthi nė mes tė kryqit, etj.

            “Sipas mendimit mitik - pohon Petro Zhei - Qendra (pika e prerjes sė vijave tė drejta) pėrcaktohet si pėrputhja e tė kundėrtave qė identifikohet nė instancė tė fundit me ZOTIN. Qendra = Zoti, Qendra = Dritė ” (37)

            Siē e shikojmė nė fotot poshtė (nga e majta fig.1) mbi njė pllakė varri, kemi simbolin e Zotit-topthi, nė pikėn e ndėrprerjes sė kryqit, ku ēdo rreze ndodhet brenda rrethit (qiellit hyjnor); (fig.2) kemi njė mburojė romake ku topthi brenda katrorit shpreh simbolikisht Zotin nė tokė, ku kryqi/yll formohet me krahėt e shqiponjės. Zarathustra (profet persian, shk 6 pK) nė veshjen e tė cilit kemi njė varg ruazash, simbole tė Zotit (fig.3), qė i gjejmė edhe nė veshjen tradicionale tė shqiptarėve, tė tė dyja gjinive (fig.5) roli i tė cilave ėshtė vetėm besimtar. Toptha tė tillė nė formėn e komēave, shohim edhe nė veshjen e prelatėve katolik (fig.4)
            Nė fotot poshtė (nisur nga e majta fig.1) paraqitet mbulesa e kokės sė Perėndisė hėnore Horos, Orfeut, Amazonave, Attis dhe Shqiptarėve tė shk. 19-20. Siē vihet re, kemi theksimin e majės sė Qeleshes nė formėn e topthit, i cili, nė varėsi tė mėnyrės sė punimit, anohet mbi kokė. Ky topth i drejtė apo i anuar i Qeleshes ėshtė njė nga format e shprehjes simbolike tė Krijuesit (Zotit).

 

 

            Tek Qeleshja e shqiptarėve (fig.5) kemi tė shtuar edhe njė “bisht kali”, tė njėjtė si nė helmetat romake, i pėrdorur si nė veri tė Shqipėrisė (Shkodėr shk.19-20) dhe tek shqiptarėt e Thesprotisė (Helladė shk. 19). Sipas besimit pellazg, tek bishti dhe koka e kalit, ndodhej “energjia e pavdekshme” (e Zotit).

 

 

            Me lindjen e besimit kristian, krahas formės sė qeleshes pellazge (konike, gjysmė-sferike dhe cilindrike) u huazuan edhe tre ngjyrat e pėrdorura nė lashtėsi: e bardha, e kuqja e purpurt dhe e zeza, tė cilat kanė gjithashtu domethėnie mitike. Me poshtė (nga e majta fig.1) kėsula e zezė e shėrbenjėsit tė kishės izraelite; (fig.2,3) ngjyra e kuqe dhe e bardhė tek katolikėt dhe (fig.4) ngjyra e bardhė dhe e zezė tek ortodoksėt.

 

 

            Studiuesi Robert Graves (Robert Ranke Graves, 1895 -1985), kėto tre ngjyra i lidh me tre ngjyrat e Hėnės nė mite, qė personifikonin „tre fytyrat e saj“ dhe nė objektet arkeologjike e gjejmė me grupin e tre Perėndive, nė tė gjithė hapėsirėn Euro-Afro-Aziatike.

 

 

            Hėna e re ėshtė Perėndesha e bardhė: e lindjes dhe dashurisė. Hėna e plotė, Perėndeshė e kuqe: e dashurisė dhe luftės. Gjysmė-hėna, Perėndesha e zezė: e vdekjes, (38) por edhe e ringjalljes.
            Siē vihet re nė fotot e sipėr-paraqitura tė materialit, Shqiptarėt i kanė pėrdorur nė jetėn e pėrditshme (deri nė shk.19-20), tė gjitha format historike tė Qeleshes (konike, cilindrike, gjysmė-sferike dhe me majė tė pėrkulur) si dhe ngjyrat (tė bardhė, tė zezė, tė kuqe), tė ardhura nga lashtėsia. Format dhe ngjyrat e mbulesės sė kokės, qė i shikojmė sot tek shėrbenjėsit e besimit kristian, dėshmojnė se kur u krijua Qeleshja nga para-ardhėsit e shqiptarėve, nuk kishte qėllim praktik (mbrojtjen nga tė ftohtit apo nėn helmetė) apo si simbol tė lirisė, siē lexojmė nė disa enciklopedi, por LIDHJEN me ZOTIN, prandaj shqiptarėt edhe nė shekullin e 19 e quanin veten bij tė njė populli hyjnor.


            E fshehta e bishtit tė Qeleshes


            Njė „bisht“ i vogėl qė ngrihet mbi kėsulėn e Papės, nuk do tė na tėrhiqte shumė vėmendjen, po tė mos zbukuronte edhe Qeleshen e shqiptarėve tė Ēamėrisė (Helladė, Shqipėri) dhe Labėrisė (Shqipėri). A ėshtė njė ngjashmėri e rastėsishme, apo brenda saj fshihet njė nga simbolet mė tė rėndėsishme tė besimit?

            Meqenėse e gjithė veshja e shėrbenjėsve tė besimit, ka njė domethėnie qė lidhet me detyrėn e tyre, llogjika na ēon tek arsyetimi se ky “bisht” duhet tė jetė njė simbol i lidhur me Hyjnoren, qė nėnkupton figurėn e Zotit.

            Pėr njeriun primitiv Zoti ishte Drita, qė njihet me shprehjen Ndriēimi hyjnor. Njeriu i Paleolitit, nuk e zotėronte dhuntinė e fantazisė, por ka shprehur nė “artin” e tij vetėm atė qė shikonte. Ay habitej me rripat e ndritshme qė ēanin retė nė perėndim tė diellit ose pas shtrėngatave, me njė formė pėrsosmėrie qė nuk gjėndej nė Tokė. Kėto rreze drite, mund tė preknin gjithshka mbi tokė, sikurse edhe duart e tij. Meqenėse “studimet” e tė lashtėve bazoheshin mbi krahasimin, ai e gjykoi rrezen si “dorėn” e Zotit, siē i shikojmė nė muret e Piramidave egjiptiane apo skulpturat me shumė duar tė besimit indian. Me kėto vija tė drejta  (rrezet), ay krijoi simbolin e Yllit ( , simbole tė kulturės Vinka/ Vinča), “fytyrėn kozmike” tė Krijuesit, objektit mė tė largėt qiellor. Dhimitėr Pilika (1923 - 2003) pohon se : “...Tek Ilirėt, ylli lutej si perėndi e Dritės”. (39) Sipas P. Zheit Ylli = Qendra = O (Zoti) dhe fjalės “yll” nė shqip i pėrgjigjet fjala El nė hebraisht, emėr qė pėrdoret pėr Zotin. (40)

 

 

            Ylli/kryq dy, tre e mė shumė rrezesh, si simbol tė Dritės hyjnore - Zotit, e gjejmė qė nga vizatimet e shpellave (fig.1 Grotta dei Cervi) dhe gjatė tė gjithė historisė sė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore (fig.2,3,4). Nė ikonėn ruse tė shekullit 19, shprehet qartas figura e Zotit me simbolin e yllit (fig.3). Edhe nė ditėt e sotme Ylli/kryq ėshtė simboli kryesor i besimit kristian dhe atij mysliman. Nė mozaik (fig.4,s. Apollinare Nuovo a Ravenna) shikojmė Yllin, shenjė e Zotit nė mitin kristian, i cili lajmėron lindjen e Krishtit. Tė bėn pėrshtypje Qeleshja e Magjistarėve, e njėjtė nga forma dhe ngjyra me ato tė shqiptarėve tė shk 19-20).

 

 

            Yllin e kanė patur nė monedhat e veta qytetet ilire tė Apollonisė (tė shoqėruar me hėnėn), Dyrrahut, Amantias, Korkyrės dhe Leukada (nė trevat kaono-thesprote) nė monedhėn e mbretit ilir Monunit (shk IIIpk), nė Etruri. (41)

            Kjo „rrugė“ e ndjekur nga pellazgo-ilirėt gjatė mijėra vjetėve, pėr tė pasqyruar simbolin e Zotit tek Qeleshja, shprehet qartėsisht nė objektet arkeologjike. Njė kurorė rrezesh drite, rrezaton mbi qeleshen labe tė Tiseut (Teseo, mbret i Athinės) i miteve pellazge duke shprehur lidhjen me tė Plotfuqishmin (nga e majta fig.1). Tė njėjtėn ide kanė edhe rrezet mbi kokėn (fig.2) e mbretit Antiochos VI Dionysos, tė seleukėve (Siria e lashtė). Simboli i Zotit, ylli (fig.3) ndodhet gjithmonė pranė Qeleshes sė binjakėve Dioskurė (fėmijėve tė Zeusit) nė shumė monedha romake (211-208 pK). Nė (fig.4) ylli qėndron mbi Qeleshe, i mbajtur nga njė rreze mė e zgjatur.

 

 

            Nė pikturat murale, relievet e gurta apo monedhat metalike, pasqyrimi i Zotit me simbolin e yllit, nuk ishte problem. Priftėrinjtė e lartė tė Kishės ortodokse (nga e majta, fig.2 poshtė) dhe tė Kishės kopte (Egjypt, fig.3) kanė vendosur njė kryq metalik (qė njihet si kryq latin), i cili qėndron mbi kėsulėn e kokės.

            Por Ilirėt apo mė saktė “tė diturit” qė merreshin me simbolet e besimit nė lashtėsi, kishin gjetur njė zgjidhje mė praktike. Ata vendosėn mbi Qeleshe, elementin e Yllit dmth RREZEN, atė qė sot e shikojmė mbi kėsulėn e Papės dhe tek shqiptarėt.

            Ndryshimet nė besimin pellazg kanė ndodhur shumė kohė pėrpara sė tė shpallej kristianizmi. Karakteristikė ka qenė, se ēdo fazė e re e tij apo ēdo besim i ri qė ėshtė shfaqur, ka vijuar tė pėrdorė po ato simbole, por me njė mit tė ri. Tek kristianėt, Kryqi/Yll shpreh tashmė jo Zotin, por sakrificėn e Krishtit. Qė kryqi kristian ėshtė huazuar nga lashtėsia, na e dėshmojnė objektet arkeologjike. Nė faqen ballore tė varrit tė Darios (Naqsh-e Rostam 486 pK, Persia e lashtė, Siri) Kryqi/Yll dhe topthat tek pragu, tregojnė rrugėn drejt Zotit, qė ka ndjekur shpirti i mbretit tė vdekur. (fig.1 poshtė).

 

 

            Tek Qeleshja e shqiptarėve, “bishti” shpreh RREZEN - “fytyrėn kozmikė” tė Zotit (Dritės hyjnore), ndėrsa nė zbukurimet (kryesisht argjendi) dhe veshjen e trupit, simboli i Zotit shprehet me yllin/kryq, topthin apo ruazėn. A ka qenė “bishti” i sotėm, qė nė kohėn e krijimit tė institucioneve tė besimit katolik dhe ēfarė ka pėrfaqėsuar? Kėtė pėrgjigje mund t’a japin vetėm materialet arkivore dhe studiuesit e Vatikanit.


            Si pėrfundim:


            Plisi apo Qeleshja e shqiptarėve tė sotėm ėshtė objekti qė ka ruajtur dhe pėrcjellė MITIN e Origjinės sė njeriut dhe Historinė e zhvillimit tė besimit pellazg. Ajo ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokėsor me Krijuesin, siē e shprehnin edhe vetė pellazgo-ilirėt, duke e quajtur veten HYJNORĖ.

            Kėtė e dėshmon edhe emėrtimi ILIRĖ, i paraardhėsve tė shqiptarėve tė sotėm, qė ėshtė emėrtimi i simbolit kozmik tė Zotit: YLLI-t (nė dialektin ēam - Illi).

            Edhe sot, ky popull mban tre emra, qė vijnė gjithashtu nga mitet mė tė hershme tė Evropės:

            1) Arbėr-esh /Arv(b)an-it: Tė lindur nga dheu;

            2) Shqiptar (Ipe- dial ēam shqiponjė): Zogut qė pėrfaqėson Zotin nė Tokė. Sipas Moisiut, shqiponja dhe ylli, janė sinonime (42) Pra tė thuash ILIR apo SHQIPETAR shpreh tė njejtin simbol: ZOTIN!;

            3) Alban (Alpan/Pan): Mbret i Ēamėrisė (Thesproti, Helladė), mė i shquari nė lashtėsi, familjen e tė cilit e njohim nė mite si Perėndi tė Olimpit, gjysmė-perėndi dhe gjykatės tė shpirtrave mbas vdekjes.


            (Kontakti me autoren:
fatbardha_demi@yahoo.com)


            Literatura:

            1- f281- 285 Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte” West Print

            2- Ancient Illyria - Dita e plisit pėr tė gjithė shqiptarėt...

https://www.facebook.com/illyria.al/posts/656690494371582
            3- f15 ,17 Mircea Eliade « Storia delle credenze e delle idee religiose. Dall’eta della pietra ai misteri eleusini »Bur Saggi, Milano, 2013

            4- f75 Maria Gimbutas « Il linguaggio della Dea » VĖNĖXA, Roma, 2008

            5- f.63 Mark Tirta « Mitollogjia ndėr shqiptarė »

            6- (a) Reljev i periudhės ilire, Perndia Silvan me brirėt e dhisė (b) Flijimi i dashit para betejes, vihet re pėrdorimi i dy tipeve tė Qeleshes: gjysėm-sferike dhe me majė tė perkulur.http://www.zemrashqiptare.net/news/id_32667/cid_14/Brahim-Avdyli:-Armiqt%C3%AB-m%C3%AB-t%C3%AB-rreziksh%C3%ABm-(7).html (c) « Allée de béliers », Temple de Karnak ą Louxor (Égypte) (d) Jo vetėm Zeusi, Giove-Amon, Hermes, por edhe nė monedhat romake portrete janė tė paisur me brirėt e dashit www.truciolisavonesi.it
            7- f75-79 Marija Gimbutas “Il Linguaggio della Dea”, VENEXIA, Roma, 2008

            8-f 19 Orhan Rexhepi “Pellazgo Dardanėt, nga Atlandita deri nė Hėnė”,Preshevė,2012

            9- f357 Dr. Johan George von Hahn “Studime shqipetare” (Albanesische studien, Jena 1854) IDK.

            10- (a)Testa di Poseidone, figlio di Crono e di Rea, fratello maggiore di Zeus, scultura greca V sec. a.C. http://www.ėlicriso.it/it/mitologia_ambiente/dei/poseidone/(b)Elena

            (c) Odisea me Qeleshe por jo shokėt e tij.

            11- f105,106 M.Eliade (po aty)

            12- f531 Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja” (pjesa e dytė),Tiranė, Tertiumdatur, 2006

            13- f 416 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008

            14- (a) http://en.wikipedia.org/wiki/Men_%28god%29 (b) Statujė e gjetur nė malin Lykaion nė Arkadi. (Hellade) (c) http://www.summagallicana.it/lessico/e/Etruschi.htm, Museo di Villa Giulia - Roma (d) Site Web pour cette image 31e154fdd38a9532 fr.goldenmap.com
            15- Pėllumb Xhufi “4000 dokumenta pėr shqipetarėt nė arkivat veneciane”

            16- (a) Luftėtarėt hititė me qeleshe.Private Tour of Hattusaswritten www.turkeyforholidays.com - (b) Reliev e njė beteje tė fiseve sarmate (Rossolani) banorėt e lashtė tė Europės qėndrore dhe Rumanisė. (http://it.wikipedia.org/wiki/Roxolani) (c) Elmo della Cultura di Golasecca. (tek matėr “ITALIA e lashtė”) (d) Perėndia Mars, pėrpara tij shpata me dorezė tė mbrojtur nė formėn e qeleshes qė pėrfundon me yllin/kryq tė varur. 402-Denario L.Valerius L.f.L.n. Flaccus Ag Ų 18-21 mm 3,29-4,03 g 108-107 a.C.
http://www.antiqva.org/Monetazionė%20IV-III%20Sėc%20aC.htm
            17- (a)
http://www.artepreistorica.com/wp-content/uploads/2010/01/07.oppio_.pdf

            (b) Mentouhotep III Site Web pour cette image PHM- place-hecataei-milesii.net

            18- f46 M.Eliade (po aty)

            19-f81, Delia Guasco “Popoli italici L’Italia prima di Roma”, Giunti, Firenze, 2006

            20- f.69 Colette Nieri, «Tabu Miti e Socetą, Economia e religione nell’analisi delle culture »-Edizioni Dedalo, Bari,2007)

            21- f156 Orhan Rexhepi “Pellazgo Dardanėt, nga Atlandita deri nė Hėnė”, Presheve,2012
            22- f21 Giovanni Semerano, “Il popolo che sconfisse la morte”, Paravia Bruno Mondadori Editori, 2003

            23- f408 Dr. Johan George von Hahn (po aty)

            24- f37 M.Eliade (po aty)

            25- f356 Dr. Johan George von Hahn (po aty)

            26- f74 Orhan Rexhepi “Pellazgo-Dardanėt...” Preshevė, 2012

            27- f144 Niko Stillo (po aty)

            28- http://ilmondodiaura.altervista.org/EGIZI/Egiz (Egizi alimentazione)

            29- f109 M.Eliade (po aty)

            30- f.214M.Tirta « Mitollogjia ndėr shqiptarė »

            31- f410 Dr. Johan George von Hahn (po aty)

            32- f38 M.Eliade (po aty)

            33- f8 Xhuzepe Katapano „Thot-i Fliste Shqip“ Botimet enciklopedike, Tiranė,2007

            34- f350 “Panteoni dhe Simbolika” Mark Tirta, Tiranė « Nėna Teresa »,2007

            35- f 31 Giovanni Semerano “Il popolo che sconfisse la morte”

            36- Edith Durham, Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt,Tautazhi dhe simbolet e vizatuara pėr tė (Tautazhi nė Shqipėri), f.470-475. Edibe Selimi –Osmani « Simbole vendėse ilirė te shqiptarėt e Maqedonisė » Studime Albanologjike 3, Shkup, 2011

            37- f24,49,50 Petro Zhei (po aty)

            38- Dea triplice - Wikipedia it.wikipedia.org/wiki/Dea_triplice

            39- f92 Dhimitėr Pilika “Pellazgėt origjina jonė e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranė 2005           

            40- f265,521 P.Zhei (po aty)

            41- f 92, Dh.Pilika (po aty)

            42- f88 Xhuzepe Katapano “THOT-i FLISTE SHQIP“ (botim nė Itali nga Bardi Editore, Roma,1984) nė shqip nga Botimet enciklopedike ,2007.

 

            Fund

 

 (1)