Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - POEZI NGA BRAHIM AVDYLI

Poezi nga Brahim AVDYLI

POEZI NGA BRAHIM AVDYLI

 

(ILIRĖT QENĖ TĖ PARĖT NĖ EVROPĖ)

 

 

DORĖ MBI ZEMĖR

 

Kur vendos dorėn mbi zemėr

tė gjithė popujt e kuptojnė,

i pėrkulen asaj qė e rrah jetėn

deri sa marrim frymė.

 

Krijuesi i madh e ka nė dorė

ate qė dashuron me ndenjė tė hollė.

 

E madhe ėshtė bota pėr barkushet e vogla

qė pėrbirohet nėpėr aureolat e saj

si nėpėr njė ēips tė jetės

dhe pikėshėnon universin,

 

mendja e di qė jetojmė njerėzisht

atė copė tė vogėl tė orės sonė

qė rrah rregullisht me ritėm,

 

kur ngutet shumė e sėmuret del nga takti

jeta e humb kuptimin e vet

nga tė rrahurat e saj.

 

 

 

Kur dua tė rrespektoj shtėpitė e Zotit

apo tė njerėzve tė tjerė nga termi i veēantė

e vendos dorėn mbi zemėr

dhe kaloj pranė tyre-

 

janė njerėzit e mij qė i dua mė shumė,

kam gjuhė tė pėrbashkėt tė marrėveshjes

aq sa kemi tė shkruar nė letrėn e padushme...

 

Zemra do ta rrah jetėn deri nė fund

dhe kur bota tė ndalet

e lėshojmė frymen e fundit,

 

kthehemi tė shtrirė kah bota e tjetėr

kah vdekja e trupit!...

 

 

Teatėr i dhembjes sė pafund

 

 

Ėshtė vend i shpalljes sė dhembjes

marr frymė thellė nė damarėt e qenies sime

dhe e lėshoj rėndė nė pėrkushtimin e vargut

me njė pikė loti bebėzavė tė heshtjes

qė ngrihet i gjallė deri nė pafundėsi...

 

 

 

Gjakova ėshtė vendi i dashur i fėmijėsisė

me tė gjitha dhembjet e ndarjes sė pakthim,

me lotė e shoh zhdėrvjeljen e filmit tė fėmijėsisė

dhe nuk kam kohė tė ndalem me therrjet

nėpėr mushkėritė e djegura tė mendimeve-

 

ėshtė botė e veēantė e pėrplasjeve tė mėdha

mbrenda zemrės sime tėrmetet prore rrėnojnė

prap njė vistėr i pėrtėrirjeve ngritet me diell,

mbrenda njė ēasti shprehen tė gjitha stinėt

e nuk ndalen bubullimat e mėdha tė dheut tim

duke i ndjekur vetėtimat e pėrdalura tė brejtjes.

 

Dita dhe nata nuk kanė fare kuptim tė mirė

e keqja dhe e mira mbeten prore nė dyluftim,

i mbledhė cuklat e fijeve tė kėputura papritur

e tė gjėj fillet e dhembjes qė piketon gjak-

 

gjak, gjakova dhe gjaku qė nuk ndalet kurrė

pėr njė ditė tė bukur ulur kėmbėkryq nėn bli

me plisin e bardhė tė njė plaku tė ndjenjave

qė gjithėmonė e shoh tė ulur nė pikėtakimet tona

tė asaj malėsisė qė i jep pore shpirt e madhėri,

 

 

 

gjak i kuq ėshtė gjaku i shenjtė i lirisė

qė vetėm nė Gjakovė ėshtė nė ēdo gemb tė ri,

edhe fėmijėt qė vinė tė shėndetshėm pas kėngės

duke qarė thekshėm me lotė tė pėrzier gjaku

e m`i ngrisin mua flokėt peshė deri nė vdekje

nėpėr muranat e shumta tė dėshmorėve...

 

A e dini ju sa herė jam rrėzuar nėpėr metropole

duke qajtur me lot kalldrėmin e rinisė nė Gjakovė,

ka mbetur e pėrhershme kinoja dhe teatri i gjallė

qė lozin tragjikomeditė e dhembjes sė pandalur-

 

prap do tė rrėzohem nė Paradeplaz nė Zürich

apo nė Rapperswil, nė Stuttgard, München e gjetiu

trotuaret e pagjetura pėrmallshėm nė ėndėrrat e mia,

 

liria ėshtė ndjenjė qė ēel sythin e pėrmbajteve

me pranverėn rritet e me dimrat e shumtė zhduket,

rreth e rreth zgjerohen nė pafundėsi kėngėt e saj

qė si fėmijė tė rritur dhimbshėm mė rrėnqethin

 

prore i kam kėnduar, por ēuditėrisht mė janė zhdukur

dikund nė ndėrdije ka mbetur ia zė i qartė kėnge

se Gjakova ėshtė teatėr i shpalljes sė dramave

 

e i dhembjes sė pa fund tė pėrkryer tė burrėrisė!

 

 

 

 

 

SI S’TĖ NJOHA KOSTANCĖ

 

Qindra herė vi dhe shkoj prej teje Kostancė

tė gjėjė fillet e tua nėpėr shqiponjėn e hershme

 

shpeshherė tė shikoj e luaj me veten time

duke numruar ēuditė qė kalojnė pranė meje-

 

i mas vitet e mia qė rodhėn nė heshtjen e pa gojė...

 

A mos ka ndonjė bukuri tė rrallė e tė veēantė

qė zė vendin e parė pranė Bodensee,

kjo vashė gjysmė e zhveshur, me kokėn lartė

sillet rrotull me demonėt nė duar tė ngrehur lartė-

 

gjinjtė e fryrė sikur e shpėrthejė karahorin!...

 

Unė nuk e njoh asnjė njeri nė truallin tėnd

sa herė m’u kanė lodhur kėmbėt nėpėr ty

duke kėrkuar varrezat ilire deri nė Kreuzlingen-

 

prore ndalen te muri i „spätrömisches Kastel“[1]

 

 

mė duket se jam teqind vjet pas Krishtit

e shoh veten kudo sė bashku me romakėt

 

atėherė, nuk e mbaj mend se ka qenė aty

restoranti De Medici

e mbaj nė mend vetėm kishėn romake katolike

me kokat e shqiponjave qė zėnė gjarpinj nė Münster-

 

jam njė ilirian i hershėm nė Kostancė qė nuk flet

 

por dėgjoj tė qajnė fėmijė nė Münsterplatz

njė sicilian tė shkurtėr e tė pėrkulur qė prap nuk flet

prandaj, nuk mė njeh as ti e prore nuk ke fjalė,

 

vi tė derdhė dhembjet e mia nė liqenin tėnd

e ato mė bėhen aq shumė sa mezi i sjellė

e njoh kalldrėmin tėnd, zallin, gurėt e dheun-

 

kaluan pesėdhjetė vite pa kėmbyer dy fjalė

me heshtjen tėnde tė dhimbshme memece!...

 

 

 

 

 

GJURMĖ NĖ KOHĖ

 

Askujt nuk i kam thėnė, deri mė sot, e dashura ime

shumė vite u bėnė pa asnjė pulėbardhė tė shtrenjtė,

unė nuk mund t`u gėnjej kur nuk e ndien kėtė shpirti

zemra ime nuk thotė fjalė qė nuk dalin prej zgafellės,

 

dy korbat qė i kam pasur njė kohė mė kanė gėnjyer

me atė periudhė fjalėsh tė pėshtjellura rreth gjuhės,

kur nuk mė kishte njėra fatzezė rob tė ndjenjave tė saj

provonte tė mė ngrehė tjetra me lėvozhgėn e fjalėve...

 

Zemra ime ėshtė rrudhur e tharė nuk nxjerrė pipa tė rij

tė dashurisė qė nuk del e nuk rritet nėn kujdesin e viteve,

jeta ime ka mbetur tokė e braktisur deri nė pafundėsi

sa herė kaluan vitet pranė meje dhe bėjnė sikur s`mė shohin.

 

Tani zotrat mė kanė braktisur prej tryezės sė pėrpėlitjeve

nė njė skaj tė dhomės sė mbushur me pluhur dhe libra,

qaj e pėrlotem pa pra pėr anėtarėt e tjerė tė bashkėsisė-

si duket, tė gjithė i kanė mashtruar ndėr fjalė tė kurdisura.

 

Tashmė, fare i dalloj njerėzit nga jeta, vetja dhe zotrat

jeta normale e njerėzve ėshtė qelbėzuar me gėnjeshtra tė liga,

janė joshur tė gjithė nga shfryrjet pa ndjenja e lakuriqėsia,

nga korrupsioni dhe e pavėrteta, deri nė thellėsin e gjėrave

 

 

dhe vetėm pyes, a ėshtė kjo bota e ime nė tė cilėn pėshtillem

askush nuk mė vėren se jam gjallė edhe pse njėlloj marr frymė,

a u dashka tė jem shumė mė pak njeri dhe kjo qenka e vėrteta

e tė zbres poshtė nė tokė sikur tjerėt dhe tė luaj pa ndenja-

 

jeta ime ėshtė luftė me tė keqen, jetė i vetėm e pa dashuri!...

 

 

 

 

 

SPROVĖ ME VETVETEN

 

ēdo ditė vdes nga pak njeriu

dhe nuk mendon se po vdes

deri sa i afrohet fundi

 

ēdo gjė vdes radhazi

 

vdes edhe ideali pak nga pak

dėshirat vdesin nė shpirt

edhe pse i mbesin gjurmėt

 

mendimi kthehet nė etje

qė tė merr me ethe

dhe tretet dikur bashkė me ty

humnerave tė botės...

 

 

Jeta ėshtė komplekse dhe nuk ka shpjegim

edhe pse njeriu pėrpiqet me fjalė

prej lules sė shpirtit t`a nxjerrė fjalėn,

 

jetė pa ngjyrė

jetė me ngjyrė- gjak kuq tė zi

jetė e zezė i thėnēin

njėmijė herė vdiēa dhe mbetem gjallė

 

ēasti ēastit nuk i pėrngjet!...

 

Tėrė jetėn e kam vdekur nga pak

dhe trupi mund tė pushojė njė ditė

pėrgjithmonė,

 

mbetet testament vepra e gjallė

dhe a e di dikush tė lexojė

atė tekst tė pa fjalė midis rreshtave

lartė mbi jetėn?!...

 

Ndonjėherė nuk kemi vėshtrim

dhe nuk shohim

ēka ėshtė shkruar nė biografinė e ditėve,

 

njeriu qenka fluskė saponi

tė lojėrave qė fėmijėt i lėshojnė

dhe zhduken nė hapėsirė

 

 

prandaj, nuk e di

si duket jeta nė botėn tjetėr-

 

kjo jetė ėshtė sprovė

me vetveten...

 

ėshtė sprovė me tė vėrtetėn!...

 

 

 

 

 

ZOG I NEMUR PREJ QIELLIT

 

Kudo nėpėr Evropė

vajton pėrherė me pikėllim

e askush nuk tė kupton

 

zog i nemur prej qiellit.

 

Dhembjen tėnde e deshifroj

pėr tė vetmin vėlla tė vogėl,

e tė lanė mėtutje mbi tokė

tė vajtosh dhembjen tėnde

pranė nesh

 

gjithmonė shara tė rri mbi qafė

ku peri rrinte i vjerrur

derisa thurje qorapė tė leshta...

 

 

Kur tė dėgjoj mė vjen tė qaj

mė pėrloten sytė me lotė tė tharrė

midis bebėzave-

 

jam shqiptar dhe ti e ke gjuhėn time

mija njerėz na kaplojnė anash

dhe nuk na kuptojnė

se tė dytė jemi tė dėnuar,

 

nė livadhe, le tė pėlcasė njė gomar

sepse asnjė fjalė nuk e njeh

as nga gjenealogjia

as nga mitologjia-

 

qielli ynė ėshtė i pa skaj...

 

A e dinė, o Gugu-Isuf,

se ilirėt qenė tė parėt nė Evropė

 

prandaj ti-

zog i nemur prej qiellit

pėrherė vajton nė ilirisht!...

 

 

 

 

 

FRYMA E FUNDIT

 

Toka e shqipes e shkelur dhimbshėm

rreth e rrotul nga tė gjithė fqinjėt

sa brinjėt duan tė pėlcasin

deri ku nuk ka mė fund,

 

shkelur me shkelmat e tankseve

tė dhunės sė pėrdalur...

 

A e mbledhė frymėn e fundit tė shpirtit

nėpėr oqeanet e paskajshme tė lotėve

me jetėn e ndrydhur thekshėm

nėpėr dhembjet e vdekjeve

 

nga fundi i asgjėsė pėr ta nxjerrur

pikėn e fundit tė durimit

derisa vetėtinė e bubullinė jashtė saj

murmuron minutat e mbetjes gjallė

 

dhe mbledhė veten si mbiqenie

zemrėn e shtrydhė pėr tė fundit herė

tė leshojė ulurimat e gjalla tė shpirtit-

 

kėngėn e zjarrtė tė lirisė!...

 

 

 

 

 

PĖRFYTYRIMI  I  DETIT

 

Shpesh mė fanitet deti

si sofėr e madhe

shtruar nėn hėnė-

 

pėrreth tė heshtur

pėrtypen shkėmbinjtė

kafshoren duke e njomur

nė atė verdhėsi tė largėt...

 

Asgjė nuk mė duket

mė e pikėlluar

se shkėmbijtė e kėrrusur

nė  vetvete,

 

e gropėzave tė tyre

po tė isha gomė

e fatkeqėsive tė botės

hijėn e mosbesimit

do ta zhbija

 

dhe trishtimet e shtruara

nė atė sofėr!...

 

 

 

 

 

VARGJE PĖR NĖNĖN

 

Tė kemi borgj

mė tepėr se ajrin

se prehjen e pėrjetshme-

 

na ke ushqyer

me dromca shpirti

 

na ke rritur

me drojėn e pėrditshme

 

e veshur

me zhgunin e rrudhave tė ballit!...

 

Sa keq

qė s’mund tė tė gėzoj mė shumė

pos me ndonjė kėngė

nipa e mbesa,

 

dhėntė fati

e tė buzėqeshėsh Dielli

ndonjėherė!

 

 

fragment rrugėsh

 

Kush e dėgjon kėngėn time

dhe vėrtetė zemra si dridhet

ai do tė jetė falumtur,

 

se unė

kėtė grusht leckash

dhe kėtė ēifteli

do ta bart pa pushim

rrugė mė rrugė

banesė nė banesė

 

derisa telat sė klithuri tė kėputen

e tė fundosen

nė fund lukthi

si e vetmja gjellė

e papėrsėritshme...!

 

Kush e dėgjon kėtė kėngė

veshėt, zemrėn,

sytė le ti mbyllė-

 

derisa tė ēmendem,

derisa tė vdes duke kėnduar!

 

 


 


[1] Kėshtjella e vonė romake