Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Poezi nga Agron Jashari

Poezi nga Agron JASHARI

POEZI NGA

AGRON JASHARI      

 

 

 

KUR TI U NISE PĖR ATJE LARG... 
 
Sikur u zbraz i tėrė qyteti
pardje, pėr atje larg, kur u nise ti
njerėz kishte plot, gjithandej
e mė dukej se s’kish mbet njeri
 
Nė mbrėmje dola, tė shėtisja rrugėve
por kokėn anash mė nuk e ktheja
fytyrėn tėnde mė s’e kėrkova
s’e e dija se s’mund ta gjeja
 
Ndalova nė terasėn e kafenesė
e piva kafe me miqtė e mi
po matanė nė tavolinėn pėrballė
kėtė herė s’ishe, e ulur ti
 
Dhe si ē’vėshtronim qiellin bashkė
tani n’ballkon kam dal ta shoh
po pėr at’ Zot qė mė mban nė jetė
ylli ėshtė, por hėna jo
 
Qepallat veq sa s’mė janė puthur
po mendja s’po m’le tė bėj gjumė
m’thotė ti atje do puthėsh njė tjetėr,
njė tjetėr kėtu do puth unė...!
 
 30.08.2010
Pak para mesnate
 
 

 


DIKUR S'KAM PAS T
Ė KALUEME
 
Dikur s'kam pasur tė kalueme
Edhe po te doja ta ktheja kokėn prapa,
s'mundja, ishte njė mur,
Gjithēka ēfarė mund tė kishte pas atij muri,
E mėsoja nga tė tjerėt....
 
Dikur kam pasur veē tė ardhme,
Kam shikuar veē pėrpara,         
Edhe bjeshkėt i merrja pėr kokrra rėre,
Edhe tė fluturoje s'mė dukej e pamundur,
Njerėzit ishin vetėm ashtu, si unė doja
Ah sa e mrekullueshme ishte ajo kohė,
Kam jetuar si njė zog,
Kam jetuar si njė lule
 
Dikur s'kam pasur asnjė hallkė zinxhiri
qė tėrhiqja zvarrė,
as njolla, as gabime, as pendime,
Dikur s'kam ditur tė dashurojė,
As tė tradhtojė, as tė lėndojė,
E jam skuqur para se tė gėnjejė,
Ndryshe nga sot, kur nuk skuqem as pasi t'kem gėnjyer
 
Dikur lotėt mė bėnin bukurosh,
i thaja me njė tė gudulisur,
Sot, lot mė stėrkeqin,
e vetėm mund tė ngrihen, se nuk thahen
 
Dikur gjithēka ka qenė lumturi,
e vuajtje vetėm njė e zėne nė thua,
Dikur kanė ditur vėrtetė tė mė duan,
kam ditur vėrtetė tė dua
 
Dikur s'kam pasur fare kujtime,
Vetėm vizione,
Dikur s'kam pasur tė kalueme...
 

24.08.2010
 

 

 


ZOTI NUK ĖSHTĖ KOMUNIST
 
Kush je ti qė me ke futur frikėn nė palcė,
qė m’ke bėrė tė trembėm edhe kur marr frymė
Se mos vallė po frymojė nė mėnyrė tė mėkatshme
 
Kush je ti qė imagjinatėn ma helmove,
me zjarr, me katran, me lėkura te regjura,
me djaj,
me shtriga, me vampirė,
qė mė bėre qė nė fantazinė time
ta provojė se si shuhet etja me ujė tė valė
 
Kush je ti qė shtrembėron,
fjalėt e Muhamedit, Jezusit, Moisiut,
Kush je ti qė mė flet nė emėr tė Zotit
mė me kompetencė se sa vet tė dėrguarit e tij,
e Zotin vet, Mirėsinė e Butėsinė e pambarim
e paraqet si qė je vet ti,
si  komunist, si shtypės, zjarrvėnės, torturues, hakmarrės
 
Shko bre nė ferr bashkė me djallin, po deshe,
merri me vete edhe mjekrat e qarēafėt qė mban
edhe kryqet edhe statujat
edhe fesat edhe zylyfet,
s’ke nevoje tė mė transmetosh fjalėt e Zotit
Zoti mė flet drejtpėrdrejtė
Zoti ėshtė me mua dhe nė mua
Dhe ti s'mund t’me ndash prej tij
 
 
Kush ta jep atė tė drejtė ty,
t’mė thuash mua se s’jam me Zotin
ti qė lėndon e derdh gjak nė emėr tė Atij,
qė gjakderdhjen ka ndaluar,
ti qė merr jetė nė emėr tė Atij qė jetė fal,
ti qė urren nė emėr tė atij qe urrejtjen, urren
 
Ik bre se ma ke lodhur shpirtin,
me kėrcėnime e shantazhe,
po a di ti njė fjalė tė ėmbėl ?
 
Po ik, ik,s’dua as fjalė tė ėmbla nga ti
kam Zotin tim kudo me vete,
Ai ėshtė nė gjakun tim,
Ai ėshtė nė shpirtin tim,
flas vet me tė,
s’kam nevojė pėr ndėrmjetim.
 
Gusht
, 2010
 

 

 


NJERIU PA INAT

Bota ec pėrpara,nuk e ndal marshimin
njeriu shpejton hapin, vrapon
ai nė vend numėron,
e vatrat hemoragjike hulumton!
 
Nga pak e pėr ditė,
specializohet pėr parazit!
 
Nga ndjenjat njerėzore,
pothuaj tėrėsisht ėshtė zhveshur
karakteri nė tė, mė nuk jeton
plotėsisht i ka vdekur
 
Ambicien, qė moti e ka varrosur,
ankesat e tij asnjėherė nuk kanė tė sosur
lotėt pėrherė i mban gati,
qė tė rrėshqas nė kurthėn e tij,i pafajshmi dhe i pafati
 
Arsye gjithmonė ka
pse dėshtimi e vuajtja ne jete nuk ju nda,
fajet asnjėherė si ka vet
tė tjerėt qė i bėjnė shumė tė padrejtė
 
Lute Zotin tė tė mos pėrpiqen udhėt
me atė tė paudh,
po u pėrballe me tė, mos ki mėshirė
ndryshe do tė tė thith si shushunjė
 
Veē njė grumbull mbeturinash pa vlerė
ėshtė njeriu pa inat,
ėshtė njeriu pa karakter
 
30.08.2010

 

 

 

 
MEDIOKRIT E PRARUAR
 
Kur turma e verbuar
i duartroket,
nuk mendojnė
se janė bėrė mbret,
shkojnė mė larė, se s’kanė kufi
kujtojnė se janė bėrė perėndi

S’janė veē triumfues pa vlerė,
qė ekzaltohen
kur tė tjerėt i brohorasin
s’duhet shumė,
janė si flluska
pak ti fryesh edhe pėlcasin


 


SOT JETO
 
Ka rėnė nata,ka rėnė terri
Unė nė ballkon rri vėshtrojė
Yjet kėndshėm vezullojnė
Them dhe kėtė ēaste ta jetojė

Mbisundon heshtje vdekjeje
Veē gjinkallat po kėndojnė
Sikur mė thonė njė mesazh
Ta jetojnė jetėn, njerėzit harrojnė

Dhe ndjeva zėrin e Heraklitit
Dhe Kahjami mė foli shumė
I thashė orės ti mos u ndal
Po dhe pėr mua sot s’ka gjumė

Miku im ēohu mos fli
shijoje sa mė mirė kėtė ēaste
a s’e di qė vdekja e gjumi
kanė dallim fare pak

Ėshtė shumė e bukur kjo jetė
e mrekullueshme ėshtė kjo botė
miku, sot mos fli fare
se kėtė ēast mė s’e zė dot

Dhe mos thuaj se jeta ka trishtim
se shpesh duhet derdhur lotė
loti ėshtė dėshmitar i lumturisė
ndaj dhe ai s’ėshtė i kot

Lėri tė vdekurit tė flenė tė qetė
asnjė breng mos e mendo
vetėm vdekjen lėre pėr nesėr
dhe gjithēka tjetėr sot jeto

 

 

 
N'VERI, N'SHIPNI
 
Ku burrnia ka fole,
Ku dashninė me pare s’mundesh me ble,
Ku n’t’paqin than mik,
t’falin veshkėn pa merak,
Ku pa mendu dy here, t’falin plumbin,
pa tė drejtė nė i paq’ hy n’hak

Ku i keqi sun ban ven,
Ku hallexhiu pritit
qysh sun e merr me men,
Ku i miri e i ndershmi s’dalin kurrė hups,
Nė njė ven plot male, n’Shipni
I thonė Veri, i thonė Kuks

Ku kan gra t’dlira e ēika t’mira
Si ato te dikur motit
Ne sy plot mirėsi, ne shpirt veq nder
Qysh i ka kriju fuqia e Zotit

Aty t’flasin edhe malet
Per shumė gjėra tė tregojnė
Qysh mes fukarallekut,shtypjes e mjerimit
Burrnin burrat e dėshmojnė

Pėr mė ditė qysh duhet vatani
E qysh vdes burri pėr dhe t’vet
Veq ngri kokėn nga ato bjeshkė
Secila pėr kėtė punė tė flet

E Qysh njeriu rrėzohet,pėrbuzėt, sakatohet
E prap gjen forc e n’kambė t’veta qohet
Per kėtė banja pyetje drinit tė zi
Se mbrenda vetes fsheh shumė histori,
Se shumė histori nė vete ka
Se shumė djers e lotė e gjak t’ktyre njerėzve ka la

Se fisnikria e vlerat e njeriut
Nuk matėn as me armė,as me bukė as me flori
E aq mė pak me gjeografi,
Ta dėshmojnė n’Veri
N’SHIPNI

10.07.2010