Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Poezi nga Adem Berisha

Poezi nga Adem BERISHA

 

 

MARGARITAR NĖ VETE

Si lumi qė pėrshkon fushat e qetas qė gjarpėron
tė bėn tė mos i ndahesh, tė tėrin tė pėrvetėson.
Si bora kur Bjeshkėt e Kelmendit mbulon
shkėlqim i jepte vendit, krenaria jonė.

Tė gjithė kishin dilema nga vie kjo mrekulli,
a mos ėshtė vetė Dielli me gjithė yjet e tij.
A mos ėshtė hėna atėherė kur ėshtė e plotė,
apo ėshtė njė engjėll qė zbukuron kėtė botė.

Tė gjithė e njohin me emėr por engjėll i thonė
si Dielli qė ndriēon boten, ishte Diellza jonė.
E tash nė pėrjetėsi me vrap qė ka tretur,
margaritar nė vete pėr tė gjithė ne ka mbetur.

Kujtimet mė tė mira qė ruajmė nė veten tonė,
thesar i pashtershėm, pėr ne do tė jenė gjithmonė.
Ato janė tė shenjta siē ishte Diellza vetė,
qė pak jetoi nė kėtė botė, vetėm njėmbėdhjetė vjet.

 

 

 

 

DASHURO,  POR KĖTĖ  TA BĖSH ME ZEMĖR

Forca qė mund tė pushtojė boten
e bekuar nga perėndia,
ajo qė mbizotėron tė sotmen
e vetmja ėshtė dashuria.

Tė dashurosh, por kėtė ta bėsh me zemėr
ke pushtuar majėn e madhėshtisė,
tė duash dikė, por jo vetėm pėr emėr
vetė je shpirti dhe zemra e mirėsisė.

Tė mposhtėsh mėninė dhe urrejtjen
e tė kultivosh dashurinė,
prore tė lumtur do ta kesh jetėn
nė anėn tuaj, do kesh dhe perėndinė.

"Tė dashurosh, ke vrarė urrejtjen"

 

 

 

 

SE Ē’MĖ MAGJEPSIN KĖTO BUKURI

 

Nė maje tė njė mali tė kėtij atdheu shekullor

midis pishash qė duket sikur prekin qiellin,

nėn rrezet e ngrohta tė diellit pranveror

vendosa sot tė sfidoj edhe bilbilin.

 

Dua t’i kėndoj kėtij atdheu qė mė lindi e rriti

ku sė pari frymova e kėndova kėngėn time tė parė,

dua tė kėndoj pėr atė qė ma do mendja e shpirti,

dua tė kėndoj shqip e shqiptarisht se jam shqiptar.

 

Shikoj kreshtat pėrqark si ngrehina tė trimėrisė,

ku flamuri me shkabėn dykrenore valėvitej valė-valė,

ku luftėtarėt trima, sot dėshmorė t’atdheut e lirisė

gjakun e jetėn kėsaj toke tė shenjtė i kishin falė.

 

Se ē’mė erdhi tash nė mendje nė kėtė kodėr

tė kėndoj edhe kėngėn “Mė mirė nė pyll se n’qytet”,

atė kėngė qė askush s’e kėndon dot si Qamili Vogėl –

Ai yll i muzikės sonė popullore qė nuk harrohet pėr jetė.

 

Harrova moshėn, s’e njoh dot tė mbrapshtėn pleqėrinė.

Uji i kroit qė kam kėtu pranė mė freskon e rinon.

Kalit tė bardhė tash do t’i gjuhem nė shpinė

tė mė ēojė tek tė dashurit e mi ku shpirti mė pushon.

 

 

 

 

DO TĖ DOJA

Do tė doja natyrėn
kur kėndshėm kundėrmon,
do tė doja ēdo njeri
qė tjetrin respekton.

Do tė doja njerėzit
qė vetėm dashurojnė,
por jo edhe ata
tė tjerėt qė i dhunojnė.

Do tė doja boten
pa shtypje e tirani,
pa djaj e pa pėrbindėsha
dhe pa faqezi.

Boten do ta doja ndryshe-
pa armė dhe barot,
jo siē ishte mė parė
por as kėshtu siē ėshtė sot.

Kalamajtė si engjėj
kur lozin e kėndojnė,
i dua me mish e me shpirt –
kėta jetėn mua ma shtojnė.

Kėta le tė shikojnė boten
nė kolorit tė rinj,
jo me sy te tė shkuarės
por tė shekullit njėzetenjė.

Se bota ėshtė e tyre,
dhe kėtyre do ‘u takojė,
nuk ka asnjė mbifuqi
qė kėtė t’ua ndalojė.

 

 

 

 

LULJA E PĖRJETĖSISĖ

Ah, ēfarė luleje unė kisha,
mė tė mirėn nė kėtė botė,
qifte tė gjallė nuk kishte-
nuk mbinė mė mbi tokė.

 

Aroma qė ajo kishte
kėndshėm kundėrmonte,
kahdo qė pėrhapej
shpirtėrat i qetėsonte.


Nektarin qė kishte nė vete
tė tėrin na e shpėrndante,
ėmbelsinė e saj shpirtėrore
pėr vete, nuk e mbante.


Nė vazot e shkollės fillore
gjithė shoqeve ua shkonte
s’kishte kėnd tė shkollės
qė nuk e zbukuronte.


Nė kopsht qė unė e ngrita
fletėt kur i lėshonte,
mbretėreshė nuk kishte nė botė
ajo qė s’e sfidonte.

Kur muzgu mbi tokė binte
shėndrrohej nė yll,
nuk mundje ta dalloje
a ėshtė hėnė, a diell.


Bėhej yll mbi yje
se vetė ishte hyjneshė,
dritė e jetė botės i jepte
si ajo, vėshtirė ėshtė qe tė jeshė.

Zoti e solli nė kėtė botė
si njė mrekulli,
por prapė e muar pranė vetės
si engjėll tė tij.


Pėr sa kohė qė kopshtin
nė kėtė botė ma ka stolisė,
tash s’ėshtė mė lule e tokės
tashmė, ėshtė mbiyll i gjithėsisė.

E unė, nė mėngjes kur tė zgjohem
nė shpirt kam njė mangėsi
kafen duke pirė, duar e zemėr mė dridhen
sepse atė mė, nuk do tė ma sjellėsh Ti.


Jo, pėr kėtė unė nuk dua tė kem faj
se kėshtu Ti vetė mė mėsove,
s’mund tė imagjinoja qė pa Ty tė jetoj
o shpirtė! pse kaq keq mė mashtrove ?!

Ti ike pa mė thėnė lamtumirė,
shumė shpejt shkove nė pėrjetėsi
a prej andej qe tė na ndriēosh?
se yll mbi yje tash je nė gjithėsi.


Por mua mė le me zemėr tė vrarė
se nuk tė kam mė pranė,
kopshtin ma ke varfėruar
Oh-aaa-ah ! DIELLZEN ku e kaaam ?!!!

 

 

 


EDHE ĒFARĖ DO TĖ BĖJA PĖR TY!?

 

Atė e Mėmė tė vetme tė kam

ndaj tė thėrras plot mall o At-Mėmėdhe!

Me gjak tė kem larė pėllėmbė pėr pėllėmbė,

asgjė pėrveē teje nuk ka mė tė shenjtė pėr ne.

 

Altarėve tė lirisė shumė herė rashė e u ringjalla

dhe sėrish plot krenari do tė kisha rėnė pėr Ty

duke pasur tashmė kėtė traditė tė artė ndėr ne!

Ndjej se tė kisha e prapė borxh tė kam

si tė vetmit at, mėmė, Zot, fe ... e mė shumė se fe!

 

Njė jetė tė fala, edhe shumė tė tjera do jepja pėr Ty!

Ty tė kam tė vetmen, mė tė dashurėn e ngrohtėn fole!

Parajsa po tė mė thėrret, nė tė nuk dua tė hy

pa tė shpaguar gjithė borxhin o i shenjti At-Mėmdhe!

 

Ah, oj e Madhja Kala e tė lashtės ILIRI!

Sa keq tė copėtuan e me ty zunė tė tallen!

Njė ditė gjithė ata shpirtra qė u flijuan pėr Ty,

pėrsėri si feniks do tė rilindin dhe ringjallėn

e Ti do tė bėhesh prapė NJĖ SHQIPĖRI

ose, ose, edhe gurėt nė zjarr flakė do tė kallėn!

 

 



PSE ? dhe PSE ?!

Pse dy sy tė njė koke tė ndahen
kur vetė Zoti s’i ka nda,
pse pėrherė tė derdhin lot,
pse gjithmonė tė rrijnė tue kja?

Pse nė gjak ata tė lahen
pa e pasė as tė vetmin faj?
pse s’ka mjek t’ua shėrojė plagėt?-
janė shenjtorė e nuk janė djaj.

Pse njė trup duhet gjymtuar,
pse t’i priten duar e kėmbė?
bukurinė pėr t’ia shėmtuar
pse s’ka babė e pse s’ka nėnė?

Kush kėsaj tė keqeje i kontribuon
tė vetmin trup pėr t’a coptuar,
ai as zotin s’e pranon,
pėr jetė qoftė ai i mallkuar.

Kush nė jetė nuk don tė pendohet
pėr gjithė tė ligat qe ka bā
zoti kurr kėtij mos i dhashtė
vajzė as djalė, motėr as vėlla.

Gjithėēka tjerėve qė u ka bėrė
bumerang iu kėthefshin prap,
“tė gjitha kthehen nė kėtė botė”
Zoti i madh do tė merr hak.

Se njai zot qė ėshtė pėr tānė
qė askujt tė keqen nuk ia don,
pjesėt e trupit tė coptuar
pėrsėri, do t’i bashkon.

 

 

 

 

HOMERIT TĖ SHQIPĖRISĖ

Lum shqiptarėt e lum Shqipėria
pėr n’iat yll qė ua dha zoti,
lakmi i pat kėtij gjithė njerėzia
e pat shpirtin tė kthjelltė si loti.

Humanist e dijetar,
si At Gjergji ėshtė vėshtirė me le,
mbi tė gjitha atdhetar –
prijetar nė shkencė e fe.

Nga e muar atė energji
aq me forcė ta dojė Shqipėrinė –
kėtė veē zoti mund ta dij
qė i dha Gjergjit madhėshtinė.

Motet ndėrrohen si ā zakoni
por kujtimi vie tu u shtue,
kėngėt e tij tash lirshėm kėndohen
dhe s mund kush mė me i ndalue.

At Gjergj Fishtės tė madhit vėlla
dheu i qoftė i lehtė pėrherė,
shpirti i tij n’parajsė tė ketė vajtur
si njė engjėll i krishterė.

 

 

 

 

MOS BRAKTISNI VLERAT TUAJA

“Kurrė e huaja – e jote s'bėhet"
gjithė kėshtu tė parėt ne na kanė thėnė,
mos lakmoni nė dhena tė huaja
se kėtu e kemi tė vetmen nėnė.

Atė ngrohtėsi qė na e shtrinė nėna,
askush nė botė s'mund tė na e ofrojė,
veē nė kėtė vend na shihet Nama
kush si nėna, s'mund tė na dojė.
Mos braktisni vlerat tuaja,
mundi i tė parėve tė mos shkojė kot,
kėtu tė punojmė ne ditė e natė
vendit tonė t'i dalim zot.

Kalamajtė tonė si petrita
sa tė menēur e sa tė shkathtė,
pėr ēdo ditė iu shtohet rrita,
nė botė nuk ka fėmijė mė tė aftė.

Bukuroshet qė ne i kemi,
sa tė shėndosha e sa tė dėlira,
pa tė dashur mos i leni
se tė huajat s'janė mė tė mira.

Kullat tona me frėngjia
qe pėrshkuan gjithė historinė,
s'i tund era e as stuhia,
ia shtojnė vendit madhėshtinė.

Gjithė kėto fusha dhe blerina
e ato male qė shqip frymojnė,
mos t'i lėmė si fėmijėt jetima
se edhe gurėt do tė na mallkojnė.

Dhe, pėr kėto troje stėrgjyshore
qė aq shumė herė i lamė me gjak,
pėr kėtė tokė tė shenjtė arbėrore
edhe vdekja na ėshtė pak.

Atdheu mbi tė gjitha

 

 

 

 

NUK VDES DESHMORI

 

Edhe shqipja e malev’ tona

lakmi tė kishte ty o trim!

Ēka ėshtė frika kurrė nuk dije

Ti pėr ne je udhėrrėfim!

 

Si rrufe qė vije prej qiellit,

si vetėtima qė shkrumbon,

vdekja jote shumė e hershme

zemrat tona na i pėrvėlon.

 

Jo, unė pėr ju nuk jam i vdekur,

nė zemrat tuaja rrėnjė kam shti.

Siē kam qenė, i tillė kam mbetur

tash jam lule nė pavdekėsi.

 

Kurrė pėr mua mos derdhni lot

as harenė mos e ndaloni,

zemrave tuaja s’iu ndahem dot

gjithė me mua do tė bashkėjetoni.

 

Shokėt kėngėn tė mos e ndalin,

le tė kėndojnė si nė ditė tė mira,

veē nga ‘i pikė lot le tė ma falin

qė i lash vet nė kohėra tė vėshtira.

 

 

 

 

POEZIA IME

Do tė doja qė poezia ime
e nxjerrė nga thellėsitė,
tė bėj rrugėn e vetė trime
pėr tė pushtuar lartėsitė.

Si zogu tė fluturojė e lirė
e me kėngėn e vetė nė gojė,
askush misionin e sajė tė dėlirė
tė mos e ndryej, e as tė ndalojė.

Mos tė derdh helm e vrer
por le tė mbjellė dashuri,
ndryshe nuk do tė kishte vlerė
dhe nuk do tė sillte kėnaqėsi.

Le t’i kėndojė tė bukurės
kur nuk duket as nė horizont,
me krahėt e lehtė si tė fluturės
le tė shėtis nėpėr botė.

Tė gjej shumė e shumė tė mira
nė vete kjo botė qė ngėrthen,
tė iu kėndojė fytyrave tė dėlira
por as tė pistat, tė qeta mos t’i len.

Me tėrė forcėn le tė protestojė
atėherė kur duhet protestuar,
padrejtėsitė pa mėshirė t’i luftojė
edhe vetė zoti, pot’i ketė shkaktuar.

Pėrndryshe ajo nuk do tė ishte
e bekuara qė duhet tė jetė,
madhėshtinė qė do tė duhej tė kishte
e ndryer, nuk do tė mund tė ketė.

 

 

 

 

DASHURIA, E BEKUARA E PĖRĖNDISĖ

Tė dashurosh s’i thonė dot vogėlsi
por ėshtė vepėr qeniesh hyjnore,
dashuria nuk njeh hipokrizi
ajo jetėn tė bėn tė lumtur prore.

Dashuria ėshtė shpirtmadhėsi
dhe arma qė pa mėshirė vret urrejtjen,
ajo sjell fat e lumturi
asaj, askush nuk i di tė keqen.

Tė dhurosh dashuri atij qe tė meriton
asgjė nuk ke humbur vetėm qė ke fituar,
edhe perėndia kėshtu mė shumė tė don
nga mėshira e tij nuk ka pėr tė lėshuar.

Pėr gocat shqiptare porsi sokolesha
e ēunat vigana qė i ka shqiptaria,
do tė shkrihesha por edhe tė tretesha
vetėm e vetėm qe tė gėzojė rinia.