Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - Poezi tė zgjedhura

Grup autorėsh

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

 

nga:

 

Kadrije GURMANI 

Adem ZAPLLUZHA

Eriola HYSENI

Pėrparim HYSI

Xhevahir CIRONGU

Kadrije MENIQI

Adnan ABRASHI

Qazim SHEHU

 

 

 

Kadrije GURMANI 

 

 

ZEMRA DHE LLOGJIKA

 

Nje jete te dyja gjithmone benin sherr

Njera dashuronte,tjetra thosh s’eshte nder

Keshtu duke u grindur vitet I kaluan

Te mplakur nga vitet me n’fund u pajtuan

 

Tani te dyja nen nje hije rrinin

Kujtonin rinine kur kafe po pinin

E mban mend moj zemer kur ti u dashurove

Dhe pse te qortoja aspak s’u pendove

 

Jetove ne vuajtje ti dashurine e pare

-I fliste llogjika zemres duke qare

Me fal moj zemer ndergjegja me vret

Se jeta te iku e si kripa tu tret

 

S’te lashe te jetoje te thosha mos kete

Mos dil ,mos tako,mos puth ,mos bej ze

Vetem Mos te thosha e ti e hutuar

Me ndiqje nga pas ne rruge te gabuar

 

Jeten s’e shijove te iku rinia

Tani jam penduar ,c’I du mend e mia!

Zemra –zemer madhe ngadale ju afrua

Llogjiken ledhatoi kur ne kembe u cua

 

Te kam falur moter ti k’te mire e di

Por ne nje shtepi me me ty nuk rri

Ashtu e kerrusur eci me ngadale

Ne jeten e vet iku pa bere asnje fjale

 



 

 

Adem ZAPLLUZHA

 

 

NĖPĖR MURE LEXOJMĖ

 

Nėpėr dyer gjysmė tė ronitura

Koten drynat e dylltė

Pragjet e vetmuara si fėmijė dėnesin

Njė dhembje e pashėrueshme

Paska hyrė nė qytetin tim

 

Nėpėr mure lexojmė

Disa paralajmėrime tė kobshme

Shtėpia nė shitje

Asnjė blerės potencial

Me kokė ndėr sqetull po ikin njerėzit

 

As kolera e As lia e zezė

Nuk i ka zbrazur kėshtu qytetet

S’i ka boshatisur kaq dhimbshėm

Nėpėr stacionet e autobusėve

Vetėm qentė i presin tė zotėt e tyre

 

Nuk di mė se si ta emėrojė kėtė vdekje

Tė bardhė ose tė zezė

Por gjithsesi

Ėshtė njė vdekje e trishtueshme

Nėpėr udhėt e panjohura tė dynjasė

 

Prishtinė, 13 janar 2015

 

 

KĖTU VDESIN ZOGJTĖ

 

Kur hyra nė qytetin e hijeve

Mė priti njė kovė e vjetėr

Dhe miu endacak

I asaj shtėpie me shumė biruca

 

Njerėz tė paqethur

Kush e di se kur kanė prekur

Fytyrėn e trishtimit

Me brisk rroje

 

Kėtu nė kėtė gėzhojė

Prej betoni kallkan

Asnjėherė nuk ka pas ujė kolonje

Pėr shėrimin e plagėve

Tė banuesve tė ngujuar

 

Ku njerėzit shėrohen me urinė

Nė ēdo prerje brisku       

Nė shkumėn e sapunit formohet

Njė pikturė surrealiste

 

Kėtu vdesin zogjtė

Nga disa sėmundje banale

Kolla e keqe ka hyrė si hija e zezė

Nėpėr lagėshtit e mureve

Ngordhin bubuzhelet

Ku pandėrprerė lehin gardianėt

Si qentė e moshuar nėpėr stele

 

 

SI USHTARĖT E METALTĖ

 

Trokas  ēmendurisht

Trokas nė dyert e mendjes sime

Nuk hapet asnjė deriēkė

Jashtė lehin tė reshurat

S’ndalen sė lehuri as mjegullat

 

Njerėzit gėrvishtin njėri - tjetrin

Me gėrvishtje majmunėsh

Degėt e shimshirit

Po puthen mbi dyshekun

E ekstazės sė gjetheve 

 

Kaloj trotuareve tė pista

Bubuzhelet vrapojnė shėtitores

Maratonėn e fundit

Parakalojnė kontejnerėt

Si ushtarėt e metaltė

Dalin nė shesh hipikėt

 

Kėto imazhe si nėpėr tregime fantastike

I ngjyrosin buzėt

Me bojė tė zezė dheu

I ngjyrosin shpirtrat e hijeve

Dhe mė pastaj

Konvertohen nė ylbere inkandeshente

 

 

 

 

Eriola HYSENI

 

 

VEGIM

 

Porsi drita ndrit ne vese

ne vegim te kam lemese

se kjo dashuri per ty

diell me eshte bere ne sy

 

 

SYTE

 

Det te hapur t’i shoh syte

qe klithmat, ofshamat i mbyt

oh sa do doja ne t’a te mbytem

perjete e lumtur une te mbetem

Mua syte magji me duken

kur i shoh si hapen mbyllen

por e dua nga zeri yt

A jane magji syte?

 

 

GENJEJ

 

Tani rri dhe shkruaj

vetveten ta genjej

dhe brenda shpirtit vuaj

se prehje s’mund te gjej

 

 

 


Pėrparim HYSI

 

 

DETI I PISTĖ I KOHĖS

Nė detin e pistė tė kohės
Nuk kam hyrė asnjėherė
I jam shmangur tėrė jetės ndotjes
Se kam erz dhe nder.

 

Kanė tentuar t' mė blejnė me para

A kokėn tė ma zėnė me derė
Shpirtin s' e shita dhe mbeta  fukara
S' u kompremetova asnjėherė.

 

Mundėsitė i pata tė mbushja xhepat
Dhe koka mos mė dhimbte brezash
Por unė nuk jam nga ata qė veshin xhaketat
Pazare xhambazėsh a jargavitje hijenash.

 

Kurrė nė jetė nuk shkela vijat e bardha
Tė gjithė mund t'i shikoj drejt e nė sy
Jam nga tė parėt qė shlyej, ē'mė takojnė taksa
Dhe jetoj i qetė, sado  qė mė nuk kam as shtėpi.

 

Gjumin e bėj tė qetė: si tė jem pasha?!
Askujt nuk i kam borxh
As qė i kam zili ata qė pa djersė vunė para

Jeta e tyre? Katran e blozė...

 

 

IMAZH  

 

Dy krahė femre, tė zhveshur gjer nė supe
Tė bardhė e tė hajthėm u zgjatėn drejt meje
Nuk mė kujtohen, nė qenė zonje a zonjusheje
Jam aq i ngazėllyer sa nuk mbahem hareje.

Kam hare e gaz sa hiē nuk mbahem
Kėnaqėsia qė ndjej mė shihet nė sy
Imazhet i kujtoj dhe me veten zė hahem:

Ah, qė nuk bėhem dhe njėherė i ri!

 

 

PA   TITULL

 

Njerėzit dashurojnė, pa vėnė re, praninė e ndjenjave
Ndodh ndonjėherė qė ka dhe fund tė pashmangshėm
Tek shkruaj kėshtu, s'jam larg tė vėrtetave
E kam pėsuar dhe  ndaj jam i "alarmshėm"

 

Ka ēaste dhe momente krejt tė sinqerta
Shpalosen mes tyre dhe fllade pasioni
Vjen koha tjetėr: pleqėrishkreta!

Dhe zė qė pasionin ta grryejė erozioni.

 

 

NATĖ VJESHTE

 

Yjet rrezėllitės vezullojnė hareshėm
Ngjajnė si fenerė varur mbi drurėt e pėrgjumur
Unė zė i vėshtroj, se jam krejt i ngeshėm
Dhe humb mendimesh nė njė kohė tė "humbur"

 

Ē'natė e veēantė nė kėtė vjeshtė tė vonė
Tė duket sikur vjeshta po ēapit ngadalė
Sado i pėrhumbur, por mendja mė shkon
 Nė njė natė si kjo, por kur isha djalė.

Pa zė sulem tutje, tutje djalėrisė
Nė njė natė si kjo, kam qenė me "atė"
Moj vjeshtė e dikurshme, vjeshtė e dashurisė
Nė kėtė natė me yje, njė lemzė mė zė.

Griq-griq mė griu... dhe nuk mė lėshon
Pse ēapit ngadalė, o moj vjeshtė e vonė?!...

 

 

"NYJA GORDIANE"

 

Nyjen Gordiane do ta pres me shpatė
Ashtu siē e preu Aleksandri i Maqedonisė

Se nuk duroj, ta dish, moj buzėmjaltė
Kam rėnė nė rrjetėn tėnde tė dashurisė.

 

Jam munduar shumė qė veten ta zotėroj
Po ja qė nuk duroj dot mė.
Ah, sikur ta dini se sa ju dashuroj!

Dashuria? Ėshtė njė "grip" qė mė zė.

 

Mė zė ky "grip" dhe hiē nuk ka shėrim
Kot kanė shkuar vaksina a ilaēe
Dhe kam arritur veē nė njė pėrfundim:

Mė shėron veē ti, o moj buzėmjalte!

Nuk e shqiptoj dot emrin tėnd
Se kam frikė se mos del bashkė me shpirtin
Sa mė dhėmb ky shpirt! Sa mė dhėmb!
Dhimbja mė ka pushtur tė gjithin.

 

Tiranė, 27 nėntor- 20  dhjetor  2014

 

 

 

 

Xhevahir CIRONGU

 

 

NDALONI NJĖ ĒAST

 

Nė terrin e natės

Natėn pa hėnė,

Kėrkoja tė gjeja diēka

Kėrkoja tė gjeja buzėt e saj

Dhe puthjen t’i merrja pastaj.

 

Kėrkoja tė gjeja dy sy tė zinj

Por kėrkova dhe gjeta

Njė trup njeriu;

Me njė tufė lule

Vendosur aty pėrbri.

 

Pra, kėrkova dhe gjeta

Dy sy tė mekur,

Dhe njė njeri

Gjysėm tė tretur!

 

Hej ,  ju

Kortezh i pėrmotshėm varrimi!

Ndaloni njė ēast

Ku jeni aty,

Vajzėn nė duartė e mija e lini

Njė ēast…,

Sa t’i shoh tė bukurin sy.

 

Hej ,  ju

Kortezh i pėrmtshėm varrimi!

Ndaloni njė ēast

Ku jeni aty,

Vajzės t’i tregoj 

Pėr kė lotojnė kėta sy.

Lotėt qė u derdhėn mbi arkivol

Puthjen e fundit atje lanė

Nė pėrjetėsi, fshehur nėn kraharor.

 

Durrės, dhjetor 2014.

 

 

 

 

Kadrije MENIQI

 

 

DO TĖ VIJ VETĖM

 

Do tė vij vetėm

Sonte, nesėr apo nė ėndėrr

Nuk ka rėndėsi tani

Do tė vij vetėm

Mes dallgėve tė detit

Mes bjeshkėve tė ngrira nga acari

Nėn diellin tonė

Me ėndrrėn e jetės

Do t`i marr fluturat, zogjtė, lulet

Guacėn dhe dy vargjet e fundit

Aty te bregu i fildisht

Aty do tė pres

Nėse nuk vjen

Do t`i lė dy vargjet e fundit

E ti merri kur tė fluturosh kah bregu

Merri le tė bashkohen me vargjet e tua

Pastaj le tė vazhdojnė udhėtimin

Pėrmes bjeshkėve tona

Pėrmes dallgėve tua o kaltėrsi

Dy vargjet e fundit, fluturat, zogjtė, lulet

Tė gjitha tė mbyllura nė guacė

Le tė vazhdojnė udhėtimin

Me shkėlqimin e margaritarėve

Kah perėndimi yt

Nė labirinthin hermetik

Aty merri ti kur tė kalosh

Dhe kalimtarit tė rastit

Dhuroja dy vargjet e fundit

Dhe ēdo gjė tonėn…

 

 

MĖ ĖNDĖRRO EDHE TI

 

Mė ėndrro edhe ti

Kur ėndrrat e botės nė sytė tanė

Nga secili ėndėrr kėrkojnė

Pėr sytė e shkruar

Qė nė mbyllje tė gjejnė pak dritė

Pak shkėlqim tė gjejnė.

Mė ėndrro edhe ti

Kur ėndrrat e botės nė buzėt tona

Nga secili pak ėmbėlsi kėrkojnė

Kjo botė sa e ėmbėl aq e hidhur

Kontrast qė vėshtirė e kuptojmė.

Mė ėndrro edhe ti kur tėrė bota ėndrron

O ylber shumėngjyrėsh

Vjellės i realitetit

Paraqitesh mes shiut e diellit

Harmoni spektresh pėr piktorin e magjepsur.

Mė ėndrro edhe ti

Merre vargun tim bashkohu me ritmin

Sė bashku, unė, ėndrra, vargu

Udhėtojmė udhėtojmė.

 

 

 

 

Adnan ABRASHI

 

 

NOSTALGJI KURBETI...

Kur kohėrat atėbotė, ishin tė vėshtira
kur ai kob i zi, kudo mbi ne kish rėnė
ashtu si shpejtė, mu desh nga ju tė ikja
o ju miq, baba, dhe e dashura nėnė

Atje diku larg, nė atė vend tė huaj
ku thuhej se kinse, ēdo gjė shkėlqen
malli pėr ju, kurrė nuk mė ėshtė shuar
pėr qytet timin - mė t’bukurin Prizren

Sa tė rėnda ishin, ato ditė kurbeti
ai ēast i mallkuar, kur unė ju lash
por sot tek ju erdha, u ktheve prore
pėrgjithmonė sė bashku, do jemi mė tash

Kur zakonisht netėve, nostalgjia mė kaplonte
nė shtrat i vetmuar, shihja ėndrra pa ndarė
nė to si nė film, e kaluara mu shpaloste
Shatėrvani, Lumėbardhi, dashuria e parė

Me shishen pėrpara, tė asaj pijeje dehėse
shkrepesha nė vaj, ēdo ditė qaja me lot
disa foto me miq, si kujtime mbresėlėnėse
mallėngjimin nė mua, assesi se tretnin dot

Sa tė rėnda ishin, ato ditė kurbeti
ai ēast i mallkuar, kur unė ju lash
por sot tek ju erdha, u ktheve prore
pėrgjithmonė sė bashku, do jemi mė tash

 

Prizren, 03.05.2013

 

 

 

 

Qazim SHEHU

 

 

SHKULME SHKUMĖZUESE

 

Shkulme shkumėzuese nė

Vrap tė forcės,

Dėshirė e ndryer

Del prej tokės,

Ngrihet nė ajėr,

Shkulmon,

Dėgjohet forca,

Tek bar i gjelbėr,

Tek uji i vjetėr

Dėgjohet forca.

Shkulmet e mėdha

Ende s`i shpėrthen toka.

GRATĖ

Gratė qė i desha e mė deshėn

Nuk i pashė kurrė,

Isha nė kurth tė ndrojtjes time.

Kur iu dorėzua drojtja

Turpit tė shkėrmoqur,

Gratė qė s`i doja

Pranė mė kishin ndodhur.

 

 

E PI VERĖN

 

E pi njė gotė verė,

Pėr shėndetin e pėrroit tim

Qė dha ujė pėr pjergullėn,

Pėr stinėn si bekim,

Pėr vrugun qė nuk erdh;

Dhe natyrisht

Pėr dashurinė;

E pėrroit,

Pjegullės

Stinės,

Shkrirė nė lėngun e kuq,

Uritės…

 

 

TI JE NJĖ GABEL

 

Ti je njė gabel,

O zemėrbardhi im;

Ti je i ndershėm,

Kur rrėmon nė plehra,

Gjykon njerėzinė.

Mė tė zinj se ti janė ca njerėz

Qė ty s`tė shohin,

Plehrat pėr tu ngjarė atyre,

Fytyrėn lodhin…

 

 

PĖRTEJ STĖRMUNDIMTI

 

Vjen zėri im pėrtej stėrmundimit tė dėshirės

Tek ty mbėrrin.

Siē vjen gjėmimi para se tė shpėrthejė

Njė minė…

 

 

E HAJTHME

 

E hajthme si kjo ditė e pafajshme,

Futur nė faj dėshtakėsh,

Je ti,

Me vėshtrimin kurorėflakėsh,

Hedhur nė njė hapėsirė gri.

Hidhe sa tė duash vėshtrimin, motėr,

Grija  duhet pėr makiazh,

Kur don tė zbukurojė vuajtjen kjo botė,

Me dhimbjen sa njė pash…

 

 

DOBĖSI

 

Malet kėta kokėfortė qiejsh tė trishtuar,

Pėr tė shpėtuar epikėn e dorėzuar,

I thėrras shpesh nė poezi;

Ndoshta pse jam malėsor,

Dhe qė fėmijė m`u ngulitėn nė kujtesė,

Viganė tė humbur nė pėrralla,

Malet i thėrras dhe me zėrin e tyre dua tė flas.

Ē`dėshirė.

Shami e fushės rendi shpesh

Lotėt pėr tė mė fshirė…

 

 

MĖ TRADHTON

 

Mė tradhton njė ide qė mė lind,

Sapo tek kėmbėt e mia mė tėrheq,

Njė fiksion marrok;

Ah, tė gjeja njė sasi parashė,

Sa tė bėja me to,

Njė xhiro rreth botės;

Jo tė vetėshpallem Magelan,

Vaska De Gama apo Kolomb,

Veē tė shihja si bota nga e rrumbullakėt,

Po kthehet nė romb…

 

 

ISHULL

 

Njeriu ėshtė ishull qė udhėton

Nėpėr njė det njerėzor;

Njė ishull qė nuk e zbulojnė piratėt,

Njė ishull i largėt, njė siujdhesė e fshehtė,

Mendime e mendime,

Vėrtiten pa kuptuar as ēfarė njeriu je ti vetė?